Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Fiset "aborigene" te Lumes

    nga Shekulli



    --------------

    Apel njerėzor nga fshati i skėterrės

    Nga Prof.Dr. Mevlan Kabo

    Para shumė vitesh, nė ekranet e kryeqytetit pata rastin tė shikoja njė film me temė sociale tejet tronditėse. Filmi quhej " Rio Eskondito- qyteti i skėterrės", ai ishte, nė mos gaboj, film meksikan dhe rolin kryesor nė tė e luante artistja me famė botėrore, Maria Feliks. Filmi trajtonte jetėn e banorėve tė njė qyteti tė humbur meksikan. Tė braktisur nė njė qoshe tė shkretėtirave meksikane, tė terrorizuar nga pushteti shtetėror dhe shfrytėzuesit e pangopur, tė goditur nga forcat e verbra tė natyrės dhe, mė nė fund, tė mposhtur nga varfėria e tejskajshme dhe sėmundjet vdekjeprurėse, banorėt e Rios ishin katandisur nė kufoma tė gjalla qė jetonin midis jetės e vdekjes. Skenat e tmerrshme tė kėtij filmi m’u ringjallėn me njė forcė edhe mė tronditėse (sepse bėhet fjalė pėr bashkėqytetarėt e mi), ndėrsa bashkė me kolegėt e mi tė Institutit tė Gjeografisė tė Akademisė sė Shkencave, po vrojtonim situatėn e krijuar ditėt e fundit nė fshatin Nimēė tė zonėn sė Lumės, rrethi i Kukėsit lidhur me disa procese natyrore tė ndodhura nė tė. Shkas pėr kėtė ekspeditė u bė njė artikull botuar nė gazetėn "Shekulli", mė datė 25 nėntor tė kėtij viti.
    Duke parė nė vend, jo aq dhe jo vetėm rrėshqitjet, sesa mjedisin gjeografik nė tėrėsi dhe jetėn e banorėve tė Nimēės, kushtet shumė tė vėshtira natyrore dhe varfėrinė e rėndė, sidomos gjendjen shėndetėsore, pėr aq sa mund tė konstatohet nga pamja e jashme dhe tė dhėnat e banorėve tė fshatit, m’u kujtuan menjėherė skenat e Rios. Paraleli midis Rios dhe Nimēės (i pari njė pėrgjithėsim artistik i realitetit dhe si i tillė me ekzagjerimet e veta, kurse i dyti njė fotografim i realitetit) ėshtė bėrė si nėn efektin e ngjashmėrisė sė situatave, ashtu edhe nėn efektin emocional qė na shkaktuan ato qė pamė e dėgjuam nė Nimēė.
    Fshati Nimēė shtrihet nė njė zonė tejet malore me lartėsi mbi 1000 m, me njė natyrė shumė tė egėr dhe kushte po aq tė vėshtira pėr jetėn e njeriut. Tė ndėrtuar shekuj mė parė nė vendet mė tė thella malore, larg rrugėve tė komunikacionit, pėr t’u mbrojtur nga lloj-lloj armiqsh, kėta fshatra sot kanė mbetur po aq tė izoluara e tė braktisura sa edhe mė parė.
    Sikur tė mos mjaftonte kjo, njė rrezik tjetėr natyror, jashtėzakonisht i rrezikshėm pėr Nimēėn e fshatrat pėrreth, janė rrėshqitjet e mėdha tė truallit, tė vjetra e tė reja. Si rrjedhim i proceseve natyrore, fshati Nimēė sot ėshtė gjendur nė sektorin mė tė rrezikshėm tė njė rrėshqitjeje, nė trupin e rrėshqitjes, kėshtu qė ekziston rreziku i madh qė tėrė fshati tė rrėshqasė e tė zbresė poshtė nė lumė. Ngjitja pėr nė fshat, bėhet nėpėrmjet njė monopati tė ngushtė si rrugė dhish me zigzage tė panumėrta, ku pakujdesia mė e vogėl tė ēon nė greminė 300-600m tė thellė. Kėtė monopat, banorėt e fshatit, pleq, fėmijė, gra, shpesh tė ngarkuar me dru e sende tė tjera duhet ta bėjnė ēdo ditė pėr tė siguruar mbijetesėn. Aq i pjerrėt ėshtė terreni, saqė nė Nimēė ėshtė e pamundur tė ndėrtosh shtėpi tė reja.
    Por mė tronditėse se kushtet e rėnda natyrore ishin njoftimet qė morėm nga banorėt e fshatit dhe kryetari i komunės pėr gjendjen e rėndė shėndetėsore dhe arsimore tė banorėve, Pas viteve ‘70-‘80, kanw vdekur njė numėr i madh banorėsh, pėrfshirė shumė fėmijė, nga sėmundje tė pakuptueshme pėr ta. Sic vrehej edhe ne artikullin e “Shekulli”-t, vetėm nga fisi Hoda, brenda kėsaj periudhe kanė vdekur 9 veta tė moshės 50-60 vjeē, ka familje qė u kanė vdekur 5-6 fėmijė, pa mbushur moshėn 15 vjeē, kurse nė njė familje kanė vdekur 10 fėmijė. Shumė banorė tė tjerė vuajnė nga njė sėmundje e pazakontė nė vendin tonė, qė karakterizohet nga njė dobėsim i pėrgjithshėm i trupit deri nė gjendje agonie. Shumica e fėmijėve qė pamė ishin tė pazhvilluar nga ana fizike, qė vjen edhe nga ushqimi i keq. Sipas banorėve dhe autoriteteve vendore, shkaku i kėsaj gjendjeje tė popullatės sė Nimēės ėshtė hapja nė vitet ‘70-‘80 e disa galerive aty pranė pėr kėrkimin e mineralit tė uraniumit. Ato tashmė janė tė braktisura, por galeritė janė ende tė hapura, madje nė sipėrfaqe ka ende minerale tė shumta tė grumbulluara nga ajo kohė, tė cilat siaps tyre rrezatojnė radioaktivitet vdekjeprurės pėr shėndetin e njerėzve. U informuam se kjo situatė nuk ėshtė e panjohur pėr qeverinė e pushtetin vendor. Grupi ynė nuk ishte nė gjendje tė jepte njė mendim tė saktė pėr kėtė gjendje, sepse kjo kėrkon specialistė pėrkatės dhe analiza laboratorike. Por kur u kthyem nė Tiranė kontaktuam me disa gjeologė qė kishin punuar nė galeritė e Nimēės. Ata na thanė se ėshtė e vėrtetė qė kėtu janė hapur disa galeri pėr kėrkimin e uraniumit, por ato u mbyllėn shpejt sepse pėrmbajtja e kėtij minerali ishte e papėrfillshme. Nė mineralet e nxjerra doli se ato kishin pėrmbajtje mė tė lartė plumbi se uraniumi, por dhe helmet e plumbit janė po aq tė rrezikshme sa dhe rrezatimi radioaktiv.
    Banorėt e fshatit na thanė se kėto shpime ishin mbajtur tepėr sekret nga regjimi i kaluar, askush nuk duhet tė bisedonte pėr kėtė ēėshtje. Por asnjė masė mbrojtėse pėr minatorėt e banorėt e fshatit nuk ishte marrė, megjithėse rrezikshmėria e kėtyre mineraleve dihej shumė mirė nga qeveritarėt e asaj kohe.
    Edhe shkolla e femijve ka dalė jashtė pėrdorimit pėr shkak tė rrėshqitjeve tė tokės, kurse mėsimi bėhet nė njė shtėpi private qė nuk ka asnjė kusht pune. Mėsimet zhvillohen nė klasa kolektive. Vetėm rreth 60% e fėmijėve vazhdojnė shkollėn. Kurrfarė kujdesi nuk ėshtė treguar nga organet pėrgjegjėse vendore e qendrore pėr gjendjen. Kuptohet qė braktisja e arsimit lidhet me gjendjen e rėndė ekonomike e shėndetėsore tė banorėve tė fshatit. Mbi bazėn e atyre qė u thanė mė sipėr ėshtė e nevojshme tė bėhen disa pėrfundime e rekomandime pėr ata qė kanė nė dorė tė ndėrhyjnė pėr tė rregulluar gjendjen nė Nimēė.
    Sė pari, ėshtė tepėr urgjente tė analizohet mbi baza shkencore gjendja mjedisore ekologjike e Nimēės dhe fshatrave pėrreth. Kjo duhet tė bėhet nga pushteti vendor, qendror dhe organizmat e tjerė tė shtetit. Nuk duhet tė lihen tė braktisur e tė pasigurt pėr jetėn e tyre kėta banorė tė mrekullueshėm. Sė dyti, duhet menjėherė tė shkojnė nė kėtė zonė specialistė pėr tė analizuar shkallėn e ndotjes sė mjedisit nga rrezatimi radioaktiv ose nga burime tė tjera ndotėse. E vėrteta duhet tė bėhet publike. Ministria e Shėndetėsisė e ka pėr detyrė ta hetojė nė hollėsi kėtė ēėshtje.
    Sė treti, nė zonėn e ish-uzinės sė pėrpunimit tė bakrit nė Gjegjan tė Kukėsit, ka disa qindra apo mijėra ton skorjesh tė mbetura qė nga koha e mėparshme, qė janė shumė tė rrezikshme pėr mjedisin e njeriun, pasi ato merren nga ujėrat e lumit tė Lumės dhe derdhen nė liqenin e Fierzės duke ndotur ujėrat e kėtij liqeni dhe viseve pėrreth. Edhe kjo ėshtė njė ēėshtje qė duhet tė analizohet nga organet pėrkatėse qė tė zbulohet rrezikshmėria e kėtyre mbeturinave ndotėse.
    Sė katėrti, ėshtė tepėr urgjente qė fshati Nimēė me rreth 50 shtėpi, tė shpėrngulet nė mėnyrė tė organizuar nga shteti, pasi terreni ėshtė krejtėsisht i rrezikuar nga rrėshqitjet. Nuk duhet pritur derisa ndonjė ditė i gjithė fshati tė ndodhet poshtė nė lumė, gjė qė do tė sillte viktima tė panumėrta. Sė pesti, pėr vendosjen e fshatit tė ri tė Nimēės mund tė pėrdoren disa qyteza minerale tė braktisura, pasi tė analizohet gjendja mjedisore e tyre. Njė qytezė e tillė mund tė ishte ajo e Kalimashit, ku ka disa godina shumėkatėshe e mjedise tė tjera tė cilat pas rikonstruksionit mund tė shėrbenin pėr strehimin e banorėve. Por kjo varet nė radhė tė parė nga dėshira e vetė banorėve. Ky mendim ėshtė vetėm njė propozim sa pėr tė hapur debatin pėr zgjidhjen e kėtij problemi tė ngutshėm. Sė gjashti, Instituti i Gjeografisė i Akademisė sė Shkencave, por dhe institucione tė tjera, sidomos Ministria e Pushtetit Lokal, Ministria e Mjedisit dhe ajo e Turizmit dhe e Rregullimit tė Territorit, duhet tė merren nė mėnyrė mė tė organizuar me problemet qė shkaktojnė te njerėzit rreziqet e mėdha natyrore (tėrmetet, pėrmbytjet, rrėshqitjet e truallit etj), tė evidentohen zonat dhe fshatrat mė tė rrezikuar, tė klasifikohen ato sipas shkallės sė rrezikshmėrisė dhe mbi kėtė bazė tė pėrcaktohen masat qė duhet tė merren. Komuniteti e shteti nuk duhet tė zihen nė befasi taktike nga rreziqet natyrore.
    U larguam nga Nimēa me njė gjendje ankthi e dėshpėrimi. Kishim lėnė atje njė pjesė tė mendjes e ndjenjave tona. Ishim tė pafuqishėm pėr t'i ndihmuar sadopak banorėt e saj nė pėrballimin e gjendjes sė mjeruar e pa rrugėdalje ku janė. Zbritėm poshtė rrėpirės pėr nė rrugėn automobilistike, ku na priste makina, mė shumė duke u zvarritur, sesa duke ecur, nga frika se mos pėrfundonim nė honet e thella tė pėrroit tė Topojanit. Rrugės pėr nė Kukės, gjatė darkės e natės, gjatė kthimit tė nesėrmen nė Tiranė, por edhe gjatė kėtyre ditėve qė jemi kthyer, nė biseda me shokė e miq, tema e bisedės ka qenė Nimēa e banorėt e saj tė mrekullueshėm, por shumė tė pėrvuajtur..



    ---------------------------



    Tashme kur mblidhen lideret socialiste nuk e therrasin me njeri jatrin me emra..psh o Caco o Nazmi o Gramoz o Limontoz etj..
    por thirren nga sektori qe drejtojne ose thene shqip...nga Trafiku qe zoterojne..
    Tashme ata jane o ti i Naftes..o ti i Miellit..o ti i kafese..o ti i Plehut..o ti i cimentos o ti i cigareve..o ti Birres..

    Shqiperia me shpejtesi u kthye ne vend tipik kapitalist barbar..ku pasuria eshte ne Dore te nji grushti mafiozesh..

    Prandaj dhe ska vend me per fukarenjte..ne Atdheun tone..
    Atyre u eshte dhene i vetmi shanc..nga qeverite KUQ_BLU_KUQE.. Shkoni ne te semes.. ngordhni ne dac maj malesh.. ne dac ne baltra te Bathores ..ne dac me fotoksine..




    .....

  2. #2
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145
    Me vjen shume keq qe keto tema "snobohen" ne pjesen me te madhe te rasteve nga debatuesit e ketij forumi. E pra realitetit therres qe ato na sjellin para syve eshte qindra here me i rendesishem sesa tematikat boshe me ne qender teori te zgjebosura pseudo socio-politiko-ekonomike e me the e te thashe.

    Ne Shqiperi, nga njera ane ka vuajtje e skamje te llojit "Nimce", nga ana tjeter, sic thoshte nje miku im i kthyer pak kohe me pare nga nje vizite ne vendlindje : "... atje nuk flitet per qindra ( Euro e Dollare ), si c'flasim ne, po vetem per transaksione mijerash!!"

    Ne Shqiperi po aplikohet sot kapitalizmi eksperimental i diktuar nga FMN-ja. As qeverite e majta e as te djathtat nuk e kane idene ( ose nuk DUAN t'ja kene!! ) se cdo te thote politike Welfare-i, apo homegjenitet social ( natyrisht jo ai i tipit socialist ). Kapitalizmi shfaqet me fytyren e tij me te eger, ate te luftes per para pa rregulla e pa "levizje te papranueshme".

    Per mendimin tim koha e diskutimit ka perenduar qekuri. Duhet gjetur sa me pare nje menyre per te nderhyre energjkisht e me vepra, JO me fjale, secili sipas mundesive, ne ate fushe te madhe, ku hallet jane mbledhur kapice, qe eshte PROBLEMATIKA SHQIPTARE.

    BA

  3. #3
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621
    PROBLEMATIKA SHQIPTARE.
    Mund ta krahasoj me nje kenete qe ne siperfaqe ka lule dhe zogj te bukur por po u perpoqe te hysh ne brendesi te perpin dhe perfundon nuk dihet se ku.
    Ky nuk eshte kapitalizem por nje shartim i socializmit qe ndertuam per 50 vjet.
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

  4. #4
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    ky nuk eshte as kapitalizem e as socializem se te dyja ndryshojne shume nga gjendja ku ndodhet sot shqiperia.
    nuk na i kane fajin as nano as berisha e as gjinushi e te tjere po jemi ne qe i perkrahim ata plehra qe nga une i pari e deri tek me p. somja qe e mban veten per te moderuar.
    PAUCA SED MATURA

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Edhe nji here per NIMCEN..kte Cernobil-bilush tonin.

    Kur vura titullin.."fiset aborigene"..nuk eshte se dua te tallem me Lumjanet por kur degjon se zona te ndryshme te vendit jane krejt jasht kujdesit e zhvillimeve athere te kujtohen ca fise ne Australi ose Amazone ku ora eshte akoma mesjete.

    Megjithate roli i shtypit eshte i madh..
    Deri diku shpresoj se dicka do levize..

    Ja sot c'thote Shekulli
    ---------------------------------






    ..Specialistėt e Ndėrmarrjes Gjeofizike tė Tiranės.

    Rrezatimi tej normave tė lejuara

    Nimēė: Hyrjet e galerive duhet tė mbyllen me beton

    KUKĖS- Pas 15-vjet braktisjeje, nė fshatin Nimēė janė dukur sė fundi tė njėjtėt specialistė tė Ndėrmarrjes Gjeofizike tė Tiranės tė cilėt kishin drejtuar pėr vite me radhė kėrkimet gjeologjike nė kėtė fshat.
    Njė grup specialistėsh tė kėsaj ndėrmarrjeje, me nė krye inxhinierin Safet Dogjani, kanė inspektuar kėto ditė galeritė e nėntokės nė fshatin Nimēė. Sipas njėrit prej banorėve tė kėtij fshati, qė ka shoqėruar grupin e specialistėve bėhet e ditur se specialistėt kanė kryer matjet e rrezatimeve qė pėrhapen nga galeritė.
    Pas realizimit tė kėtyre matjeve, konkluzioni i specialistėve tė Gjeofizikės ka qenė se rrezatimi radioaktiv nė kėtė fshat ėshtė tej normave tė lejuara. Prandaj ata kanė rekomanduar qė hyrjet e galerive tė bllokohen me beton. Vizita e ekspertėve tė Ndėrmarrjes sė Gjeofizikės, pason atė tė specialistėve tė Akademisė sė Shkencave. Njė grup gjeografėsh tė kėsaj Akademie vizituan para tre javėsh kėtė fshat ku arritėn nė konkluzionin se zona ku ishte vendosur fshati Nimēė ka zhvendosje tektonike, prandaj, sipas gjeografėve, ėshtė e domosdoshme zhvendosja e banorėve tė kėtij fshati. Punimet e kėrkimit nė galerinė e fshatit Nimēė kanė filluar nė
    vitin 1970 pėr t’u ndėrprerė pas 17-vjetėsh. Nė kėto galeri janė kryer kėrkime pėr mineralin e rrallė tė
    uraniumit, por edhe tė kobaltit radioaktiv.
    Fillimisht kėrkimet janė drejtuar nga Shėrbimi Gjeologjik i
    rrethit tė Kukėsit me njė grup specialistėsh kinezė.
    Pas vitit 1973 punimet janė drejtuar nga ndėrmarrja
    Gjeofizike e Tiranės me tė cilėn specialistėt nga Kina kanė bashkėpunuar deri nė vitin 1980. Qė nga ajo
    periudhė deri nė vitin 1987-tė, ndėrmarrja Gjeofizike e Tiranės dhe specialistėt shqiptarė tė kėsaj ndėrmarrjeje kanė qenė tė vetmit nė kėrkimin e uraniumit nė galeri tė Nimēės. Nė vitin 1987-tė, sektori i kėrkimeve ėshtė mbyllur, ku ish-punėtorėt e kėtij sektori deklarojnė se arsyeja e mbylljes ishte se nė Shqipėri nuk kishte teknologji pėr pėrpunimin e mineralit qė nxirrej nė Nimēė.

    Puna nė galeri tė Nimēes ka lėnė pasoja tė rėnda shėndetėsore tek vetė punėtorėt, por edhe tek pasardhėsit e tyre.
    Mbi 90% e personave qė kanė punuar nė galeritė e Nimēes nuk kanė jetuar mė shumė se 48-52 vjet. Ndėrkohė qė shumė prej punėtorėve tė kėtyre galerive u kanė vdekur 3-10 fėmijė tė cilėt nuk kanė jetuar mė shumė se njė vit.

    Bashkim Shala


    ------------

    Foshnjat qėndrojnė nė dhomė nė temperaturėn 17 gradė celcius, ndėrsa ajo duhet tė jetė 28 gradė

    Tė porsalindurit rrezikojnė bronkopneumoninė

    BERAT- Foshnjet e sapolindura nė maternitetin e Beratit rrezikojnė tė sėmuren me bronkopneumoni, po ashtu dhe nėnat e tyre, pasi nė kėtė spital mungon ngrohja. Nė maternitetin e Beratit mungon ngrohja
    Materniteti nė krizė pėr ngrohje.
    Edhe pse kaldaja ėshtė rikonstruktuar 3 herė ajo nuk funksionon normalisht, pohojnė pėr gazetėn infermieret e maternitetit. Nuk dimė nėse ka solar, por dimė se materniteti punon nė kushte tė vėshtira, thotė njė nga punonjėset e cila nuk do tė identifikohet. Mjeku i rojes, Kozma Brisku, thotė se sipas ligjit ngrohja duhet tė kishte filluar nė 15 tetor. Sipas Briskut, foshnjat e porsalindura qėndrojnė nė dhomėn e lindjes nė temperaturėn 17 gradė celcius ndėrsa ngrohja specifike duhej tė ishte 28 gradė. Temperatura aktuale duhet tė rritet urgjentisht sepse rrezikon shėndetin e foshnjave dhe tė nėnave qė lėvizin nga dhoma nė dhomė pėr tė ushqyer fėmijėt, shton mjeku. Ky ėshtė i vetmi spital obstetrik- gjinekologjik rajonal pėr rrethet Skrapar, Kuēovė, Berat ndaj thonė mjekėt duhen marrė masa urgjente pėr normalizimin e ngrohjes. Materniteti i Beratit aktualisht me 70 shtretėr e 2 salla operacioni, ka mungesė pajisjesh dhe aparaturash tė reja, ndėrkohė qė aty lindin ēdo vit jo mė pak se 1200 foshnja.
    Prej dy ditėsh njė elektromotor i kaldajės ka dalė jashtė pėrdorimit dhe po pritet riparimi, thonė mjekėt e turnit tė natės qė e kalojnė natėn me batanije mbi supe. Drejtori i maternitetit, Dhimo Bojaxhiu, thotė se ngrohja ka filluar nė kohė dhe po marrim masa pėr ruajtjen e temperaturės normale nė ēdo mjedis tė spitalit, i cili ėshtė nė kushte tė mira teknike.

    S.Gozhita.

  6. #6
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145
    Krahasimi i Nimces me "tribute" e Australise nuk eshte i mjaftueshem. Nimca eshte shume me teper. Ajo eshte e denje te klasifikohet ne te njejtin rang me fshatra si ai i themeluar nga Buendiat e imagjinates pjellore te Markezit ne "100 vjet vetmi".

    Lexova kete shkrimin e dyte te "Shekullit". Pas grupit te Akademikeve Gjeologe qe u shpreh: "Ikni se po ju rreshket toka nen kembe o te zes!" mbiu ne Nimce grupi i dyte, ai "uritheve radioaktive". Shpalles gjemash edhe keta : "te mbyllen galerite me beton" etj etj.

    Po te isha une Kadareja, sapo te lexoja keto shkrime do shperngulesha me gjithe makine shkrimi ( apo laptop ) nga Tirana direkt ne Lume.

    Nimca e vdekjes mban era Pavdekesi!

    BA

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli

    ------------------


    Vizitė nė fshatin ngjitur me uzinėn e naftės sė Ballshit, ku njerėzve u vjen era naftė dhe thithin avujt e hidrokarbureve

    Lavdan, aty ku sėmundjet shkaktohen nga ndotja

    Banorėt vuajnė nga dhimbja e kokės, debulesa si dhe tumoret e ndryshme. Pemėt nuk prodhojnė kokrra prej vitesh

    Nga tė dėrguarit tanė

    Aleksandra Bogdani
    Vladimir Muēaj

    BALLSH- Avujt e naftės dhe gazeve tė hidrokarbureve pėrhapen si njė re e zezė, mbi uzinėn e Ballshit dhe zonat e banuara pėrreth saj.
    Era e padurueshme tė shoqėron pėrgjatė gjithė rrugės qė tė ēon nė fshatin Lavdan .
    Ky fshat, i ndėrtuar vetėm 1 kilometėr larg uzinės sė Ballshit, vuan pasojat mė tė rėnda tė ndotjes sė mjedisit. Nuk ka shtėpi nė Lavdan qė tė mos ketė njerėz tė sėmurė, qė vuajnė nga sėmundjet nė mushkėri, nga debulesa apo tumoret nė organe tė ndryshme tė trupit. Tė moshuarit dhe fėmijėt janė mėsuar tė jetojnė mes tymrave tė helmėta dhe zhurmės qė shkakton uzina nė ditėt e saj tė punės. Ndėrsa pjesa mė e madhe e tė rinjve janė larguar nga fshati, pėr tė punuar jashtė shtetit. Nė njėrėn prej rrugicave tė gurta takojmė Lavdimin, njė djalė 23- vjeēar i cili sapo ėshtė kthyer nga Greqia. “Nuk po mėsohem dot me ajrin e ndotur dhe me erėn e naftės, megjithėse kam disa ditė qė kam ardhur nė shtėpi”,-thotė ai pėr “Shekullin”.
    Emigranti na tregon se ėshtė e pamundur jetesa nė kėtė fshat, ku pjesa mė e madhe e banorėve janė tė sėmurė nga helmet nė gjak.

    Ndotja

    “Kur zgjohemi nė mėngjes, oborri ėshtė i mbuluar nga njė shtresė e zezė pluhuri”,-thotė djali 23 vjeēar, i cili po pret ditėn pėr t’u nisur pėrsėri nė Greqi. Ai shton se ndotja vihet re edhe nga rrobat e nderura pėr t’u tharė, tė cilat nxihen nė tel. Ndėrsa pemėt e ullirit, kanė vite qė nuk prodhojnė mė kokrra.
    Banorėt tregojnė se kanė vite tė tėra qė nuk marrin prodhime nga pemėt apo edhe nga bimėt e kultivuara nė arė, tė cilat thahen pa u rritur ende. Ndėrsa bagėtitė mbahen nė kėmbė me ilaēe tė shumta, pėr tė mos ngordhur. “Kėtu nuk ka shtėpi ku njerėzit tė mos ankohen pėr sėmundje tė ndryshme, tė cilat shkaktohen nga ndotjet e uzinės”,-na thotė Lavdimi, i cili shton se kur uzina ėshtė nė punė, jeta ėshtė e papėrballueshme nė fshatin e tij tė lindjes.
    Varfėria
    Ecim disa metra mė tutje dhe ndalojmė pėrpara njė porte tė shkatėrruar, ku ėshtė duke punuar njė burrė rreth tė 50-tave. Ibrahim Bajrami , njė tjetėr banor i Lavdanit na fton nė banesėn e tij. Gjendja e mjerueshme ekonomike tė bie nė sy sapo shkel nė pragun e kėsaj shtėpie, ku jetojnė tre fėmijėt e Ibrahimit dhe bashkėshortja e tij, Liljana. Kur i pyesim pėr shėndetin, burrė e grua na thonė se pamja e jashtme nuk tregon saktėsisht vuajtjet e tyre. “Fėmijėt tanė janė tė verdhė nė fytyrė dhe tė dobėt. Ata kanė kaluar disa herė gripin, gjatė kėtij viti pa ilaēe”,-thotė Liljana Bajrami. Ajo tregon se nuk kanė bėrė vizita dhe kontrolle nė spital, pasi nuk kanė para. Megjithatė, gruaja e shtėpisė thotė se nė kėtė fshat ėshtė e vėshtirė jetesa. Toka nuk prodhon pothuajse asgjė ndėrsa pemėt janė duke u tharė, pėr shkak tė helmeve qė shpėrndahen nga uzina e Naftės. Bashkėshorti i saj, Ibrahimi shton se shenjat e sėmundjes sė shkaktuar nga fenoli nė gjak, janė mė tė dukshme tek vėllai i tij, i cili ka punuar pėr disa kohė nė uzinėn e Naftės sė Ballshit.
    Sėmundjet
    Nė familjen e Ibrahim Bajramit mėsojmė se pjesa mė e madhe e banorėve vuajnė nga sėmundje tė shkaktuara nga ndotja e mjedisit. Ata ankohen nga dhimbja e vazhdueshme e kokės, nga veshkat, nuk janė tė fuqishėm pėr tė punuar si dhe probleme tė tjera, tė cilat shkaktohen nga trashja e gjakut. Ndėrsa nė kėtė familje mėsojmė se nė kėtė fshat janė shtuar rastet e tumoreve nė organe tė ndryshme tė trupit. Tė gjitha kėto shqetėsime, banorėt e fshatit Lavdan i lidhin me tymnajėn e zezė, qė ngrihet fillimisht mbi uzinė dhe shpėrndahet nė Ballsh dhe nė fshatrat pėrreth. Njė pjesė e banorėve tė fshatit Lavdan kanė kartelat e tyre mjekėsore nė spitalin e Ballshit, ku kryejnė vizita pėr gjendjen e tyre shėndetėsore. Megjithatė mėsojmė se ka familje tė tėra nė kėtė fshat, tė cilėt nuk i “bien nga pas” shėndetit, pasi nuk kanė tė ardhura tė mjaftueshme. Disa nga burrat qė kanė mbetur nė fshat punojnė nė Uzinėn e Naftės ndėrsa pjesa tjetėr mundohen tė mbijetojnė me punėt nė bujqėsi. Fshati mė i afėrt me qytetin e Ballshit popullohet vetėm nga fėmijėt dhe pleqtė. Tė paktė janė burrat qė kanė mbetur nė shtėpitė e tyre. Ndėrsa pjesa mė e madhe e tė rinjve i ka kthyer sytė nga emigracioni. Banorėt tregojnė se nė kėtė fshat nuk ka asnjė shpresė pėr tė jetuar. Uzina , dikur shpresė pėr Ballshin dhe rrethinat e tij, tashmė ėshtė kthyer nė njė gjigant qė prodhon sėmundje pa fund pėr banorėt. Ndėrsa puna nė bujqėsi ėshtė njė mundim i kotė pėr kėta banorė, pasi asnjė bimė nuk i mbijeton dot tharjes. Pėr tė rinjtė ka mbetur vetėm njė rrugė, emigracioni. Tė moshuarve, qė lėngojnė nga sėmundje pa fund nuk u mbetet asnjė rrugė tjetėr pėrveēse tė jetojnė mes gazeve tė helmėta tė uzinės sė naftės.


    shekulli


    ----------


    Nje Zgjidhje nga une...per keta katundaret me partishmeri te larte ne PS dhe ndotshmeri te larte ne ajrin qe thithin cdo dite..

    Keta duhen trannsferuar si Fshat.

    Ku ti coje Qeveria keta...

    Me qe keta e japin Voten KAC ISlamit me si Mbillur..athere nje nga Gratacielat qe kane ndertuar Shoket e Kac Islamit tu a japin ketyre fukarenjve..

    se dhe Naften qe ka nxjerre mallakastra tash 50 vjet e kane perdorur bijte me benza qe ka pasur Mallakastra e Illi Bufit dhe Kac kafke thyersit.

    Sa te urte jane.. nuku ja prishin qetesine shokve lart..

  8. #8
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Vuajtja nuk njeh kufi...... per mua kjo eshte nje nga tema me rrenqethese qe kam hasur ne kete forum. Dhe akoma me te rende e ben situaten fakti qe nje drame e tille, kalon pa asnje lloj reflektimi ne mjedisin politik...ketu nuk i referohem penalizimit, por debatit per ti dhene nje zgjidhje sa me te shpejte dhe radikale problemit. Nese sa eshte shkruar me siper per punetoret apo banoret e fshatit ne fjale eshte e vertete.....shteti duhet te shkunde xhepat vullnetarisht apo i detyruar nga gjykata per t'iu dhene shtepi jo ne Kalibash por ne Tirane....si dhe t'iu siguroje cdo lloj lehtesie tjeter jetese. Nese kjo histori do te kish nodhur ne pjesen derrmuese te vendeve ku ne emigrojme ne rastin me te mire kur asnje pergjgjes nuk do te perfundonte ne burg...shteti do te kish qene i detyruar te derdhte miliona dollare demshperblime per ata te cileve me mizorine apo indiferncen e vet iu ka marre jeten...................... Per mua banoret e zones duhet te fillojne menjehere nje proces gjyqesor kunder shtetit.

  9. #9
    alvi
    i/e ftuar
    Vertet, c'eshte bere per te permiresuar kushtet e jeteses te ketyre Shqiptareve qe nga 92 e deri me sot?

  10. #10
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Alvi me shtet nuk nenkuptoj qeverine por shoqerine.

  11. #11
    alvi
    i/e ftuar
    As une Orku, nuk ta kisha me te futme per zotin.
    Zgjodha 92 pasi para saj dihet si ishin punet.
    Shteti te kishte "ne patronazh" ta hudhte i cop buk, pas 92 kane ndryshu gjonat.
    Flmnd per mirekuptimin!

  12. #12
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Aty Ballshi eshte peribret te zotit

    Per mendimin time si PD dhe PS te dyja katran me boje
    nga 92 qyteti i ballshit te qelbon era gas kurse ai fshati duhet te jete lemeri. Zoti ti ruaj keta fshatar te mjere se dhe toka nuk ju dheka prodhim gjynah

    Dikush thote qe qeveria ashtu dhe qeveria keshtu
    Injifni politbismenat tane ku duan tja dine ata per ate fshat
    un them se fshataret kane frik te ankohen se i pushojn nga puna
    keshu qe lumanet nuk behet llaf ta shqepin gojen
    politbismenat shqiptare jane ujqer te heqin kafken e kokes per $$$$ kame qene shpesh here ne Ballesh si ne kohen e merhumit dhe tani ne kohen e ujqerve
    ambienti ka qene mire po tani keto 10-12 vjete sa vin dhe behet me i renduar kush e di c'fare lendesh djegse perdorin UJQRIT
    bile bile politikanet tane po ta lexojne kete teme do thone pir-dhni ju se liroheni mjere populli i shkret
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •