Mijëra çamë tubohen në kufirin me Greqinë në përkujtim të të rënëve
“Zot na ndihmo të kthehemi në tokat tona” ka qenë thirrja e çamëve në nder të të rënëve gjatë masakrës së paramilitarëve grekë. Të mbledhur në pikën kufitare të Qafë Botës qindra çamë kanë përkujtuar kështu ditën e gjenocidit grek ndaj popullsisë çame. Tubimi në formën e pelegrinazhit ka përsëritur edhe një herë thirrjet drejtuar autoriteteve kombëtare dhe ndërkombëtare për ti dhenë zgjidhje një herë e mirë problemit të çamëve.
QAFË BOTË - Është përkujtuar sot nga qindra çamë në pikën kufitare Qafë Botë dita e gjenocidit grek ndaj popullsisë çame. Është I treti vit radhazi që organizohet ky tubim, por ajo çka të binte në sy këtë vit ishte pjesëmarrja e qindra personave të grupmoshave të ndryshme me origjinë çame që ndodheshin në tubim. Ata ishin pajisur me pankarta të shumta ku citonin thirrjet e tyre për pengun më të madh. “Zot na ndihmo të kthehemi në tokat tona” ka qenë thirrja në nder të të rënëve çamë gjatë masakrës së paramilitarëve grekë kundrejt popullsisë çame për ti dëbuar nga tokat e tyre. Gjithashtu pjesëmarrës në këtë tubim ishin dhe Shpëtim Idrizi, deputeti çam i PS, Ekrem Spahjia zv/ministër I Kulturës dhe Bujar Muhedini kryetar i Partisë Bashikimi për Integrim. Ata janë bashkuar me tubuesit e tjerë në pikën kufitare të Qafë Botës ku ndodhen edhe varrezat e 100 të rënëve çamë nga ky gjenocid. Deputeti socialist Shpëtim Idrizi u shpreh se nga dita në ditë rriten shpresat që çështja çame do të hyjë në rrugën e zgjidhjes. Tubimi në formën e pelegrinazhit ka përsëritur edhe një herë thirrjet drejtuar autoriteteve kombëtare dhe ndërkombëtare për ti dhenë zgjidhje një herë e mirë problemit të tyre. Ata kanë kërkuar edhe dënimin me forcë të gjenocidit të ushtruar nga shteti grek mbi ta.
(a.r/Balkanweb)
Krijoni Kontakt