Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 85
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-10-2006
    Postime
    163
    Citim Postuar mė parė nga Arrnubi Lexo Postimin
    Lexo Bilen se ta shpjegon ajo

    Renegimi dhe denimiDhe u tha: "Dilni nė mbarė botėn e predikoni Ungjillin tė gjithė popujve. Kush do tė besojė do tė pagėzohet, do tė shėlbohet, ndėrsa kush s'do tė besojė, do tė dėnohet". (Marku, 16:15-16).

    13 qė njerėz tė ēoroditur kanė dalė nga gjiri juaj dhe kanė mashtruar banorėt e qytetit tė tyre duke thėnė: "Shkojmė t`u shėrbejmė perėndive tė tjera", qė ju nuk i keni njohur kurrė,
    14 ti do tė bėsh hetime, kėrkime dhe do tė marrėsh me kujdes nė pyetje; dhe nė qoftė se ėshtė e vėrtetė dhe e sigurt qė ky veprim i neveritshėm ėshtė kryer me tė vėrtetė nė gjirin tėnd,
    15 atėherė do tė vrasėsh me shpatėn tėnde banorėt e atij qyteti, duke vendosur shfarosjen e tij dhe gjithēka qė ndodhet nė tė; do tė vrasėsh edhe bagėtinė e tij
    .(Ligji i Pėrtėrirė 13)




    epse armėt e luftės sonė nuk janė prej mishi, por tė fuqishme nė Perėndinė pėr tė shkatėrruar fortesat, qė tė hedhim poshtė mendimet dhe ēdo lartėsi qė ngrihet kundėr njohjes sė Perėndisė dhe t`ia nėnshtrojmė ēdo mendim dėgjesės sė Krishtit, dhe jemi gati tė ndėshkojmė ēdo mosbindje, kur tė bėhet e pėrkryer bindja juaj.(2 e Korintasve 10/4-6)


    6 Nė rast se vėllai yt, bir i nėnės sate, biri yt ose bija jote, gruaja qė prehet mbi gjirin tėnd apo shoku qė ti e do si shpirtin tėnd tė nxit fshehtazi, duke thėnė: "Shkojmė t`u shėrbejmė perėndive


    7 hyjnive tė popujve qė ju rrethojnė, qė janė pranė apo larg teje, nga njė skaj i tokės deri nė skajin tjetėr tė tokės,


    8 mos iu nėnshtro atij dhe mos e dėgjo; syri yt nuk duhet tė ketė mėshirė pėr tė; mos e kurse, mos e fsheh.


    9 Por ti duhet ta vrasėsh; dora jote tė jetė e para qė tė ngrihet kundėr tij, pėr ta vrarė; pastaj le tė vijė dora e gjithė popullit.
    10 Ti do ta vrasėsh me gurė dhe ai do tė vdesė, sepse ka kėrkuar tė tė largojė nga Zoti, Perėndia yt, qė tė nxori nga Egjipti, nga shtėpia e skllavėrisė.
    11 Kėshtu tėrė Izraeli do ta dėgjojė kėtė ngjarje dhe do tė ketė frikė, e nuk ka pėr tė kryer mė asnjė veprim tė keq si ky nė gjirin tėnd.
    12 Nė qoftė se njė ndėr qytetet e tua qė Zoti, Perėndia yt, tė jep pėr tė banuar, dėgjon tė thuhet
    13 qė njerėz tė ēoroditur kanė dalė nga gjiri juaj dhe kanė mashtruar banorėt e qytetit tė tyre duke thėnė: "Shkojmė t`u shėrbejmė perėndive tė tjera", qė ju nuk i keni njohur kurrė,
    14 ti do tė bėsh hetime, kėrkime dhe do tė marrėsh me kujdes nė pyetje; dhe nė qoftė se ėshtė e vėrtetė dhe e sigurt qė ky veprim i neveritshėm ėshtė kryer me tė vėrtetė nė gjirin tėnd,
    15 atėherė do tė vrasėsh me shpatėn tėnde banorėt e atij qyteti, duke vendosur shfarosjen e tij dhe gjithēka qė ndodhet nė tė; do tė vrasėsh edhe bagėtinė e tij.
    16 Pastaj do tė mbledhėsh tėrė plaēkėn e tij nė mes tė sheshit dhe do ta djegėsh me zjarr qytetin dhe tėrė plaēkėn e tij pėrpara Zotit, Perėndisė tuaj; ajo do tė mbetet njė grumbull gėrmadhash pėr gjithnjė dhe nuk do tė rindėrtohet mė kurrė.(Ligji i Pėrtėrirė 13)


    27 Veē kėsaj, i sillni kėtu armiqtė e mi, tė cilėt nuk donin qė unė tė mbretėroja mbi ta dhe i vritni pėrpara meje!"`(Luka 19/27)`.


    Ne ecjen time per te kuptuar Biblen kam pasur shume veshtiresi sepse edhe une si ti per shume kohe kam kerkuar ne te ate qe me pelqente.
    Kur dikush me ka shpjeguar qe duhet ta lexoj Biblen, jo si lexohet Kurani, kam filluar te kuptoj dicka.
    Menyra e sakte per ta lexuar Biblen eshte qe te kerkosh te marresh prej saj mesaxhin qe Zoti ia jepej bashkohoreve se Skrimtarit. E pastaj qe te kerkosh nje menyre per te krahasuar situaten tende me kete mesaxh, per te nderruar jeten tende sipas mesaxhit.
    Ti tani ke problemin te justifikosh denimin me vdekje per apostatet e kerkon te mbeshtetesh vendimin e Kurani, duke thene se edhe Bibla urdheron te vriten ata qe braktisin besimin e tyre.


    Teksti i pare eshte Marku, 16/15-16. Nuk e ke marre as nga Dhjata e re, as nga Beselidhja e re. Tani, shiko mire, ketu nuk flitet per nje denim me vdekje (fjalet me vkedje nuk jane ne tekstin).
    E dyte, flitet per nje "shelbim" qe eshte gjithmone nje dhurate shpirterore qe ka pasoja ne kete jete njerezore e per jeten e perjetshme. Pra fjale "denimi",qe eshte e kunderta me fjalen "Shelbimi" duhet te kuptohet si nje situate negative shpirterore me pasoja ne kete jeten tokesore (nuk eshte denimi me vdekje trupore te vendosur nga dikush) e per jeten e perjetshme. Flitet per nje njeri qe ka refuzuar dhuraten e shelbimit e per kete denon vetveten. Nuk eshte Zoti qe e deshkon, nuk eshte kisha qe e perjashton, por ai vete denon vetveten qe te jetoj ne nje jete ne te cilen nuk ka "Shelbimi", sepse ai nuk e do shelbimin qe Zoti ja jep.

    Per citimet te tua e Ligjit te perterire. Bibla nuk eshte nje traktat moral, filozofik
    apo teologjik. Eshte nje histori, nje histori shelbimi e nje histori ne te cilen Zoti nderhyn edhe per te edukuar popullin e vet.
    Ne kete teme, ne nje kontekst tjeter dikush ka thene se Bibla urdheron te vriten grate qe bejne kuroreshkeljen. Kjo eshte e vertete. Por Jezusi e ka shfuqizuar kete urdher (Gjn 8/1-11). Ne Ligj Moisiu na ka urdheruar te vriten me gure gra te tilla...As une nuk te denoj, shko dhe mos mekato me.
    Ligji i Moisiu u tejkalua nga shembulli dhe mesimi i Krishtit. Mos harro, Ungjilli e Gjonit eshte nje liber e Bibles.

    E njejta gje per ushqimet te papastra. Lexo Marku 7 e ne vecanti versetin 19: "Duke folur keshtu , ai i deklaroi te pastra te gjitha ushqimet". Pra e ka anuluar ligjin e Moisiut mbi ushqimet te pastra e te papastra.

    Edhe urdheri i dashurise ka nje zhvillim, nje perparim ne Biblen:
    "...Une vrava nje njeri sepse me plagosi, e nje te ri sepse me shkaktoi nje irnim. Ne rast se do t' i merret kah Kainit shtate here, Lamekut do t' i merret kah shtatedhjete here shtate" (Zanafilla 4/ 23-24)

    Ne Dhjaten e vjeter: "Syri per sy, e dhembi per dhemb",

    Por Jezusi: Ktheja edhe faqen tjetren...Duani armiqte tuaj...Falni e do te gjeni faljen...Ckado bete per njerin nder keta vellezer te mi me te vegjel, e bete per mua...Duani njeri tjetrin sikurse une u desha juve....
    Edhe ne kete rast, Ligji i vjeter u shfuqizua.

    Jezusi ka shfuqizua edhe denimin me vdekje per ata qe dizertojne nga besimi ndaj tij dhe e tradhtojne Ate. Pjetri e mohoi tre here e Jezusi ka vazhduar ta doje ate.E nga kryqi Jezusi lutej: "Fali, o Ate, se nuk dine c' bejne".

    Ke cituar edhe 2Korintasve 10/4-6. Eshte e qarte qe flitet per nje lufte shpirterore. ne brendesine e aftesive psikologjike-shpirterore e cdo njeriu qe deshiron te jete i besnik. Pali flet per predikimin e vet qe me fuqine e Zotit mund te fitoije mbi cko pengese edhe mbi ata njerez qe jane mbyllur ne vetveten per shkak te mekatit e te eksperiencave negative, e qe e kurdershtojne lajmin e mire me gjitha forcra e tyre.

    Ne fund fare, Luka,19/27: Fjaline e ke marre nga nje shembyltyre e Jezusit. Fjali ne veteveten nuk eshte nje fakt historik, nuk eshte nje mesim moral, nuk na thote si ne duhet te sjlleshim me te keqinjte. Shembyltyra eshte nje lajm i mire qe na thote qe per te arritur ne shelbim nuk eshte e nevojshme qe te fitojme 10 here me shume, 5 here me shume, por mjafton qe te japin "interesat bankare". Pra Shelbimi eshte nje dhurate e Zotit.

    Pyetja eshte: Si eshte e mundshme se Kurani, 600 vjet pas predikimit i "profetit Isait" te kete harruar keta mesime te tij te mbedhur ne Dhjaten e re, per te kthyer te Ligji i Moisiut? Kjo ben qe te lindin ne mua shume dyshime, e nuk kuptoj si njerez inteligjente si ata qe shkruajne ne forumin, nuk kane dyshime te tille e vazhdojne te ndjekine nje mesaxh me pak fisnik, e per ta perforcuar, perdorine Biblen, shpesh here e interpretuar ne nje menyre jo korrekte.

    Me simpati : crici_01

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-08-2005
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    307
    O deshmues ju nuk keni emer per Zotin tuaj, emrin JAHVE e keni mar prej jehudve, ju jeni e vetmja fe qe Zoti i tyre nuk ka emer.
    "Arsyeja e mosarsyes qė i bėhet arsyes sime aq shum ma dobėson arsyen sa qė me arsye e vajtoj bukurinė tėnde"

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-10-2006
    Postime
    163
    Citim Postuar mė parė nga rapsod Lexo Postimin
    o Zoterush!!!
    Para se gjithash te kam propozuar per cilin do lloj debati dhe ne cilin do nenforum deshiron dhe per cilendo lloj teme, por ky propozim eshte fshire nga forumi juaj protestant dhe jo vetem propozimi por edhe shkrimet e mia atje, prandaj jam larguar se shkruari ne nenforumin tuaj "te ndershem", nese deshiron po e rikonfirmoj deshiren per nje debat apo dialog - quaje si te duash - dhe kushtet po t'i le ty ti vendosesh.


    Sa per temen.....
    Apostazia ne gjuhen dhe ne terminologjine Islame quhet "Riddeh" dhe eshte shume me kuptimplote se sa predikimi i apostazise kristiano-ungjillore
    Juristet dhe Teologet muslimane e kane ndare ne tre grupe:
    1- Apostazi doktrinale (besim)
    2- Apostazi akti (veprim)
    3- Apostazi verbale (e folur, thenie)

    1- Apostazia ne besim dihet qe lidhet me te besuarit e diēkaje tjeter nga ato te Kur'anit dhe te Hadithit, si psh: Dyshimi ne Allah, Xhenet, Xhehenem etj; Te besuarit se Allahu ka femije; Te besuarit se Allahu nuk eshte nje por eshte tre, apo nje nder tre, apo nje nder dy; antropomorfizmi i Allahut (te besuarit se Allahu i ngjan krijesave si njeriu, gomari, era, shpirti i shenjte etj si keta) etj.
    2- Apostazia ne veprim ka te beje me aktet e dikujt qe bie ndesh me besimin Islam si psh: flakja e Kur'anit ne plehra, zhgarravitja e emrit te Allahut me qellim talljen dhe jo shuarjen nga ndonje flete apo pllake...etj.
    3- Apostazia ne te folur dhe kjo eshte pjesa me delikate pasi Muhamedi s.a.v.s. ka thene: "Robi do te thote diēka te cilen nuk e sheh si problem por me te do te fundoset shtatedhjete pranvera", Imam Hakimi ne librin e tij Mustedrek thote se aty ndodhet nje fushe e quajtur "Uejl" (mjerim, fatkeqesi, mallkim), aty do te fundoset pabesimtari (qofte pabesimtar tradicional apo qe ka ndruar fene), ndersa hadithi eshte transmetuar nga Buhariu, Muslim dhe Tirmidhiju ndersa shprehja eshte sipas transmetimit te Tirmidhijut. Ne grupin e trete hyjne te gjitha shprehjet te cilat kane perberje ofendues karshi Allahut, Profeteve, engjejve, librave etj.

    Shkenca e Fondamenteve te Doktrines e ka ndare nde dy grupe Apostazine ne besim:
    1- Ben Kufer (pabesim) ai qe dyshon apo refuzon diēka e cila eshte e ditur domsodoshmerisht ne mesin e muslimaneve (dijetare dhe injorante) kodifikimi i tij ne menyre te percipet (sepaku)
    2- Muslimani i cili dyshon apo refuzon diēka e cila nuk eshte e ditur domosdoshmerisht ne mesin e muslimaneve si psh: Haudi ne te cilin pijne besimtaret para hyrjes ne Xhenet, kete nuk e dine te gjithe. Ne kete grup ben kufer ai i cili e refuzon ne menyre te qellimte (me inat psh) pasi i eshte paraqitur argumenti.
    (me Dije kemi per qellim sipas Fundamentit: "Realiteti i dijes ėshtė njohuria e tė diturit – objektit - nė bazė tė asaj qė ėshtė", pastaj ajo ndahet ne Kadim ( i pafillimte) qe eshte vetem dija e Allahut, dhe Hadith (e prejardhur, e krijuar), por kjo nuk eshte qellimi i temes)

    Tema e apostazise eshte e gjate dhe shume e koklavitur sa nuk na mjafton koha - megjithe replikat e disave - keshtu qe nuk po e zgjas pasi i parashtrova pikat kryesore.
    E rendesishme eshte qe ne momentin qe ndodh apostazia duhet rikthimi ne Islam dhe ajo behet me Shehadet si dhe duhet pastaj pendimi ne ate qe ka ndodhur dhe betimi se nuk do te rikthehet perseri.
    Nese kjo nuk ndodh atehere kerkohet denimi kapital te cilin e vendos Khalifeja dhe kjo eshte e bazuar ne hadithin e Profetit te transmetuar nga Buhariju: "Kush e nderron fene e tij (Islamin) jepini denimin kapital"
    Argumenti i denimit kapital shih hadithi per historine e djaloshit te transmetuar nga Muslim (4/2300) si dhe ēdo komentues te sures Buruxh ne fjalen e Allahut :
    (قتل أصحاب الأخدود) " u vrane idhtaret e arrogances"

    1- Nga Abdullah ibn Mes'ud, ka thene Profeti s.a.v.s.: "Eshte e ndaluar derdhja e gjakut te nje personi i cili deshmon se s'ka Zot tjeter perveē Allahut dhe se une jam Profeti i Tij, perveēse ne tre ēeshtje: prostitucioni, ndarja nga feja, dhe lenia e xhematit (refuzimi i Ixhmase - konsensusit te ymetit)" trens Buhariju 6/2521; Muslim 3/1302.
    2- Hadithi i Ikrimes nga Aliu qe dogji nje grup devijuesish dhe Ibn Abbasi i tha: "Nese do isha une nuk do perdorja ate denim qe e perdor Allahu sipas fjalese se Profetit "mos i denoni me denimin qe ka Allahu" (djegien), por me vrasje siē ka thene Profeti: "kush nderron fene e tij jepini denim me vdekje", trns Buhariju nr.2854, 3/1098.
    3- Hadith Muadh kur Profeti e dergoi ne Jemen dhe i tha: "Cilido njeri qe kthen nga Islami ftoje perseri nese nuk kthen denoje me vdekje", e ka permendur kete transmetim Ibn Haxher ne Fet'h El-BArij dhe ka thene se trns. eshte i mire (hasen) 12/272.

    Ku eshte problemi?
    Islami eshte Fe dhe Shtet, Adhurim dhe Administrim, Liber dhe Shpate, Shpirt dhe Materie, Dynia dhe Ahiret, ai eshte i ndertuar ne pershtatje me mendjen dhe llogjiken, eshte i ngritur ne argumente dhe shpallje, nuk ekziston ne doktrinen dhe besimin e Islamit diēka qe konflintuon natyren e pandryshueshme te njeriut, apo te qendroj bosh pa ia mberritur synimit te tij material dhe etik. Kushdo qe hyn dhe e njeh realitetin e Islamit dhe e shijon embelsine e tij dhe pastaj del dhe e refuzon ate, ne realitet ka dale prej realitetit, tevertetes dhe llogjikes, mohues i arguementeve dhe provave.
    Dalja nga Islami ne fakt eshte rrebelim ndaj sistemit dhe dobesim i shoqerise dhe si ēdo sistem ka ligjet e veta ashtu siē ka Amerika, Kolumbia, Rusia, Shqiperia, Gjermania, Kina, Japonia ashtu ka edhe shteti Islam dhe kur ne njerin nga keto shtete ti merr nenshtetesine denohesh nese i gris qofte edhe flamurin e atij shteti qe je bere nenshtetas, sipas ligjit qe ka ēdo shtet.
    Selam per cdo kend qe eshte idhezuar.

    Sa eshte e turpe! Ne vitim 2008 OKB-ia ben nje fushate per te nderprere ne gjithe bote ekzekutimet kapitale. Shume Shtetet, edhe lajke, kane pranuar kete porosi. Shume Shoqata (fetare, lajke, atejste, humanitare...) bejne propagande kunder denimit kapital, te dhene jo per arsye fetare, por per krimet shume te renda. Sa eshte e turpe qe njerez qe pretendojne te jene besimtare e t'i nenshtrohen Zotit, te jene sot pro denimit kapital per apostasie. Ata largojne njerez te drejte nga besimi, ai besimi qe duhet t'ia jape sot nje shprese njerezimit.
    Zoti, nese ekziston, eshte gjithmone ne favor te jetes.

    Me simpati. crici_01
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga crici_01 : 09-07-2008 mė 12:02

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-10-2006
    Postime
    163
    Citim Postuar mė parė nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Deshmuesi, edhe krejt biblen me ta sjell ty ketu ne forum, ti nuk beson asgje tjeter vec asaj qe te eshte ngulitur ne tru si e vertete!
    Andaj nese ti mendon se Arnubi i ka marre ato vargje biblike nga faqet e internetit qe kontrollohen nga muslimanet, kush te ndal ty ore burr qe ti sjellish te njejtat vargje te Bibles nga faqet e internetit qe kontrollohen nga kristijanet?!! Te pakten ky nuk eshte si forumi i protestanteve ku shlyhen mesazhet, jam i sigurte qe Arnubi do ta lexoj postimin tend.
    Sillu ketu aman , nese ka ndonje ndryshim une i pari jam qo do ti them Arnubit genjeshtar, por ama nese ato vargje qe ka sjell Arnubi dalin te verteta , ateher me trego si duhet te te therasim ty ?!! Hmmm ndoshta psh njeri qe shtremberon te verteten ?!!
    Me sa duket une personalisht ju kam sjellur vargje Biblike nga faqet e juaja te internet si albkristian dhe Biblanet dhe perseri jam akuzuar nga ju se sjell vargje nga faqet e islamikeve!!!
    Sa per info keto vargje te Bibles te grantoj 100% qe i kam marrur nga Bibla.net , te njejat vargje qe te ka sjellur Arrnubi.
    LUKA 19-27 Ndėrkaq armiqtė e mi ‑ ata qė nuk mė deshėn pėr mbret ‑ sillni kėtu dhe vritni para syve tė mi!”

    GV_USA
    O Gostivar, citimi i fundit Luka 19/27: Mos cito Biblen keshtu. Jane fjalet e nje shembyltyre, shembyltyra e talentave, ne te cile Jezusi donte te na jape nje mesazh tjeter. Lexo tere shembyltyre.
    Me simpati. crici_01

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Citim Postuar mė parė nga Arrnubi Lexo Postimin

    epse armėt e luftės sonė nuk janė prej mishi, por tė fuqishme nė Perėndinė pėr tė shkatėrruar fortesat, qė tė hedhim poshtė mendimet dhe ēdo lartėsi qė ngrihet kundėr njohjes sė Perėndisė dhe t`ia nėnshtrojmė ēdo mendim dėgjesės sė Krishtit, dhe jemi gati tė ndėshkojmė ēdo mosbindje, kur tė bėhet e pėrkryer bindja juaj.(2 e Korintasve 10/4-6)
    [/B]
    Mendoj se duhet lexuar qe nga vargu tre, pasi ai eshte thelbi i asaj cka Pali ju meson kishes ne Korinth. Ne vargun tre dhe me poshte Pali thote:

    " Ndonese ecim ne mish, nuk bejme luften pas mishit. Sepse armet e luftes sone, nuk jane te mishta, por te forta me Perendine per te rrezuar fortesa. Sepse rrezojme mendime dhe cdo lartesire qe ngrihet lart, kunder njohjes se Perendise dhe bejme rob cdo mendim qe ti bindet Krishtit. Dhe jemi gati te marim shpagim per cdo pabindje, kur te behen te plota te bindurit tuaj.."

    Fillimisht po sjell fjalet e profetit tuaj Muhamet i cili thote:

    " Kushdo qe nuk beson ne ISLAM dhe pranon fe tjeter, duhet te vritet."

    Ne vargun tre apsotulli Pal tregon thelbin e luftes qe ben nje besimtar i krishtere. Pali thote se, edhe pse jetojme ( ecim ne mish) ne kete bote, dhe jemi ne lufte me te ( me mekatin ne te cilen ecen bota), armet e luftes sone nuk jane simbas MISHIT. Fjala "MISH", tregon njeriun fizik dhe natyren e tij mekatare. Meqense mekati banon ne MISH te njeriut, e gjithe qenia njerozre udhehiqet prej deshirimit te MISHIT. MISHI, thote bibla, eshte kunder vullnetit te Perendise. Te gjithe ata njerez te cilet nuk besojne ne Krishtin, jetojne ne deshirim te MISHIT, pra jetone ne Mekat dhe jane kunder Perendise. Jezusi erdhi pikerisht te na SHPETOJE nga ky denim. Ai vdiq per ne, ne menyre qe mekatet tona te paguhen (shlyhen) para Perendise, si nje borxh i perjetshme, te cilen njeriu vete nuk mundet kursesi ta paguaje.
    Cfar ndodh sot ne bote?
    Urjetja, dhuna, imoraliteti, lufta, divorvci, plangprishja, adhurimi i perendive te reme, zenkat, herezite, vrasjet, pislleku e plot te tjera si keto, jane jane pjese thelbesore e deshirimeve te Mishit. Pra ky eshte njeriu MISHOR, i cili ecen ne vullnet te Mishit, per ta kenaqur Mishin. Ne, thote Pali, jemi ne lufte me keto deshira mishiore, te cilat edhe pse jane te pranishme ne jeten tone, ne per to jemi te VDEKUR, me ane te Vdekjes dhe ringjalljes se Krishtit. Kjo eshte fitorja jone, qe vetem Jezusi e arrit, pasi vetem ai nuk mekatoi asnjehere, cka tregon se Ai nuk ju bind ne asnje cast deshirave te Mishit.
    Nese bota lufton per lavdine e saj, qellimi eshte gjithmone permbushja e deshirave dhe pasioneve mishore. Ne, thote Pali, nuk perdorim "armet" e botes. Nese Bota ecen ne pasione te mishit, ku thelbi eshte MEKATI, ne ecim ne veprat e Frymes, ku thelbi eshte permbushja e vullnetit te Krishtit. Nese ju te nderuar myslimane i vrisni ata qe mendojne dhe besojne ndryshe nga ju, nje i krishtere perpiqet ti ofroje ne Krishtin, ne menyre qe te shpetohen. Jezusi tha: duajini armiqte tuaj, dhe lutuni per ata qe ju perndjekin. Pra sic e shikoni te nderuar myslimane, arma e te krishterit per ta mundur boten, eshte : DASHURIA e Perendise. Kjo tregon se jemi krejt ne te kundert. Ju doni hakmarje, ne japim FALJE. Ju doni lufte dhe vrasje kundershtareve, ne japim lutje. Sic e shikoni ARMET tona jane arme ne Perendine, thote Pali, me ane te te cilave rrezojme fortesat e te ligut.

    " Ne rrezojme cdo mendim dhe lartesi qe ngrihet kunder njohjes se Perendise.."
    Satani ka perhapur qindra e mijera mendime dhe doktrina, te cilet kundershtojne Perendine dhe Zotin Krisht. Ju blasfemoni ndaj Jezusit dhe Frymes se Perendise, Fe te tjera mesojne krejt gabim, dhe urrejne Perendine Krijuesin e gjithesise Jahve. Te gjitha keto mendime dhe mesime te gabuara ndaj Perendise dhe Zotit Krisht, edhe pse ngrihen si nje mal i "larter", I Krishteri i rrezon ato me armet e Perendise, ku Fjala eshte Shpata e Frymes, qe na jep fitoren e perjetshme. Kjo eshte arsyeja te nderuar myslimane, se perse nje i krishtere nuk bie poshte. Ju luftoni me sheriatin dhe xhihadin, duke menduar se kini fituar. Lufta juaj tregon se kini armet e MISHIT dhe jo armet e Perendise. Ju doni te vrisnite tjeret, sepse ata nuk e besojne ate qe ju besoni, por ne filli ju ftoj te pyesni: A njihni dhe besoni Perendine e Vertete, Perendine e Abrahamit, Isakut dhe Jakobit?? Perendia eshte DASHURI, thote Gjoni ne letren e tij, dhe ne dashuri nuk ka xhihad dhe sherihat, por ka PAQE dhe Jete te Perjetshme. Amin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 09-07-2008 mė 23:09

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-10-2006
    Postime
    163
    Qe ta njohim mire edhe ne, kopjoj nhe dokument te nhohur ne perendim:Paqja ne bote.



    RENDI MES QENIEVE NJERĖZORE



    Ēdo qenie njerėzore ėshtė person, subjekt tė drejtash dhe detyrash



    5. Nė njė bashkėjetesė tė rregulluar e tė frytshme duhet vėnė si themel parimi se ēdo qenie njerėzore ėshtė person, dmth. njė natyrė e pajisur me inteligjencė e vullnet tė lirė; pra ėshtė subjekt tė drejtash dhe detyrash qė burojnė drejtpėrdrejt dhe njėkohėsisht prej vetė natyrės sė tij: tė drejta e detyra qė prandaj janė tė gjithmbarshme, tė pacenueshme, tė patjetėrsueshme.7

    Pastaj, nėse e marrim parasysh dinjitetin e personit njerėzor nė dritėn e zbulimit hyjnor, atėherė ai do tė shfaqet pakrahasueshmėrisht mė i madh, pasi njerėzit janė shpėrblyer prej gjakut tė Jezu Krishtit, dhe falė hirit janė bėrė bijtė dhe miqtė e Hyjit dhe janė caktuar trashėgimtarė tė lavdisė sė amshuar.



    A. TĖ DREJTAT



    E drejta pėr ekzistencė dhe pėr njė nivel tė dinjitetshėm jetese



    6. Ēdo qenie njerėzore ka tė drejtė pėr ekzistencėn, pėr integritetin fizik, pėr mjetet e domosdoshme dhe tė mjaftueshme pėr njė nivel tė dinjitetshėm jetese, sidomos pėr sa i pėrket tė ushqyerit, tė veshurit, banesės, pushimit, kurave mjekėsore, shėrbimeve shoqėrore tė nevojshme; prandaj ka tė drejtė pėr siguri nė rast sėmundjeje, invaliditeti, vejėrie, pleqėrie, papunėsie, dhe nė ēdo rast tjetėr humbjeje tė mjeteve tė jetesės prej rrethanave qė nuk varen nga vullneti i tij.8



    Tė drejtat qė u pėrkasin vlerave morale e kulturore



    7. Ēdo qenie njerėzore ka tė drejtė pėr respektimin e personit tė tij; pėr namin e mirė; pėr lirinė nė kėrkimin e sė vėrtetės, nė shfaqjen e mendimit dhe nė pėrhapjen e tij, nė kultivimin e artit, brenda kufijve tė lejuar prej rendit moral dhe prej tė mirės sė pėrbashkėt; dhe ka tė drejtė pėr objektivitet nė informim.

    Po ashtu prej natyrės njerėzore buron edhe e drejta pėr tė marrė pjesė nė tė mirat e kulturės, prandaj edhe e drejta pėr njė arsimim bazė dhe pėr njė formim tekniko-profesional tė pėrshtatshėm pėr shkallėn e zhvillimit tė bashkėsisė politike sė cilės personi i pėrket. Duhet tė bėhen pėrpjekje qė tė plotėsohet nevoja e ngjitjes nė shkallėt mė tė larta tė arsimimit nė bazė tė meritės; kėshtu qė qeniet njerėzore, nė kufijtė e tė mundshmes, nė jetėn shoqėrore tė mbulojnė vende dhe tė marrin pėrgjegjėsi qė janė nė pėrputhje me prirjet e tyre natyrore dhe me aftėsitė e fituara tė tyre.9



    E drejta pėr tė nderuar Hyjin sipas mėsimit tė ndėrgjegjes sė drejtė



    8. Ēdonjėri ka tė drejtė ta nderojė Hyjin sipas mėsimit tė ndėrgjegjes sė drejtė; dhe prandaj edhe tė drejtėn pėr kultin e Hyjit, privat e publik. Nė tė vėrtetė, ashtu siē pohon qartė Latanci: “Jemi krijuar me qėllimin qė t’i japim Hyjit Krijues nderimin e duhur, tė njohim dhe ta ndjekim vetėm atė. Kjo ėshtė lidhja e devocionit qė na bashkon e na lidh me tė, dhe prej sė cilės buron vetė emri i fesė”*).10 Dhe paraardhėsi ynė i paharrueshėm Leoni XIII shprehet kėshtu: “Kjo liri e vėrtetė dhe e denjė pėr bijtė e Hyjit, qė e mban lart dinjitetin e njeriut, ėshtė mė e fortė se ēfarėdo dhunimi e sharjeje, dhe Kisha e kėrkoi dhe e pati pėrzemėr gjithmonė. Kėtė liri e kėrkuan me qėndrueshmėri tė guximshme apostujt, e miratuan me shkrime apologjistėt, e shuguruan njė numėr i madh martirėsh me gjakun e tyre”.11



    E drejta pėr liri nė zgjedhjen e gjendjes personale



    9. Qeniet njerėzore kanė tė drejtėn pėr zgjedhjen e gjendjes sė tyre; dhe prandaj, edhe tė drejtėn pėr tė krijuar familje, nė barazi tė drejtash e detyrash mes burrit e gruas; si dhe tė drejtėn pėr tė ndjekur thirrjen nė meshtari apo nė jetė rregulltare.12

    Familja, e bazuar nė martesėn e lidhur lirisht, e vetme dhe e pazgjidhshme, ėshtė dhe duhet tė konsiderohet si bėrthama natyrore dhe thelbėsore e shoqėrisė. Ndaj saj duhet tė drejtohen pėrkujdesjet me natyrė ekonomike, shoqėrore, kulturore e morale qė e pėrforcojnė qėndrueshmėrinė e saj dhe e lehtėsojnė pėrmbushjen e misionit tė saj.

    Prindėrit zotėrojnė njė tė drejtė parėsie nė mbajtjen e fėmijėve dhe nė edukimin e tyre.13



    Tė drejta nė lidhje me botėn ekonomike



    10. Qenieve njerėzore u pėrket e drejta e nismės sė lirė nė fushėn ekonomike dhe e drejta pėr punė.14

    Me kėto tė drejta ka lidhje tė pandarė e drejta pėr kushte pune qė nuk e dėmtojnė shėndetin fizik dhe moralin shoqėror, dhe nuk e pengojnė zhvillimin e tėrėsishėm tė qenieve njerėzore nė formim; dhe, pėr sa u pėrket grave, e drejta pėr kushte pune qė pajtohen me nevojat e tyre dhe me detyrat e tyre si bashkėshorte e nėna.15

    Prej dinjitetit tė personit buron edhe e drejta pėr tė zhvilluar veprimtaritė ekonomike me qėndrim pėrgjegjėsie.16 Veē kėsaj nė mėnyrė tė veēantė duhet tė vihet nė dukje e drejta pėr njė pagesė tė punės, tė pėrcaktuar sipas kritereve tė drejtėsisė, pra tė mjaftueshme, nė pėrpjesėtimet qė i pėrgjigjen pasurisė sė disponuar, pėr t’i lejuar punėtorit dhe familjes sė tij njė nivel jetese nė pėrputhje me dinjitetin njerėzor. Nė lidhje me kėtė, paraardhėsi ynė Piu XII shprehej kėshtu: “Detyrės personale tė punės sė imponuar prej natyrės i pėrgjigjet dhe e realizon atė e drejta natyrore e secilit person pėr ta bėrė punėn e vet mjet pėr t’u kujdesur pėr jetėn e vet dhe tė bijve: kaq lart ėshtė e vendosur pėr ruajtjen e njeriut perandoria e natyrės”.17 Prej natyrės sė njeriut buron edhe e drejta pėr pronė private mbi tė mirat edhe prodhuese: “e drejtė qė pėrbėn njė mjet tė pėrshtatshėm pėr afirmimin e personit njerėzor dhe pėr ushtrimin e pėrgjegjėsisė nė tė gjitha fushat, njė element qėndrueshmėrie dhe kthjelltėsie pėr jetėn familjare dhe zhvillimi paqėsor e tė rregullt nė bashkėjetesė.18

    Ėshtė e dobishme tė kujtojmė se me tė drejtėn pėr pronė private ėshtė i lidhur njė funksion shoqėror.19



    E drejta pėr mbledhje dhe asociacionizėm



    11. Prej socialitetit karakteristik tė qenieve njerėzore buron e drejta pėr mbledhje e asociacionizėm; ashtu si edhe e drejta pėr t’u dhėnė shoqatave strukturėn qė mendohet se ėshtė e pėrshtatshme pėr tė arritur objektivat e tyre; dhe e drejta pėr tė lėvizur brenda tyre me nismėn personale dhe sipas pėrgjegjėsisė personale pėr arritjen e objektivave tė lartpėrmendura.20

    Nė enciklikėn Mater et magistra me tė drejtė thuhet se krijimi i njė game tė pasur shoqatash apo trupash tė ndėrmjetėm pėr arritjen e objektivave qė qeniet njerėzore nuk mund t’i arrijnė frytshėm pėrveēse duke u bashkuar nė shoqatė, zbulohet si njė element i nevojshėm dhe i pazėvendėsueshėm qė personit njerėzor t’i sigurohet njė sferė e mjaftueshme lirie dhe pėrgjegjėsie.21



    E drejta pėr emigrim dhe imigrim



    12. Ēdo qenie njerėzore ka tė drejtėn pėr liri lėvizjeje dhe banimi brenda bashkėsisė politike, shtetas i tė cilės ėshtė; ka edhe tė drejtėn, kur interesat e ligjshme e kėshillojnė, tė imigrojė nė bashkėsi tė tjera politike dhe tė vendoset nė to.22 Pėr faktin se njė person ėshtė shtetas i njė bashkėsie tė caktuar politike, nuk humb asgjė nga pėrmbajtja pėrkatėsia e tij, nė cilėsi anėtari, nė vetė familjen njerėzore; pra pėrkatėsia, nė cilėsi shtetasi, nė bashkėsinė botėrore.



    Tė drejta me pėrmbajtje politike



    13. Prej dinjitetit tė personit buron e drejta pėr tė marrė pjesė aktive nė jetėn publike dhe pėr tė dhėnė njė ndihmesė personale nė zbatimin e tė mirės sė pėrbashkėt. “Njeriu, si i tillė, larg tė qenit objekt dhe element pasiv nė jetėn shoqėrore, ėshtė dhe duhet tė jetė e tė mbetet subjekti, themeli dhe qėllimi i saj”.23

    E drejtė themelore e personit ėshtė edhe tutelimi juridik i tė drejtave tė tij: tutelim i frytshėm, i paanshėm, i modeluar sipas kritereve objektive tė drejtėsisė.

    “Prej rendit juridik, tė dashur prej Hyjit, buron e drejta e patjetėrsueshme e njeriut pėr siguri juridike, dhe prandaj edhe pėr njė sferė konkrete tė drejtash, tė mbrojtur kundėr ēdo sulmi arbitrar”.24

    Me simpati. creici_01

  7. #67
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Rapsod-

    Islami eshte Fe dhe Shtet, Adhurim dhe Administrim, Liber dhe Shpate, Shpirt dhe Materie, Dynia dhe Ahiret, ai eshte i ndertuar ne pershtatje me mendjen dhe llogjiken, eshte i ngritur ne argumente dhe shpallje, nuk ekziston ne doktrinen dhe besimin e Islamit diēka qe konflintuon natyren e pandryshueshme te njeriut, apo te qendroj bosh pa ia mberritur synimit te tij material dhe etik. Kushdo qe hyn dhe e njeh realitetin e Islamit dhe e shijon embelsine e tij dhe pastaj del dhe e refuzon ate, ne realitet ka dale prej realitetit, tevertetes dhe llogjikes, mohues i arguementeve dhe provave.

    Dalja nga Islami ne fakt eshte rrebelim ndaj sistemit dhe dobesim i shoqerise dhe si ēdo sistem ka ligjet e veta ashtu siē ka Amerika, Kolumbia, Rusia, Shqiperia, Gjermania, Kina, Japonia ashtu ka edhe shteti Islam dhe kur ne njerin nga keto shtete ti merr nenshtetesine denohesh nese i gris qofte edhe flamurin e atij shteti qe je bere nenshtetas, sipas ligjit qe ka ēdo shtet.
    Definicioni i Kesaj Teme...
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  8. #68
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Citim Postuar mė parė nga crici_01 Lexo Postimin
    Sa eshte e turpe! Ne vitim 2008 OKB-ia ben nje fushate per te nderprere ne gjithe bote ekzekutimet kapitale. Shume Shtetet, edhe lajke, kane pranuar kete porosi. Shume Shoqata (fetare, lajke, atejste, humanitare...) bejne propagande kunder denimit kapital, te dhene jo per arsye fetare, por per krimet shume te renda. Sa eshte e turpe qe njerez qe pretendojne te jene besimtare e t'i nenshtrohen Zotit, te jene sot pro denimit kapital per apostasie. Ata largojne njerez te drejte nga besimi, ai besimi qe duhet t'ia jape sot nje shprese njerezimit.
    Zoti, nese ekziston, eshte gjithmone ne favor te jetes.

    Me simpati. crici_01
    Sa turpshme eshte qe ne vend te eces me mesimet biblike te marresh si argument dokumnetin e OKB.Vete amerika si shtet evengjelist se ka heq denimin me vdekje.

    Tregoni kujdes se mos ndokush ju bėn prenė e tij me anė tė filozofisė dhe me mashtrime tė kota, sipas traditės sė njerėzve, sipas elementeve tė botės dhe jo sipas mėsimeve tė Jezusit”. (Kolosianėve 2/8)

    Keshtu qe eshte e turpshme per ty te thyhesh rregullat teuratike per hire te botes apo per hir te ndonje tradite europiane

    “Kėshtu ju e keni bėrė tė pavleshme Fjalėn e Perėndisė pėr shkak tė traditės suaj” !.(Mateu 15/6)

    Jezusi nuk erdhi te shfuqizoi ligjet e Moisiut.Biles ky eshte nje gabim i madh i kristianeve ne te menduar .

    “ Mos mendoni se unė erdha pėr tė shfuqizuar ligjin ose profetėt; unė nuk erdha pėr t’i shfuqizuar, po pėr t’i plotėsuar.” (Mateu 5:17)

    17 Por ėshtė mė lehtė qė tė mbarojnė qielli dhe toka, se sa tė bjerė poshtė qoftė edhe njė pikė nga ligji.
    18 Ai qė lėshon gruan e vet dhe merr njė tjetėr, shkel kurorėn; edhe ai qė martohet me njė grua tė lėshuar nga i burri, shkel kurorėn".Luka 16

    Per me shume hudhi nje sy ketij linkut

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...8&postcount=52


    Tani Jezusi thote nuk erdha ti shfuqizoi kurse ti thua i shfuqizoi.Shiko se dhe pasardhesit e Jezusit nuk e kuptonin keshtu si ty shfuqizimet.Perkundrazi ato thonin denim me vdekje per ate qe shkel ligjet e Moisiut.Dhe vete Jezusi ne shume pjese te bible ka predikuar zbatimet e ligjeve te Moisiut.


    28 Kushdo qė shkel ligjin e Moisiut vritet pa mėshirė me deponimet e dy ose tre dėshmitarėve. Hebrenjve - Kapitulli 10

    Nese dikush e kequpton citatin biblik ne thenien e jezusit qe kush eshte i pafaj le te hudhe gurin e pare ndaj imoralistes.Kjo nuk e shfuqizon ligjion e denimit me gure te Moisiut.Nese do ta lexosh me shume prej kapitullit kjo do te thoshte qe ju vete nuk i zbatoni ligjet e Zotit dhe tani kerkoni qe kjo grua te denohet me to.Dhe denimin tia jap ai qe zbaton ligjet e Zotit.Mirepo hebrejte ngaqe te gjithe ishin mekatare asnje nuk e hodhi gurin.

    "Kush nga ju ėshtė pa mėkat, le ta hedhė i pari gurin kundėr saj!".(Gjoni 8)

    Imagjinoni sikur dikush te ishte pa mekat ne mesin e tyre.Fjala mekat ketu ka te beje me ate fjalen tjeter biblike se me ane te ligjit njihet mekati.E ndersa hebrejte ishin mekatare sepse nuk zbatonin ligjet e Moisiut

    19 A nuk jua ka dhėnė Moisiu ligjin? E pra, asnjė nga ju nuk e vė nė praktikė ligjin. ".(gjoni7)

    Keshtu Crici e ke mesuar biblen shume keq.Jo sepse une e kam mesuar me mire se ty porse une nuk i referohem shume fjaleve te prifetrinjve se sa u referohem fjaleve te vete Jezusit.I meditoj kuptimin e tyre per te gjetur thelbin e te vertetes kurse ju o burra se keshtu ka thene agustini, shen thomai, Akuini etj me rradhe.

    Shikoje si flet bibla shikoje


    19 Por ne e dimė se gjithēka qė thotė ligji, e thotė pėr ata qė janė nėn ligj, me qėllim qė ēdo gojė tė heshtė dhe gjithė bota t`i jetė nėnshtruar gjykimit tė Perėndisė,.(Romakėve 3)

    33 tė cilėt, me anė tė fesė nėnshtruan mbretėrira, realizuan drejtėsinė, arritėn ato qė u premtuan, ua zunė grykėn luanėve, Hebrenjve - Kapitulli 11

    Kush i kerkon zbatimin ketyre gjerave sot kristianet apo muslimanet?


    Meqe me permende Pjetrin me shpjego pak

    Jezusi ka shfuqizua edhe denimin me vdekje per ata qe dizertojne nga besimi ndaj tij dhe e tradhtojne Ate. Pjetri e mohoi tre here e Jezusi ka vazhduar ta doje ate.E nga kryqi Jezusi lutej: "Fali, o Ate, se nuk dine c' bejne".
    Ndėrsa Jezusi e quan Pjetrin Satan.Si ka mundėsi qė njė profet ta quajė nxėnėsin e tij Satan(Djall).?

    Atėherė Pjetri e mori mėnjanė dhe nisi ta qortojė duke thėnė: "O Zot, tė shpėtoftė Perėndia; kjo nuk do tė tė ndodhė kurrė". Por ai u kthye dhe i tha Pjetrit: "Shporru prej meje, o Satan! Ti je njė skandal pėr mua, sepse s'ke ndėr mėnd punėt e Perėndisė, por punėt e njerėzve".(Mateu 16/22-23)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arrnubi : 10-07-2008 mė 05:50
    Sa budalla eshte "Odisea"

  9. #69
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796

    Ku bazohesh ti?

    Citim Postuar mė parė nga crici_01 Lexo Postimin
    Sa eshte e turpe! Ne vitim 2008 OKB-ia ben nje fushate per te nderprere ne gjithe bote ekzekutimet kapitale. Shume Shtetet, edhe lajke, kane pranuar kete porosi. Shume Shoqata (fetare, lajke, atejste, humanitare...) bejne propagande kunder denimit kapital, te dhene jo per arsye fetare, por per krimet shume te renda. Sa eshte e turpe qe njerez qe pretendojne te jene besimtare e t'i nenshtrohen Zotit, te jene sot pro denimit kapital per apostasie. Ata largojne njerez te drejte nga besimi, ai besimi qe duhet t'ia jape sot nje shprese njerezimit.
    Zoti, nese ekziston, eshte gjithmone ne favor te jetes.

    Me simpati. crici_01
    Shiko i dashur, OKB-ja nuk eshte e afte te administroje vetveten dhe jo me boten, OKB-ja si organizate per mendimin e shume sociologeve dhe filozofeve eshte nje organizate qe mbeshtet vetem idete e shteteve te medha, ose me mire e thene ato qe kane VETO, kurse pjesa tjeter jane spektatore te "nderuar", ky eshte personifikimi i TURPIT dhe jo kerkesa per mos-ekzekutime te denimit kapital. Ti vete e ke shkruar se jane shume "shtete laike", nderkohe asgje nuk eshte e zgjidhur,...une dhe ajo shumice boterore nuk mund ta kuptoje se me ēte drejte duhet te jetoje nje person qe kryen krime (sipas OKB-se) dhe kete shumice nuk e perfaqeson OKB-ja. Ideja e Demokracise ne formen e te administruarit perfajsues te popullit eshte nje ide e rrezuar si teorikisht ashtu edhe praktikisht, pra ideja e demokracise (shtetit te te perfajsimit te popullit) eshte nje ide fallco pasi nuk perfajson popullin dhe as shumicen e tij. OKB-ja me teper se ē'pretendon perfajson shtetet perendimore dhe vetem, pra EU, USA dhe Rusia. Te gjitha perfaqesi hebro-masonike si puna e Deshmitareve te Jehovait. Ky eshte turpi i kesaj bote dhe asgje me teper se kaq nuk mund te jete turp dhe nuk mundesh as ti dhe askush tjeter si ty te perkufizoje turpin bazuar ne "denimin kapital", as konceptin e "denimit kapital" ende nuk e njohin.
    E vetmja "e keqe" e denimit kapital eshte "vdekja". Sot askujt ne OKB nuk i intereson dhe as nuk mund te garantoje jeten time dhe te askujt ne bote, sot ne OKB me se shumti u intereson jeta e nje "krimineli", "prostitute", "homoseksuali" etj si keta. Dhe vjen ti dhe me tregon mua se ē'fare eshte "turpi".
    Cila eshte ajo "vizore" qe mat te qenit "e mire" dhe te qenit "e keqe" ne nje shtet laik? Kodi, Kushtetuta, Ligji apo? Ēdo gje e shkruar nga njeriu dhe asgje nuk eshte absolute por relative dhe per sa kohe eshte e tille ngelet e manget, vetem fjala e Zotit eshte absolute dhe ne ate po shfaqim, te tjerat jane relative, here vijne dhe here ikin. Sot mund te jete nje kerkese nga OKB-ja apo shoqata a organizata, cilado qofte, per nje heqie te denimit kapital dhe neser mund te vije nje kerkese per vendosje te tij, askush nuk e di se si mund te jete nje e ardhme nga OKB-ja apo ku ta di une se ēfare. Ndersa ne kemi ne dore diēka qe eshte absolute dhe e pakundershtueshme dhe absolutisht e drejte dhe logjike.
    Thote Allahu ne Kur'an: "Dhe ne denimet (kasasi) keni jete".
    Filozofia Islame eshte e lidhur si me kete bote ashtu edhe me boten tjeter, nderkohe qe shohim nga pretenduesit e tjere qe mendohet vetem per kete bote. Asgje nuk mund ta fale nje "krim" (cilido qofte) as ne kete bote e as ne boten tjeter, vetem se ka nje klauzole e cila e sheh shlyerjen e nje krimi ne kete bote shume here me te lehte se ne boten tjeter. Ēdo veprim duhet te marre shperblimin e tij. Nje veprim i gabuar duhet te marre ate qe i takon ashtu si dhe veprimi i drejte. Nderkohe qe ne Islam veprimi shperblehet me meriten qe i takon (denim apo shperblim) si ne kete bote ashtu edhe ne tjetren, njerezit laike bashke me OKB-ne pasiqe nuk mund te japin nje shperblim (ne disa raste sporadike vetem material) per nje veprim te drejte balancojne ne te kundert duke dhene nje shperblim edhe per nje gabim siē eshte "jeta" per nje kriminel dhe kjo eshte e papranueshme qofte ne natyren njerezore, qofte ne natyren logjike te njeriut.
    Te gjidha kodet e hershme, edhe ajo e Moisut sikurse edhe ajo e Muhamedit, e parashohin denimin kapital dhe ketu nuk ka nevoje te behet nje krahasim apo nje evidentim sepse sikur vetem historia dhe praktika te merret e vertetojne, e persa u perket te krishtereve per nga ana praktike ato nuk kane nje Kod administrimi te nje shteti pasiqe historikisht nuk arriten te ndertojne nje shtet ne kohen e Jezusit dhe si e tille nuk munden te "trajnohen" nga ana e tij. Nga ana tjeter vete Jezusi ka pretenduar qe mos t'i ndryshoje asgje Ligjit te Moisut, por ta permbushe ate. Ky pretendim ēoi qe shpesh here "predikimet" e Jezusit te pretendoheshin si sekt hebre dhe jo si fe e vecuar nga Judaizmi.
    Dhjetra vite pas ngritjes se Jezusit u shfaqen si "kerpudhat pas shiut" ungjij te pretenduar dhe ato ishin me qindra, diku te ndryshem e diku te kundert me njeri-tjetrin. Pas 300 vitesh u arrit te bihet dakort per kater ungjij, te ndryshem ne vetvete, diku ne harmoni e diku ne kundershtim me njeri-tjetrin e diku te papranueshme per disa kisha te hershme krishtere (hebro-kristiane dhe ato arabe), si dhe disa letra apo porosi apostolike te disa personave qe as nuk e kane njohur Jezusin me pare u pretenduan si te shenjta dhe askund nuk mund te shohesh nje Kod por vetem predikime. Si e tille kjo fe nuk ēoi ne shtetformim i bazuar ne nje "kod te shenjte" te krishtere dhe si e tille nuk pati nje shtet ku te ishte i unifikuar shtetari dhe drejtuesi me i larte i fese si ne rastin e Khalifes. Kjo gje ne fakt ishte nje e ēare e stabilitetit te kishes qe solli ne vitet e para te epokes moderne te viteve 1400. Dhe para ketyre viteve (epoka mesjetare) duke mos pasur nje Kod te mirefillte ne dore, u shpiken kode te ndryshme dhe u zbatuan ligje njerezore te dala nga mbreti dhe te "bekuara" nga kisha, kur evropianet pane se keto jane brockulla qe as uji nuk i pihej u ngriten dhe rrezuan reputacionin e imagjinuar te kishes dhe dolen sektet protestante te thirrjes per laicizem (nga ana fetare) dhe nder ta edhe D. Jevovait ne shek. XX.
    Nga e gjitha qe thame me larte, Laicizmi doli si rezultat i mospasjes nje kod te mirefillte te krishtere qe te bente nje "opozite" ose "pozite" ne bote. Ky laicizem u perhap me force dhe dhune neper bote me ane te kolonizimeve dhe fushatave militare te shteteve evropiane pos-iluministe, pamvaresisht pretendimit se iluminizmi do t'i sillte mireqenie. Dhe sot perhapen me force, qofte ajo force militare apo dhune psikologjike apo ekonomike. Sot Evropa dhe Amerika do ta beje te gjithe boten si vetja, jo nga ana ekonomiko-teknologjike (qe nuk do te kishin deshiruar rivale) por nga ana fetare dhe botekuptimit socialo-politk duke i sjelle botes tjeter (jo perendimore) varesi ne te gjitha fushat dhe jo mireqenie ekonomike.
    Dhe si perfundim vjen ti dhe me flet per TURP.
    sinqerisht Rapsodi!!!!
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-10-2006
    Postime
    163
    Rapsod. ke shkruar:
    "Thote Allahu ne Kur'an: "Dhe ne denimet (kasasi) keni jete"

    Brrr!? kemi nje Zot "barbar". Me frike e qeveris besimtaret.
    Edhe Enver, edhe Stalin e Hitler me nje sistem te hidhur, per nje kohe e kane shpetuar pushtetin e tyre.
    Por Hyji, nese ekziston, nuk ka nevoje per kete sistem te hidhur per te shpetuar pushtetin e vet.
    Shpresoj qe te mos ekzistoje Hyji yt.



    Kristianet kane nje Zot qe eshte i mire dhe i madhe ne dashuri, i ngadalshem ne zemerim, e plot meshire.
    Te lumet ata!

    Me simpati. crici_01

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Qėndrimi i Muhamedit a.s. ndaj tė krishterėve.
    Nga INDRITI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 21-11-2014, 12:30
  2. Gjermania, leje qėndrimi pėr emigrantė ilegalė
    Nga Davius nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 13:24
  3. Qėndrimi i shtypit tė huaj ndaj lidhjes sė Prizrenit
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 23:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •