Sot, 21 Korrik 2008
Zhurmėmėdhenjtė sėrish zhurmojnė
Nga Bajram AGALLIU -
Fushata elektorale e vitit 2OO5 nga ana e PD qe mjaft e zhurmshme dhe tepėr e ngarkuar me premtime."Koha pėr ndryshim "kishte ardhur dhe ēdo gjė nė Shqipėri do tė ndryshonte nga ajo qė nuk mund tė bėnin socialistėt nė tetė vjet. Pavarėsisht se socialistėt e ngritėn nė kėmbė shtetin e shkėrmoqur nga "lufta shqiptaro-shqiptare" e vitit 1997.
Jemi dėshmitarė tė atij viti tė mbrapshtė, kur shteti as qė funksiononte mė dhe ai ish Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė me emrin Sali Berisha, u tulat dhe si njė i penduar qė nuk qe nė gjendje tė mbante shtetin nė kėmbė, dhe zgjodhi rrugėn e dorėheqjes dhe tė heshtjes. Por heshtja e tij nuk qe e gjatė. Me humbjen e 29 qershorit tė atij viti (sepse nuk kishte tjetėr rruge), nisi tė belbėzonte se fajin e kėtyre trazirave te papara, na i paskėshin tė kuqtė. Ata ishin ideatorėt dhe organizatoret. Kėsaj i thonė:" I kuqi shan tė kuqtė ".
Ndėrsa zoti Berisha ishte fajtori pa faj dhe si i tillė nuk i hyri asnjė gjemb nė kėmbė, qoftė dhe sado i vockėl qė tė ishte!!! Nga ajo katrahurė e paparė ndonjėherė, ai doli "pa u lagur" dhe pa asnjė farė pėrgjegjėsie, mundi t'u rezistojė edhe tundimeve brenda PD. Dhe mbeti pėrsėri nė krye tė saj. Bėri riorganizim tė PD nga e para dhe pėrsėri nisi tė ulėrasė se ata qė morėn pushtetin, janė burimi i tė gjitha tė kėqijave. Miratimi i Kushtetutės sė re me 1998 nga sovrani, u quajt nga Sali Berisha njė leckė Kushtetute dhe nxori popullin ne shesh duke futur nė lojė dhe mbretin e ashtuquajtur Leka, tė veshur ushtarak dhe me kobure nė brez.
Atė leckė Kushtetute Sali Berisha nuk e njohu, sepse ajo nuk i vinte pėr shtat. Ajo kishte ndryshime nga ajo e vitit 1994 qė Sali Berishėn e bėnte tė plotfuqishėm, pasi ky njeri "vdes" pėr tė qenė i pėrjetshėm i veshur me pushtet. Kjo ėshtė pėr tė njė "sėmundje" qė nuk ka mjek qė ta diagnostikojė... 14 shtatori qe njė tjetėr dėshmi qė Sali Berisha do tė merrte pushtetin e Fatos Nanos qoftė edhe me dhunė (megjithėse ai zhurmonte gjithmonė pėr rrugėn demokratike tė marrjes sė pushtetit). E bėri dhe njė katrahurė tjetėr, e cila akoma mbetet e pambyllur edhe sot.
Gjatė periudhės tetėvjeēare qė ishte nė opozitė kryetari i pėrjetshėm i PD, sa baltė hodhi mbi Shqipėrinė nė foltoren e Evropės, edhe me tej: Vetėm verė villte pėr pozitėn dhe Shqipėrinė, e fuste nė listėn e zeze tė mafies, tė korrupsionit, tė prapambetjes dhe nė vende e njė mijė e njė tė zezave. Ky njeri e nxiu imazhin e Shqipėrisė nė botė. Ēajupi, po tė ishte gjallė do ta kishte zili dhe do tė ribotonte edhe njė herė pamfletin "klubi i Selanikut" me versionin e ri tė kohėve tona: "Po s'fole njė fjalė pėr Shqipėrinė, o Kryetari ynė ! Po tė plastė koka, o Kryetari ynė!..."
Dhe ja, nga goditja qė mori nė 1997 Sali Berisha dukej se u plak. Po shpejt e mori veten. Shpejt e mori veten dhe nisi tė belbėzonte nėpėr dhėmbė:"Tė bėhem dhe njė herė nuse, po di unė se si tė nusėroj "Me pak makijazh dhe njė luk tė ri, u be nuse dhe ēfarė nuse. Me 3 korrik 2005, ai nisi tė nusėrojė, por edhe tė zhurmojė. Tė gjithė e dinim se plaka sado qė tė bėjė tualet,ajo kurrė nuk bėhet nuse. Por Sali Berisha, ja qė bėn edhe mrekullira. Por tashmė, tė gjithė e njohin se ky ėshtė njė nuse plot huqe: Di tė shajė, tė fyejė, tė bėrtasė, tė luajė bukur rolin e hipokritit, tė demagogut, tė mashtruesit dhe nuk do qė tė ketė asnjė mbi vete.
Me tė ardhur nė pushtet duhej tė justifikonte mungesėn e dritave nė tė gjithė vendin, nė vjeshtėn e atij viti. Atėherė nisi tė bėjė njė zhurmė aq tė madhe sa qė ēdo ditė bėrtiste se fajin e kishin ata (socialistėt) qė kishin zbrazur dhe liqenet e Drinit, kishin zbrazur dhe arkėn e KESH-it. Kėshtu kaluan 6 muajt e dimrit dhe tė qeverisjes sė Sali Berishės, me zhurmėn e dritave dhe ne mbetėm atje ku ishim, pa drita. Nė vitin 2006 nisi njė fushatė zhurmimesh tė reja, atė tė shkarkimit tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm Theodhori Sollaku. Ai na i paskėsh tė gjitha fajet. Me komisione hetimore dhe me shpifje ndaj tij, qė sqenė tė pakta, u propozua shkarkimi i tij, por Presidenti Moisiu nuk e pa tė arsyeshme shkarkimin e tij dhe nuk e dekretoi atė. Atėherė nisi zhurmimin kundėr presidentit Moisiu si i lidhur me krimin dhe lloj lloj etiketash qe iu ngjitėn kėtij tė fundit.
Pėrse bėhej gjithė kjo zhurmė?
Gjithė politika duhej qė tė tėrhiqte vėmendjen nga problemet kryesore, si dhe nga puna qė po bėnte Qeveria nė mbajtjen e premtimeve tė bėra para elektoratit, por edhe pėr arsye qė ishte uzurpimi i Prokurorisė. Tė gjithė pushtetet, duhet tė jenė nė njė dorė tė vetme, tė komanduar nga njė njeri, me emrin Sali Berisha. Pa ardhur koha e mbarimit tė mbarimit tė mandatit tė Presidentit Moisiu (5 muaj pėrpara), nisi zhurma pėr zgjedhjen e Presidentit tė ri (me konsensus, pa konsensus, me dhe pa tryezė partish, me pazare e marrėveshje tė fshehta me Fatos Nanon.) njė herė dilte nė krah tė Bamirit njė herė kundėr sa qė vendi u fut nė krizė. Dhe ai qė futi vendin nė krizė ishte prapė Sali Berisha. Rrezikohej tė kalohej edhe nė zgjedhje tė parakohshme. Po kjo askujt nuk i interesonte. As dhe vetė Sali Berishės. Kjo kishte edhe kosto tė madhe financiare, po ashtu dhe politike. Tė gjithė i shmangeshin kėsaj te fundit. Dhe ju dha zgjidhja: Fatos Nano, pa dėshirėn e Berishės mbeti kartė e djegur dhe Presidenti i ri mbeti Bamir Topi. Dhe mire u bė.
Por Sali Berisha shpresonte se ky njeri do tė mbetej si mė parė N/kryetar i PD dhe do tė ishte gur shahu nė duart e tij dhe tė znj. Topalli. Kjo e fundit e shfaq kėtė me fytyrėn e saj tė njė inatēoreje tė vėrtetė ndaj Presidentit tė Republikės sa qė bie nė sy tė publikut mėria dhe inati i saj ndaj "tė pabindurit" Bamir Topi. E kaloi dhe gjashtė muaj tė tjera me kėto zhurma, zhurmuesi Berisha: pa drita, pa ujė, vendi i zhytur nė papunėsi dhe nė varfėri tė plotė.
Nga njė politikan i vjetėr i mbetur tashmė mbrapa kuintave tė politikės shqiptare, ish diplomat dhe pėrfaqėsues i Pėrhershėm i Shqipėrisė nė OKB, kam huazuar njė shprehje me vlerė."Sali Berisha hedh njė grusht me morra dhe pastaj fillojnė tė kruhen tė gjithė". Dhe, me tė vėrtetė "Morrat"e Berishės e bėjnė efektin: Tė gjithė kruhen, kur s'u kruhet, tė gjithė bėrtasin kur s'duhet tė bėrtasin zhurmojnė kur s'duhet tė zhurmojnė dhe harrojnė e lėnė nė dorė tė dytė ato mė thelbėsoret: Si po qeveris qeveria e premtimeve tė pa mbajtura, ē'po bėhet me ato miliona dollarė abuzime dhe shpėrdorime qė po konstaton herė pas here KLSH? Pėrse korrupsioni nė administratėn shtetėrore ka arritur kulmin e lulėzimit, gjendja skandaloze nė QSUT Tiranė, etj,etj. probleme nga mė tė ndryshmet.
Mjafton tė pėrmendim kėshilltarin "special" amerikan i z. Berisha, TOM Ridge, i cili pėr kėtė detyrė sipas kontratės me tė paguhet me njė shumė marramendėse prej 500 000 dollarė amerikanė, vetėm pėr mandatin 4 vjeēar tė Sali Berishės. Nuk i mjaftojnė z. Berisha 14 kėshilltarėt e tij qė secili prej tyre paguhet me njė rrogė mujore prej njė milion e dyqind mijė lekė?! Kjo ėshtė qeveri e Sali Berishės nė dietė Pranimi i Shqipėrisė si kandidatė pėr tė hyrė nė NATO, ėshtė njė zhurmė mė e madhe se ato tė parat, pasi vjen menjėherė pas gjėmimit tė Gėrdecit qė bėri gjėmė aq tė madhe: Por Kryeministri ynė i nderuar e harroi atė gjėmė. Sipas tij hyrja nė NATO ėshtė ngjarja mė e madhe historike, por ne shqiptarėt jemi mėsuar me kėto ngjarje tė mėdha historike. Edhe nė vitin 1948 (mos gabohem) njė ngjarje e madhe historike ishte pjesėmarrja e Shqipėrisė nė Traktatin e Varshavės, kur ne shqiptarėt, sė bashku edhe me Sali Berishėn nė "gojė tė ujkut hidhnim valle". Por nė vitin 1969 e braktisėm atė sepse "ata tė mėdhenjtė e bllokut komunist" kishin qėllime tė kėqija ndaj Shqipėrisė Socialiste dhe pėrsėri nė "nė gojė tė ujkut hodhėm valle". Por kėtė radhe, nė NATO na pranoi si kandidatė nė gjirin e saj, paēka se Gėrdeci tronditi jo vetėm Shqipėrinė.
Dhe Sali Berisha zhurmon dhe trumbeton se kjo ishte merita e Qeverisė sė tij, meritė e reformave qė kjo qeveri kishte ndėrmarrė se po ta kishin pushtetin socialistėt, Shqipėria nuk do tė ishte futur nė NATO. Gjeopolitika, sipas zotot Berisha, nuk ėshtė favorizuese nė hyrjen e Shqipėrisė nė NATO. Kjo bėri qė opozita zbuti tempin e tė berit opozitė, duke i lėnė terren Sali Berishės tė marrė njė revan tė ri me turin e tij nėpėr Shqipėri duke pas tre vjetėsh "gju mė gju me popullin". Mjafton tė pres shiritin e pak kilometrave rrugė, apo pėrurimin e ndonjė ujėsjellėsi si ai i Golemit tė Kavajės apo Unazės sė Orikumit, dhe Sali Berisha gjen kurajėn tė shprehet se "Shqipėria ka ndryshuar "Shqipėria nuk ėshtė Golemi, Mbikalimi i Kamzės a Orikumi nė Vlorė, a ndonjė vend tjetėr, por ėshtė shumė e madhe dhe ka shumė halle: Bujqėsia ėshtė nė pikė tė hallit, asgjė nuk ka ndryshuar, varfėria dhe papunėsia kanė arritur kulmin.
Sali Berisha ngopet me lugėn bosh "Qeveria ime" (kėshtu i pėlqen tė shprehet gjithmonė kryeministri ynė), ka bėrė kėtė apo atė. Ka harruar tė thotė se ē'ka bėrė qeveria e tij pėr "strategjinė e kafshatės", kur ka qindra apo dhe mijėra familje shqiptare qė e marrin bukėn me listė, nuk ja nxė goja tė flasė pėr papunėsinė qė lista e tyre qė kanė qenė dhe po shkurtohen nga puna sa vjen dhe po shtohen. Krenaria e tij ėshtė rruga Durrės Kukės sa qe e impresionuar edhe zonja Topalli, kur e vizitoi atė. Kush nuk e di: Po tė derdhen miliona e miliona euro, bėhet jo vetėm kjo rrugė, por e gjithė Shqipėria bėhet me tunele mė tė mėdhenj e me rrugė me katėr korsi! Nuk thotė kotė populli:"Paraja e ngre ujin pėrpjetė". Po kjo rrugė siē e quajnė rrugė "patriotike" ėshtė dhe rrugė e vjedhjeve dhe e harxhimeve tė mėdha.
Tashmė Z. Berisha sa ka hedhur njė grusht me "morra" tė rinj, atė pėr ligjin pėr hapjen e dosjeve tė spiunėve gjatė kohės sė komunizmit. Nuk ėshtė hera e parė qė ėshtė bėrė zhurma e kėtij lloji. Qysh nė vitet e para tė demokracisė ėshtė folur e stėrfolur pėr pastėrtinė e figurave politike. Mos tė harrojmė komisionin e drejtuar nga i ndjeri Bezhani: Sa zhurmė dhe sa u reklamua puna e bėrė prej tij. Dezinjatorja" "Calamania", "Financieri", Kartela", "Tigri " e qindra e qindra tė tjerė vazhdojnė tė mbeten nė vende kyēe nė politikė dhe nė qeverisje. E ēuditshme! Por mė e ēuditshme ėshtė se pėrse hapet kjo ēėshtje nė kėtė moment. Kėtu ėshtė fjala pėr hapjen e dosjes sė spiunėve cironka "apo pėr ato tė peshqve tė mėdhenj"? Kjo tė lė tė kuptosh se kjo zhurmė vetėm njė demagogji e radhės. Impresionizmi emocionant i zj. Jozefia Topalli para kamerave televizive se nuk do tė lejojmė mė qė spiunėt tė mbeten nė politikė" tė lė tė mendosh se vėrtetė kjo ėshtė njė demagogji e radhės. Ky ėshtė njė shantazh pėr tė dy krahėt e politikės, pėr t'i mbajtur ata spiunėt e dikurshėm tė rrinė "sus" se ndryshe do t'ja u nxjerrė tė palarat, ndėrsa ata "shpifėsit" tė qėndrojnė larg "Dezinjatores" dhe "Ēalamanes" se ndryshe...
Me kėtė ligj qė do tė shqyrtohet nė ditėt e ardhshme nė Parlament, zhurmat sėrish do tė vazhdojnė. Por a do tė dalin tė gjithė spiunėt? Ka se ēfarė tė merret Parlamenti pėr ca kohė. Berisha po pėrgatitet pėr zhurma tė tjera. "Morrat " i ka gati pėr t'i hedhur!!!
Krijoni Kontakt