Liderėt thonė se Prishtina nuk u anashkalua nė KS
Kryeministri Hashim Thaēi dhe presidenti Fatmir Sejdiu
28.11.2008
Zijadin Gashi
Udhėheqėsit kosovarė u dhanė mbėshtetje konkluzioneve tė fundit tė Kėshillit tė Sigurimit, duke vlerėsuar se kėrkesat e Prishtinės nuk janė injoruar, por janė marrė parasysh.
Misioni i EULEX-it nuk mund tė ketė mandat tjetėr pėrveē atij qė e parasheh pakoja e Ahtisaarit dhe Kushtetuta e Kosovės, thonė liderėt politikė nė Prishtinė.
Kėto komente, udhėheqėsit kosovarė i kanė bėrė pas takimeve qė zhvilluan me liderin e Partisė Socialiste tė Shqipėrisė, Edi Rama.
Pėr dallim nga opozita, e cila i kishte vlerėsuar si kthim prapa zhvillimet e fundit rreth Kosovės nė Kėshillin e Sigurimit dhe kishin shprehur shqetėsimet pėr fillimin e njė procesi tė ndarjes sė brendshme tė Kosovės, udhėheqėsit e institucioneve vlerėsuan se deklarata e miratuar dhe vendimi pėr shtrirjen e EULEX-it, ishte e balansuar dhe nuk ka anashkaluar kėrkesat e kosovarėve.
Presidenti Fatmir Sejdiu tha se EULEX-i nuk do tė jetė neutral dhe do ta respektojė pakon e Ahtisaarit, pavarėsisht se nė Kėshillin e Sigurimit kjo nuk ėshtė pėrmendur.
Ne insistojmė qė EULEX-i tė ketė shtrirje tė menjėhershme. Natyrisht qė smund tė bėhet pėr njė minutė, por shumė shpejt nė gjithė territorin e Kosovės, dhe smund tė ketė mandat tjetėr EULEX-i.
Smund tė jenė dy EULEX-a apo dy formula tė EULEX-it dhe smund tė jenė dy mandate ndėrkombėtare nė Kosovė, njė pėr shqiptarėt e njė pėr serbėt. Pajtimi ynė i plotė nė tė gjitha bisedimet qė kemi pasur dhe qėndrim i shprehur unanim, ėshtė se ne EULEX-in e pranojmė nė tėrėsi dhe nė kėtė mandat qė ka, tha Sejdiu.
Ndėrkohė, Edi Rama u ka dhėnė mbėshtetje udhėheqėsve kosovarė nė kundėrshtimin e tyre pėr gjashtė pikat e Sekretarit tė Pėrgjithshėm, Ban Ki Moon. Ai tha se nuk do tė ketė ndarje tė Kosovės dhe kjo nuk do tė lejohet nga lidershipi i Prishtinės.
Kosova nuk u pavarėsua pėr tu ndarė, por pėr tu bashkuar nė familjen evropiane, ku aspirojmė tė gjendemi sė bashku, pa kufi, tė gjithė ne, shqiptarė e shqiptare qė sot jetojmė nė territore tė ndryshme, deklaroi Edi Rama.
Njė vlerėsim pozitiv pėr rezultatet e takimit tė fundit tė Kėshillit tė Sigurimit ka prezantuar edhe kryeministri Hashim Thaēi. Sipas tij, Kosova nuk ėshtė injoruar dhe plani gjashtėpikėsh nuk do tė zbatohet nė Kosovė. Thaēi tha se pret qė EULEX-i tė shtrihet me kohė edhe nė pjesėn veriore tė Kosovės.
Unė do tė jem mbėshtetėsi kryesor i EULEX-it si kryeministėr i Kosvės, por edhe kritiku mė i madh ndaj ēdo mosveprimi tė tij. Por, jam optimist se do tė kemi veprim konkret dhe do tė ndryshojmė rrethanat edhe nė veri, qė atje tė mos ketė struktura paralele, ilegjitime e paralele, dhe qė njerėzit tė fillojnė tė kthehen nė pronat, nė shtėpitė e tyre, theksoi Thaēi.
Edhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, tha se deklarata e Kėshillit tė Sigurimit ishte e balansuar dhe mori parasysh kėrkesat e Kosovės. Pėrndryshe, Krasniqi tha se ndryshimi i dokumenteve aktuale do tė mund tė ēonte procesin edhe kah idetė qė shqiptarėt tė kėrkonin mė pas bashkimin e tyre nė njė shtet.
Ndoshta, nėse dikush tenton tė ndryshojė deklaratėn e Grupit tė Kontaktit, sidomos tri parimet e saj, ndoshta edhe shqiptarėt duhet tė mendojnė edhe nė atė aspekt, ėshtė e drejtė e tyre, tha Krasniqi.
Ndryshe, sot, presidentit tė Kosovės, Fatmir Sejdiut, ambasadorėt e katėr vendeve nga Bashkimi Evropian, pėrkatėsisht nga Britania e Madhe, Gjermania, Franca e Italia, i kanė dorėzuar deklaratėn e BE-sė, me tė cilėn mbėshteten konkluzionet e fundit tė KS tė OKB-sė.
Ambasadorja franceze, Delfine Borone, tha se kjo deklaratė ėshtė miratuar nga 27 vendet anėtare.
Deklarata mirėpret konkluzionet e Kėshillit tė Sigurimit dhe parasheh vendosjen e EULEX-it shumė shpejt, tha Borone.
Ndėrkaq, ambasadori britanik, Andrew Sparks, tha se e mbėshtet pėrkushtimin qė EULEX-i tė shtrihet nė gjithė Kosovėn dhe kjo do tė ndodhė.
Pėr ne ėshtė me rėndėsi qė plani katėrpikėsh i Prishtinės e thotė qartė se mirėpret shtrirjen e EULEX-it nė gjithė vendin, tha Sparks.
Pėrfundimet e Kėshillit tė Sigurimit janė nėnkuptuar tashmė nga BE-ja si sinjal i qartė se EULEX-i mund ta fillojė shtrirjen nė Kosovė me miratimin e Prishtinės, por edhe tė Beogradit gjithashtu.
Krijoni Kontakt