Nuk po flas per ate karton me ngjyra te ndryshme por per njerez ...
E vetmja udhe qe i çonte njerezit e vendit tone drejt kurbetit si fillim ka qene nje vize e marre prej nje ambasade ose per te studiuar.
Shume prej tyre mbasi kane arritur ne shtetin e deshiruar,kane qendruar per te bere dokumentat,qofte si "aziliane politike","ekonomike","territoriale",etj...Dhe ne rast te mohimit te njeres prej tyre e vetmja "rrugezgjidhje" per te mos u kthyer ne Shqiperi ka qene martesa me nje te huaj.
Duke pare nje dyndje te madhe drejt botes prej shqiptareve dhe mosrespektim te vizave,amabasadat filluan shtrengimin e tyre dhe aq me teper te tregohen teper ekzigjente ne dokumentat e kerkuara.Nje vendim i marre nga te gjitha shtetet Evropiane.
Por duhet te pranojme qe jemi nje popull shume "i zgjuar"!Sidomos kjo rinia e sotme..
Diçka shume e menduar dhe e thurur me intrige nga shume njerez qe jetojne ne Shqiperi.Me beri pershypje veren qe kaloj diçka!
Kam hyre neper shume salla interneti dhe degjoja meshkujt qe i thonin njeri tjetrit..."Ej kam kapur njonen ne Amerike,ose France,ose Angli,Itali,SPanje,Gjermani!""I kam te siguruara te gjitha dhe ikjen dhe leket.
Le te ishte femra me e madhe,me femije dhe e ndare,le te ishte e shemtuar,aq me mire po te ishte dhe e bukur,por vetem te iknin nga shteti i tyre,vetem me kete qellim luanin Romeon para nje ekrani pc me anen e msn,kamerave dhe sms-ve!
Dhe kam menduar....."Perse nuk na shikojne si njerez","Perse nuk na shikojne per ate qe ne vlejme"?
Perse nuk na shikojne per ate qe ne mund te japim?
Perse nuk vleresojne ate qe bejme per ta?!
Mos valle kujtojne se ne nuk jemi te zonjat te lidhemi me meshkuj jashte shtetit?
Mos valle deshiren tone per te qene me nje shqiptar e marrin per dobesi dhe vetem na shikojne si pashaporte perendimi?
Ku eshte dashuria valle?
Perse duhet te na mashtrojne?
Perse ne femrat qe jetojme jashte jemi bere thjesht "pashaporta",perse u kthyem ne te tilla?!
Faji i kujt....?!
Ju lutem jepni mendimin tuaj.
Krijoni Kontakt