Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Punonjesit Greviste te Gerdecit Perfundojne ne Spital

    www.balkanweb.com

    Pėrfundojnė nė spital nė gjendje tė rėndė
    grevistėt e Gėrdecit. Sot dita e 9-tė


    • Teksa kanė hyrė nė ditėn e nėntė tė grevės, shtatė
    ish-punėtorėt e fabrikės sė Gėrdecit janė dėrguar me urgjencė
    nė spital pasi gjendja e tyre shėndetėsore paraqitet e rėndė.
    Sipas burimeve mėsohet se tre prej grevistėve ndodhen nė
    repartin e infektivit gjendje kritike si pasojė e ditėve tė
    grevės sė urisė. Sipas mjekut tė ambulancės sė Vorės grevistėt
    duhej tė dėrgoheshin menjėherė nė urgjencė pėr tė shmangur
    komplikacione edhe mė tė mėdha.



    Kreu i Shoqatės sė Grevistėve, Gjoni: Qeveria indiferente pėr situatėn e grevės

    Ora 19:00 - Kryetari i Shoqatės sė Grevistėve Gėzim Gjoni ka
    reaguar pas shtrimit tė spital tė shtatė ish-punėtorėve tė
    Gėrdecit. Nė njė deklaratė pėr “News24”, Gjoni ka deklaruar se
    asnjė pjesėtarė nga qeveria nuk ėshtė shqetėsuar pėr situatėn
    e ndodhur dhe as pėr nėntė ditė grevė tė kėtyre personave.
    Gėzim Gjoni ka deklaruar se janė bėrė dy takime nga
    pėrfaqėsues tė Bashkisė sė Vorės por jo nga shteti i cili
    duhej tė kishte dėrguar pėrfaqėsuesit e tij pasi ėshtė palė
    direkte e problemit. Grevistėt ia kanė drejtuar kėrkesėn e
    tyre shtetit dhe qeverisė dhe ajo duhej tė ulej nė bisedime,
    gjė e cila sipas Gjonit nuk ėshtė realizuar deri mė sot.

    Mjeku i ambulancės sė Vorės: Grevistėt duheshin dėrguar
    menjėherė nė spital

    Ora 18:40 - Mjeku i ambulancės sė Vorės ka qėnė ai i cili ka
    evidentuar gjendjen tepėr tė rėnduar tė grevistėve tė
    ish-punėtorėve tė Gėrdecit. Mjeku Bedri Zela ka deklaruar pėr
    televizionin e “News24” se gjatė kontrollit tė grevistėve tė
    shtatė ish-punėtorėt e Gėrdecit kanė shfaqur shenja
    pėrkeqėsimi por nė gjendje tepėr kritike janė paraqitur
    Pėllumb Sula, Andi Belli dhe Adriatik Spahiu tė cilėt janė
    dėrguar me urgjencė nė repartin e infektivit nė QSUT. Ndėrkohė
    sipas mjekut tė ambulancės sė Vorės nė gjendje tė rėndė
    shėndetėsore janė paraqitur edhe katėr grevistėt e tjerė tė
    cilėt janė dėrguar nė spitalin numėr.1. Mjeku Bedri Zela ka
    shpjeguar se shenjat e tyre kanė qenė dhimbje koke, dobėsi tė
    pėrgjithshme, rėnie tė tensionit dhe komplikacione tė tjera
    janė evidentuar tek grevistėt tė cilet pėr tė parandaluar njė
    pėrkeqėsim tė mundshėm janė dėrguar me urgjencė nė spital.

    Pėrfundojnė nė spital nė gjendje tė rėndė grevistėt e
    Gėrdecit. Sot dita e 9-tė

    Ora 17:40 - Nė ditėn e nėntė tė grevės ish-punėtorėt e
    Gėrdecit kanė pėrfunduar nė spital pasi gjendja e tyre
    shėndetėsore paraqitet tejet e rėnduar. Lajmi ėshtė bėrė i
    ditur nė orėt e pasdites kur tė shtatė grevistėt janė dėrguar
    me urgjencė nė spital pėr tė marrė ndihmėn mjekėsore. Sipas
    burimeve nga spitali i QSUT-sė bėhet e ditur se tre prej
    grevistėve tė cilėt ndodhen nė repartin e infektivit janė nė
    gjendje tepėr kritike pėr jetėn dhe bluzat e bardha po
    ndihmojnė nė kapėrcimin e situatės.
    Shtatė ish-punėtorėt e Gėrdecit kanė hyrė qysh nėntė ditė mė
    parė nė grevėn e urisė nė shenjė proteste ndaj qeverisė.
    Kėrkesat e punėtorėve tė ish fabrikės sė demontimit Alba-Demil
    nė Gėrdec shpėrthimi i sė cilės shkaktoi 26 tė vdekur, 300 tė
    plagosur dhe qindra banesa tė dėmtuara janė 400 mijė lekė
    dėmshpėrblim, lidhje pensioni pėr familjet e punėtorėve tė
    vrarė, dhėnia e 150 000 mijė lekėve si dėmshpėrblim pėr tė
    plagosurit e shpėrthimit dhe njė vit asistencė.
    Ndėrkohė qė ditėn e djeshme njė numėr i madh ish-punėtorėsh tė
    fabrikės sė Gėrdecit kanė protestuar pėrpara kryeministrisė nė
    mbėshtetje tė kolegėve tė tyre grevistė. Ata kanė hedhur
    parulla kundėr qeverisė dhe kanė kėrkuar qė tė plotėsohen
    kėrkesat e punėtorėve, por edhe sot asnjė pėrgjigje apo reagim
    nuk ėshtė dhėnė nga ana e kryeministrit Sali Berisha.
    (A.S/Balkanweb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ku e rruan Saliu per te gjoret e Gerdecit. E kur ka menduar vrasesi per te vrarin qe te mendoje kete here

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne shtabin qe nxit keta grevistet te bejne lajm per llogari te topchanellit e te bollin malltezes.. se edvin gjinush metes.. jan me siguri dhe vrasesit e vertete.. ata qe e dogjen gerdécin..
    grevistet e gerdecit jane vegla te mafies..

    po perse mafia e piketoj gerdecin nja 1 vit para se ta eksplodoje..

    varianti i konsumuar me 97-ten nga po kjo mafie.. ju refuzua nga ish ambasadorja amerikane marsi ris.. keshtu qe mafia vrau mendjen qe te gjeje nje menyre tjetr per 97 tip i ri..

    dhe e gjeti..
    deliun e jorgjise e kishin te vetin e i dhane dhe truall per pallate ne tirane.. qe te blejne nga ai krejt muhabetet gerdecore..
    po ashtu vegla te bindura kjo mafie ka dhe ne ministri te mediut.. ushtarake qe jan gati te tregojne si tenente gurabardhi se ku duhet vendosur "eshka"..

    ate dite qe plasi gerdeci.. ishte krejt e pergatitur kupola roze dhe vegla e saje topi i tanit te chanellit..

    cdo lajm qe vjen tash nga gerdeci.. tregon me se miri se kush perfitoj nga gerdeci dhe se kush eshte ne shtabin qe piketoj e organizoj "eshken" ndezese.. sipas parimeve guerile.. qe i ka per zanat mafia miljardere enveriste ne seli roze..

    grevistet e gerdecit jane caush arapet e Ps-se dhe trojkes.. meto gjinush ceko milove..

    thx dusiv ..qe na skjaron planet..
    na sill cdo dite lajme nga kupola..

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    brarishka,

    lajmet nga mafja une i mar prej teje ... je koka e gjarprit

    postimi i mesiperm eshte publik, me adrese ...

    grykesia shtazarake e juaja solli gerdecin ... ka per autore ty familiarisht, mediun, e qehallare te tjere ...

    greva te tremb shume, se te inkriminon drejtperdrejt ...

    ashtu si perfitove nga "situata" e greves se urise se studenteve 17 vite me pare, me dhe uzurpove pd-ne, ashtu mund ta gjesh edhe fundin tend ...

    trembesh si djalli prej temjanit ...

    mos zbulova gje ndonje sekret te mafjes????

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-12-2007
    Postime
    110
    Ti Brari qenke i thekur per salen, po si sala dhe edi jam k...a qe se ruajn per ty e per asnji njeri te popullit. Ata shikojne vetem xhepin e tyre. Zbrip pak ne toke dhe shikoj me hapur gjerat, shikoj si nji pjestar i popullit, dhe jo si partiak i thekur.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    20-05-2005
    Postime
    153
    Sa keq i vjen serbeve per nje shqiptar kaq e vjen Sali EnverRamizJanullatosMilloshevic Berishes.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    20-05-2005
    Postime
    153
    Sa i pafytyre mund te jete i pafytyri Berisha?

    I pafytyri, do te ngreje obelisk ne qender te Tiranes ne perkujtim te viktimave te komunizmit. Por sa i pafytyre mund te jete i pafytyri?
    Pas 25 vjete antarsie aktive si komunist me teser dhe sekretar i organizatave te PPSH qe percaktonin fatin (jete e vdejkjen) e viktimave te asaj periudhe, i pafytyri na flete per obelisqe. Por sa i pafytyre munde te jete i pafytyri?
    Pasi e vune te bente rolin e “disidentit” me shkrimet ne “Zerin e Popullit”, i pafytyri kandidoi ne favor te PPSH. Sa i pafytyre eshte i pafytyri?
    Pas asaj, i pafytyri mori urdher te kapte kreun e PD-se. Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri?
    “Bashkefajtor dhe bashkevuajtes”; na tha i pafytyri duke barazuar xhelatin (veten e tij) me viktimen dhe tani pranon se ka pasur viktima, por pa fajtor!!! Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri?
    Pasi i zhdepi ne dru viktimat e komunizmit (ish te perndjekurit) qe protestonin ne menyre paqesore dhe demokratike ne favor te te drejtave te tyre, i pafytyri na flet per padrejtesite qe i jane bere atyre! Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri?
    E ndersa ja premtoi pronen ish pronareve, asnje kacidhe nuk ja ktheu. Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri?
    E ndersa e deboi nga Atdheu dhe i vodhi votat Leka Zogut tani i uron ditelindjen. Sa i pafytyre mund te jete i pafytyri?
    Pasi u perpoq te likujdonte politikisht Azem Hajdarin, i pafytyri na e cileson ate si “Hero te Demokracise”. Sa i pafytyre mund te jete i pafytyri?
    E instaloi Janullatosin ne krye te Kishes Autoqefale Shqiptare dhe ketej morri “zvarre” priftin grek ne Gjirokaster. Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri?
    E ndersa e shpalli person te padeshirueshem Nikon, tani merr urdhra prej tij. Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri?
    E ndersa do te ndertonte obelisk ne kujtim te Camerise martire ndertoi ne territorin shqiptar mauzelumin e ushtareve grek. Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri?
    E ndersa na fliste per fjalen e lire, rrihte dhe gjakoste gazetar, digjte redaksi gazetash. Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri?
    E ndersa instaloi ne Shqiperi kulturen e korrupsionit tani po na e “lufton” ate. Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri?
    E ndersa vete e vendosi keshilltarin e tij Kryeprokuror dhe tani po na e sulmon. Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri?
    E ndersa na e futi Nanon ne burg per vjedhje, pastaj e mohoi dhe kerkoj edhe falje. Sa i pafytyre mund te jete i pafytyri?
    Pas asaj, na e akuzoi ate, Nanon, per korrupsion dhe te lidhur me krimin dhe me pas i dha amnisti personale. Sa i pafytyre mund te jete i pafytyri?
    E ndersa hiqet si dashamires i shqiptareve te Kosoves, pavaresine do qe t’ja japi me pikatore. Sa i pafytyre mund te jete i pafytyri?
    E ndersa deklaron se nuk kish djeni per Gerdecin, bisnesin e kontrabandeve te armeve drejt Afganistanit e kontrollonte djali dhe baxhanaku i tij. Sa i pafytyre eshte i pafytyri?



    Vertet, sa i pafytyre mund te jete i pafytyri?

    Petrit Kola
    pojofree@yahoo.com

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    20-05-2005
    Postime
    153

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Edhe ndonje tjeter duhet te futet ne grev urie per te kerkuar nje te drejte te pamohueshme,qe eshte ajo e kerkimit te trurit.

    Jam solidal me grevistet,dhe me familjaret e viktimave.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    rd

    --

    Nga tetė personat qė kanė hyrė nė grevė, vetėm njėri ka qenė punėtor nė fabrikėn e demontimit


    Mashtrimi me Gėrdecin, tėrhoqi 37.1 milion lekė dhe u fut nė grevė urie


    Njė prej grevistėve tė urisė nė Vorė, Albin Nexhaj ka tėrhequr nga shteti shumėn e 37.1 milionė lekėve pėr tė cilėn ka rėnė tėrėsisht dakort dhe ka firmosur nė Bashkinė e Vorės dhe mė pas ėshtė futur nė grevėn e urisė duke deklaruar se nuk ka pėrfituar asgjė nga dėmi i pėsuar nga shpėrthimi nė Gėrdec.

    Nga dokumentat qė disponon Bashkia Vorė rezulton se, vetėm njė grevist ka qenė punėtor nė fabrikėn e demontimit nė Gėrdec. Nga 8 grevistė qė janė aktualisht, vetėm 4 janė banorė tė Bashkisė Vorė. Kryetari i shoqatės "punėtorėt e Gėrdecit", Andi Belliu, rezulton se ka qenė nė SHBA, deri nė muajin janar tė kėtij viti. Mė pas, ai ka ardhur nė Shqipėri dhe nuk ka punuar asnjė ditė nė fabrikėn e demontimit nė Gėrdec. Madje, ai as nuk e ka ditur se nė Gėrdec ka pasur fabrikė demontimi, nuk ka qenė me asnjė protestė qė banorėt kanė zhvilluar, pranė Bashkisė. Kjo ėshtė vėrtetuar dhe nga punonjėsit e tjerė, si dhe nga dokumentacioni pėrkatės i firmės. "Aludimet qė kanė dalė nė media nuk janė tė vėrteta", shprehet njė banor pranė vilės tė grevistėve. "Tė gjithė ata nuk kanė qenė punėtorė nė fabrikė, po tė kenė qenė kanė dokumente qė e vėrtetojnė", shprehet njė ish-punėtor nė fabrikėn e Gėrdecit. Ai tha se, nė fabrikė ku merrnin rrogat ka pasur njė bordero dhe rroga jepej me faturė, por ata nuk figurojnė gjėkundi me pėrjashtim tė njėrit. Ish-punėtori nuk pranoi tė identifikohej, por pranoi se gjatė periudhės qė ka punuar asnjėrin prej tyre nuk e ka pasur koleg. Grevistėt, sipas shefit tė kabinetit pranė Bashkisė Vorė, Subi Pėrzhilla, janė shpėrblyer sipas premtimeve tė dhėna nga qeveria dhe Bashkia. Tė gjithė punėtorėt kanė marrė shumėn prej 1 milion lekė tė vjetra tė akorduar nga qeveria. Tė gjithė ata qė kanė humbur jetėn nė aksidentin teknologjik kanė marrė shumėn prej 20 milion lekėsh tė vjetra pėr person. Shpėrndarja e tyre ėshtė bėrė sipas Pėrzhillės kohė mė parė. Ai pohoi se, shumica prej grevistėve nuk janė banorė tė Bashkisė Vorė. Njė nga pikat qė grevistėt ia kanė dėrguar qeverisė ėshtė dhe pagimi i siguracionit siē ishte rėnė nė ujdi me firmėn "Albademil". Punėtorėt e fabrikės sipas vendimit numėr 348, datė 1.4.2008 thuhet: dhėnie e njė ndihme tė menjėhershme financiare, nė masėn 50.000 lekė tė reja pėr ēdo punėtor, i cili mė 15 Mars 2008, datė kur ndodhi aksidenti teknologjik, ka qenė i pranishėm nė fabrikėn e ēmontimit tė municioneve nė Gėrdec. Po kėshtu, me njė vendim dhe njė urdhėr tjetėr, Ministria e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe e Shanceve tė Barabarta, i ka akorduar Bashkisė Vorė, nė degėn e Thesarit nė Tiranė fondin nė masėn 6.950.000 lekė. Ky fond ėshtė dhėnė nė kodin e Bashkisė Vorė nr. 2165001, Art. 604.01. "Transferim tek organet e Pushtetit Vendor". Ky fond tė pėrdoret si ndihmė pėr tė financuar punonjėsit qė kanė qenė tė pranishėm mė datė 15.3.2008 nė fabrikėn e demontimit nė Gėrdec. Masa e ndihmės pėr njeri ėshtė 50.000 lekė tė reja pėr person. Nė bazė tė kėtyre urdhėrave tė nxjerra nga institucionet qeveritare, ēdo punėtor e ka pėrfituar shumėn qė ka rėnė dakord me autoritetet dhe kreun e ekzekutivit. Nga 37 persona qė kanė firmosur peticionin pėr tė hyrė nė grevė urie pėr plotėsimin e kėrkesave, pas arsyetimit dhe bindjes sė tyre pėr kėrkesat absurde 29 firmėtarė janė tėrhequr, dhe nė grevė kanė hyrė vetėm 8 persona, qė kanė vetėm probleme periferike me shpėrthimin teknologjik tė Gėrdecit.


    Bashkia Vorė: Asnjė nga grevistėt nuk ka para pa marrė


    Nga zyrat e Financės pranė Bashkisė Vorė na u konfirmua se asnjė prej grevistėve nuk ka para pa marrė, nga ato qė ka premtuar kryeministri dhe kryebashkiaku i Vorės.

    Adriatik Fiqiri Spahiu, grevist dhe anėtar i Shoqatės punėtorėt e Gėrdecit, ka marrė nga filiali i Financės pranė Bashkisė Vorė shumėn qė vetė ai ka rėnė dakord me grupet e vlerėsimit. Fiqiri Gani Spahiu, ka marrė 12 milion lekė pėr dėme nė ndėrtime. Kurse nė njerėz nuk ka pasuar asnjė dėm, dhe nuk rezulton punėtor nė fabrikėn e demontimit nė Gėrdec. Albin Nexhaj grevist, ka marrė nė emėr tė tė ėmės shumėn prej 37.1 milion lekė. Kjo shumė ėshtė tėrhequr sipas zyrės sė Financave pranė Bashkisė Vorė pak kohė mė parė me akordin e arritur midis grupit tė rivlerėsimit dhe familjarėve tė tij. Hajdar Halili, ka marrė nė emėr tė tė atit shumėn prej 4 milionėsh. Dhe kjo shumė ėshtė marrė me konsensus nga i dėmtuari dhe grupi i ekspertėve. Burime nga Bashkia Vorė bėnė tė ditur, se asnjė nga grevistėt nuk ėshtė trajtuar me indiferencė, pėrkundrazi tė gjithė premtimet i janė dhėnė konform afatit kohor tė premtuar nga qeveria. Ndėrsa, procesi i dėmshpėrblimeve i shtėpive ka mbaruar vetėm pak ditė mė parė. Grevistėt i kanė marrė tė gjithė lekėt nė afatet kohore dhe mė herėt.


    Grevistėt nuk rezultojnė nė asnjė listė


    Grevistėt kanė pohuar se nuk kanė kėrkuar asnjėherė paratė e dėmshpėrblimit pėr shtėpitė apo pėr dėmet materiale, pasi ata i kanė marrė. Vetė kryetari i grevės ka pohuar se, mediat e kanė politizuar mė shumė seē duhet kėtė problem, pasi ai personalisht nuk ka thėnė asnjėherė se qeveria nuk ka dėmshpėrblyer banorėt e Gėrdecit. Greva, sipas tij ka ardhur, sepse kėrkojnė tė marrin njė shpėrblim ekstra si punėtorė tė kėsaj fabrike. Kėrkesat e tyre kanė qenė vetėm nė kėtė drejtim dhe jo pėr mungesė tė mbajtjes sė premtimeve. Kryetari i grevės nuk pranoi t'i pėrgjigjej pyetjeve se kush i mbėshtet nė kėtė nismė dhe pse kanė hapur llogari bankare tė veēantė. Kjo, sipas Bashkisė Vorė, devijimi i fondeve nga Bashkia dhe qeveria qė janė organe legjitime, nėn administrimin e njerėzve qė nuk kanė pėr qėllim mbrojtjen e interesave tė punėtorėve, apo banorėve, por interesa vetiake. Nė Shoqatėn punėtorėt e Gėrdecit nuk bėn pjesė asnjė i plagosur nga shpėrthimi teknologjik nė Gėrdec. Nė kėtė shoqatė, qė ėshtė ngritur pas 15 prillit nuk ka pasur asnjė organizim apo kėrkesė pėr bisedim me autoritetet shtetėrore. Nga grevistėt aktualė nuk ka asnjė punėtor qė ėshtė dėmtuar nga shpėrthimi. Pretendimi i tyre qė tė trajtohen si punonjės tė Ministrisė sė Mbrojtjes ėshtė jo real. Bashkia Vorė nuk i ka takuar grevistėt pėr faktin se, kėrkesat e tyre nuk i janė bėrė tė ditura nė njė kohė tė pėrshtatshme. Sipas tyre, kėrkesa pėr plotėsimin e kushteve ka ardhur vetėm dy ditė para se kėta banorė jo tė juridiksionit tė saj tė hynin nė grevė urie. Sipas shefit tė kabinetit tė Bashkisė, autoriteti lokal ka marrė kontakte me grevistėt qė janė nėn juridiksionin e Bashkisė Vorė. Ata janė sqaruar dhe i kanė bėrė me dije familjarėve tė grevistėve, se premtimet janė mbajtur. Kėrkesat e reja tė grevistėve nuk janė kompetencė e saj. 8 grevistėt nuk disponojnė asnjė dokumentacion qė tė vėrtetojė praninė e tyre mė 15 mars nė fshatin Gėrdec. Po ashtu, grevistėt nuk figurojnė tek lista e tė dėmtuarve fizikisht nga shpėrthimi qė u dėmshpėrblyen nga vendimi i qeverisė. Gjithashtu, grevistėt nuk figurojnė as tek lista e spitaleve qė u morėn me kurimin e tė dėmtuarve tė Gėrdecit.


    Opozita mbėshtetje politike aventurierėve


    Ndėrkohė, gjatė vizitės sė djeshme tė njė grupi deputetėsh socialistė pranė grevistėve, iu ėshtė kėrkuar indirekt qėndrimi i tyre nė grevė. Cinizmi i kryetares sė Grupit kuvendor, Valentina Leskaj, nė Parlament ku tregoi foton e njė njeriu tė djegur, dhe pohoi se qeveria nuk e ka ndihmuar. Por, vetė i dėmtuari ka pohuar se, shpenzimet pėr shėrimin e tij nė Itali janė paguar nga shteti. Gjithashtu, ai pranoi se ka marrė shumėn qė ishte rėnė dakord me kreun e ekzekutivit. Valentina Leskaj nuk i kėrkoi njė dokumentacion qė tė vėrtetonte, qoftė dhe 2 grevistė si punėtorė nė fabrikėn e demontimit. Kryetarja e shqetėsuar Leskaj, nuk i kėrkoi grevistėve sqarime pse kanė hapur llogari bankare jashtė institucionit. Bėrja politike me disa persona qė janė nė hall dhe nuk dinė se ēfarė tė kėrkojnė, ėshtė motoja e G 99, e cila u rekrutua nė grupimin e vogėl tė Edi Ramės. Ndėrsa, Veliaj investigo "korrupsionin" e qeverisė siē thotė ai, pse nuk investigoi nė Bashkinė e Vorės qė e kishte vetėm dy metra larg makinės sė tij, pėr tė pyetur pse kėta banorė nuk kanė marrė shpėrblimet. Dhėnia e kredos politike tė disa aveturierėve nga segmente tė opozitės ėshtė njė tallje pėr tė dėmtuarit real tė kėsaj tragjedie. Kėta tė dėmtuar tashmė janė nė fazėn e rindėrtimit dhe fillimit tė jetės sė tyre normalisht.


    Elis KUĒI





    10 qershori, ditė e falenderimit tė shqiptarėve ndaj SHBA


    Njė vit nga vizita e Presidentit Bush nė Tiranė


    Mujė Buēpapaj


    A ka prodhuar 10 qershori 2007 histori? Natyrisht qė po. Pavarėsia e Kosovės dhe ftesa e Shqipėrisė pėr nė NATO zėnė fill nga 10 qershori 2007. Kjo datė ėshtė njė konfirmim i njė miqėsie qė bazohet tek aspirata e lirisė dhe e shpresės pėr miliona shqiptarė.

    Si rrallė herė nė historinė e kombit tonė, vizita e njė udhėheqėsi tė madh projektoi njė zhvillim pozitiv pėr ta, siē ka ndodhur nga vizita e Presidentit amerikan G.W. Bush.

    Presidenti amerikan inkurajoi shqiptarėt pėr tė ecur me vendosmėri nė rrugėn e lirisė, sipėrmarrjes dhe tė reformave, pėr tė lėnė pas njė tė kaluar qė i kishte bėrė ata tė dėshtonin shpesh pėrgjatė historisė. Ai kėrkoi nga politikanėt shqiptarė "qė tė punojnė sė bashku tani, pėr tė pėrmbushur standardet." Siē u shpreh ai, "ata duhet tė lėnė mėnjanė mosmarrėveshjet politike dhe tė pėrqėndrohen nė atė qė ėshtė e dobishme pėr Shqipėrinė. Nėse populli shqiptar dėshiron tė anėtarėsohet nė NATO, atėherė politikanėt duhet tė punojnė pėr pėrmbushjen e standardeve", bėri thirrje miku i madh i kombit tonė.

    Mbėshtetja amerikane pėr shqiptarėt, e deklaruar qartė nga Presidenti Bush nė Tiranė, vendosi ekuilibrin e lirisė dhe tė fuqisė nė Ballkan. Kėto ekuilibre do tė pėrforcoheshin akoma mė shumė nga deklaratat e Presidentit amerikan bėrė nė Zagreb, nė prill 2008, vetėm pak orė pasi Shqipėria kishte marrė ftesėn e anėtarėsimit nė NATO, se askush nuk mund tė kėrcėnojė mė lirinė e shqiptarėve.

    Dashuria njerėzore e qytetarėve tė Fushė-Krujės, posterat, flamujt amerikanė e shqiptarė, si dhe tėrė mikpritja fisnike e shqiptarėve bėnė xhiron e botės. "Krenohem qė jam Presidenti i parė amerikan nė detyrė qė viziton Shqipėrinė. Jam veēanėrisht i lumtur qė ndodhem kėtu nė Shqipėri, nė njė vend qė ka flakur tej vargonjtė e njė shoqėrie shtypėse dhe tani po i tregon botės ēfarė ėshtė e mundur", tha Presidenti Bush gjatė njė konference shtypi me kryeministrin Berisha.

    Shpėrblimi i lirisė dhe mirėqenjes pati njė kuptim pėr shqiptarėt. Pas njė endjeje tė gjatė nė historinė ballkanike dhe europiane me pushtime dhe kėrcėnime, mė sė fundi u ndjemė krenarė, jo vetėm pse patėm nė shtėpi burrėshtetin mė tė fuqishėm tė botės tonė, por edhe se pėr ta nisi njė tjetėr rrugė nė jetėn e tyre. Rruga e lirisė sė kėrkuar dhe e sigurisė sė garantuar nga njė aleat besnik siē janė SHBA-tė. Presidenti amerikan u shpreh se "e vlerėsoj faktin qė Shqipėria ėshtė vend mik, besnik dhe aleat i fortė. Dhe shpresoj se kjo vizitė sot do tė pėrcjellė kėtė mesazh te populli shqiptar: Ju mund tė mbėshteteni tek Amerika, ashtu sikurse Amerika mund tė mbėshtetet te ju, me qėllim qė tė bėhet punė e madhe dhe e nevojshme pėr pėrhapjen e lirisė dhe, rrjedhimisht, edhe tė paqes."

    Pėr rreth 88 vjet me radhė, duke filluar qysh nga koha e Presidentit Willson, Amerika ka qenė mbrojtėse e lirisė sė shqiptarėve dhe identitetit tė tyre, pavarėsisht regjimeve tė Tiranės. Presidenti Amerikan, duke e vlerėsuar pjesėmarrjen e Shqipėrinė me trupa nė Afganistan dhe Irak, deklaroi se "shqiptarėt e njohin tmerrin e tiranisė. Prandaj edhe po punojnė pėr t'u sjellė shpresėn e lirisė popujve qė nuk e kanė shijuar atė. Dhe kjo ėshtė pėrpjekje fisnike, ėshtė sakrificė. Dhe unė e vlerėsoj sakrificėn tuaj".

    Tokėn e shqiponjave e kishin vizituar pėrgjatė shekujve shumė perandorė, sulltanė, kryetarė shtetesh dhe qeverish, qė nga Ēezari deri tek Hrushovi, por asnjėri prej tyre nuk kishte bėrė histori nė zemrat e tyre, si vizita e G.W Bush. Ata kishin ardhur pėr tė sjellė nė vend dhe rajon pushtime tė egra, varfėri, epidemi vuajtjesh dhe netė tė gjata nė diktaturė dhe izolim.

    Historia e Amerikės ėshtė histori e shėrbimit ndaj lirisė dhe mbrojtjes sė guximit tė lirisė, ėshtė histori e mbrojtjes sė idealeve mė tė larta njerėzore, tė themeleve tė lirisė. Kėtė mesazh pėrcolli nė Tiranė G.W Bush mė 10 qershor 2007, duke dhėnė garancitė mė tė mėdha pėr Pavarėsinė e Kosovės. Thirrja e Presidentit amerikan "Mjaft mė! Kosova ėshtė e pavarur! Ky ėshtė qėndrimi ynė", ka ndryshuar jetėn e miliona shqiptarėve nė Kosovė. Ky fjalim u pėrmbahej parimeve hyjnore tė demokracisė dhe lirisė, tė shprehura nė Deklaratėn e Pavarėsisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Mė 17 shkurt 2008, SHBA-tė qenė tė parėt qė njohėn Pavarėsinė e Kosovės, duke koordinuar deri nė perfeksion njė njohje tė shpejtė tė vendeve mė tė fuqishme tė botės. Presidenti Bush e mbajti premtimin pėr lirinė dhe Pavarėsinė e Kosovės, bėrė mė 10 qershor, nė Tiranė, e mbajti premtimin pėr anėtarėsimin e vendit nė NATO.

    Sot mbushen 365 ditė nga vizita e Presidentit amerikan G.W.Bush nė Tiranė. Nė historinė e shqiptarėve, kjo ėshtė njė ditė e falenderimit ndaj Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.




    --


    kanibale.. mos kerkoni gjak ..

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 12:15
  2. Sot 1 vit nga tragjedia e Gėrdecit
    Nga RaPSouL nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 24-03-2009, 19:53
  3. Berisha bėn vizitė nė spital pas njė takimi elektoral
    Nga iliria e para nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 11:24
  4. Arafat ndėrron jetė nė njė spital nė Paris
    Nga R2T nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 07-12-2004, 09:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •