Panorama : 03/07/2008
Pėrdorimi i tretė i bashkėpunėtorėve tė sigurimit
Mark Marku
Nuk e di pse kam njė parandjenjė se edhe kėtė radhė nuk do tė kemi njė ligj pėr hapjen e dosjeve. Pavarėsisht ngutjes sė zonjės Topalli, pavarėsisht projektligjit tė pėrgatitur nga zoti Ndoka, pavarėsisht variantit tė Partisė Socialiste, pavarėsisht yshtjes qė i bėn politikės shqiptare Kėshilli i Evropės nėpėrmjet pėrfaqėsuesit shqiptar zotit Biberaj, edhe kėtė radhė bashkėpunėtorėt do tė mbeten prapė bashkėpunėtorė, d.m.th. ata do mbeten tė kamufluar pas njerėzve tė zakonshėm, pas politikanėve, deputetėve, shkencėtarėve, pas njerėzve tė tė gjitha profesioneve, pas njerėzve tanė tė afėrm dhe tė largėt, tė zakonshėm dhe tė pazakonshėm Prania e tyre ambigue do tė vazhdojė me sa duket edhe pėr pak kohė tė na shqetėsojė dhe diskutimi i radhės pėr hapjen e dosjeve ka tė ngjarė tė jetė njė farsė e orkestruar politike. Sepse kėshtu ka qenė pėrherė.
Nuk kemi arsye pse tė mendojmė ndryshe. Nė fakt, gjithė historia e Shqipėrisė komuniste dhe postkomuniste ka qenė njė histori me spiunė. Me spiunė tė vėrtetė e tė sajuar, tė shpallur e tė pashpallur, me spiunė qė komandojnė e komandohen, me spiunė qė kanė bėrė viktima dhe janė viktimizuar, me spiunė tė brendshėm e tė jashtėm, njė soj romani i vazhdueshėm i tipit E fshehta e paketės porti, apo romaneve tė tjera tė realizmit socialist.
Megjithatė ata vazhdojnė tė pėrdoren. Ky ėshtė pėrdorimi i tretė i madh i tyre.
Pėr herė tė parė janė pėrdorur nga regjimi i Enver Hoxhės. Me metoda shtrėnguese apo vullnetarisht, bashkėpunėtorėt e sigurimit tė shtetit kanė qenė kontingjenti qė ka mbajtur nė kėmbė gjithė ngrehinėn e diktaturės. Nėse diktatura komuniste zgjati aq gjatė, kjo ndodhi edhe falė tyre. Nėse kjo diktaturė ishte aq e egėr, kjo ndodhi edhe pėr meritė tė tyre. Nėse ajo ishte aq perverse, kjo ndodhi sepse mbahej nė kėmbė prej atyre farė krijesash njerėzore tė quajtur sigurimsa.
Pėrdorimi i dytė i madh i tyre ndodhi pikėrisht nė periudhėn e demokracisė. Janė ata qė u pėrdorėn pėr shndėrrimin e butė tė diktuarės nė demokraturė. Regjimi qė po binte e konservoi dhe e rilindi veten brenda sistemit demokratik pikėrisht nėpėrmjet spiunėve. Partia e Punės i nxori njė pjesė tė tyre nga dosjet e sigurimit dhe i hodhi nė skenėn politike. Partitė politike tė pluralizmit dhe parlamenti ishte i mbushur aq shumė me ta, sa p.sh. nė parlament nuk mund tė miratohej njė ligj, sepse spiunėt pėrbėnin shumicėn dhe ligji rrezikonte tė mos miratohej. Por, nė fakt, as nuk ekzistonte ndonjė vullnet politik pėr ta bėrė njė gjė tė tillė. Se tė bėje njė gjė tė tillė do tė thoshte tė ndaheshe nga komunizmi. E kush e donte njė gjė tė tillė? Udhėheqėsit e partive tė atėhershme politike qė ishin tė gjithė komunistė? Tė persekutuarit politikė qė vazhdonin tė ishin nė burg edhe pas shpalljes sė pluralizmit dhe qė njė pjesė e tyre ishin shndėrruar nė kontingjent tė sigurimit tė shtetit? Studentėt e papėrvojė? Askush. Pėr kėtė arsye ata vazhduan tė mbijetonin. Spastrimi qė PD-ja bėri nė vitin 1995 kur bėri zgjedhjet nė parti, nuk ishte proces pėr purifikimin e partisė nga spiunėt, por njė mėnyrė pėr tė larė hesapet me individė dhe korente politike brenda PD-sė, qė kishin krijuar pėrplasje me lidershipin e saj.
Edhe me PS-nė ky pėrdorim vazhdoi pa ndonjė ndryshim tė madh. Kėtė periudhė funksiononte edhe njė komision pėr verifikimin e pastėrtisė sė figurave politike i krijuar nga zoti Bezhani. Gjithė ky proces rezultoi nė shndėrrimin e zotit Bezhani nė autor tė njė libri, ku herė me aludime e herė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė zbulohej njė pjesė e atij llumi qė fshihnin nė vetvete dosjet e sigurimit tė shtetit. Edhe legjislatura e re e PD-sė nė vitin 2005 nuk solli ndonjė gjė tė re nė kėtė drejtim. Sipas atyre qė janė publikuar nė gazeta, nėse do tė hapeshin dosjet mund tė binin disa ministra dhe disa personalitete tė larta politike tė maxhorancės dhe minorancės. Kjo nuk ndodhi dhe ndoshta as nuk do tė ndodhė. Sepse politika ka nevojė pėr bashkėpunėtorėt e sigurimit.
Pėrdorimi i tretė i madh duket tani. Duke hapur ēėshtjen e dosjeve largohet vėmendja jo nga ndonjė gjė qė ka ndodhur siē thotė opozita, por nga diēka qė pritet tė ndodhė. Tė shohim se ēdo tė ndodhė. Por ta mbulosh tė vėrtetėn me sigurimsa do tė ishte si ta mbuloje diellin me shoshė.
Krijoni Kontakt