
Postuar mė parė nga
rapsod
o Zoterush!!!
Para se gjithash te kam propozuar per cilin do lloj debati dhe ne cilin do nenforum deshiron dhe per cilendo lloj teme, por ky propozim eshte fshire nga forumi juaj protestant dhe jo vetem propozimi por edhe shkrimet e mia atje, prandaj jam larguar se shkruari ne nenforumin tuaj "te ndershem", nese deshiron po e rikonfirmoj deshiren per nje debat apo dialog - quaje si te duash - dhe kushtet po t'i le ty ti vendosesh.
Sa per temen.....
Apostazia ne gjuhen dhe ne terminologjine Islame quhet "Riddeh" dhe eshte shume me kuptimplote se sa predikimi i apostazise kristiano-ungjillore
Juristet dhe Teologet muslimane e kane ndare ne tre grupe:
1- Apostazi doktrinale (besim)
2- Apostazi akti (veprim)
3- Apostazi verbale (e folur, thenie)
1- Apostazia ne besim dihet qe lidhet me te besuarit e diēkaje tjeter nga ato te Kur'anit dhe te Hadithit, si psh: Dyshimi ne Allah, Xhenet, Xhehenem etj; Te besuarit se Allahu ka femije; Te besuarit se Allahu nuk eshte nje por eshte tre, apo nje nder tre, apo nje nder dy; antropomorfizmi i Allahut (te besuarit se Allahu i ngjan krijesave si njeriu, gomari, era, shpirti i shenjte etj si keta) etj.
2- Apostazia ne veprim ka te beje me aktet e dikujt qe bie ndesh me besimin Islam si psh: flakja e Kur'anit ne plehra, zhgarravitja e emrit te Allahut me qellim talljen dhe jo shuarjen nga ndonje flete apo pllake...etj.
3- Apostazia ne te folur dhe kjo eshte pjesa me delikate pasi Muhamedi s.a.v.s. ka thene: "Robi do te thote diēka te cilen nuk e sheh si problem por me te do te fundoset shtatedhjete pranvera", Imam Hakimi ne librin e tij Mustedrek thote se aty ndodhet nje fushe e quajtur "Uejl" (mjerim, fatkeqesi, mallkim), aty do te fundoset pabesimtari (qofte pabesimtar tradicional apo qe ka ndruar fene), ndersa hadithi eshte transmetuar nga Buhariu, Muslim dhe Tirmidhiju ndersa shprehja eshte sipas transmetimit te Tirmidhijut. Ne grupin e trete hyjne te gjitha shprehjet te cilat kane perberje ofendues karshi Allahut, Profeteve, engjejve, librave etj.
Shkenca e Fondamenteve te Doktrines e ka ndare nde dy grupe Apostazine ne besim:
1- Ben Kufer (pabesim) ai qe dyshon apo refuzon diēka e cila eshte e ditur domsodoshmerisht ne mesin e muslimaneve (dijetare dhe injorante) kodifikimi i tij ne menyre te percipet (sepaku)
2- Muslimani i cili dyshon apo refuzon diēka e cila nuk eshte e ditur domosdoshmerisht ne mesin e muslimaneve si psh: Haudi ne te cilin pijne besimtaret para hyrjes ne Xhenet, kete nuk e dine te gjithe. Ne kete grup ben kufer ai i cili e refuzon ne menyre te qellimte (me inat psh) pasi i eshte paraqitur argumenti.
(me Dije kemi per qellim sipas Fundamentit: "Realiteti i dijes ėshtė njohuria e tė diturit – objektit - nė bazė tė asaj qė ėshtė", pastaj ajo ndahet ne Kadim ( i pafillimte) qe eshte vetem dija e Allahut, dhe Hadith (e prejardhur, e krijuar), por kjo nuk eshte qellimi i temes)
Tema e apostazise eshte e gjate dhe shume e koklavitur sa nuk na mjafton koha - megjithe replikat e disave - keshtu qe nuk po e zgjas pasi i parashtrova pikat kryesore.
E rendesishme eshte qe ne momentin qe ndodh apostazia duhet rikthimi ne Islam dhe ajo behet me Shehadet si dhe duhet pastaj pendimi ne ate qe ka ndodhur dhe betimi se nuk do te rikthehet perseri.
Nese kjo nuk ndodh atehere kerkohet denimi kapital te cilin e vendos Khalifeja dhe kjo eshte e bazuar ne hadithin e Profetit te transmetuar nga Buhariju: "Kush e nderron fene e tij (Islamin) jepini denimin kapital"
Argumenti i denimit kapital shih hadithi per historine e djaloshit te transmetuar nga Muslim (4/2300) si dhe ēdo komentues te sures Buruxh ne fjalen e Allahut :
(قتل أصحاب الأخدود) " u vrane idhtaret e arrogances"
1- Nga Abdullah ibn Mes'ud, ka thene Profeti s.a.v.s.: "Eshte e ndaluar derdhja e gjakut te nje personi i cili deshmon se s'ka Zot tjeter perveē Allahut dhe se une jam Profeti i Tij, perveēse ne tre ēeshtje: prostitucioni, ndarja nga feja, dhe lenia e xhematit (refuzimi i Ixhmase - konsensusit te ymetit)" trens Buhariju 6/2521; Muslim 3/1302.
2- Hadithi i Ikrimes nga Aliu qe dogji nje grup devijuesish dhe Ibn Abbasi i tha: "Nese do isha une nuk do perdorja ate denim qe e perdor Allahu sipas fjalese se Profetit "mos i denoni me denimin qe ka Allahu" (djegien), por me vrasje siē ka thene Profeti: "kush nderron fene e tij jepini denim me vdekje", trns Buhariju nr.2854, 3/1098.
3- Hadith Muadh kur Profeti e dergoi ne Jemen dhe i tha: "Cilido njeri qe kthen nga Islami ftoje perseri nese nuk kthen denoje me vdekje", e ka permendur kete transmetim Ibn Haxher ne Fet'h El-BArij dhe ka thene se trns. eshte i mire (hasen) 12/272.
Ku eshte problemi?
Islami eshte Fe dhe Shtet, Adhurim dhe Administrim, Liber dhe Shpate, Shpirt dhe Materie, Dynia dhe Ahiret, ai eshte i ndertuar ne pershtatje me mendjen dhe llogjiken, eshte i ngritur ne argumente dhe shpallje, nuk ekziston ne doktrinen dhe besimin e Islamit diēka qe konflintuon natyren e pandryshueshme te njeriut, apo te qendroj bosh pa ia mberritur synimit te tij material dhe etik. Kushdo qe hyn dhe e njeh realitetin e Islamit dhe e shijon embelsine e tij dhe pastaj del dhe e refuzon ate, ne realitet ka dale prej realitetit, tevertetes dhe llogjikes, mohues i arguementeve dhe provave.
Dalja nga Islami ne fakt eshte rrebelim ndaj sistemit dhe dobesim i shoqerise dhe si ēdo sistem ka ligjet e veta ashtu siē ka Amerika, Kolumbia, Rusia, Shqiperia, Gjermania, Kina, Japonia ashtu ka edhe shteti Islam dhe kur ne njerin nga keto shtete ti merr nenshtetesine denohesh nese i gris qofte edhe flamurin e atij shteti qe je bere nenshtetas, sipas ligjit qe ka ēdo shtet.
Selam per cdo kend qe eshte idhezuar.
Krijoni Kontakt