Me teper tek gjermanet me pelqen fakti se e duan dhe e vleresojne ekipin e tyre ne fitore e humbje dhe kane nje feeling me beniaminet e vet qe besoj do ia kishte zili ēdo ekip tjeter.
Me kujtohet boterori i 2006, Gjermania vendi organizator arriti te kualifikohej ne vendin e trete dhe te gjithe gjermanet, perfshi media e tifoz nuk i ndeshkuan dhe nuk hodhen balte mbi lojtaret e tyre, por i bene nje mega feste dhe i falenderuan per emocionet qe i kishin dhuruar dhe nuk ishin ato kampionet e botes.
E njejta gje ndodhi dhe sot ne Gjermani, mijera tifoz gjerman kishin dal te prisnin lojtaret e tyre dhe ndonese u kthyen ne gjermani pa kupe i bene serisht nje mega feste dhe serisht i falenderuan per emocionet qe i dhuruan, ndonese pritej shume me teper nga kjo gjermani.
I gjithe ekipi gjerman, gjithe media gjermane, gjithe tifozet gjermane e pranuan se Spanja ishte me e forte dhe e meritoi te fitonte kampionatin evropian per ate qe dha... ky eshte sportivitet e duhet te mesojme shume dhe ne.
Futbolli ka fitore, barazime e humbje... mendoj se eshte e kote tani te themi e lagu apo s'e lagu, e meritoi apo s'e meritoi, iku ne finale me merite apo pa merite. Kompeticionet jane per te nxjerre nje fitues te vetem... ate qe arrin te rezistoje deri ne fund dhe te arrish deri ne fund duhet te plotesosh shume kushte: perveē kushteve te mira fizike e psikologjike te lojtareve, duhet shpirti i ekipit, duhet perkushtimi, duhet vleresimi i ēdo ndeshjeje si e rendesishme dhe jo shume mendjemadhesi, duhet loja ne grup, pak fat, shume pune dhe del fitimtar. Keto i plotesoi shume mire Spanja, deri ne fund, respekt per kampionet, per emocionet qe dhuruan gjate gjithe evropianit dhe per nje finale fantastike te cilen nuk e luajti vetem, por me nje gjermani qe s'ishte ajo qe pritej, por qe prape dha emocione.
Une si tifoze gjermane uroj dhe nje here gjithe tifozet spanjolle (spanjollet e vertete jo ato te shartumit) per fitoren e merituar. Falenderoj dhe gjithe tifozet e ekipeve te tjera per komentet, per ngacmimet dhe per tifon qe bene se evropiani m'u duk me i bukur dhe te them te drejten, ashtu sikurse prisja me padurim te shihja ndeshjet, ashtu prisja me padurim dhe te lexoja komentet ne forum. Faleminderit te gjitheve, pa perjashtim dhe pa dallime tifozerie.
Jemi te gjithe te ndryshem, bejme tifo per ekipe te ndryshme, por te gjithe duam nje futboll te bukur, shpresojme qe dhe Boterori i 2010 te kete po kete emocion, po kete spektakel dhe po kete bukuri si ky Evropian.
Shihemi ne Boteror tani, deri atehere suksese ne ndeshjet kualifikuese te gjitheve dhe respekte.
Krijoni Kontakt