Duke lexuar postime ne temat e Romances, kam vene re shum poezi/postime qe shprehen ne menyre shum makabre!!
Psh:
Do vdisja per ty, do jepja jeten, do hudhesha nga ballkoni, zemra ime qan, zemra ime vuan, shpirti im ka marr fund, dua te vdes ne krahet e tu, dua te te puth pastaj te vdes, pa te perqafuar, as dheu nuk me tret.. etj etj budalliqe nga me te ndryshmet.
A nuk duhet dashuria te jete nje ndjenje lumturie edhe gezimi, kur ne fakt na qenka tragjedi, ose me sakte na e pershkruajn si tragjedi?
Si mendoni, te gjith kto vargje qe shkruhen ne menyre tragjedie, i bie te jene fallco? Te kopjuara edhe pa pike ndjenje, edhe pse dikush do te dale edhe te me kundervihet, por mendoj se kto dashurite ne menyre tragjike, jan thjeshte lojra fjalesh qe sduhet qe te pakten ne shekullin ku jemi edhe ne vitin 2008, mos te shkruhen kto lloj budallalleqesh, Shekspiri edhe Makbethi, sado te bukura i kan pas vargjet e tyre, kan qene per kohen e tyre, jo te sotmen..
Si mund ti thuash dikujt qe "vdes per ty" kur ne fakt jam i bindur mese 1000% qe askush sdo te vdiste per te dashure/in e vet.
Nese un jam gabim, do te dale dikush te thote qe ktu e ke gabim? Edhe te me hape syte edhe mua (qe jam pa ndjenja, dmth nuk vdes per njeri, te pakten jo gjer me sot) te me thote se kjo eshte dashuria e vertete, edhe nuk eshte dashuria e vertete ajo qe mendon ti.. Pra, pa tragjedi!
![]()
Krijoni Kontakt