Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Berisha kerkon shkarkimin e Shefit te Shtabit

    Metropol, 15 Prill, 2008

    Berisha kėrkon shkarkimin e Hoxhės


    15/04/2008 Kryeministri i propozon Topit ndryshimin e shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm

    Kėrkesa drejtuar Presidentit bazohet nė nenin 169, pika 3 e Kushtetutės

    Kryeministri Sali Berisha i ka kėrkuar Presidentit tė Republikės shkarkimin nga detyra tė shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura, gjeneral lejtnant Luan Hoxhės. Burime qeveritare bėnė tė ditur se kėrkesa pėr shkarkimin e Hoxhės i ėshtė drejtuar Presidentit Topi dy ditė pėrpara Samitit tė Bukureshtit.

    Kėrkesa

    Kryeministri Berisha i ka propozuar Kreut tė Shtetit shkarkimin e gjeneral lejtnant Luan Hoxhės nga posti i shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė FA-sė, pas ngjarjes sė ndodhur nė Gėrdec, mė 15 mars 2008. Propozimi i Berishės ėshtė nė pėrputhje me nenin 169, pika 3 tė Kushtetutės, sipas tė cilit “Presidenti i Republikės, me propozim tė Kryeministrit, emėron dhe shkarkon shefin e Shtabit tė Pėrgjithshėm”.

    Burime qeveritare shprehen se kėrkesa e Kryeministrit ėshtė dėrguar pak ditė pėrpara zhvillimit tė Samitit tė Bukureshtit, ku Shqipėria mori ftesėn pėr anėtarėsim nė NATO, dhe pak ditė pasi Presidenti mblodhi Kėshillin e Sigurimit Kombėtar ku u analizua ngjarja e ndodhur nė Gėrdec. Megjithėse zyrtarisht institucioni i Presidencės nuk pranon tė bėjė asnjė lloj komenti mbi njė propozim tė tillė, burime konfirmojnė se ajo po shqyrtohet.

    Burimet qeveritare shprehen se kėrkesa pėr shkarkimin e Hoxhės ėshtė konceptuar nė kuadrin e reformimit tė institucioneve tė sigurisė, pėr tė cilėn Kryeministri Berisha, por edhe drejtues tė tjerė tė shtetit kanė vėnė theksin menjėherė pas tragjedisė sė ndodhur nė Gėrdec.

    Kėrkesa pėr shkarkimin e Hoxhės duket se bazohet nė moszbatimin e urdhrave pėr ruajtjen e rajonit tė Gėrdecit dhe depove tė municionit nga Komanda e Forcės sė Bashkuar, e cila ėshtė njė nga pjesėt mė tė rėndėsishme tė Shtabit tė Pėrgjithshėm.

    Kritikat e Topit

    Nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit Kombėtar tė zhvilluar njė javė pas tragjedisė sė Gėrdecit, Presidenti Topi ėshtė shprehur kritik ndaj institucioneve tė sigurisė dhe Shtabit tė Pėrgjithshėm tė FA-sė. “Si shpjegohet qė askush nuk na kishte vėnė nė dijeni pėr kėtė gjendje nė terren? E kam fjalėn pėr SHIU-n, SHISH-n, Forcat e Armatosura, Policinė e Shtetit, shėrbimet e autoritetit fiskal, ato tė punės dhe tė autoriteteve monitoruese tė shėndetit paraprak, prej tė cilave nuk ka patur as edhe njė rresht tė vetėm informacion mbi atė qė ndodhte nė Gėrdec”, do tė shprehej Topi nė fjalėn e mbajtur nė kėtė mbledhje, duke shtuar se ėshtė e pafalshme qė askush nuk ka thėnė asgjė, mbi njė punishte tė paligjshme dhe shumė tė rrezikshme pranė aeroportit tė vetėm ndėrkombėtar dhe tė autostradės kryesore tė vendit.

    Kuvendi i rikthehet ēėshtjes sė Gėrdecit


    Kėrkohet raportimi i ish-ministrit Mediu

    Kuvendi i rikthehet ēėshtjes sė Gėrdecit, tragjedisė qė shkaktoi 26 viktima, ndonėse ēėshtja i ka kaluar pėr hetim Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Deputeti i Partisė Republikane, anėtar i komisionit parlamentar pėr Sigurinė Kombėtare, Artur Hasanbelliu, i propozoi dje komisionit ku ai bėn pjesė tė zhvillojnė njė seancė dėgjimore pėr ēėshtjen e Gėrdecit me ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun. “I propozoj kėtij komisioni qė tė thėrrasim pėr tė raportuar lidhur me tragjedinė e ndodhur nė Gėrdec, ish-ministrin Mediu”, kėrkoi Hasanbelliu gjatė mbledhjes sė djeshme tė komisionit. Mirėpo propozimi i tij u kundėrshtua nga deputeti i Partisė Socialiste, nėnkryetari i komisionit, Petro Koēi, i cili vlerėsoi qė pėr kėtė ēėshtje duhet tė thirret titullari aktual. “Nuk ka kompetencė ish-titullari tė vijė e tė raportojė nė komision. Mund tė vijė kreu aktual i Ministrisė sė Mbrojtjes pėr tė na raportuar pėr kėtė ēėshtje”, tha Koēi. Por socialisti u shpreh dakord me kėrkesėn e deputetit tjetėr tė Partisė Demokratike, Baki Shehu, pėr zhvillimin e njė seance dėgjimore pėr kėtė ēėshtje me kreun e SHIU-t. Ndėrkohė qė kryetari i komisionit, deputeti i PD-sė Leonard Demi, premtoi, siē u shpreh ai, se “do ta zgjidhė kėtė ēėshtje”, por nuk dha asnjė pėrgjigje konkrete mbi kohėn e zhvillimit tė kėtyre seancave.

    Pėrfaqėsuesit e Gėrdecit


    Problemet tė zgjidhen sa mė shpejt dhe drejt

    Njė pėrfaqėsi e banorėve tė zonės sė Gėrdecit njohėn dje Presidentin Bamir Topi me problemet dhe pasojat qė po pėrballen nga dita nė ditė, pas tragjedisė sė ndodhur nė kėtė fshat mė 15 mars. Gjatė njė takimi tė zhvilluar nė Presidencė, banorėt e Gėrdecit kėrkuan nga Kreu i Shtetit njė zgjidhje sa mė tė shpejtė dhe tė drejtė tė kėtyre problemeve. Nė takimin me Topin ishin tė pranishėm punonjės tė fabrikės sė ēmontimit tė Gėrdecit dhe familjarė tė atyre qė u prekėn nga shpėrthimi tragjik. Kreu i Shtetit, pasi u njoh me problemet e parashtruara nga banorėt e Gėrdecit, tha se ėshtė detyrim institucional dhe njerėzor njėkohėsisht pėr t’u ofruar gjithė mbėshtetjen e mundshme pėr normalizimin dhe zgjidhjen sa mė tė shpejtė dhe transparente tė situatės. Topi dha udhėzimet e nevojshme, nė mėnyrė qė tė sensibilizohen menjėherė tė gjitha strukturat pėrkatėse dhe tė prekurit nga shpėrthimi i Gėrdecit tė marrin sa mė shpejt njė informacion tė sinqertė, korrekt dhe transparent. Si pasojė e shpėrthimit tė ndodhur nė Gėrdec rreth njė muaj mė parė, humbėn jetėn 26 persona dhe u plagosėn rreth 300 tė tjerė. Shpėrthimi i ndodhur nė fabrikėn e ēmontimit tė municioneve u shoqėrua me dėme tė mėdha materiale.

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    shekulli.com.al Pre, 09 Maj 2008 22:38:00

    Shkarkohen nga puna dy gjeneralė tė "Gėrdecit"


    Oketa: Gjeneralet nuk kane zbatuar detyren. Ata mund ta evitonin tragjedine e Gerdecit.


    Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa ka kerkuar lirimin nga detyra te dy gjeneraleve, te cilet sipas tij nuk kane zbatuar me perpikmeri detyren e tyre duke lejuar te shkaktohej nje tragjedi si ajo e Gerdecit.

    Presidenti i Republikės, Bamir Topi pas kerkeses se Oketes ka dekretuar shkarkimin nga detyra dhe nxjerrjen nė lirim tė Gjeneral Major Shpėtim Spahiu, deri tani me detyrė Komandant i Forcės sė Bashkuar dhe tė Gjeneral Brigade Zija Bahja, deri tani me detyrė Komandant i Komandės Mbėshtetėse.

    Te dy oficeret e liruar sot, mesohe se jane thirrur disa here ne prokurori per te deshmuar lidhur me ngjarjen e ndodhur ne Gerdec, ku nga shperthimi humben jeten te pakten 25 persona, u demtuan shume te tjere si dhe u shkaterruan mijera shtepi.

    Dekreti i shkarkimit u nėnshkrua nga Presidenti i Republikės nė mbėshtetje tė nenit 93 tė Kushtetutės, tė nenit 7, pika 8, tė ligjit nr. 8671, datė 26.10.2000 “Pėr pushtetet dhe autoritetet e komandimit e tė drejtimit strategjik tė Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė” i ndryshuar, si dhe tė nenit 18, tė ligjit nr.9210, datė 23.03.2004 “Pėr statusin e ushtarakut nė Forcat e Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė”, me propozim tė Ministrit tė Mbrojtjes.

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli

    Spahiu: Shkarkimin e mora vesh nga mediat


    Flet gjenerali i shkarkuar: Nuk ėshtė e drejtė kjo pėr njė gjeneral

    Ka reaguar dje ndaj vendimit tė Presidentit Topi dhe propozimit tė ministrit Oketa, njė nga gjeneralėt e shkarkuar nga detyra.

    Shpėtim Spahiu, me gradėn Gjeneral Major, i cili ka kryer detyrėn e Komandantit tė Forcės sė Bashkuar, ka bėrė me dije dje se ėshtė njohur pėrmes medias lidhur me vendimin e Presidentit Bamir Topi pėr shkarkimin e tij nga detyra. "E mora vesh nga televizioni pėr shkarkimin. Nuk ėshtė e drejtė kjo pėr njė gjeneral. Duhet tė mė kishin lajmėruar mė parė", tha Spahiu. Si kundėrpėrgjigje, Ministria e Mbrojtjes thekson se njė zyrtar apo njė nėpunės i ministrisė njoftohet vetėm pasi ai shkarkohet nga detyra.

    Gėrdeci nuk ka kursyer as gjeneralėt, pėrpos qė ka prishur gjakun e republikanėve. Presidenti Topi ka firmosur dy ditė mė parė propozimet e ministrit tė Mbrojtjes, duke shkarkuar nga detyra Shpėtim Spahiun dhe Zija Bahjan. Ēėshtja "Gėrdeci" ka nisur tė ndėshkojė gjeneralėt, ku pretendimi i ministrit tė ri tė Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ishte se "ata qė nuk ushtruan mirė detyrėn, mund tė kishin shmangur tragjedinė". Me vendim tė Presidentit, dy ushtarakė tė lartė kanė mbetur pa spaleta e yje. Presidenti i Republikės, Bamir Topi, njėherazi Komandant i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Shqiptare, ka firmosur propozimet e paraqitura nga ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, pėr lirimin nga detyra tė Shpėtim Spahiut, me gradėn Gjeneral Major, deri tani me detyrėn e Komandantit tė Forcės sė Bashkuar, dhe Zija Bahjas, me gradėn Gjeneral Brigade, me detyrė Komandant i Komandės Mbėshtetėse nė Gėrdec. Vetė ministri Oketa ka reaguar, pas dekretit tė Presidentit, duke u shprehur se dy ushtarakėt e lartė nuk zbatuan detyrat dhe mund tė kishin shmangur tragjedinė e 15 marsit. Dy ushtarakėt e lartė tė Forcave tė Armatosura janė thirrur mė shumė se njė herė nė prokurori, ku janė marrė nė pyetje pėr tragjedinė e Gėrdecit para disa ditėsh.

    Nė njoftimin e Presidencės theksohet se shkarkimet kanė ardhur pas propozimeve tė kreut tė Mbrojtjes, por nuk janė dhėnė arsyet dhe motivet e shkarkimit. Gjithashtu, burime nga Presidenca i lidhin shkarkimet me tragjedinė e Gėrdecit, por nuk pėrcaktojnė pėrgjegjėsinė e ushtarakėve tė lartė tė saposhkarkuar. Dy gjeneralėt Spahiu dhe Bahja kanė dėshmuar disa herė nė organin e akuzės pėr ngjarjen e 15 marsit nė Gėrdec tė Vorės, kur shpėrtheu fabrika e demontimit tė armėve. Si pasojė e shpėrthimit humbėn jetėn 26 persona, u plagosėn mbi 300 tė tjerė, si dhe u shkatėrruan qindra banesa e dhjetėra biznese. Deri tani, pėr tragjedinė e Gėrdecit po hetohen nė gjendje arresti nė burg katėr persona, ndėr tė cilėt drejtori i ndėrmarrjes MEICO, Ylli Pinari, dhe administratori i firmės "Albademil", Mihal Delijorgji. Ndėrsa pėr ish-ministrin e Mbrojtjes, Prokuroria e Pėrgjithshme i ka kėrkuar Kuvendit heqjen e imunitetit, me qėllim vijimin e hetimeve ndaj tij.

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Sot, Monday, 12 May 2008

    Shkarkimi i gjeneralėve

    Nga Orhan ZARSHATI

    Pavarėsisht nga ēfarė u tha pėr shkarkimin e dy gjeneralėve me dekret tė Presidentit, paraqitur nga Kryeministri me “propozimin” e Ministrit tė ri tė Mbrojtjes, “tė urtit” Gazmend Oketa, me motivacionin se mund ta shmangnin tragjedinė, por nuk zbatuan detyrėn; sidoqoftė nė prapaskenė tė aktit tė shkarkimit qėndron aktori i madh, i politikės shqiptare, omnipotenti Sali Berisha.

    Kėtė herė, Presidenti Bamir Topi nuk u tregua burrė, si me mosdekretimin e projektligjit pėr legalizimet, megjithėse para pėrfaqėsuesve tė medias u shpreh pėrsėri kundėr ndryshimeve, apo amendamenteve kushtetuese. Natyrisht Sali Berishės i duhet fasada e mirėkuptimit brenda tė ashtuquajturit “koalicion i djathtė”, prandaj mė mirė tė sakrifikonte dy gjeneralė tė pafajshėm dhe njė nėnkolonel, si ushtarakė tė ndarė nga politika, me njė fjalė ligjėrisht apolitikė, sesa tė dėnonte menjėherė me burg njė ish-ministėr, aleat politik i tij.

    Sali Berisha i ardhur nė politikė, si trashėgimtar i njė regjimi totalitar, nuk mund tė mos vepronte sipas mendėsisė sė vjetėr, tė para viteve 90-tė. Me aktin e shkarkimeve, Sali Berisha kreu njė veprim tė njohur dhe tė dalė boje tė politikanėve, mė mirė sakrifiko tė tjerėt, qė tė shpėtosh veten. Ndėrsa Presidenti, i cili duket se po e humb davanė me “shkrirjen e lėvizjes Topi” tė disa deputetėve pro tij, u detyrua tė nėnshkruante dekretin e shkarkimit tė dy gjeneralėve; pėrkatėsisht gjeneral-major Shpėtim Spahiut, Komandant i Forcės sė Bashkuar dhe gjeneral-brigade Zija Bahja, Komandant i Komandės Mbėshtetėse. Ndėrsa nėnkolonel Hysni Gjergji, Drejtor i Shėrbimit Informativ tė Ushtrisė, u shkarkua nga Kryeministri, si nomenklaturė e tij.

    Me kėto shkarkime, dirigjenti i tyre Sali Berisha na kujton veprimet e tmerrshme makabre tė diktatorit Josif Stalin, i cili nė vitin 1936 ekzekutoi si komplotistė grupin e mareshalėve dhe gjeneralėve sovjetikė tė Tukaēevskit (hero i Luftės Civile tė BS). Historiani i shquar i luftės, britaniku Xhon Kigan (John Keegan) nė kreun “Barbarossa” tė librit tė tij “Lufta e Dytė Botėrore” (LDB), e pėrshkruan shumė bukur kasaphanėn e Stalinit pėr pastrimet e famshme nė Ushtrinė e Kuqe nė prag tė LDB, qė shpuri nė uljen jashtė mase tė fuqisė luftarake dhe qė u bė shkak pėr humbjet kolosale tė asaj ushtrie nė fillimin e mėsymjes naziste tė vitit 1941 kundėr BS. Po kėshtu, duke kopjuar Stalinin, veproi Enver Hoxha, kur dėnoi grupin e gjeneralėve puēistė, nė ushtri me nė krye Beqir Ballukun, nė vitin 1974.

    Natyrisht, ėshtė mėse e kuptueshme, qė nė kohėn e sotme, kur Shqipėria konsiderohet njė shtet demokratik, as qė mund tė imagjinohen skenarė tė tillė makabėr, kundėr kuadrove kryesore tė ushtrisė, mbas tragjedisė sė Gėrdecit. Aq e vėrtetė ėshtė kjo, saqė nė listėn e personave qė po hetohen nga Prokuroria e Pėrgjithshme pėr ngjarjen tragjike tė 15 marsit, nuk figurojnė emrat e dy gjeneralėve tė shkarkuar. Pėrveē synimit pėr tė shtyrė hetimet dhe pėr t’i dhėnė njė drejtim e ecuri tjetėr ngjarjes, me qėllim qė tė harrohet, si shumė ēėshtje tė tjera; kjo tregon se nė kohėn e sotme, nuk mund tė bėsh kurban me jetėn, me akuza falco, njerėz tė pafajshėm pėr tė mbuluar fajet e dėshtimet e tua.

    Krimi i Gėrdecit, ishte krim i qeverisė, prandaj fajtorėt duhet tė gjenden nė gjirin e saj. Ish Ministri i Mbrojtjes, llafollogu Fatmir Mediu, person politik, qeveria e drejtuar nga despoti Sali Berisha, si fajtore kryesore, pėrsėri organ superior politik gjoja kolegjial, qė tė dy fajin ia hodhėn Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, drejtuesve tė tij, duke e larė veten nga mėkatet. Fatmir Mediu, nė intervistėn e Top Story me gazetarin Sokol Balla, e shfajėsoi krejtėsisht veten; ai ngarkoi nė mėnyrė tė turpshme me faj ushtarakėt duke aluduar pėr njė diskordancė ndėrmjet Ministrisė sė Mbrojtjes, si njė institucion i rėndėsishėm politik i shtetit dhe Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, si njė institucion tjetėr i rėndėsishėm teknik ushtarak i shtetit.

    Qė nė fillim tė shekullit tė 19-tė, mendimtari dhe teoricieni i madh i artit ushtarak, i taktikės dhe strategjisė ushtarake, i mbiquajturi Aristoteli i luftės, gjeneral-majori prusian Karl fon Klauzevic (Karl von Clausewitz, 1780-1831), nė traktatin e famshėm tė tij “Mbi luftėn” (“Vom Kriege”, lexo “Fom Krige”) thekson se detyra e ushtrisė ėshtė tė jetė nė krye tė progresit. Kėshtu nė krye tė progresit shoqėruar me reformat pėrkatėse, qė duhet tė bėjė shteti shqiptar, pėr tu anėtarėsuar nė strukturat euroatlantike, konkretisht nė NATO, duhet tė qėndrojė ushtria shqiptare, ēka pėrputhet edhe me kėtė pėrcaktim tė gjeniut tė luftės Klauzevic. Po Klauzevicit dhe jo Karl Marksit, as Vladimir Iliē Leninit, i pėrket pėrcaktimi i mirėnjohur se lufta ėshtė vazhdimi i politikės me mjete tė tjera.

    Kėto referenca ndaj thėnieve tė autorėve tė njohur si analistė tė shquar historikė pėr rolin e veēantė tė ushtrisė, i bėmė pėr ta njohur dhe kuptuar mė mirė mbėshtetjen e gjithanshme, qė shteti shqiptar duhet t’i sigurojė ushtrisė, me qėllim qė ajo tė pėrmbushė sa mė mirė rolin qė ka marrė sot pėr pėrparimin e vendit. Por, kur asaj i vihen shkopinj nė rrota pėr ta penguar nė misionin e saj, me afera korruptive pėr shitje kontrabandė municionesh dhe armatimesh, me pasoja tragjike tė pafalshme si ato tė Gėrdecit; krimi shtetėror e qeveritar me prapavijė politike, bėhen pengesė fatale nė rrugėn e pėrparimit tė vendit dhe tė ushtrisė sė tij.

    Mė kujtohet njė bisedė, gjatė ngjarjeve tronditėse tė vitit tė kobshėm 1977, me njė ushtarak nė pension, nėnkolonel Turabiu, ish partizan i Brigadės sė 6-tė, kur i thashė se nė popull qarkullon thėnia, “Ty o Salė tė qofshim falė, se na mbushe me gjeneralė”, mu kthye dhe mė tha : “Jo, or jo, na mbushi me funeralė”! Politika, rolin tepėr negativ tė sajin nė lidhje me ushtrinė, nuk e ka trajtuar me transparencė, pėr pasojė kjo pati dėme kolosale pėr ekonominė e vendit dhe jetesėn e qytetarėve tė thjeshtė, siē qe rasti i Gėrdecit.

    Nuk mund tė anashkalohet me njė fjali mjerane tė Gazmend Oketės, se gjeneralėt e shkarkuar, mund ta shmangnin tragjedinė, por ata nuk zbatuan detyrėn! Kjo ėshtė njė dėshmi tjetėr, e cila tregon fytyrėn mėkatare tė politikanėve tanė, tė cilėt i kanė vėnė nė ankand e tendera interesat e larta tė shtetit dhe tė popullit shqiptar. Megjithėse ushtria dhe politika duhet tė jenė rigorozisht tė ndara, tek ne politika e ka nė varėsi tė plotė ushtrinė.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Berisha

    Sa gjate qe i bie mor mik. Se dihet qe Saliu per Shqiperine asnje dite ska punuar.
    Un vetem nje fakt do te sjell. Rruga kukes morine qe po na shet Saliu aq pordhe vec kosovareve qe u untereson a nuk eshte e mbare edhe per serbet.
    Bile komunistet e enverit se bene kete rruge vetem per aresye strategjike dhe lane rruget e veriut tone maja malesh qe ne asnje meyre te hynte lirshem ne Tirane Serbia ne rast lufte.
    Nuk dua te them qe nuk duhet kjo rruge se cdo rruge qe behet i ka te mirat e veta.
    Me aq lek po ta donte Shqiperine saliu kush bere nje rruge ne bregdet nga veriu ne jug e duke i dhene hov turizmit. Po shkoi e beri ate qe eshte kah Serbia.
    Ketij njeru i do vene fshesa nga kombi une sa nuk eshte vone.
    Ky ka krijuar nje diktarure ekonomike me program themelor varfermin dhe dobesimin e Shqiperise.
    Mjere kush nuk e kupton

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Koha Jone E Premte, 30 Maj 2008

    "Eshte biseduar per shkarkimin e Luan Hoxhes"

    Presidenti i Republikes, Bamir Topi, nuk ka mohuar kerkesat e bera per shkarkimin e Shefit te Shtabit te Pergjithshem, Luan Hoxha, duke pohuar se "keto biseda jane komunikime qe nuk mund te behen publike".

    "Por bashkepunimi midis ekzekutivit dhe institucionit te Presidentit ka nje mirekuptim per reformimin e ushtrise, aty ku u perzien kompetencat e Presidentit dhe Kryeministrit", deklaroi Topi. Ai gjithashtu ka shprehur bindjen e tij per emerimin ne postin e Prokurores se Pergjithshme, Ina Rama, ku midis te tjerash me kontaktet qe ka, ky institucion po ecen me hapat e duhura per zgjidhjen e ceshtjes se Gerdecit.

    "Besoj se ceshtja e Gerdecit jane implikuar shume institucione. Qe do te thote, qe aty ka pasur autoritete civile, ushtarake, kane pasur detyrim qe te jene ne funksion edhe te ketij aktiviteti dhe ato qe kane te bejne me detyrimin per informimin, detyrimin per ndjekje ligjore dhe profesionale per nje biznes te caktuar", sqaroi Presidenti i Shqiperise.

    Sipas tij, ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit ka pasur nje analize te hollesishme te gjithe ngjarjes dhe eshte bere nje analize ne Ministrine e Mbrojtjes, por nuk eshte bere ne institucionet e tjera, duke theksuar se, mund te kete perceptim qe prokuroria po ecen me hapa te ngadalta, por nga informacionet ajo po ecen me hapa te sigurt.

  7. #7
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli 5 Qershor 2008

    Shefi I Shtabit tė pėrgjithshėm takim me ambasadarin e Withers


    Shefi I Shtabit tė Pėrgjithshėm Luan Hoxha “thirret” nė ambasadėn e Shteteve tė Bashkuara. Gjatė ditės sė sotme ambasadari amerikanė pritet tė ketė njė takim me shefin e shtabit tė Pėrgjitshėm. Lajmi bėhet I ditur nga burime tė minitrisė sė Mbrojtjestė cilat thonė se takimi me ambasadarin Withers ėshtė parashikuar gjatė ditės sė sotme. Pas tragjedisė sė Gėrdecit, ambasadori amerikan ka zhvilluar njė sėrė takimesh ku gjithmonė ka shprehur shqetėsimin e Shteteve tė Bashkuara mbi hetimet pėr zbardhjen e kėsaj tragjedie.

    Takimi


    Megjithėse prej pak ditėsh Shefi I Shtabit tė Pėrgjithshėm nuk ka qenė nė Shqipėri nė zyrėn e tij ka mbėrritur njė ftesė qė mban firmėn e ambsadarit Amerikan Withers. Bėhet fjalė pėr njė takim qė pritet tė zhvillohet gjatė ditės sė sotmė ku shefi I Shtabit tė Pėrgjithshėm ėshtė ftuar tė marrė pjesė. Sipas ftesės amerikane gjithaēka ėshtė e argumentuar mbi njė vizitė qė do tė zhvillojnė nė Shqipėri, Komandanti I Gardės sė New Jersey-t Glen Reith. Ashtu si nė tė gjitha takimet e fundit tė ambasadorit amerikan nuk ėshtė ēudi qė pjesė e bisedės tė jetė edhe tragjedia e Gėrdecit. Kjo jo vetėm pėr faktin se Shefi I Shtabit tė Pėrgjithshėm ėshtė vėnė jo pak herė nėn akuzė por edhe pėr shak tė deklaratės sė kryetares sė kuvendit Jozefina Topalli.

    Pak ditė mė parė Kryetarja e Kuvendit, e cila ėshtė edhe drejtuesja e Kėshillit, nė emėr tė deputetėve tė djathtė, i kėrkoi dokumente shtese Kryeprokurores, duke e zvarritur akoma mė shumė ēėshtjen e imunitetit tė Mediut. Kėrkesa e kryetares sė kuvendit argumentohej me dokumenta tė shtabit tė Pėrgjitshėm qė sipas Topallit janė mbajtur tė fshehta nga Prokuroria

    Takimi I Shefit tė Shtabit tė pėrgjithshėm vjen pas deklaratės sė ambasadorit amerikan nė Tiranė, Xhon Uidhers I cili ėshtė shprehurmėse i qartė nė qėndrimin e tij rreth hetimit pėr tragjedinė e Gėrdecit.

    Takimi I nesėrm nė ambasadėn Amerikanė ėshtė ftesa mė e rėndėsishme qė ka patur shefi I Shtabit tė Pėrgjithshėm pastragjedisė sė 15 marsit ku humbėn jetėn 26 persona dhe qindra tė tjerė u plagosėn. Fill pas kėsaj ngjarje, Luan Hoxha nuk ėshtė dukur nė publik, ndėrkohė qė Ministria I Mbrojtjes u pėrfshi nė njė konflikt tė hapur ndėrmjet forcave ushtarake dhe atyre civile.

    Megjithėse ėshtė venė nėn akuzė nga ish Ministri Mediuderi mė tani dėshmi tė vetme tė Shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm kanė qenė nė Prokurorinė e Pėrgjithshme. Ndėrkohė qė hetimi I kėsaj tragjedie duket se mbahet “peng” nga kuvendi I Shqipėrisė. Kjo ėshtė vėnė re edhe nė mbledhjen e fundit tė Kėshillit tė Rregullores dhe Imuniteteve ku deputetėt e djathtė, pėrmes disa pyetjeve tejet sipėrfaqėsore, nuk trajtonin thelbin e ēėshtjes, por mėnyrėn se si organi i akuzės kishte depozituar dosjen ndaj Mediut. Duket se kanė qenė pikėrisht kėto takime tė cilat kanė detyryar ambasadorin amerikan tė shprehet I qartė ndaj ecurisė sė hetimeve tė kėtij procesi.Ambasadori amerikan i ka bėrė apel Kuvendit, qė ēėshtjen e imunitetit tė Fatmir Mediut ta trajtojė nė mėnyrė tė menjėhershme. Madje, sipas ambasadorit Uidhers, qeveria amerikane do tė shihte e alarmuar ēfarėdo pėrpjekje pėr t’ia nėnshtruar kėtė hetim ēfarėdo ndikimi tė jashtėm.

  8. #8
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Panorama, 14/06/2008

    Berisha shkarkon Hoxhėn, Topi s’e firmos

    ADI SHKEMBI

    Pėrplasja mes Kryeministrit Berisha dhe Presidentit Bamir Topi ėshtė shtrirė edhe te Forcat e Armatosura.

    Burime pranė kreut tė qeverisė bėjnė tė ditur pėr gazetėn, se prej disa javėsh Berisha i ka propozuar Presidentit Topi shkarkimin e Shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura, Luan Hoxha.

    Kėrkesa e kreut tė qeverisė ka ardhur pas pėrgjegjėsisė qė rezultojnė tė kenė Forcat e Armatosura nė shpėrthimin tragjik tė Gėrdecit mė 15 mars, ku mbetėn tė vdekur 26 persona dhe u plagosėn rreth 300 tė tjerė. Por po kaq kohė, kėrkesa e Kryeministrit Berisha ka nė zyrėn e Presidentit Topi, i cili, nė cilėsinė e Komandantit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura, duhet tė japė OK pėr shkarkimin e Luan Hoxhės.

    Burimet bėjnė tė ditur se kreu i shtetit ende nuk ka vendosur nėse do ta firmosė kėtė kėrkesė tė Kryeministrit, por pėrplasjet e fundit mes tij dhe Berishės lėnė shumė pak mundėsi qė Luan Hoxha tė shkarkohet nga detyra.

    Shkarkimet


    Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm, Luan Hoxha, rezulton tė ketė firmosur disa nga aktet nėnligjore qė kanė legjitimuar ngritjen e fabrikės sė demontimit nė Gėrdec dhe pas dorėheqjes sė ministrit tė Mbrojtjes, Fatmir Mediu, Kryeministri Berisha ka kėrkuar shkarkimin e tij. Madje, edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Mediu, prezantimet e tij para mediave pėr fabrikėn e Gėrdecit, ka bėrė pėrgjegjės Shefin e Shtabit lidhur me kėtė ēėshtje. Pak javė mė parė kreu i qeverisė shkarkoi nga detyra, me propozim tė ministrit tė Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ish-shefin e Shėrbimit Informativ Shtetėror, ndėrkohė qė Presidenti Topi u pėrgjigj vetėm pak orė mė vonė, duke shkarkuar dy nga gjeneralėt e ushtrisė, Komandantin e Forcės sė Bashkuar, Gjeneral Major Shpėtim Spahiu dhe Komandantin e Komandės Mbėshtetėse, Gjeneral Brigade Zija Bahja.

    Pėrplasja


    I pyetur nė emisionin “Opinion” pėr marrėdhėniet me Kryeministrin Berisha, Presidenti Topi tha se, “unė besoj qė me Kryeministrin, e kam thėnė dhe herė tjetėr dhe e konfirmoj edhe sonte, kemi pasur marrėdhėnie njerėzore mbi bazėn e komunikimit institucional. Pra, unė kam qenė qė nė fillim, ju e dini shumė mirė, kanė qenė raporte ku janė respektuar pozicionet e gjithsecilit dhe nė mėnyrė shumė tė kujdesshme. Sot jemi nė pozicione qė patjetėr nė radhė tė parė ne duhet t’i japim prioritet marrėdhėnieve institucionale, pa harruar raportet njerėzore. Raportet njerėzore janė shumė influente, por janė edhe raportet institucionale me patjetėr”.

    Por rasti i fundit, kur pesė dekrete tė kreut tė shtetit janė bllokuar nga maxhoranca, tregon se marrėdhėniet mes tij dhe kryeministrit janė mė tė ftohta se ēdo herė tjetėr, qė nga 24 korriku i vitit tė kaluar, kur votat e maxhorancės e zgjodhėn atė president. Kreu i qeverisė ka shprehur para deputetėve demokratė qėndrimin e tij kundėr mėnyrės se si Presidenti Topi ka proceduar pėr zgjedhjen e pesė anėtarėve tė Gjykatės sė Lartė.

    Sipas Berishės, nuk ka ndodhur asnjėherė mė parė qė presidenti tė mos konsultohet paraprakisht me partitė politike pėr emrat qė ka ēuar pėr votim nė Parlament. “Nė vendimin pėr dekretet e Presidentit, maxhoranca duhet tė udhėhiqet nga vendimi i Gjykatės Kushtetuese, qė kėrkon konsultimin e Presidentit me Kuvendin. Nuk ka ndodhur asnjėherė dhe kjo ėshtė hera e parė qė Presidenti tė mos konsultohet mė parė me maxhorancėn dhe opozitėn lidhur me dekretet”, ėshtė shprehur kreu i qeverisė. Berisha ka artikuluar para grupit tė PD-sė nė dy mbledhjet e fundit se, “edhe gjatė kohės qė ka qenė zoti Moisiu janė bėrė negociata me kryetarėt e grupeve parlamentare dhe nė raste tė veēanta edhe me kryetarėt e partive”.

  9. #9
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli 16 Qershor

    Presidenti dekreton shkarkimin e Gjeneralit Luan Hoxha


    Presidenti i republikės, Bamir Topi ka dekretuar sot kėrkesėn e kryeministrit Sali Berisha pėr shkarkimin nga detyra tė Luan Hoxhės, ish shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm.

    Orjeta Zhupa


    Presidenti i republikės, Bamir Topi ka dekretuar sot kėrkesėn e kryeministrit Sali Berisha pėr shkarkimin nga detyra tė Luan Hoxhės, ish shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm.

    Berisha ka kėrkuar shkarkimin e tė ashtuquajturit Gjeneral Lejtnant pasi sipas tij ai ėshtė njė nga shkaktarėt pėr tragjedinė e ndodhur nė Gėrdec.

    Ndėr tė parėt qė u morėn nė pyetje menjėherė pas shpėrthimit tė Gėrdecit ishte edhe Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura, gjeneral-leitnant Luan Hoxha, i cili ka dėshmuar pėr rreth 6 orė nė prokurori para zv/prokurorit Genc Qano.

    Sipas kėtyre burimeve, mėsohet se pėrveē deklarimeve nė lidhje me ngritjen e punishtes sė ēmontimit tė fishekėve nė Gėrdec, gjeneral-leitnant Hoxha ka dorėzuar para prokurorisė edhe disa urdhra, shkresa zyrtare, raporte tė shėrbimit dhe procesverbale tė ndryshme tė firmosura nga zyrtaarė tė ministrisė sė Mbrojtjes.

    Mėsohet se ndėr shkresat e dorėzuara nė prokurori ndodhet edhe njė leje-kalimi i lėshuar pėr agjentėt e FBI-sė, tė cilėt nė shtator tė 2007 ishin vėnė nė dijeni nga vetė Shefi i Shtabit gjeneral Hoxha mbi dyshimet qė ai kishte pėr trafikimin e materialeve ushtarake nga aeroporti i Rinasit.

    Kėshtu, pas vėnies nė dijeni pėr kėto dyshime dy agjentė tė FBI-sė nga mesi i muajt shtator kanė kėrkuar leje-kalimi pėr nė zonėn ushtarake tė Rinasit pėr tė inspektuar ngarkesat e avionėve qė bėheshin me urdhėr tė ndėrmarrjes MEICO dhe kėrkesės sė kompanisė "Albdemil". Sipas burimeve, mėsohet se leje-kalimi ėshtė lėshuar me vetė firmėn eLuan Hoxhės, pas kėrkesės sė agjentėve tė FBI-sė, tė cilėt ishin informuar mbi dyshimet e ngritura nga strukturat e Shtabit tė Pėrgjithshėm pėr trafik tė materialeve ushtarake.

    Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm, Gjeneral-lejtnant Luan Hoxha, duket se i ka prishur marrėdhėniet me ish-ministrin Fatmir Mediu qė prej dhjetorit tė vitit 2006. Asokohe, ish-ministri kishte firmosur dy urdhra, njėri pas tjetrit, me anė tė sė cilėve i ndalonte Hoxhės shtesėn e pagės, nė rast se ai pėrfshihej nė komisionet e tenderėve tė kėsaj ministrie.

    Nga ana e tij, kreu i Shtabit tė Pėrgjithshėm vendosi tė "rebelohej", jo vetėm duke marrė paratė shtesė, por edhe duke mos i kthyer ato nė buxhetin e Ministrisė sė Mbrojtjes, pas urdhrit tė dytė tė Mediut.

    Ish-ministri i Mbrojtjes i kishte justifikuar kėto urdhra me raportin e Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, qė i kishte cilėsuar paratė shtesė tė Hoxhės tė jashtėligjshme. Konflikti mes zyrtarėve mė tė lartė tė Ministrisė sė Mbrojtjes ka zgjatur pėr mė shumė se njė vit, ku vetėm pak ditė pas ngjarjes tragjike tė Gėrdecit, kreu i Shtabit tė Pėrgjithshėm kishte paditur nė gjyq ministrin Fatmir Mediu.

    Sipas kėrkesė-padisė sė depozituar nė mars tė kėtij viti pranė Gjykatės sė Shkallės sė Parė, mėsohet se Luan Hoxha ka vazhduar tė marrė shtesėn mbi pagėn, ndėrsa ka paditur nė Gjykatė ish-ministrin e Mbrojtjes, duke kėrkuar shfuqizimin dhe ndryshimin e aktit administrativ tė firmosur nga ai. Nė kėrkesė-padi, Hoxha i cilėsonte kėto dy urdhra si tė paligjshėm dhe tė pambėshtetur nė sistemin e pagave tė ushtarakėve nė detyrė dhe rregullores sė Shtabit tė Pėrgjithshėm.

  10. #10
    Me miq i kanė marrė ato poste kėshtu qė mirė ua bėjnė qė i shkarkojnė. Nuk mė vjen keq pėr kėta "gjeneralė".

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shteti dhe Individi ne Islam.
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 08:55
  2. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-01-2005, 15:41
  3. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41
  4. Ēeēo kėrkon "vizė" nė Zyrėn e OSBE pėr tė hyrė nė Lazarat
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 08:34
  5. Berisha kerkon shkeljen e kushtetutes!!
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-07-2002, 10:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •