Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-10-2007
    Postime
    8

    Question Çfarë është AJAX?

    Kjo pyetje ka te beje me JavaScript, tani Ajax eshte pjese JavaScript dhe ai perdoret gjithashtu edhe ne Visual Studio, apo eshte nje program me vete?

    Flm. Gjithe te mirat.

    M L
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 22-02-2008 më 20:43

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e namik
    Anëtarësuar
    28-10-2004
    Vendndodhja
    Sa andej sa ketej!
    Postime
    52
    AJAX (Asynchronous Javascript And XML)

    AJAX nuk eshte nje program me vete dhe gjithashtu nuk eshte teknollogji e re; eshte thjesht nje bashkepunim i javascript, xml dhe nje gjuhe programimi ne server side(php,asp).
    U popullarizua nga Google Suggest ne 2005.
    Javascript duke perdorur nje objekt te quajtur "XMLHttpRequest" mund te komunikoje me serverin ne menyre asinkrone.

    Per me shume hidhi nje sy http://www.w3schools.com/ajax/default.asp
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 03-03-2008 më 01:22 Arsyeja: AJAX nuk u përdor nga Google për herë të parë

  3. #3
    AJAX eshte e e ardhmja e web-it, duke shfrytezuar kete teknollogji aplikacionet e internetit sote u ngjajne shume aplikacioneve te desktopave. Ashtu sic tha Namiki nuk eshte dicka e re dhe nuk eshte pjese e Javascript, por eshte nje kombinacion i Javascript, XML, html dhe ndonje skripte programuese sic eshte PHP. Une per vete kam nis te punoj nga pak ne kete platforme, por kerkohet njohuri shume e mire ne javascript per te arritur nje nivel me te larte me kete teknologji. Web aplikacioner qe shfrytezojne kete teknologji verte jane hapesire ku ke kenaqesi te qendrojsh dhe te operojsh me funksionet e tyre. Nje shembull ku me se miri eshte shfrytezuar AJAX eshte www.facebook.com, faqe kjo qe me miliarda dollar kerkohet te blehet nga Yahoo, google dhe Microsoft ndersa eshte ndertuar nga nje 20 vjecar qe nuk don te ndegjoj per miliardad qe i ofrojne. Njeriu qe programoj facebook qe tani eshte CEO i facebook eshte Mark Elliot Zuckerberg i cili ka filluar te programon qe ne moshe 11 vjecare. Mundesite qe i ka facebook dhe qe ne shumicen e rasteve jane te programuara me AJAX tregon per nje epoke te re te web aplikacioneve. Eshte mire te bejme nje komunitet shqiptare per AJAX dhe ti ndihmojme njeri tjetrit ne lidhje me AJAX, por nuk e di sa jemi te gatshem ta bejme kete.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2008
    Postime
    106
    une kam nje manual qe e kam shkarkuar nga interneti.nqs ndonjeri e don ate te me dergoje nje mesazh privat.ndonjerit do ti duhet.
    kam edhe ca libra mbi javen qe kane te bejne me programimin ekstrem dhe me ate dinamik.ekstrem eshte per shkallen me te larte te programimit ndersa ai dinamik ka si qellim krijimin e programeve qe ndryshojne me sjelljen e sistemit.("pak a shume si viruset") qe mund te perdoret per shume gjera te ndryshme dhe per mendimin tim mund te jete shume e dobishme.
    une duhet qe te filloj ti lexoj akoma por ne kete periudhe e kam kapur keq me probabilitetin,statistiken,modelet markoviane,,,,thjesht duke ndjekur ca lende ne universitet kam vene re qe matematika eshte lenda me e fuqishme qe sot ekziston dhe qe te ndihmon ne te gjitha fushat,ne menyre te vecante edhe ne programim.
    me dergoni mesazhe private per keta documentat eletronik.
    gjithe te mirat popull!!

  5. #5
    Aman mos na kujto matematiken se me eshte ber truri X , Y dhe integral.
    Per mendimin tim origjina e te gjitha shkencave te tjera!!!
    Keyboard not found .... press any key to continue!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e soft-master
    Anëtarësuar
    18-06-2007
    Postime
    54
    Kodi:
    function merr_info(url, parametrat) {
      if (window.XMLHttpRequest) {              
        AJAX=new XMLHttpRequest();              
      } else {                                  
        AJAX=new ActiveXObject("Microsoft.XMLHTTP");
      }
      if (AJAX) {
         AJAX.open("GET", url + parametrat, false);                             
         AJAX.send(null);
         return AJAX.responseText;                                         
      } else {
         return false;
      }                                             
    }
    Ky funksion kthen përgjigjen nga serveri.
    Psh, url = process.php, dhe parametrat="?vlera=x"
    Atëherë, nëse process.php përmban:
    Kodi:
    	
    
    funksioni merr_info do të kthejë vleren "x"
    Computer Engineering
    DEU

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •