Gjuha sduhet te harohet, por ka raste kur ndodh nje gje e till nga vet fakti se lindin rriten jetojn ne dhe te huaj....por sdo ish keq te flasin se paku ne familje kur te jene gjuhen amtare....
Gjuha sduhet te harohet, por ka raste kur ndodh nje gje e till nga vet fakti se lindin rriten jetojn ne dhe te huaj....por sdo ish keq te flasin se paku ne familje kur te jene gjuhen amtare....
Be Yourself....
Lahutën e Malcis... ditën e lexo... natën nën jastëk.
une sbesoj se harohet gjuha shqipe njoh njerez qe jan ne mergim reth 30 vite e nuk e ka haru asnje fjal shqip e lene me haru krejt shqipen pallavra jan ato cka thujn harohet
Po është e shkruar në dialektin verior, pa asnjë shtesë nga jugorja. Prandaj është vështirë t'a kuptosh.Boboooo'' Lahuten e malcise'' se kuptoj une e jo me t'ua lexoj femijeve.Mbaj mend qe kur e kemi bere ne shkolle i kerkonim mesueses te na perkthente c'do fjale te saj se se kuptonim fare.E mesonim permendsh si nje gjuhe te huaj ku nuk kupton asnje fjale.
Të them drejtën për herë të parë kur e pata marrë këtë libër në dorë (10 vjeç) i pashë ato përkthimet e krahinizmave në fund të faqes, thashë çfar budall jan kta që e kan botu librin, na i shpjegojn fjalët që i flasim për çdo ditë.![]()
me fal por pse duhet te pranohet fenomeni kur femija lind jashte shqiperise e prinderit i ka shqiptare?
Mua me duket budalliku me i madh. E kjo injorance eshte mese e perhapur nder shqiptare aq shume , sa jo me kot them une qe identiteti i shqiptarit ka qene gjithmone ne krize. Vete jetoj ne londer-angli prej 11 vjetesh , e londra si nder metropolet me te medhenj ne europe , mban ne gjirin e saj lloj kulturash e individe me kombesira te ndryshme. Shqiptaret mund te them me bindshmeri te plote , qe jane te vetmit komunitet qe e humbin me shpejt orrigjinen e tyre , per shkak se prinderit refuzojne tu flasin femijeve te lindur ne ate toke gjuhen e tyre meme . Kjo eshte nje fatkeqesi e madhe , por kjo mendoj se vjen prej krizes se identitetit dhe injorances. Injorace eshte fakti kur shumica e ketyre prinderve pretendojne e mendojne se duke u folur femijeve te tyre gjuhen e asaj toke ku kane emigruar , ne nje fare menyre mburren me te ashtuquajturen ''integrim'' ne shoqerine e re te femijes se tyre. Bile bile na kane nxjerr kohet e fundit edhe teorira te tilla idioteske si puna e ''femija konfuzohet nqs degjon dy lloj gjuhesh pernjeheresh brenda dites , e si pasoje e folura i vjen foshnjes shume vone'' . Pallavra. Por edhe nqs kjo do ishte e vertete , atehere si kuptoj pse zgjedhin gjuhen e vendit kur , ne fund te fundit, ai femija duan sduan ata , do e mesoj me zor perderisa do jetoj ne ate vend. Edhe per kete fatkeqesi , ja hedh fajin me shume nenave sesa baballareve , per arsye se babai shumicen e kohes e shpenzon ne pune , ndersa eshte nena ajo qe zgjedh se ne cfare gjuhe do i flasi femijes se saj. Eshte mendjelehtesi qe te ben te mendosh qe borati afterall kishte te drejte kur pretendonte qe femrat kane tru me te vogel se mashkulli:P .
nejse te behemi serioz.ky fenomen ma shpif edhe mua , por eshte nje realitet qe duhet ndryshuar. sesi ....ate gje nuk e di , por mendoj se ne jemi popull qe vujme nga identiteti.
Është shkencërisht e vërtetume që kjo nuk i bën asnjë pengesë.''femija konfuzohet nqs degjon dy lloj gjuhesh pernjeheresh brenda dites , e si pasoje e folura i vjen foshnjes shume vone'' .
Tipat e tillë, (sikur ata prindërit), janë kopila njerëz të ndyrë, se ndërkohë që flasin për "integrim", dashuri mes popujve, ndërkaq kanë urrejtje të paparë kundër vetë kombit të vet, urrejtje që nuk shfaqin haptas, po kjo shihet në veprimin e tyre konkret, që "në gjuhë të huj kur s'asht nevoja flet e veten e len pas dore".
njerez te ndyre, kopila etc etc etitikime te tilla , nuk jam une e as ti qe i gjykon ata per kesilloj veprimesh , se tek e fundit kush jemi ne qe i gjykojme me kaq autoritet ata ?
une e thashe njehere qe kjo vjen si pasoje nga injoranca ne rradhe te pare duke kujtuar se njeriu ecen para duke e lene ata qe la mbrapa . zakonisht keta njerez jane rrit ,sic i thote anglezi ''poor background'' , e si pasoje vjen kjo gje. plus edhe identiteti jone luan nja faktor kryesor.
por nuk eshte e hijshme te shahen apo te ndillet urrejtje ndaj ketyre njerezve.
keshilla eshte arma me e mire per keta lloj prinderish.
Krijoni Kontakt