Kryeministri Thaēi: Ēfarėdo raporti qė mund tė pėrpilohet nga KS i OKB-sė, pa miratimin zyrtar tė Republikės sė Kosovės, do tė jetė plotėsisht i papranueshėm dhe i pa zbatueshėm nė territorin e shtetit tonė
Prishtinė, 25 nėntor 2008
Lidhur me planin 6 pikėsh tė propozuar nga Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, i cili pritet tė pėrfshihet nė raportin qė Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė do tia paraqes Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, mė lejoni tė ritheksoj edhe njė herė se:
1.
Statusi i Kosovės ėshtė i zgjidhur dhe kjo ēėshtje ėshtė e mbyllur. Kosova qė nga 17 shkurti 2008 ėshtė shtet i pavarur dhe sovran dhe i tillė do tė jetė pėrgjithmonė.
2.
EULEX do tė vendoset nė Kosovė ashtu siē e parashikon Kushtetuta e Kosovės dhe Plani i Ahtisarit. UNMIK-u nuk do tė ketė asnjė rol ekzekutiv, por vetėm lehtėsues pėr vendosjen e EULEX-it. Ēdo tendencė tjetėr, konsiderohet si shkelje e Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės dhe si dhunim i sovranitetit tonė shtetėror. Rezoluta 1244 e OKB-sė ėshtė plotėsisht jo relevante dhe e pakuptimtė nė shtetin tonė sovran. Si e tillė institucionet e Kosovės nuk kanė asnjė obligim juridik qė tė njėjtėn ta marrin nė konsideratė.
3.
Tė gjitha fushat pėr tė cilat flet plani gjashtė pikėsh i OKB-sė, siē janė drejtėsia, policia, kufijtė,doganat, trashėgimia serbe, transporti dhe infrastruktura janė tė rregulluara me ligjet tona pėrkatėse, tė cilat janė miratuar nga Parlamenti i Kosovės dhe tė cilat janė nė pėrputhje tė plotė me Kushtetutėn e Kosovės. Ēdo plan tjetėr, ēdo dokument tjetėr e aq mė tepėr ndonjė raport qoftė ai edhe nga OKB-ja ėshtė i paligjshėm dhe i pazbatueshėm.
4.
Kosova ka paraqitur 4 pikat e saj qė nė fakt vetėm paraqet qėndrimin tonė zyrtar nė raport me 6 pikat e propozuara. Kosova e ka Kushtetutėn dhe ligjet e saj moderne, tė cilat i rregullojnė tė gjitha ēėshtjet e ngritura nė planin 6 pikėsh tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė.
5.
Prandaj, ėshtė Kushtetuta e Kosovės dhe ligjet e miratuara nga Parlamenti i Kosovės, qė unė si Kryeministėr i Kosovės do tiu pėrmbahem dhe do ti zbatoj nė praktikė dhe asgjė tjetėr. Ky ėshtė plani ynė, ky ėshtė vizioni ynė.
6.
Ēfarėdo plani apo raporti qė mund tė pėrpilohet nga Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara, pa miratimin zyrtar tė Republikės sė Kosovės, do tė jetė plotėsisht i papranueshėm dhe i pa zbatueshėm nė territorin e shtetit tonė.
Krijoni Kontakt