Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661

    Deputeti i "humbur"

    * * *
    Pasi fitoi votat bleu nje kostum te zi qe i shkonte per shtat .edhe pse i kishin rene floket dhe shkeqimi i tulles i jepte kontrast me ngjyren e zeze te kostumit..lidhi shtengueshem nje kollare te kuqe me toptha roze, bleu nje cante te madhe ku do mund te mbante dosjet dhe u paraqit tek dera e parlamentit si deputet, Me canten boshe qe e mbante varur ne dy gishta.
    E futen ne numer dhe i tregua nje stol diku nga fundi pas nje tavoline te vogel ku qendronte ngrehur nje mikrofon fallso.
    Puna e pare qe beri drejtoi mikrofonin mbi lartesin e kokes se vet tullace, drejtoi supet, beri sikur po fliste duke marre qendrim solemn para mikrofonit U kenaq kur pa nga shoket dhe askush nuk e kishte vene re.
    Diku nga tribuna e salles se madhe dikush fliste.

    Kaluan shume kohe dhe banoret e fshtarave qe e kishin votuar picerronin syte mbi ekran te shihnin deputetin e zones dhe te benin me gisht te gezuar ne drejtim te tij....por me kot..kaloi nje vit dhe gati kaloi tjetri. Deputetin nuk e pane askund..as nuk degjuan ti permendej emri. Disa here burrat qe mblidheshin tek nje barake "qoske" (sic e therrisnin me percmim) u maten te shkruajne leter parlamentit ku kerkohej te behej e ditur mbi fatin e deputetit te tyre te "humbur"
    Lumi rrezonte nder kohe traret e fundit te ures qe do i takonte te ndertohej sipas premtimeve te tij.

    Pas disa kohesh Gjoni degjoi nje ze nga jashte.
    O Gjon ..O Gjon Dedaaaa
    Gjoni doli shpejt e shpejt....Po he or burre ca ka ndodhe se me ngrive gjakun....Dil jashte dil....te shkojem te qoska". Ka fole deputeti mbreme ne parlament....Se ke pa ti jo??????
    Jo mu dogj ky dreq televizorit nga kur vetetoi ate nate..
    Po cka tha he burre....a gjalle ishte.????
    Po more gjalle....ishte shnoshe ..e ba si burre.
    Shyqyr....pa me thuj tash cka tha...? cka foli...?
    Em...me ta thane te drejten kurgja nuk mora vesh....por e di se u cue me paraqit nje si pune projektligjit,,....per do pune qe une smora gja vesh.per cka bahej fjale...
    Po si ashtu...??
    Po shpesh permendte nje fjale...homoseksuala" e ku po di une...
    Po ai paska fole greqisht he burre..
    Pasha zoten nuk asht cudi se te tane e perziejne nga pak....e boll v'shtire me marre gja vesh....po ky joni ka dreqin i mesoi ato fjale...??
    A e thrrasim djalin e Markut...ate te voglin..eshte kthy prej grekut tash vone...
    E po mire
    ............
    E cka the ti se don me thane kjo "homoseksualat"
    Homoseksualet..jane si te te them une ty...
    em........
    Po fol he burre se nuk asht turp..ata ne parlament e kane thane.

    A e din ti bace Gjon kur cjapi jot i hipte cjapit te Gjeloshit????
    Po
    Ata quhen homoseksuale..
    He??????
    Po me cjept cpune pati ai.. me miratu ligje...Si harroi uren e rrugen qe pati thane...e shkollen qe po rrezohet , po kishen gjysem te djegun...
    Thuani atij deputetit, flet me nerva Gjoni
    Mos hajde me u duk ma ne keto ane ,se te ve me fjete me cjapin.
    * * *
    muzg i heshtur

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Haaaaaaaahahahhhhhhhhhhhhaaaaa
    Shume e bukur.
    Me shume humor. Nje e hidhur e vertete.
    Urime.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Drerush ku je o Mitrush i Alpeve..

    Kam qef ta lexoj kte tregim Nard Ndoka i tritan Pollos..lol

    qashtu..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Edhe une do doja Brari ta lexonin ..te pakten te shterngohen mire kur te kthehen prap me kerku vota...lol
    nitROSHI faleminderit mik.
    muzg i heshtur

  5. #5
    Na shkrive Drer

  6. #6
    Nje satir e bukur dhe me humor

    Suksese Dreri
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Faleminderit "Stterolla"
    "Shigjeta" ju si gjithnje jeni shume e mire
    respekt Dreri
    muzg i heshtur

Tema tė Ngjashme

  1. Vritet me armė zjarri deputeti i PS, Fatmir Xhindi
    Nga Jack Watson nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 249
    Postimi i Fundit: 28-12-2013, 06:50
  2. Sulmohet me armė zjarri deputeti Sabit Rrahmani
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-07-2006, 10:39
  3. Si duhet te jete Deputeti?
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2004, 23:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •