Close
Faqja 16 prej 18 FillimFillim ... 61415161718 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 176
  1. #151
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Paj veq ma i madhi truthat e kupton se edhe po tė shkonin, nuk kishin me bo dicka tė mirė..

    Pikat nuk ndalen qe nuk jon shku kta pseudopolitikanė nė at takim.

    Kosova duhet menjėher ta dėboj Umnikun nga Kosova. Qe e don serbija umnikun, le tė qėndroi atje.

    Nė anen tjeėr , po luhet njė lojė e ndytė nga politika jonė, kinse ne po rrefuzojm dicka, qė populli tė mendoj se kemi qeveri tė mirė. Hajt bac hajt se ka mi ju nxon rrota bishtin , po cka mi bo Kosoves qė po na coptohet se. Buka e popullit ka me ju mbet nė fyt!

    Kemi pas tradhtar tė tillė gjethmonė , bile deri para 3 vjetve, dhe kjo nuk ėshtė e re .

    Ka plot qe e kuptojnė politiken antikombėtare tė kėsaj klike politike, le ta din ata.

    Kili

    SQHIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  2. #152
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    S’ka bisedime derisa Serbia nuk respekton integritetin territorial tė Kosovės, thonė Thaēi e Krasniqi

    Serbia nuk ka tė drejtė tė interesohet pėr zhvillimet nė Kosovė, tha kryeministri Hashim Thaēi duke iu referuar tendencave tė Beogradit pėr bisedime tė mundshme me Prishtinėn. Ndėrkaq, kryeparlanmentari Kransiqi tha se institucionet e Kosovės nuk janė tė obliguara tė bisedojnė me Serbinė as pėr ēėshtje teknike, derisa sa ajo nuk e ka njohur pavarėsinė e Kosovės.
    Ende nuk ėshtė e qartė nėse do tė ketė bisedime midis Prishtinės dhe Beogradit pėr shkak tė qėndrimeve krejtėsisht tė kundėrta tė palėve pėr mėnyrėn e organizimit tė mundshėm tė tyre.

    Kryeparlanmentari Kransiqi tha se institucionet e Kosovės nuk janė tė obliguara tė bisedojnė me Serbinė as pėr ēėshtje teknike, derisa sa ajo nuk e ka njohur pavarėsinė e Kosovės.

    “Kėto bisedime janė jashtė kohės dhe jashtė hapėsirės, janė tė pamundshme pėr t’u zhvilluar, pėr faktin se Serbia nuk e ka njohur shtetin e pavarur dhe sovran tė Kosovės. Nuk mund tė bisedohet me njė vend qė nuk e ka njohur shtetin e pavarur dhe sovran tė bisedohet pėr ēėshtje teknike”, tha kryeparlamentari Krasniqi.

    Ndėrkaq, kryeministri Hashim Thaēi tha se ėshtė nė interes tė vetė Serbisė tė mos tentojė tė cenojė sovranitetin e Kosovės.

    “Pėrpos interesave dhe vlerave euroatlantike asgjė nuk mund tė kemi tė pėrbashkėt me Serbinė dhe Serbia nuk e ka asnjė tė drejtė tė interesimit pėr zhvillimet nė Kosovė. Pėrkundrazi ėshtė me interes qė Beogradi tė mos pretendojė tė cenojė sovranitetin e territorit tė republikės sė Kosovės”, tha kryeministri Thaēi.

    Pavarėsisht prej pėrpjekjeve tė administratės ndėrkombėtare nė Kosovė pėr tė organizuar bisedime me Beogradin, duket se do tė jetė e vėshtirė tė realizohet. Kryeparlamentari Krasniqi tha se qėndrimet dhe vendimet politike nė Kosovė i marrin vetėm institucionet e vendit.

    “Tė gjitha qėndrimet dhe vendimet politike nė Kosovė janė tė institucioneve tė Kosovės dhe pėr kėtė duhet tė binden tė gjithė. Kosova ėshtė njohur mbi 50 vende dhe nė kėtė drejtim institucionet e Kosovės do t’i marrin tė gjitha pėrgjegjėsitė pėr tė gjitha zhvillimet qofshin politike apo tė natyrave tė tjera me cilindo vend tė rajonit apo edhe tė botės”, tha kryeparlamentari Krsaniqi.

    Ndėrsa kryeministri Thaēi tha se roli i UNMIK-ut tashmė ėshtė i tejkaluar.

    “Ēmoj shumė punėn e organizatės sė kombeve tė bashkuara qė ka bėrė nė Kosovė nė kėto 9 vjet. Roli i UNMIK-ut sot ėshtė i tejkaluar, Kosova ka Kushtetutėn dhe institucionet legjitime dhe ne do tė marrim vendimet tona nė pėrputhshmėri me vullnetin dhe interesat tona nacionale”, tha kryeministri Thaēi.

    Udhėheqėsit kosovarė kundėrshtuan t’iu jepet shumė hapėsirė bisedimeve tė pėrfolura me Serbinė, duke thėnė se janė pėrqendruar mė shumė nė organizimet e institucioneve pėr shėnimin e pėrvjetorit tė parė tė pavarėsisė sė Kosovės. Kryesia e Kuvendit nė mbledhjen e sotme vendosi pėr njė seancė solemne mė 17 shkurt, nė njė vjetorin e shpalljes sė pavarėsisė.
    rtk 10 shkurt 2009 - 14:10:06
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #153
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Tė martėn bisedime pėr 6 pikat



    Nga Express mė 16.02.2009 nė ora 9:46

    Ministri i Punėve tė Jashtme tė Serbisė, Vuk Jeremic ka deklaruar se tė martėn do tė fillojnė bisedimet me pėrfaqėsuesit e Kombeve tė Bashkura dhe UNMIK’ut rreth aplikimit tė marrėveshjes sė 6 pikave pėr Kosovėn.

    Vuk Jeremic ka thėnė se para disa javėsh kanė ekzistuar spekulimet nėse nė tė vėrtetė do tė zhvillohen ato bisedime.

    “Shqiptarėt edhe sot thonė se nuk do vijė deri te bisedimet, por prapėseprapė do tė ketė. Ne kemi insistuar dhe tė martėn fillojnė bisedimet pėr implementimin e planit, qė nuk ėshtė plan i Marti Ahtisaarit, por plani i Sekretarit Gjeneral tė Kombeve tė Bashkuara, qė ėshtė nė pėrputhje me planin e Ahtisaarit”, tha Jeremic.

    Ai ka shtuar se ka shumė presione nė terren.
    “Shqiptarėt ushtrojnė, mbi tė gjitha, presione jo institucionale ndaj pėrfaqėsuesve tė Kombeve tė Bashkuara, qė ėshtė shumė brengosėse. Ne do tė vazhdojmė qė para KB tė insistojmė nė implementimin e asaj qė ka vendosur Kėshilli i Sigurimit. Nuk ėshtė e lehtė, por nuk kemi mundėsi tjetėr pos pėrmes tė gjitha mjeteve diplomatike tė vazhdojmė tė luftojmė pėr ruajtjen e kushtetutės”, theksoi Jeremic.
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  4. #154
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Bisedime, por jo pėr statusin

    Nga Express mė 16.02.2009 nė ora 13:16
    Ish-zėvendėsndėrmjetėsi i OKB-sė pėr statusin e Kosovės, Albert Rohan, ka deklaruar se roli i BE-sė rreth ēėshtjes sė Kosovės ėshtė zbehur, pėr shkak se nuk ka njė qėndrim tė pėrbashkėt.

    Nė njė intervistė pėr BBC-nė, zoti Rohan ka thėnė se qėndrimi i disa vendeve tė BE-sė pėr tė mos njohur pavarėsinė e Kosovės e zvarrit stabilizimin e rajonit, e rrezikon vetė misionin e BE-sė nė Kosovė si dhe e inkurajon Serbinė nė rezistencėn e saj ndaj shtetit tė ri tė Kosovės.

    Zoti Rohan ka thėnė se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės, njė vit mė parė, shėnon fillimin e procesit tė normalizimit dhe tė stabilizimit tė rajonit, qė mund tė marrė, sipas tij, shumė vjet. Zėvendėsndėrmjetėsi i OKB-sė pėr Kosovėn ka thėnė se bisedimet e paralajmėruara mes Kosovės e Serbisė pėr ēėshtje teknike nuk kanė tė bėjnė me statusin meqė ai, sipas tij, ėshtė tashmė i zgjidhur. Por, ka thėnė Rohan, bisedimet pėr ēėshtjet praktike mund tė shėnojnė njė fazė tė re tė bashkėpunimit mes Kosovės dhe Serbisė.

    Arbėr Vllahiu zhvilloi njė bisedė me zotin Albert Rohan, nė njėvjetorin e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės dhe fillimisht e pyeti se si e sheh ai kėtė pėrvjetor, ēfarė ėshtė arritur deri tani?

    Rohan: Mendoj se ka aspekte pozitive dhe mė pak pozitive. Ajo qė ėshtė pozitive ėshtė se nuk kishte njė shkallė tė gjėrė tė dhunės gjatė kėtij viti. Kishte disa incidente, por asgjė shumė serioze. Nuk kishte eksod tė serbėve nga Kosova, siē kishin parashikuar disa.

    Parlamenti ka miratuar ligjet kushtetuese dhe tė gjitha ligjet qė janė paraparė me planin Ahtisaari. Institucionet kanė qenė tė hapura dhe tė forcuara dhe kėtu kam parasysh Ministrinė e Jashtme qė nuk ka ekzistuar mė parė. Forca e Sigurisė ėshtė nė proces tė krijimit dhe mendoj se nė kuadėr tė ndėrtimit tė institucioneve shumėēka ėshtė arritur.

    Nga aspektet negative mė duhet tė pėrmend faktin se Kosova ende nuk ėshtė pranuar nga shumė vende dhe mė e dhimbshmja e konsideroj tė jetė, nė veēanti, fakti se pesė vende anėtare tė BE-sė nuk e kanė pranuar pavarėsinė e Kosovės. Mendoj se posaēėrisht ky qėndrim i fundit e zvarrit stabilizimin e rajonit dhe inkurajon Serbinė nė rezistencėn e saj aktive ndaj shtetit tė ri tė Kosovės, si dhe ndaj misionit tė BE-sė. Kjo e vė nė rrezik suksesin e misionit tė BE-sė. E gjithė kjo ėshtė shumė negative. Por edhe situata sociale dhe ajo ekonomike e qytetarėve tė Kosovės duhet ende tė pėrmirėsohet. Mendoj se pėr shkaqe tė kuptueshme pėrparimi ka qenė modest.

    BBC: Kur flasim pėr njohjet dhe posaēėrisht pasi ju pėrmendet kėto pesė vende anėtare tė BE-sė, a ėshtė kjo pasojė e diplomacisė sė dobėt tė Kosovės apo ndoshta e diplomacisė shumė aktive tė Serbisė?

    Rohan: Mendoj se as njėra, as tjetra. Arsyeja ėshtė se, duke pėrjashtuar kėtu Greqinė qė gjithmonė nė mėnyrė tradicionale ka patur marrėdhėnie tė posaēme me Serbinė, tė gjitha vendet e tjera kanė probleme tė brendshme me grupet e pakicave ose me separatizimin, kėtu marrim shembullin e Qipros, nė veēanti veriun e saj, apo edhe atė tė Rumanisė dhe tė Sllovakisė, dhe problemet qė kanė me pakicat. Pra, ato kanė arsyet e tyre qė nuk kanė tė bėjnė me Kosovėn pėr tė refuzuar njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Mendoj se ėshtė gabim, por kėto janė arsyet dhe ato nuk kanė tė bėjnė as me diplomacinė serbe dhe as me atė tė Kosovės.

    BBC: Pra kjo do tė thotė se BE-ja nuk po e pėrmbush obligimin e saj nė Kosovė sot?

    Rohan: Nuk mund tė thuhet nė atė mėnyrė. Ajo qė mund tė thuhet ėshtė se pėr shkak tė mungesės sė njė qėndrimi tė pėrbashkėt tė BE-sė nė raport me Kosovėn efektiviteti i BE-sė ėshtė zbehur. Do tė ishte shumė e lehtė qė tė luhej njė rol shumė mė i fortė dhe mė i pėrcaktuar si dhe mė efektiv sikur tė kishte njė qėndrim tė pėrbashkėt. Edhe nė aspektin ndėrkombėtar, roli i BE-sė nė kėtė ēėshtje ėshtė dobėsuar nga fakti se nuk ka njė qėndrim tė pėrbashkėt.

    BBC: Ka zėra kritikė qė thonė se edhe me pavarėsimin e Kosovės gjendja nė Ballkan dhe nė veēanti nė Kosovė nuk ėshtė stabilizuar. Kėtu merret shembulli i veriut tė Kosovės. Pajtoheni me kėto kritika?

    Rohan: Unė e shoh pak mė ndryshe. Mendoj se nuk mund tė stabilizohet kjo pjesė e rajonit tė Ballkanit, nga njė ditė nė tjetrėn. Sikur tė kishim njė Rezolutė tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, ose sikur tė kishte njė marrėveshje ndėrmjet Serbisė dhe Kosovės rreth propozimit tonė, atėherė do tė ishte shumė mė lehtė dhe mė shpejt. Por kėshtu nuk ndodhi dhe ėshtė njė fakt qė ne thjesht duhet ta pranojmė.

    Sipas meje, shpallja e pavarėsisė sė Kosovės, vitin e kaluar, shėnon fillimin e procesit tė normalizimit dhe tė stabilizimit qė mund tė marrė shumė vite. Por duhej tė fillonte nga njė pikė, sepse ajo qė ndodhi nė tetė vitet e kaluara ishte se problemi thjesht u la i pazgjidhur. Mendoj se me propozimin tonė dhe me shpalljen e pavarėsisė, si dhe me njohjen e saj nga mė shumė se 50 vende shumė tė rėndėsishme, ky proces ka filluar. Do tė marrė kohė, por kjo eventualisht do tė ēojė drejt stabilizimit tė tė gjithė rajonit.

    BBC: Ju thoni vende tė rėndėsishme e kanė njohur Kosovėn. Ka vetėm 54 shtete qė e kanė bėrė kėtė deri tani. Ka qenė parashikuar se shumė mė shumė vende do ta bėjnė kėtė nė valėn e parė tė njohjeve. A mos ishte kjo pėr shkak tė dobėsisė sė diplomacisė sė Kosovės?

    Rohan: Jo! Unė nuk e di kush e kishte parashikuar kėtė. Unė gjithnjė kam qenė shumė skeptik dhe asnjėherė nuk pėrmenda asnjė numėr dhe asgjė tjetėr. Ky ėshtė njė vendim qė merret nga vendet veē e veē. Dhe disa nga to, dhe evropianėt janė mė shumė tė interesuar pėr problemin e Kosovės, sepse tė tjerėt nė kontinentet e tjera nuk e dinė se pėr ēfarė bėhet fjalė. Se do tė kemi njė proces tė ngadalshėm dhe ėshtė dashur tė pritej. Por nuk duhet tė harrohet se 54 vendet nė fjalė paraqesin mė shumė se 60 pėr qind tė fuqisė ekonomike tė botės, pra mė shumė se 60 pėr qind tė GDP-sė sė botės. Kėto janė vende tė rėndėsishme. Njė nga rrjedhojat ėshtė se pavarėsia ėshtė e pakthyeshme dhe kurrė nuk mund tė zhbėhet. Kjo ėshtė me rėndėsi pėr Kosovėn.

    BBC: Zoti Rohan a mund tė jeni ju njė nga diplomatėt e huaj qė mund tė loboni pėr njohje tė reja tė pavarėsisė sė Kosovės?

    Rohan: Unė nuk mendoj se kjo ėshtė detyra ime. Nuk mendoj se roli im ėshtė tė loboj pėr pavarėsinė e Kosovės. Kjo ėshtė detyrė e udhėheqjes sė Kosovės dhe vendeve tė tjera. Miqtė e Kosovės po ndihmojnė nė kėtė aspekt e kjo ėshtė njė gjė e mirė. Por ashtu, sikurse edhe pėr zotin Ahtisaari dhe pėr veten time, nuk e shoh kėtė si rol.

    BBC: Zoti Rohan, t'i kthehemi planit tuaj, pra planit Ahtisaari. Ai nuk ėshtė pranuar nga serbėt e Kosovės dhe as nga Beogradi zyrtar. Madje edhe misioni i EULEX-it ishte kushtėzuar nga Beogradi me njė plan gjashtėpikėsh tė OKB-sė. Besoni se plani juaj, nė njė mėnyrė, mund tė kthehet sėrish nė njė udhėzues pėr Kosovėn dhe pėr serbėt e Kosovės?

    Rohan: Po ai ka qenė i tillė. Nė fakt kur shpallja e pavarėsisė u bė nga Parlamenti i Kosovės, ju kujtohet se ajo u bė mbi bazėn e Planit Ahtisaari. Dhe ndėrkohė, shumė pjesė tė Planit Ahtisaari janė zbatuar. Pra, thjesht ka qenė njė udhėzues. Ajo qė ėshtė tragjike dhe njėkohėsisht edhe ironike ėshtė se pėr shkak tė rezistencės serbe, tė gjitha ato pika qė kanė tė bėjnė me komunitetin serb nė Kosovė, nė veēanti tė drejtat e komuniteteve dhe decentralizimi, nuk do tė jetė e mundshme tė zbatohen. Kjo sepse ka nevojė pėr njė angazhim aktiv tė atyre pėr tė cilėt janė hartuar, nė kėtė rast tė serbėve tė Kosovės. Pėrderisa ata nuk i shfrytėzojnė kėto mundėsi, tė drejtat qė sipas planit tonė janė parashikuar, nuk do tė kenė asnjė efekt. Kjo ėshtė ironike sepse rezistenca serbe e dėmton interesin e serbėve tė Kosovės.

    BBC: Dhe mė lejoni zoti Rohan, kur dhe si mendoni ju se Kosova dhe Serbia mund tė fillojnė njė marrėdhėnie normale, apo njė proces tė pajtimit mes vete?

    Rohan: Mendoj se kjo do tė marrė kohė. Sepse, qėndrimet kanė qenė aq shumė tė barrikaduara, nė veēanti nė Beograd, sa qė ėshtė shumė e vėshtirė qė tė ndryshohen. Do tė jetė e nevojshme qė, herėt a vonė, Serbia ta pranojė realitetin. Por unė nuk kam guxim tė vendos njė kornizė kohore pėr kėtė.

    Autoritetet e Kosovės gjithnjė kanė thėnė se janė tė gatshme tė diskutojnė me autoritetet nė Beograd pėr ēėshtjet praktike. Unė i pėrkrah ato dhe, nėse ju kujtohet, nė Planin Ahtisaari ka pjesė qė parashohin komisione tė pėrbashkėta dhe instrumente tė tjera tė bashkėpunimit mes Kosovės dhe Serbisė. Pra, ne i favorizojmė ato, gjithnjė pėrderisa ėshtė e qartė se bėhet fjalė pėr ēėshtje praktike, si ndėrmjet fqinjėve kudo nė botė.

    Kėto nuk janė bisedime pėr statusin. Ai ėshtė zgjidhur dhe nuk mund tė zhvillohen mė bisedime pėr tė. Pėr ēėshtjet praktike, po. Ndoshta kjo ėshtė mėnyra se si mund tė fillojė njė fazė bashkėpunimi ndėrmjet Serbisė dhe Kosovės. Do tė jetė nė interes tė tė dyja palėve dhe kur tė fillojė bashkėpunimi praktik, atėhere ndoshta pajtimi bėhet mė i lehtė. (Marrė nga BBC)
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #155
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    S’ka bisedime derisa Serbia nuk respekton integritetin territorial tė Kosovės, thonė Thaēi e Krasniqi
    rtk 10 shkurt 2009 - 14:10:06

    Bisedime, por jo pėr statusin

    Nga Express mė 16.02.2009 nė ora 13:16


    PA KOMENT!!!

    Kili

    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Rohan: Decentralizimi tė bėhet vetėm nėse serbėt e pranojnė planin e Ahtisarit

    Prishtinė, 16 shkurt - Ish-zv.ndėmjetėsi i Kombeve tė Bashkuara pėr statusin e Kosovės, Albert Rohan, thotė se decentralizimi duhet tė bėhet vetėm nėse "serbėt e pranojnė planin e Ahtisarit dhe bashkėpunojnė me institucionet e Kosovės" Nė njė intervistė pėr Radio Kosovėn, Rohan shprehu mendimin se nga ana e kosovarėve duhet tė pėrgatitet infrastruktura ligjore qė ka tė bėjė me decentralizimin. Por sipas tij, "krijimi i komunave tė reja me shumicė serbe dhe delegimi i funksioneve administrative dhe vetėqeverisėse siē parashihet me planin Ahtiasri duhet tė bėhet vetėm nėse serbėt pranojnė planin e Ahtisarit dhe bashkėpunojnė me institucionet e Kosovės". Rohan shtoi se pranimi i planit Ahtisari ėshtė nė interesin e tyre dhe ai beson qė "serbėt e Kosovė janė aq tė menēur pėr ta kuptuar se decentralizimi dhe plani i Ahtiasrit ėshtė bėrė pikėrisht pėr interesat e tyre".
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #157
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Jovanoviq: Pavarėsia e Kosovės me garanci pėr ekzistimin e serbėve

    Kryetari i Partisė Liberal Demokratike (LDP), Ēedomir Jovanoviq nė njė intervistė paralele me ministrin e Jashtėm serb, Vuk Jeremiq pėr gazetėn e sotme "Politika", nė prag tė njė vjetorit tė pavarėsisė sė Kosovės, ka vlerėsuar se nuk duhet pėrjashtuar mundėsinė e marrėveshjes me shqiptarėt e Kosovės.
    Sipas Jovanoviqit kjo marrėveshje do tė nėnkuptonte pavarėsinė e Kosovės dhe si kompensim do tė garantohej ekzistimi i serbėve nė Kosovė qė, sipas tij duhet tė jetė “interes yni dhe i marrėdhėnieve tė Kosovės me Serbinė” qė do tė ishin shumė mė cilėsore nga marrėdhėniet ekzistuese dhe nga ato nė tė kaluarėn.
    Jovanoviq nuk ėshtė pajtuar nė shumė pikėpamje me ministrin Jeremiq duke akuzuar politikėn e autoriteteve tė tashme serbe ndaj Kosovės dhe duke kėrkuar ndryshimin rrėnjėsor tė saj, dhe ka shtuar se partia e tij me anė tė planit "Territori pėr pavarėsi" ėshtė orvatur ta shpjegojė se mė shumė dobi do tė kishte Serbia nė qoftė se e drejta e qeverisjes sė Kosovės tė transferohet nė ata qė jetojnė nė Kosovė, e kėta janė shqiptarėt e serbėt, e jo Serbia e cila nuk ka kontroll atje.
    Jovanoviq thotė se Kosova po distancohet nga Beogradi. Ky proces po zgjat dhe ai gjatė njė viti tė fundit ėshtė pėrshpejtuar e konkretizuar. Problemi kryesor nė pėrkufizimin e politikės sė Beogradit ndaj Kosovės del nga fakti se ne problemin e Kosovės e shikojmė tė izoluar, autonom nga realiteti i pėrgjithshėm. Ende e trajtojmė si pasojė duke mos kėrkuar shkaqet, thotė ai.

    Sipas tij. Kosova sot ėshtė njė hap mė larg nga Beogradi se qė ka qenė mė 17 shkurt tė vitit 2008, pavarėsisht nėse me kėtė janė pajtuar 20 apo tė gjitha vendet e tė BE, pavarėsisht nėse ėshtė pajtuar gjysma e KS tė KB apo jo, dhe kjo kohė njėvjeēare nuk ėshtė shfrytėzuar sipas mėnyrės qė do tė duhej.

    Kjo, nė radhė tė parė pėr transformimin e brendshėm tė vendit, nė mėnyrė qė Serbia nga pozicione tjera tė fillojė ta kundrojė Kosovės dhe duke afirmuar vlera tė reja, t'ia dal tė ndėrtojė me Kosovėn marrėdhėnie tė reja tė cilat pėr nga pėrmbajtja e vet do tė ishin mė cilėsore.
    Kryetari i LDP thotė se ėshtė e vėrtetė se KS e ka marrė vendimin pėr sistemimin e EULEX-it, por nuk ka marrė kurrfarė vendimi kur nė Kosovė ka vazhduar zbatimi i mėtejmė i Planit tė Ahtisarit, pėr tė cilin nuk po flitet mė zyrtarisht, por i cili po realizohet para syve tanė. Ėshtė e saktė se politika jonė e jashtme ka mbėshtetje nė marrėveshjet qė po i arrin me pėrfaqėsuesit ndėrkombėtar, por ajo nuk ėshtė konkretizuar me anė tė rezultatit i cili procesin e ndalimit tė njohjes sė mėtejme tė pavarėsisė sė Kosovės do ta ndalte.
    Kjo njohje pak a shumė po ngadalėsohet, qė si pasojė fiton problem tė reja, por ajo politikė nuk ėshtė reversibile. Pikėrisht ne nė kėtė e shohim rrezikun mė tė madh dhe pėr kėtė shkak po insistojmė nė ndryshimin e prioriteteve politike, ka theksuar Jovanoviq. /f. musliu/


    | s.b & RTK staff |
    16 shkurt 2009 - 15:41:09
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #158
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga niemand Lexo Postimin
    Tė martėn bisedime pėr 6 pikat



    Nga Express mė 16.02.2009 nė ora 9:46

    Ministri i Punėve tė Jashtme tė Serbisė, Vuk Jeremic ka deklaruar se tė martėn do tė fillojnė bisedimet me pėrfaqėsuesit e Kombeve tė Bashkura dhe UNMIK’ut rreth aplikimit tė marrėveshjes sė 6 pikave pėr Kosovėn.

    Vuk Jeremic ka thėnė se para disa javėsh kanė ekzistuar spekulimet nėse nė tė vėrtetė do tė zhvillohen ato bisedime.

    “Shqiptarėt edhe sot thonė se nuk do vijė deri te bisedimet, por prapėseprapė do tė ketė. Ne kemi insistuar dhe tė martėn fillojnė bisedimet pėr implementimin e planit, qė nuk ėshtė plan i Marti Ahtisaarit, por plani i Sekretarit Gjeneral tė Kombeve tė Bashkuara, qė ėshtė nė pėrputhje me planin e Ahtisaarit”, tha Jeremic.

    Ai ka shtuar se ka shumė presione nė terren.
    “Shqiptarėt ushtrojnė, mbi tė gjitha, presione jo institucionale ndaj pėrfaqėsuesve tė Kombeve tė Bashkuara, qė ėshtė shumė brengosėse. Ne do tė vazhdojmė qė para KB tė insistojmė nė implementimin e asaj qė ka vendosur Kėshilli i Sigurimit. Nuk ėshtė e lehtė, por nuk kemi mundėsi tjetėr pos pėrmes tė gjitha mjeteve diplomatike tė vazhdojmė tė luftojmė pėr ruajtjen e kushtetutės”, theksoi Jeremic.
    Harrojeni 6 pikėshin

    Nga Express mė 19.02.2009 nė ora 16:45
    Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi thotė se plani 6-pikėsh i Sekretarit tė Kombeve tė Bashkuara, Baan Ki-Moon nuk ėshtė nė agjendėn e Qeverisė sė Kosovės. Madje, ai u ka rekomanduar mediave qė 6 pikėshin ta harrojnė sa mė parė.

    “Kosova ka Kushtetutėn dhe do tė punojė nė pėrputhshmėri me Kushtetutėn e saj, ndėrsa 6-pikshi nuk ekziston fare nė agjendėn e institucioneve tė Kosovės. Harrojeni atė”, deklaroi Thaēi.

    Sipas tij, plani 6 pikės ekziston vetėm nė pyetjet e gazetarėve.

    “Vetėm nė pyetjet tuaja ekziston ky 6 pikėsh, sepse nė planin shtetėror tė Republikės sė Kosovės nuk ekziston”, theksoi kryeministri Thaēi.

    --------------------------------------

    Thaēi porosit: Harrojeni gjashtėpikėshin!
    Lirie Hajdari
    Thaēi porosit: Harrojeni gjashtėpikėshin!

    “Harrojeni gjashtėpikėshin!” Kjo ka qenė pėrgjigjja e kryeministrit Hashim Thaēi, i pyetur nga gazetarėt nėse shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanieri, gjatė qėndrimit tė tij nė Beograd, me autoritet atje veē tjerash do tė diskutojė edhe pėr zbatimin e planit gjashtėpikėsh tė Ban Ki Munit. Ai pėrsėriti qėndrimin e palėkundur tė institucioneve shtetėrore tė Kosovės, duke thėnė se pėr Kosovėn nuk ekziston plani gjashtėpikėsh. I pyetur nėse vizita e Zanierit nė Beograd ėshtė njė pėrpjekje pėr ta kontrabanduar planin gjashtėpikėsh apo diēka tjetėr, kreu i Qeverisė tha se ky plan gjashtė pikėsh ekziston vetėm nė pyetjet e gazetarėve dhe jo edhe nė agjendėn shtetėrore. “Ky gjashtėpikėsh vetėm nė pyetjet tuaja ekziston, nė planin shtetėror tė Republikės sė Kosovės nuk ekziston. Ne kemi kushtetutėn tonė”, ėshtė shprehur kryeministri Thaēi. I pari i Ekzekutivit tė vendit nuk ka dashur tė komentoj nėse ky plan ėshtė nė agjendė tė shefit tė UNMIK-ut, duke thėnė se Kosova ka Kushtetutėn e saj dhe do tė punojė nė pėrputhshmėri me atė. “Gjashtėpikėshi nuk ekziston nė agjendėn e institucioneve tė Republikės sė Kosovės. Harrojeni atė!”, ka deklaruar kėshtu kreu i Qeverisė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #159
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    QĖNDRIME DHE VEPRIME TĖ DREJTA TĖ KRYEMINISTRIT THAĒI
    Publikuar mė 16 nėntor, 2008 nė orėn 13:06 ( )

    Shkruan: Tafil DURAKU

    Mė nė fund, shqiptarėt, panė diēka njerėzore dhe shqiptare nė horizontet e tyre jetėsore e autoktone. Nė kėtė drejtim, parėsorė janė hapat vendimtarė tė kryeministrit Thaēi, i cili doli me njė qėndrim tė prerė, fisnik e shqiptar, kundėr gjashtė pikave tė OKB sė Ban Ki Munit (pro)ruso-serb dhe tė BE-sė dinake...

    Ky ėshtė hapi i parė, madhor, i kryeministrit, nė drejtimin e duhur, edhe pse shumė i vonuar, sepse, po ta kishte bėrė njė hap tė tillė mė herėt, edhe gjendja e shqiptarėve dhe e tokave tė tyre do ishte dhe do dukej ndryshe...

    Hapi tjetėr, shumė i qėlluar, i kryeministrit ėshtė dalja publike nė ndihmė dhe mbėshtetja materiale e morale z. Ali Kadriu, pėr t’ia mundėsuar atij kthimin mė tė lehtė nė shtėpinė e tij, nė lagjen Kroi i Vitakut, nė Mitrovicėn Veriore.

    Janė kėta hapa tė qėlluar, pėr ēka z. Thaēi gėzon mbėshtetje tė gjerė. Dhe, nė vazhdėn e hapave tė tillė, pritet edhe hapi i tij final, ai i bashkimit tė pjesėve tė shkėputura shqiptare me Mėmėn SHQIPĖRI, pėr ēka luftoi edhe UĒK-ja e lavdishme shqiptare (Drejtor i tė cilės Drejtori Politike qe vetė z. Thaēi), pėr ēka u derdh edhe shumė gjak e mund brezash shqiptar...

    Mė nė fund, po shihen nė horizontin shqiptar hapa tė qėlluar kombėtar e shqiptar, hapa tė cilėve duhet t’u paraprijė politika kombėtare e Tiranės zyrtare, e cila duhet tė qėndrojė fort krah bėries sė Shqipėrisė – SHQIPĖRI dhe mbėshtetjes sė shqiptarėve kudo...


    Burojė, 16 Nėntor 2008

    (Autori ėshtė poet dhe publicist i pavarur shqiptar)
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #160
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Sejdiu: Prishtina kundėrshton ēfarėdo bisede qė ka pėr bazė planin gjashtė pikėsh tė KB

    Asnjė bisedė qė ka pėr temė planin gjashtė pikėsh nuk ėshtė e pranueshme pėr Kosovėn ka thėnė presidenti Fatmir Sejdiu, para nisjes pėr nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ku sė bashku me kryeministrin Hashim Thaēi dhe ministrin e Jashtėm Skėnder Hyseni do tė takohen me sekretaren amerikane tė shtetit Hillary Klinton. Presidenti Sejdiu gjatė qėndrimit nė SHBA do tė dekorohet me ēmimin prestigjioz pėr Lidership Global, nga Universitetin Shtetėror tė Arizonės.
    Presidenti Sejdiu pėrsėriti qėndrimin se Prishtina kundėrshton ēfarė do bisede qė ka pėr bazė planin gjashtė pikėsh tė Kombeve tė Bashkuara. Duke komentuar vizitėn e djeshme nė Beograd tė shefit tė UNMIK-ut, presidenti Sejdiu tha se me Beogradin do tė bisedohet vetėm si dy vende sovrane.

    Gjatė qėndrimit nė SHBA presidenti Sejdiu pėrveē takimeve me zyrtarė tė lartė amerikan tha se do tė bisedojė edhe me ambasadorėt e vendeve qė nuk e kanė njohur Kosovėn.


    | s.b & RTK staff | 20 shkurt 2009 - 18:11:37
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 16 prej 18 FillimFillim ... 61415161718 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Hasan Prishtina [1873-1933]
    Nga AuGuSt_ nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 28-11-2011, 15:53
  2. Drenica
    Nga Foleja_ nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 181
    Postimi i Fundit: 14-01-2011, 00:30
  3. Kosova nė udhėkryq
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  4. Si pozuan burrat e shtetit shqiptar?
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 09:28
  5. Mediat Ne Kosove
    Nga ARIANI_TB nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-03-2006, 19:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •