Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Zgjohet kinema "Agimi" ne Tirane

    Zgjohet "Agimi"

    Merr fund historia e trishtueshme e njėrės prej kinemave me vite histori tė kryeqytetit. Projekti i rikonstruksionit nė duart e arkitektėve gjermanė, nis zbatimin nė shtator. Kinemaja dixhitale nė skeletin e vjetėr tė "Agimit", hap dyert nė nėntor

    Kinema "Agimi" hapet nė nėntor. Objekti me 50 vjet histori ėshtė bast i humbur pėr tė gjithė ata qė kanė menduar se "Agimi" do tė ketė fatin e disa simotrave nė kryeqytet, shembje apo ndėrrim i destinacionit tė shėrbimit.

    Drejtuesi i rrjetit tė kinemave "Imperial", Altin Prifti, qė ka marrė pėrsipėr t'i kthejė identitetin "Agimit" beson nė tė ardhmen e saj pėr dy motive: gjendet nė qendėr tė Tiranės dhe ka krijuar njė traditė nė kryeqytet.

    "Kemi menduar qė tė mos ia ndryshojmė as emrin kinemasė, pėr hir tė nostalgjisė. Njerėzit e frekuentonin shumė dikur. Dua qė tė vijnė ta shohin dhe ta njohin", thotė Altini qė kėto kohė po merret me pėrfundimin e dokumenteve dhe preventivave pėr rikonstruksionin e kinemasė. Pas njė jave apo dy, firma gjermane "Cineproject" sjell arkitektėt dhe inxhinierėt, teknologjinė dhe fillon nga puna.

    Projekti i gjermanėve, ku ka investuar Prifti, u shpall fitues nė tenderin e hapur tė organizuar para pak kohėsh nga Bashkia e Tiranės, duke qenė i vetmi projekt qė nuk kėrkonte tė ndryshonte funksionin e kėtij objekti. Kishte edhe nga ato projekte qė synonin ta kthenin godinė shtetėrore nė sallė lojėrash fati.

    Mendėsia pak ka ndryshuar. Nė kėto njėzet vjet kemi parė si bingot kanė marrė deri dje ndonjė brinjė e veshkė tė Teatrit Kombėtar apo tė Operės dhe Baletit e Bibliotekės Kombėtare sot e kėsaj dite.

    Priftit iu besua administrimi i kinemasė "Agimi" kundrejt qirasė pėr pesė vjet.
    Po nė ē'gjendje ndodhet sot "Agimi" e braktisur prej mė shumė se njė dekade? Kujtojmė qė ajo ėshtė hapur vetėm pėr ndonjė shfaqje teatrale si nisma private.

    Gjurmėt e mjerimit duken prej sė jashtmi. Vetėm tabela ku shkruhet me bojė blu dhe tė kuqe emri i kinemasė duket tė mos ketė lėvizur vendit. Xhamat e thyer, muret e plasaritura, dhe boja jeshile e shpėlarė me tė cilėt janė veshur muret i rrėfen vetė pasojat e braktisjes.

    Nė radhėn e dyqaneve me veshje tė kushtueshme dhe tė stolive qė janė ndėrtuar nė tė gjithė katet e para tė Pallateve Agimi, kinemaja duket vetėm njė muze nė shkatėrrim. Nė krahun e saj tė majtė ndodhet njė bankė, nė krahun tjetėr, dyqane pajisjesh kompjuterike, dyqane pijesh tė ftohta dhe poshtė njė fast-food.

    Mureve e brendshme u ka hyrė lagėshtira, njė lagėshtirė e vjetėr qė lėshon erė tė rėndė, qoshet janė mbuluar nga shtretėr madhėshtorė merimangash.

    Rikonstruksioni i mureve dhe i dyshemesė ėshtė shqetėsimi mė i madh pėr inxhinierėt gjermanė. Sepse ato njė karakteristikė qė ėshtė tregues i ndėrtimit dhe arkitekturės sė "Agimit" pėr atė kohė.

    "Tavani dhe dyshemeja e kinemasė ka qenė e mbushur me gurė dhe zaje, njė gjė qė sot ėshtė e pakonceptueshme. Nė mure kanė kulluar pėr njė kohė tė gjatė ujėra tė zeza dhe tė bardha. Po flasim pėr njė ambient tė banueshėm, sipėr kinemasė jetojnė njerėz, majtas dhe djathtas, ka biznese, ndėrsa poshtė ka bodrume, tė cilat janė dhėnė me qira.

    Do bėjmė njė izolim shumė tė mirė akustik, i cili nuk do tė lejojė qė ēfarėdolloj zhurme, dridhje, apo mase akustike qė ēliron procesi i shfaqjes sė filmit, tė shqetėsojė banorėt, kalimtarėt nė rrugė", shpjegon Prifti rreth akustikės, e cila do tė stabilizohet bashkė me sistemin hidraulik, elektrik, hidroizolues, termoizolues.

    Shkatėrrimi i skeletit tė vjetėr tė kinemasė ka njė kosto tė pėrafėrt me ndėrtimin e dy sallave tė reja kinemaje.


    Prifti siguron qė ndėrhyrjet do tė jenė tė kujdesshme, tė studiuara nga inxhinierėt dhe arkitektėt, nė mėnyrė qė arkitekturėn e vjetėr tė mos preket as edhe nga njė e rėnė ēekiēi."Njerėzit nuk do tė kenė njė kinema tė ndryshuar, e cila nuk njihet mė, por do tė ruajė po atė skelet godine qė ka pasur".


    Kur hyn tani nė kinema, gjėja e parė qė tė bien nė sy janė karriget prej druri, me rreth 200 vende. Me rikonstruksionin, numri i vendeve do tė zvogėlohet. Ndenjėset e reja komode kanė pėr tė zėnė hapėsirė mė tė madhe dhe kinemaja e re ėshtė menduar me 116 vende. Drejtuesi i "Imperialit" thekson se kėtė herė nuk ka menduar me logjikėn e ftohtė tė biznesit, pėr ta rritur kapacitetin e kinemasė, por ka "sakrifikuar" nė favor tė komoditetit tė shikuesve.


    Ata qė e mbajnė mend mirė kėtė kinemanė, kujtojnė se deri nė vitin 1961, kinema "Agimi" ka mbajtur emrin "kinemaja e sovjetikėve", sepse e gjithė lagjja pėrreth ishte e mbushur me familjet sovjetike qė punonin nė Shqipėri. Altini thotė se edhe aparati i projeksionit qė rri si relikte nė kinema duket i modelit rus.


    Tanimė ai ėshtė komplet i amortizuar dhe vendin e tij do ta zėrė njė ekran argjendi (Silver Screen), ku mendohet tė projektohen filma nė formatin dixhital dhe 3D. Prifti tregon se do tė ruhet pėr nostalgjikėt tradita e shfaqjes sė filmit nė formatin e vjetėr 35 mm. Nė "Agimin" e rikonstruktuar, publiku ka mundėsinė tė shohė prodhimet mė tė fundit tė huaja dhe shqiptare nė formatin vjetėr dhe atė tė kohės.


    "Kjo kinema ėshtė e dyta, pas Kristalit qė mendohet t'i ofrojė publikut formatin 3D. Mendojmė t'i japim frymėmarrje tjetėr kėtij treg. Po bėjmė diēka qė nuk ka ekzistuar mė pėrpara pėr tė rritur cilėsisht frekuentimin e kinemasė", pohon Prifti.


    Shkakton tė qeshura sot nė erėn dixhitale, pėlhura e bardhė e varur nė njė faqe muri, ku projektoheshin dikur filmat "bardh e zi".


    Po aq sa shkaktojnė tė qeshura reklamat e fundit tė filmave erotikė me foto femrash gjysmė tė zhveshura, varur nė muret e plasaritura.


    Edhe nė kėtė kinema tė re qė do t'i shtohet rrjetit "Imperial", mendohet tė jenė nė program festivali i Filmit tė Shkurtėr (TIFF), apo festivale tė reja qė synojnė rritjen e numrin e shikuesve nė kinema. "Kemi bashkėpunim tė mirė me agjenci qė kėrkojnė tė realizojnė festivale filmi. Kemi njė kėrkesė pa u hapur akoma kinema Agimi.


    Ndoshta rievokon atė kohė kur festivalet e filmit shumė nė mode. Vendi i duhur ku ndodhet kinemaja ia bėn mė tė lehtė rrugėn spektatorėve pėr ta frekuentuar".


    Administratori i ri i Agimit duket optimist pėr kėtė iniciativė qė ka ndėrmarrė.
    Ndjen inkurajimin e shumė njerėzve qė besojnė se kjo hapėsirė duhet t'i shtohet Tiranės dhe ata njerėz qė dikur kanė zėnė radhė pėr bileta pėrpara kėsaj kinemaje, do tė vijnė pėr tė rikthyer kujtimet e fshehura nė sallėn e vogėl.


    Po a mjafton kaq pėr tė marrė riskun e njė projekti qė kushton jo pak, po 300.000 euro? Njihet raporti i zhdrejtė qė ekziston mes sallave tė reja qė hapen dhe numrin tė vizitorėve qė i frekuentojnė ato.


    Altini thotė qė riskun e ka pėlqyer qysh kur u hapėn katėr sallat e rrjetit "Imperial" dhe kur tradita e tė shkuarit nė kinema ishte zhdukur. Ai ėshtė i mendimit qė kompanitė e biznesit e kanė nė gjak riskun, sepse nėse nuk guxon tė provosh nuk ke nga ta njohėsh rezultatin dhe aq mė tepėr pėrparimin.


    Me rikonstruksionin e sallės mendohet tė fuqizohen edhe strategjitė e marketingut, edhe pse deri mė tani ėshtė testuar qė publiku i afrohet sallės sė kinemasė, kur "filmat merren nė kohė reale dhe transmetohen nė teknologjinė e kohės".


    Nė perspektivėn e largėt, pasi tė testohet ecuria e "Agimit", ambicia e Priftit orientohet drejt kinemave tė tjera qė varen nga Bashkia e Tiranės, "Dajti", apo "Lapraka". Por ėshtė ende herėt pėr tė folur pėr kėtė.


    Pak histori


    Kinematė e para tė Tiranės kanė qenė "portative". Publiku i kryeqytetit e ndoqi filmin e parė nė "kinemanė fushore" (Feld Kino) tė lulishtes "Orient" nė lagjen Fortuzi. Kjo kinema u instalua mė 1917 nga Ushtria Austriake. Elita e Tiranės e kalonte kohėn duke pirė kafe a ndonjė gotė nė "Kafe Lirija", pronė e njė familje ortodokse, ku shfaqeshin edhe filma pa zė.


    E para kinema moderne e kryeqytetit u hap mė 1926 nė rrugėn "Mbretėrore" (sot Barrikadat) fillimisht me emrin kinema-teatri "Nacional". Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore mbajti emrin kinema "Rex", pas Luftės mori sėrish emrin "Nacional" dhe nga 1947 deri mė 1991 u quajt kinema "17 Nėntori". Kėtu fillon reklama e parė, publikimi i botimeve tė veēanta pėr kinemanė.


    Nė kėtė kohė u dėrguan gazetarė nė Festivalin e Filmit nė Venecia, nė rolin e reporterit dhe tė agjentit tė filmit. Pas kėsaj kinemaje, u ndėrtua kinema "Gloria" (e njohur si "Republika, "Millenium 1").


    Kinematė e para tė kryeqytetit kryenin funksionin e teatrove dhe shėrbenin si salla ku kryheshin veprimtaritė kulturore dhe politike. Ushtria italiane ndėrtoi disa kinema nė kryeqytet nė shėrbim tė propagandės fashiste. Pėrmendim kėtu: kinemanė "Tomorri" (qė pas shtetėzimit u quajt kinema "Brigada", kinemanė Savoja (e njohur edhe si Kosova), kinemanė e Akademisė sė Arteve.


    Pas ēlirimit, tė gjitha kėto kinema u shtetėzuan dhe shėrbyen si qendra propagandistike pėr regjimin komunist. Kujtojmė qė nė kinema "Nacional" ose "17 nėntori" ėshtė zhvilluar Gjyqi i Deputetėve, te "Gloria" gjyqi kundėr armiqve tė popullit etj. Kinemaja e fundit e ndėrtuar nė Tiranė ėshtė "Partizani" mė 1957, e cila u dogj mė 1988. Ka mbi gjysmė shekulli qė nė Tiranė nuk ndėrtohet mė kinema.


    Por, ka filluar puna pėr rifunksionimin e disa prej tyre. Krahas "Agimit", njė tjetėr kinema nė varėsi tė Bashkisė sė Tiranės, kinemaja "Lapraka" ėshtė nė duart e njė projekti tė fuqishėm italian.


    "Shekulli"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Ka pasur dhe kinema Tirana e shkret!I kthyen te gjitha ne bingo.Me Ali dem,dajti,agimi,republika,partizani,tirona.....As kinemat nuk dinin ti mbanin.

  3. #3
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ka pasur dhe kinema Tirana e shkret!I kthyen te gjitha ne bingo.Me Ali dem,dajti,agimi,republika,partizani,tirona.....As kinemat nuk dinin ti mbanin.

    Me duket se e ka pas 17 nentori,jo Tirona .Eshte be pallat me farmaci posht ...
    A don, e s'din, a din e s'don !

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Citim Postuar mė parė nga naqeta Lexo Postimin
    Me duket se e ka pas 17 nentori,jo Tirona .Eshte be pallat me farmaci posht ...

    Ne qe gjushim te Samiu,e theritshim Tirona.
    Me duket (po edhe mund te gaboj)se ka qene e vetmja qe ka pas pronar.

  5. #5
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ne qe gjushim te Samiu,e theritshim Tirona.
    Me duket (po edhe mund te gaboj)se ka qene e vetmja qe ka pas pronar.

    Po pronarin e kam pas njof ke pas studiuar me vjerrin tim ne Itali ,zotni burre ...
    Pallatin e ka be burri i motres Tosit ..
    A don, e s'din, a din e s'don !

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Citim Postuar mė parė nga naqeta Lexo Postimin
    Po pronarin e kam pas njof ke pas studiuar me vjerrin tim ne Itali ,zotni burre ...
    Pallatin e ka be burri i motres Tosit ..
    Pronaret,jan dy vllezer?(apo ja fus kot)

  7. #7
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Pronaret,jan dy vllezer?(apo ja fus kot)
    te dikurshimit ,mbase kan vdekur tani ...i tanishmi eshte Pustina ,burri i motres se Nanos ..ka bere nje farmaci te madhe per vajzen poshte ... dhe apartamente lart...
    A don, e s'din, a din e s'don !

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Citim Postuar mė parė nga naqeta Lexo Postimin
    te dikurshimit ,mbase kan vdekur tani ...i tanishmi eshte Pustina ,burri i motres se Nanos ..ka bere nje farmaci te madhe per vajzen poshte ... dhe apartamente lart...
    E kisha fjalen..per dy vllezer,(40-45 vjeē) qe e kan pasur shtepin ngjit me kineman(nga krahu i rruges per te Samiu)Po nuk e mbaj mend....se kan qen pronar te kinemas o te nderteses perball.
    Si eshte bere tani nuk e di,ka nja 20 vjet qe skam kaluar.

  9. #9
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    E kisha fjalen..per dy vllezer,(40-45 vjeē) qe e kan pasur shtepin ngjit me kineman(nga krahu i rruges per te Samiu)Po nuk e mbaj mend....se kan qen pronar te kinemas o te nderteses perball.
    Si eshte bere tani nuk e di,ka nja 20 vjet qe skam kaluar.

    Ato mund te jene djemte ....,pronari tani duhet te ishte nja 80 e ca ,ja harrova mbiemrin por kur te shkoj ne Tirane do pyes dhe ta shkruaj ne mp ..
    dhe une e kam harruar si ka qene ..mbaj men qe ka qene nje qe rregullonte biēikletat perballe kinemas ketu e 30 vjet me pare ..,pastaj kur merrje kthesen djathtas per te shku ke samiu nga mbrapa (rruga bardhok Biba kane qene familja e Nallbaneve aty..)ishte dhe komunalja e lagjes :p me fishkelleshin jevgjit kur kalojsha :p per te shku ne pune ahahahahah
    Ps .Pse kaq shume pa shku ne Tirane ti Serafino ,je ne burg apo emigrant poltik e s'te lejohet te shkosh ne atdhe :p
    A don, e s'din, a din e s'don !

  10. #10
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    E kisha fjalen..per dy vllezer,(40-45 vjeē) qe e kan pasur shtepin ngjit me kineman(nga krahu i rruges per te Samiu)Po nuk e mbaj mend....se kan qen pronar te kinemas o te nderteses perball.
    Si eshte bere tani nuk e di,ka nja 20 vjet qe skam kaluar.
    e nga krahu i samiut
    e ka pas dhe Ceni e ke pas qit krahun noiher ti :p
    pastaj kane qene petrelat ..
    A don, e s'din, a din e s'don !

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •