Mashtrimi në dashuri apo jobesnikëria është diçka që ndodh pa u planifikuar, befas, diçka që është jashtë secilës kufi të logjikës së shëndoshë, ngase po të ishte e kyqur logjika e shëndosh në këtë llojë të mashtrimit, shumë martesa dhe lidhje të mira do të shpëtonin.http://i42.servimg.com/u/f42/12/32/55/85/mmasht10.jpg
Ju ka ndodhur të keni partner dhe të jeni me të një kohë të gjatë. Nuk është si më parë, s'ka më përshpëritje të ëmbëla, s'ka më kujdes të veçantë për ju. Jetën seksuale nuk e keni aq të kënaqshme, ju mungojnë bisedimet e këndshme mes veti, afërsia, gjentiliteti. Ju mungojnë fjalët se jeni te vetmja (i vetmi) në jetën e tij/saj. Dhe kur gjithçka ju duket si një rutinë, para jush befasisht shfaqet dikush që ju tërhjek. Ka diçka në të që ju bënë të ndiheni të plotë, të veçantë. Aq më tepër takimet dhe puthjet e fshehta janë aq të ëmbëla sa që thjeshtë magjepseni. Pyeteni, athua ku ndodhej ky person para disa viteve. Pse në jetën time ka hyrë personi i gabuar... Megjithatë gjersa gjitha këto i mendoni, është mirë t'ia parashtroni vetes edhe disa pyetje tjera. Mendoni se nëpër çka do të duhet të kaloni nëse vendosni të hyni në lidhje të re duke e çkyqur atë të vjetrën. Athua sa dë të fitoni me lidhjen e re. Mendoni se sa energji do të duhej të shpenzoni për një lidhje të re, e një lidhje të tillë tashmë e keni. Mendoni mirë se çka do të fitoni e çka do të humbni me këtë lidhje të re. Nëse tashmë e keni bërë një gabim të tillë dhe keni mashtruar partnerin tuaj me dikë tjetër, asgjë më nuk mund të ndryshoj. Aq më tepër nëse një gjë e tillë zbulohet nga ana e partnerit tuaj. Padyshim se lidhja do të lëkundet seriozisht. Kurrë më nuk do të jetë si ka qenë dikur. Megjithkëtë, në disa raste, lidhja mund të shpëtohet dhe nëse vërtet pendoheni ajo lidhje mund të freskohet, forcohet dhe të bëhet më e këndshme si kurrë më parë.
Te meshkujt:
- Duket tejet i lumtur dhe në disponim për çdo ditë, mirpo megjithatë shumë shpejt nervikoset dhe hidhërohet me juve.
- Ndreqet si kurrë më parë për punë, blenë robe të reja, shpesh punon deri vonë e disaherë edhe gjatë vikendit.
- Papritur shkonë në udhëtime zyrtare.
- Keni përshtypjen se diçka ka ndryshuar në jetën e tij e intuita asnjëherë nuk ju ka mashtruar.
- Para se të shtriheni në shtrat, ai vonohet me orë të tëra në banjo.
- Kritikat e tija seksuale drejtuar juve tashmë shpeshtohen
- Befasisht e ka ndëruar teknikën seksuale dhe bënë dashuri me ju në mënyrë të re.
- Natyrisht kjo e fundja sdo diskutim, nëse jeni sëmurë nga sëmundjet seksuale edhepse keni qenë besnike ndaj tij.
Te femrat:
- Fillon të harrojë, edhepse ju e pini kafen e idhët, ajo ju vendos sheqer në të shpesh.
- Tregon shenja të nervozës kur fillohet të bisedohet për mosbesnikërinë në dashuri.
- Ju blenë dhurata të gabueshme,
- Ndodh që në shtrat ta përmend emrin e mashkullit tjetër!
- E pranon jobesnikërinë e saj ndaj jush. Në të shumtën femrat e pranojnë jobesnikërinë ngase i mundon ndjenja e fajësisë.
- E ndërprenë lidhjen me ju, ngase nëse një femër ka kontakte seksuale edhe me dashnorin apo burrine saj dhe njëkohësisht edhe me një mashkull tjetër, atëherë sipas të gjitha gjasave është psiqikisht e sëmurëDisa arsye pse nuk e vlen të jeni jobesnikë
1. Mashtrimi është veprim shumë i rëndë. Vetëm mendoni se sa koncentrim dhe energji duhet dhënë për të kostruktuar gënjeshtra dhe arsyetime të reja. Ju duhet shumë kohë të humbni vetëm për gjëra të tilla.
2. Gjithnjë ekziston rreziku nga sëmundjet seksuale ngjitëse, pa marrë parasysh se sa rruheni.
3. Në raste të mashtrimit, seksi zakonisht është i shkurtë, i shpejtë dhe nuk është kushedi se çka! Shumë qifte që janë jobesnik kohën më të madhe e kalojnë në biseda telefonike se në gjëra konkrete.
4. Do të i nënshtroheni një jete me strese të vazhdueshme. Vazhdimisht do të ju ndjek ankthi se keni për tu zbuluar. Dhe do të zbuloheni edhe nëse e mashtroni veten se një gjë e tillë nuk do të ndodh kurrë! Me siguri kështu ka menduar edhe Bill Klintoni, apo...! Dhe nëse një gjë e tillë zbulohet edhe mbas 30 vitesh, tradhëtia në dashuri mbetet tradhëti!
5. Nëse tashmë partneri i ri e di se keni partner dhe se atë e mashtroni, në ndërdijen e tij /saj automatikisht do të krijohet automatikisht bindja se një gjë të tillë do të manifestohet edhe nëse hyni në lidhje më serioze me të.
Pse mashtrojnë femrat dhe pse meshkujt
Psikologët thonë se në të shumtën e rasteve për njerëzit lidhja e fshehtë mund të jetë aventurë më e madhe jetësore që mund ta arrijnë. Në të shumtën e rasteve femrat e kan vështirë të vendosin ta mashtrojnë partnerin e tyre. Ato zakonisht mashtrojnë vetëm e vetëm për seks. Sado e vështirë të jet ky hap, kur njëherë e ndërmerr atë femra, atëherë vështirë e ka të ndalet, përdallim që meshkujt për të tradhëtuar në dashuri e kanë shumë më lehtë të vendosin, por po ashtu dhe shumë lehtë mund të dalin nga ai rreth magjik dhe ti kthehen gruas apo dashnores me të cilën janë në lidhje dashurie. Për shumë meshkuj mashtrimi i partneres me një tjetër femër është vetëm lojë që largon monotoninë e çastit! Po natyrisht se mund të ketë edhe arsye tjera serioze se pse meshkujt tradhëtojnë në dashuri. Për më tepër se pse tradhëtojnë në dashuri meshkujt lexoni
Monotonia
Papritmas i vje te hunda jeta shtëpiake duke qëndruar para televizorit dhe duke pirë birra. Ndonjëherë pyetet, "A ekziston diçka më tepër se kjo që mund të ofrojë jeta?" dhe krejt rastësisht e ftonë ndonjë femër që e ka kolege apo ndonjë që rastësisht e ka njoftuar që t'i bëjë shoqëri dhe të dalin për nga një kafe. Jeta e tij fillon të ndryshoj. Psikologët i japin disa arsye të llojllojshme për këtë: frika nga plakja, pikëllimi, vetmia, monotonia apo pakënaqësia me gruan e cila në rradhë të parë kujdeset për fëmijët. Shkrimtari amerikan Norman Majler analizon mosbesnikërinë si pjesë të macho sindromit; -nëse nuk je në gjendje të rrahesh, të bësh dashuri dhe të fitosh shumë para, atëherë s'je mashkull.
Mashkulli fatkeq që smund t'i arrij të gjitha këto, tregohet përmes mashtrimit në dashuri.
Kureshtja
Arsye tjetër është kurreshtja. Pothuajse s'ka në botë mashkull që nuk pyetet: "Athua si do të ishte të gjendej në shtrat me ndonjë tjetër femër". Shumë nga ata deri te përgjigjia në një pyetje të këtillë arrijnë kur t'u ofrohet rasti të ndodhen në afërsi të ndonjë shtëpie publike. E nëse ndonjë vajzë atraktive u bie në "lugë" papritmas, atëherë nxitja është vërtet e madhe.
Biseda në shoqëri
Arsye tjetër që mundt a shtyen një mashkull ta mashtroj partneren e vet është edhe vet biseda në shoqëri. Vazhdimisht dëgjoni biseda dhe lavdërime të miqve se si ata kalojnë me femrat e veta! Se si kanë patur shumë femra në jetën e tyre. Dhe nëv end se të ndiheni të lumtur me dashnoren tuaj apo gruan tuaj, mashkulli në të shumtën e rasteve mendon me këtë logjikë: "Të tjerët kanë jetë të mrekullueshme seksuale. Jeta po ofrojka më tepër se që unë mendoj"... dhe vendos të hulumtoj nga kurreshtja se çka i ofrohet në jetë. Natyrishtë nga përvoja e vet secili mashkull e di se gati çdo ditë ka mundësi të "provohet" diçka e re!
Shtimi i vetbesimit në lidhje të fshehtë
Jeni martuar apo keni zënë femër. Deri në atë çast nuk e keni ditur se a vleni për dikë! Femrat edhe aq hapur nuk ofrohen apo jo. Nevojitet kohë dhe mjeshtri e veçantë për të lexuar momentet kur një femër ju ofrohet. Nëse tashmë keni gjetur dikë që ju do dhe është martuar me ju, atëherë ju keni një dozë më të madhe të vetbesimit. Ju jeni dashnor apo burr! Nuk do të ndalet secili mashkull në këtë nivel. Do të kërkoj "avancim"! Aq më tepër kur për meshkujt nuk është edhe aq tragjike të kesh ndonjë lidhje të fshehtë... ndonjë!? Nuk është tragjike të kesh edhe 10 lidhje të fshehta njëkohësisht dhe secilës t'ia bëshë rrafsh! Secila femër shtonë dozën e vetbesimit te mashkulli. Kjo është një përshtypje tejet e gabuar që për fat të keq shumë meshkuj me vetbesim të kufizuar e kanë dhe janë në gjendje të tradhëtojnë aq lehtë vetëm e vetëm për t'iu dëshmuar në rradhë të parë vetes dhe shoqërisë. Përveq tjerash ndikon mënyra se si funksionon sistemi i të menduarit të mashkullit. Po e zëmë se një mashkulli i ofrohet të flej me një femër dhe e ka bindjen se nuk ekziston metoda që dashnorja e tij, apo gruaja ta merr vesh! Çka mendoni, çka do të bëjë ai?
Frika se merriton më shumë!
As nuk keni ide se sa frikohet një mashkull nga lidhja me një femër! Madje edhe nëse është në martesë. Femra e tij, gruaja... është njëkohësisht edhe krenaria e mashkullit. Edhepse dëshiron ta ketë vetëm për vete, dëshiron që ajo të jetë më e mira, më e mençura. Mashkulli nuk frikohet nga obligimet. Krejt ajo në çka bazohet frika e tij është mendimi që rrënqeth: "Mos vallë jam lidhur për gjithë jetën me personin e gabuar"
Çka mund të bëjnë femrat për ta penguar burrin apo të dashurin që mos të shkoj me tjerat
Për mashkullin mashtrimi në dashuri është lojë
Edhe ju mund ta bëni një anketë të thjeshtë në rrethin tuaj. Mosa e pyetni dashnorin tuaj, burrin se a ju ka mashtruar ndonjëherë. Përgjigjia do të jetë padyshim "JO"! Mund ta pyetni nonjë shok tuaj: "-A e keni mashtruar ndonjëherë në jetë partnerin?" Pasi që shumë meshkuj këtë e marrin si lojë, nuk e kanë vështirë të përgjigjen, madje edhe nëse nuk ju njohin, përderisa femrat janë shumë më diskrete dhe të kujdesshme në përgjigje. P.Sh, nëse të njëjtit individë do t'i pyetni: "- A ju ka tradhëtuar ndonjëherë dashnorja, gruaja?", padyshim do të përgjigjen: "-JO, sa e di unë, përndryshe do ta mbytja në vend, apo do të ndahesha me të menjëherë etj etj..." Pra për meshkujt mashtrimi i femrës është gjë tragjike përderisa i mashkullit është lojë. Madje edhe vëllau i gruas apo babai i saj në të shumtën e rasteve nuk do t'ua zë aq të madhe nëse ju sheh se ia tradhëtoni vajzën, me një vajzë tjetër, përderisa ajo nuk di asgjë dhe nuk ankohet! Thjesht për një mentalitet ballkanik (në mos edhe më të gjerë), mashkulli është mashkull dhe tradhëtia seksuale e tij nëse nuk është e tepruar, është vetëm "lojë".
Që nga kohët e hershme ka qenë kështu - "mashtrimi është lojë". Legjenda thotë se Hera, gruaja e Zeusit ka patur probleme me të shoqin ngase ai vazhdimisht kishte mbledhur shumë vajza, i kishte puthuar ato dhe u kishte premtuar nga pozita e vet si zot, shumë gjëra.
Si të parandalohet që mashkulli t'ju mashtroj?
Natyrisht secili mashkull dëshiron që gjith jetën e vet ta kaloj vetëm me një femër e cila do të jetë grua e dashur, e ndershme, nënë e fëmijëve të tij, mike jetësore e tij. Krejt çka mund të bëjnë grate si masë preventive është të jenë të kujdesshme. Është shumë me rëndësi që femra të përkujdeset që vazhdimisht në mënyrë shumë praktike të mundohet (së paku të mundohet) t'ia bëjë me dije vazhdimisht se është ajo e vërteta për të dhe jetën e tij. Që nga filimi i lidhjes duhet kjartë tia bëni me dije se e vlerësoni besnikërinë e partnerit dhe se përkundrazi sjellja jobesnike do ta shkatërroj përgjithmonë lidhjen mes juve. Mundohuni që mos ta lëni anash burrin për shkak të fëmijëve apo punës suaj. Të jeni të vëmendshëm në sjelljet dhe shprehitë e tija. Vonimet në punë, kërcimi kur cingëronë telefoni, picpillosja para pasqyrës, blerja e garderobës së re dhe parfumeve - janë shenja që duhet të ua tërhjekin vërrejtjen! Nëse edhe raportet tuaja seksuale janë të ngrira, urgjentisht duhet të ndërmerrni diçka. Athua shpesh ju dhemb koka dhe mendoni se mashkulli ju kopton!?
Pjesëtarët e gjinisë më të forte dashurohen në femra të cilat u ofrojnë përkrahje, dashuri, kujdes, gjentilitet dhe butësi, seks të mire dhe mbi të gjitha janë ngazëllyese dhe atraktive.
Nuk është për t'u hedhur poshtë as mundësia që ta nxitni ngapak xhelozinë e tij, por mos e teproni!. Mashkulli thjesht adhuron që të jetë me gruan të cilën të gjithë e dëshirojnë, po e cila është vetëm e tij! Megjithkëtë merreni me rezerva këtë opcion, ngase te shumë meshkuj mjafton të lind dyshimi dhe jeta e juaj me të të shndërrohet në tmerr!
Studijoni mirë këtë temë dhe dobësitë e mashkullit se pse ai mashtron. Lexoni edhe temën mbi mashtrimin në përgjithësi këtu dhe në dorën tuaj do të keni një armë të fuqishme për ta penguar të dashurin tuaj që të hyjë ujërave të mashtrimit në dashuri me ndonjë femër tjetër!
Krijoni Kontakt