Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Dherat e ndërtimeve zbulojnë Durrësin e pasur

    Mark Brunga




    Nga dherat e gërmimeve të firmave të ndërtimit dalin vazhdimisht objekte me vlerë, të cilat bien edhe në duar joprofesionistësh. Të fundit janë një kokë luani dhe një fazan, fatmirësisht të zbuluara nga një piktor

    Dy objekte të rëndësishme arkeologjike janë gjetur mes dherave të gërryera me eskavatorët e subjekteve ndërtimore në qytetin e Durrësit. Këtë zbulim e ka bërë piktori Ruzhdi Raklli. Vendgjetja e tyre është zona e Currilave, pranë një kthese, të njohur nga vëndasit si “Bërryli”.Objektet janë prej mermeri dhe sipas specialistëve me përvojë ato datojë si punime të periudhës romane, përkatësisht të shek. II-III të erës sonë. Hedhja e dherave të nxjerra nga gërmimet e firmave ndërtimore është kthyer tashmë në një shqetësim të vërtetë. Bashkë me dherat po hidhen edhe vlera të së kaluarës së groposur. Objektet e gjetura mes hedhurinave po përfundojnë në duart e qytetarëve të zakonshëm dhe nuk ka asgjë të çuditshme që të marrin edhe rrugët e përtej detit.

    Një nga objektet e zbuluara është kokë luani që me sa duket nga konstrukti bën pjesë në atë kategori objektesh, që cilësohen si koka bakike ose fontanë. Mund të ketë shërbyer si një çesmë publike ose si një objekt zbukurimi në fontanën e ndonjë vilë të shtresës së pasur të aristokracisë së qytetit. Mermeri i saj është i një cilësie shumë të lartë. Arkeologu i shquar Ilia Toçi shpreh mendimin paraprak se materiali me të cilin është gdhendur koka e luanit ka shumë mundësi që të jetë mermeri i famshëm i Karrarës. Datimi i tij paraprak përkon me periudhën e përcaktuar si periudha e “bumit” ekonomik të qytetit. Ka shumë mundësi që objekti të jetë prodhim i studiove të artistëve, që i përkasin shek. I- II, një periudhë në të cilën Durrësi pati një lulëzim të madh ekonomik. Kur arkeologu Afrim Hoti, drejtor pranë muzeut Arkeologjik të Durrësit shkruan për këtë periudhe në një vepër të tij thotë se “Gjatë shek. I e II në qytet u ndërtuan rrugë të reja, amfiteatri, tempuj, ujësjellësi, vila luksoze të shtruara me mozaikë etj.” Arkeologu Ilia Toçi thotë se koka e luanit mund t’i përkasë periudhës së Perandorit Roman, Adrianit, periudhë që u shoqërua me ndërtimin e Ujësjellësit të Durrësit, veprës më të madhe inxhinierike të zbuluar në Shqipëri. Në tubat prej plumbi të këtij ujësjellësi janë hasur mbishkrime të derdhura me emrin e perandorit Adrian. Ilia duke e vlerësuar me admirim këtë kryevepër të artit të lashtë, por që për fat të keq civilizimi i sotëm e hodhi në plehra, thotë se ky punim është tregues i nivelit të lartë të kulturës, pasurisë ose potencës ekonomike të qytetit antik. Sipas Toçit, në Durrës ka 2-3 objekte të tilla që simbolizojnë ujin jetëdhënës. Familjet me nivel më të ulët ekonomik kanë përdorur edhe objekte me gur gëlqeror.

    Sipas Toçit, skulptura tjetër prej mermeri që përfaqëson një shpend, është një mrekulli më vete. Ai është i mendimit se ajo është figura e një fazani. E rrallë në llojin e vet. Fazani i skulpturuar mbi mermer pak a shumë ka formën e një veze të madhe. Në afërsi të qafës ka disa objekte edhe ato në formë vezore me një kordon që i qarkon. Toçi shpreh mendimin se mund të jetë ose pjesë e kontureve të një shporte, ose ka arsye se mund të jetë vezore me vezët riprodhuese në zhvillim. Edhe fazani (që duhet të jetë femër në këtë rast ) është gdhendur mbi një mermer me nuancë të lehtë blu, që është karakteristike e mermerit të Karrarës.

    Zbulimi

    Piktori durrsak Ruzhdi Raklli ka vite që ka dalë në pension. I ka kapërcyer të 70-at por penelin s’e ka hequr nga dora kurrë. Ai është një artist me shpirt rinor. “Që në vitet 1998 dilja në bregdet në Currila, tek vendi i quajtur “Brryli”. Atje punoja çdo ditë dhe më vinte çudi kur shihja se si derdheshin dherat me thesare të kulturës së lashtë të Durrësit. Fillimisht mbaj mend se edhe tek ish- depoja e vjetër e birrës, ku kisha studion, gjatë gërmimeve doli një kodrinë e tërë, që duhet të ketë pasur thesare dhe besoj se nëntoka e atjeshme ka akoma thesare. Për shume kohë zona e Currilave u bë vend hedhjeje dherash të gërmuara nga firmat ndërtuese. Po të parët që kanë filluar të mbledhin kanë qënë peshkatarët, të cilët kanë gjetur në ujërat pranë bregut fragmente skulpturash, vazo, monedha, etj. Më pas fillova të mbledh edhe unë në breg. Po akoma në dherat e ujërat e Currilave ka shumë material të hedhur e me shumë vlera”, - thotë piktori. Objektet e gjetura tek Currilat piktori i ruan në shtëpinë e tij. Ka ndërtuar një pus në kopësht me gurë të mbledhur po tek currilat, ku ka vendosur edhe kokën e luanit e fazanin.

    Gazeta Shekulli
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    Denoncimi: Pallat mbi rrenoja arkeologjike


    DURRES - Nje objekt shumekatesh eshte duke u ndertuar ne nje zone me vlera historike dhe intensitet te larte arkeologjik, por respektimi i kushteve qe lidhen me mos demtimin e kerkimeve arkeologjike, sipas Ministrise se Kultures, nuk eshte respektuar. Ne lidhje me kete shqetesim te ngritur, kane reaguar Ministria e Kultures dhe Bashkia e qytetit bregdetar. E para tha se do te ndjeke hapa ligjore per shkelesit, sic i cilesoi, kurse e dyta, kembenguli se leja ishte e rregullt.

    Konstatimi eshte bere nga Instituti i Monumenteve te Kultures dhe Drejtoria Rajonale e Monumenteve Durres, ne kuadrin e kontrolleve qe ata kryejne, per te evidentuar subjekte pa leje qe demtojne Trashegimine Kulturore. "Nga verifikimet ne sheshin e ndertimit qe ndodhet ne lagjen nr. 6 rruga "Maliq Muco", zona B, si dhe sipas hartes se zonifikimit arkeologjik, ka konstatuar se vazhdojne punimet per hapjen e gropes me destinacion objekt shumekatesh banimi", bene te ditur burimet zyrtare. Ata shtuan se, "si pasoje e ketyre germimeve, eshte demtimi i shtreses arkeologjike dhe i nje ndertese antike me dy ambiente 3x2 metra secila.

    Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve tha nderkohe se subjekti "LIM-EM" nuk ka paraqitur asnje lloj dokumentacioni prane Drejtorise Rajonale te Kultures Kombetare Durres, ku te kerkohej leja per fillimin e punimeve arkeologjike. "Edhe pse zona ku pretendohet te ndertohet (zona B) eshte zone me intensitet te larte arkeologjik dhe per rrjedhoje nderhyrjet duhet te kryhen me miratimin dhe pjesemarrjen e specialisteve, ky aspekt nuk eshte marre parasysh nga subjekti kundervajtes", sqaroi dikasteri. Specialistet e tij evidentojne ne menyre te detajuar, se "pa pasur asnje lloj leje per fillimin e punimeve arkeologjike dhe ne kundershtim te plote me ligjin Per trashegimine kulturore, subjekti privat ka filluar dhe vazhdon punimet".

    MTKRS: "Subjekti, i gjetur me shkelje"

    Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve tha dje se, "bazuar ne ligjin per trashegimine kulturore eshte kerkuar disa here qe Inspektorati Ndertimor Durres te nderhyje per nderprerjen e punimeve". Madje, MTKRS ka publikuar dhe shkresat nr. 214 dhe 216 prot), duke pranuar se "nuk ka pasur asnje reagim nga ky institucion". "Pa pasur asnje leje per fillimin e punimeve arkeologjike dhe ne kundershtim te plote me nenet 47, 48, te ligjit 9048, dt. 07.04.2003 i ndryshuar (Per trashegimine kulturore), subjekti privat ka filluar dhe vazhdon punimet", vlereson MTKRS. Ajo thekson se do te ndjeke te gjitha hapesirat qe lejon ligji ndaj subjektit te gjetur me shkelje. Por, Ministria e Turizmit, akuzoi Bashkine e qytetit te Durresit dhe instancat ne varesi te saj per ate qe e cilesuan mosveprim te perseritur.

    BASHKIA: "Objekti ka leje te rregullt"

    Kryetari i Bashkise se Durresit, Vangjush Dako, ka reaguar ne lidhje me shqetesimin e ngritur. Ne nje prononcim telefonik per "Koha Jone", tha dje se objekti qe po ndertohet ka nje leje te rregullt. "Une nuk kam informacion se ne gropen e hapur ka objekte arkeologjike, tha Dako. Objekti po ndertohet mbi themelet e nje objekti te vjeter, tashme te rrafshuar", shtoi ai. Kryebashkiaku i qytetit bregdetar sqaron edhe se "ne dhame leje ndertimi pikerisht per faktin se ne truallin ekzistues ka pasur nje ndertese te meparshme, e cila ishte rrenuar nga vitet". "Ne vend te saj, tashme po ngrihet nje e re, por, e perseris, nuk kam informacion ne lidhje me gjetjen e objekteve te mundshme arkeologjike", perfundoi kryetari i Bashkise se qytetit bregdetar, Vangjush Dako.

    ZBULIMI

    Konstatimi eshte bere nga Instituti i Monumenteve te Kultures dhe Drejtoria Rajonale e Monumenteve Durres: "Nga verifikimet ne sheshin e ndertimit, qe ndodhet ne lagjen nr. 6, rruga "Maliq Muco", zona B, si dhe sipas hartes se zonifikimit arkeologjik ka konstatuar se vazhdojne punimet per hapjen e gropes me destinacion objekt shumekatesh banimi".

    Koha Jone
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

Tema të Ngjashme

  1. Referenca e burime historike
    Nga Kreksi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 09-04-2015, 16:42
  2. Fillon dhënia e tapive për proçesin e legalizimeve
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 22-02-2013, 12:31
  3. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 18:50
  5. Ekspeditat zbulojnë fillimet e qytetërimit ilir
    Nga Davius në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-08-2006, 17:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •