Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    "ADN-ja" e Shqipërisë në 52 minuta

    "ADN-ja" e Shqipërisë në 52 minuta

    Kompania e produksionit të dokumentarëve "Buzz TV", gati planin për xhirime në vendin tonë

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    A mjaftojnë 52 minuta për të pasqyruar qytetet më të bukura shqiptare: kulturën e Shqipërisë, turizmin, veshjet tradicionale, ushqimet, pa harruar mikpritjen për të cilën ne shquhemi, hijeshinë e shqiptarëve, vitalitetin e djemve apo bukuritë e bregdetit nga Velipoja në Sarandë? Përgjigjet mund të jenë nga më të larmishmet. Producentët e kompanisë britaniko-spanjolle "Buzz TV" mendojnë se po.

    Tashmë ata e kanë gati planin e punës për një ndër dokumentarët më ambiciozë të këtyre 17 viteve të fundit, që kërkon mbështetjen e qeverisë shqiptare, apo kompanive private, nëse do të duan që imazhet ndryshe të Shqipërisë të ndiqen në të gjithë botën nga miliona teleshikues përmes kanaleve "Discovery", "TVE" dhe "The Travel Channel".

    Gazeta "Shqip" zotëron ekskluzivisht planin e punës tejet të detajuar që "Buzz TV" ka hartuar për të nisur xhirimet e dokumentarit në fjalë, pjesë e 6 serive mbi turizmin në botë që do të quhet "Escape", me përbërjen e 13 shteteve të përzgjedhura nga një listë e 40 vendeve.

    "Ne i kemi gati planet për të prodhuar disa dokumentarë, ku do të pasqyrohen vende të njohura turistike në botë, përfshi disa vende më pak të shkelura nga turistët. Për ne, nga ana gjeografike, përfshirë dhe atë kulturore, Shqipëria në mënyrë të padiskutueshme ka se çfarë t‘u ofrojë shikuesve në të gjithë botën. Besojmë në mënyrë absolute që Shqipëria është një destinacion i ri turistik jo shumë i njohur. Grupi ynë i xhirimit do të fokusohet në pjesët e paprekshme, pothuajse të virgjëra të bregdetit, fshatrat e vjetër, përfshi malësinë e Shqipërisë.

    Nga malet në veri, duke vazhduar në jug me vendet arkeologjike, nga qytetet e mëdha në rritje të vazhdueshme si Tirana apo Durrësi, në fshatrat e bukur në të gjithë vendin, duke nënvizuar surprizat që presin turistët në një parajsë të panjohur më parë", shkruhet kështu në planin e punës përgatitur nga producentët e "Buzz TV", që kanë vizituar disa herë Shqipërinë. Në dokumentarin 52 minutësh janë përfshirë një sërë aspektesh të veçanta, që përbëjnë profilin origjinal të atdheut tonë. Ato janë: natyra e paprekur me bukuritë e saj në male, fusha e bregdet; ngjyrat e peizazhet e rralla, si dhe pasuritë e trashëgimisë. Më tej, vihen në dukje karakteristika si: mikpritja shqiptare e ndërthurur me traditën në krahina të ndryshme, ku përfshihet dhe kultura e kuzhinës. Por, ndërkohë, do flitet dhe për zhvillimin e biznesit.

    Padyshim që ky projekt televiziv merr një rëndësi të veçantë për Shqipërinë, pasi në të shkuarën kanalet televizive greke apo italiane nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë transmetuar pamje shqiptarësh që mbërrijnë me anije për një jetë më të mirë në gadishullin Apenin, apo në prag luftën civile në 1997-ën, kur pamjet tronditëse të Shqipërisë që digjej, ende edhe sot bëjnë xhiron e botës. Mundësia që i jepet Shqipërisë në përfshirjen e serive "Escape" për herë të parë i bën ADN-në vendit tonë me potenciale të mëdha, por pak të njohura, ose me qëllim të keqpërdorura nga fqinjët që i tremben një Shqipërie të qetë, e cila ofron turizëm më lirë se ata. Realizuesit e këtij dokumentari do të përcjellin mes tij mesazhe qindra herë më të forta se ato që janë përzgjedhur në spotin 300 000 eurosh që transmetohet në CNN. Nuk dihet ende se si do të mirëpritet apo mbështetet ideja e këtij dokumentari nga qeveria e Tiranës, e cila po trumbeton me të madhe "sukseset" e saj në fushën e turizmit.

    Por, gjatë një bisede me ambasadorin e Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Zef Mazi, ai jep mbështetjen e plotë për një projekt që vende të tjera të botës do ta paguanin sa frëngu pulën për të realizuar një dokumentar të tillë, ndërkohë që Shqipërisë i ofrohet kundrejt një mbështetje simbolike.

    "Buzz TV", së bashku me partnerët që do të merren me distribucionin në bërjen e këtij dokumentari, marrin përsipër të gjitha fazat, ku futen xhirimet, post-produksioni, shitja, marketing. Në të shkuarën "Buzz TV" ka prodhuar më shumë se 100 dokumentarë të kësaj natyre, të transmetuar në stacionet e mirënjohura si "Discovery", "TVE" dhe "The Travel Channel", duke kapur një audiencë prej 450 milionë teleshikuesish në çdo cep të botës.

    Sipas rregullave të produksionit të "Buzz TV", e drejta e autorit për këtë dokumentar i mbetet Shqipërisë për ta transmetuar atë në stacionet kombëtare apo ndërkombëtare. Sakaq, Ministrisë së Turizmit për arkivim apo për përdorim në të ardhmen, do t‘i vihen në dispozicion 6-8 orë filmime profesionale të përdorura në dokumentarin final prej 52 minutash.

    Ekzistojnë të gjitha mundësitë që dokumentari të përdoret për qëllime tërësisht komerciale si film prezantues për Shqipërinë në botë, përfshi edhe shitjen e tij në DVD.

    Burime nga Ministria e Turizmit në Tiranë kanë pohuar se vetë ministri Ylli Pango, dashamirës dhe njëkohësisht vetë dokumentarëbërës, e ka mirëpritur këtë projekt të "Buzz TV". Ajo që nuk dihet ende është se në çfarë niveli do të jetë bashkëpunimi, pasi, sipas producentëve të televizionit në fjalë, filmi do të jetë në përputhje me programet që ka Shqipëria për turizmin në 5 vitet e ardhshme. "Buzz TV" do ta realizojë këtë dokumentar së bashku me partnerin "Transglobe", që njihet si një prej gjigantëve të prodhimit e dokumentarëve në botë.

    Mësohet se të shtunën në mesditë ka mbërritur në Tiranë zonja Judith Luscombe, zëvendëspresidentja e "Buzz TV", për t‘u "matur pulsin" autoriteteve shqiptare, se sa të interesuar janë ata në këtë projekt, që mund të marrë jetë në shtator 2008. Padyshim që ajo do t‘u tregojë autoriteteve shqiptare një shprehje që përdoret shpeshherë mes njerëzve të televizionit, e në veçanti dokumentarëbërësve se "nëse një foto vlen sa njëmijë fjalë, një film duhet të vlejë miliona".

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Eh sa nevoje kemi ne per reklame, per te treguar se ne nuk jemi me bisht, nuk jemi ata njerez te egjer qe dolen nga xhungla komuniste, nuk jemi ata kanibale te 97 es qe pinin gjak njeriu. Kemi shume nevoje per te treguar realisht se kush jane shqiptaret dhe kush eshte Shqiperia. Them se keto gjera duhen nxitur dhe te jene perparesi per qeverine aktuale.

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ... keto gjera duhen nxitur dhe te jene perparesi per qeverine aktuale.
    Si t'ia fshehim botes qe kemi nje kryeminister komunist, komisar zbori, mjek personal i nomenklatures komuniste???

    si t'ia fshehim botes qe kryeministri eshte autor i thyerjes se embargos se OKB, qe ka lejuar (!), por edhe organizuar trafikun e karburantit e te armeve drejt Serbise, dhe tani se fundit i plasi bomba ne Gerdec, ku baxhanaku i tij punonte per buken e gojes(?)

    ...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ke shume te drejte i nderuar
    Nuk shtyhet me me postkomunizmin e birbove te komunizmit.
    Le ta bejne dokumentarin se zoti na ka dhene boll si natyre te shohim nese do komentojne si duhet problematikat tona vitale.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Si t'ia fshehim botes qe kemi nje kryeminister komunist, komisar zbori, mjek personal i nomenklatures komuniste???

    si t'ia fshehim botes qe kryeministri eshte autor i thyerjes se embargos se OKB, qe ka lejuar (!), por edhe organizuar trafikun e karburantit e te armeve drejt Serbise, dhe tani se fundit i plasi bomba ne Gerdec, ku baxhanaku i tij punonte per buken e gojes(?)

    ...
    Nuk ka nevoj tja fshehim botes se kush eshte kryeministri .. se ata e njohin me mire se ty , se ty ste ka interesu aq shum puna e kryeministrit ton..kush dhe cka eshte.. ty tka interesu si me kap 100..200 kg drog me i kalu kufirit me italin , si me rrit top-channel e me mbrojt krimin.. , si me perserit nje 97-atsh.. , si me ja ndal ushtarve te uck armatimin me e fut ne kosov e shum e shum te tjera.. se lodhem deri neser me ju njeh gjith ato magarlliqe qe keni bo..

    Beje krahasimin gjat kohes se Grekut 1997/2005 qe ishte ne pushtet..dhe tani te Salihut? Si eshte dallimi ? Dhe sa te mira jan ardh.. e ju lutem mos u kapni per Gerdeca.. por dicka tjeter qe ja vlen me diskutu..

    niemand
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    kerkush,

    a je kah vjen n'shqypni me voz apo me kerr???

    mos u lodh tuj njeh

    Beje krahasimin gjat kohes se Grekut 1997/2005 qe ishte ne pushtet..dhe tani te Salihut?
    ma shum se po i ban salija hyzmet grekut, nuk ia ka mbajt b*tha fatosit ...

    per Gerdecin u dashkan me u hanger rrenat pambarim e inugurime panumrim te saliut, ndersa u dashka me u diskutu per probleme te tjera ...

    e je me kambe ne toke, apo i ke me gjith mend n'hava?

    ec e na njeh problemet e tjera ...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Po e plotesoj pak idene e duajes.
    Varret e kosines te ushtareve greke me kockat e shqiptareve ndodhi ne kohe te Sales.
    Teatri kultures se permetit qe e ka zaptuar shqiptari i te dhjere ortodoks i varreve greke ne kosine eshte akoma aty.
    Kthehet ne greqisht guida web e himares dhe pronaret e hoteleve shqiptare ju vune emra greke.
    Shkulen tabelat e rrugeve ne qekun e Himares dhe zevendesohen me greke.
    Te gjitha ne kohe te Sales i cili se ka vene fare ujin ne zjarr per keto probleme me rendesi extra kombetare.
    Vertet Fatosi boll ekonomi ju ja ne dore grekerve po jo si Salia. Te lesh varre ushtaresh greke buze Vjoses ne kosine ku eshte kufiri i imagjinuar i Vorio epi**it eshte vertet tradheti kombetare nga qeveria.
    Gerdeci ska kandar ta mbaje po keto pislleqet qe ben greku ne hunde te qeverise jane shume me te medhaja se nje gerdec.
    Le ta mesojne te tere qe Saliu nuk punon per Shqiperine po per serb e grek
    Une nuk heq dore nga kjo ide dhe qofshim gjalle se do ta tregoje vete koha

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    ndersa une dua te flas per dokumentarin qe flet hapesi temes

    nje gje shume e vyer dhe e dmd per vendin tone
    uroj qe te gjenden te gjitha hapesirat e mundesite,
    qe te realizohet sa me mire e sa me shpejt ky projekt
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  9. #9
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Panorama 24/06/2008

    Edhe një herë për korrupsionin

    Skënder Minxhozi

    A keni dëgjuar më të flitet për luftë kundër korrupsionit? Vështirë të ketë një sondim shifror në këtë drejtim, por ajo që bie në sy është frekuenca gjithnjë e më e rrallë e përmendjes së këtij togfjalëshi që po fillon të bëhet gradualisht i bezdisshëm për qeverinë, sa më shumë që vaji i mandatit katërvjeçar shkon drejt fundit.

    Anatemimi i prokurorit Sollaku si personi që bllokon hetimet, është tashmë një kartë shumë e përdorur, kurse arsyet konkrete për ta valëvitur edhe një herë këtë flamur të grisur, janë gjithnjë e më të pakta. Shteti ka filluar të “rregullojë disa punë të tijat”, thënë ndryshe, të bjerë nën forcën tërheqëse të mundësive korruptive që të ofron pushteti. Në këtë mënyrë, luftës kundër korrupsionit, këtij kali të vërtetë beteje, i ka mbetur sot kaq pak mish dhe muskuj, saqë mezi mbahet në këmbë.

    Shumica aktuale premtoi më 2005 që do të ndërpriste ciklin e heshtjes totale të shtetit ndaj akteve korruptive të zyrtarëve të tij. Vetë Berisha dhe lidershipi i lartë i PD-së, u zotua publikisht në atë kohë, pas një leximi përgjithësisht të saktë të kolapsit që socialistët kishin krijuar në këtë aspekt, se do të thyenin aksiomën se në Shqipëri, atyre që vjedhin nga poltroni i zyrtarit, nuk u ndodh asgjë e keqe.
    Ndodhi pikërisht e kundërta. Sot shohim sesi kjo administratë nuk ka guximin të përjashtojë nga radhët e saj edhe një zyrtaruç tatimor nga Librazhdi, apo pesë, dhjetë dhe njëzet kolegë të tij në të gjitha nivelet e drejtimit shtetëror, për të cilët mediat dhe opinioni publik ofrojnë prova dhe fakte. Kjo sjellje është hiç më pak se adoptim me të keqen, në momentin që ajo fillon e penetron në poret e shtetit dhe të klasës politike drejtuese.

    Në këtë mënyrë, në mesin e mandatit qeverisës, po nis e po merr formë ngadalë në të gjitha katet e shtetit “blu”, një proces alarmant korruptimi gradual, i cili në gjuhën e kafeneve të Tiranës shpesh lexohet si “fuqizim ekonomik” i maxhorancës. “Po bëjnë shumë lekë”, nuk është sot vetëm një refren popullor pa shumë baza dhe fakte apo një shprehje që i vishet rëndom kujtdo që ka një pozicion drejtues, por një ndjenjë e përgjithshme që e shtyn opinionin tonë të ndrojtur publik të mendojë, se në krahasim me ata që ishin më parë, pakgjë ka ndryshuar.

    Kjo administratë, reflektim i një stili drejtues tashmë dyvjeçar, po vuan sërish nga simptomat që e bënë kaq jopopullore dhe të padurueshme administratën paraardhëse, në periudhën e fundit të qeverisjes së majtë.

    Berisha dhe shteti i tij po humbet me një shpejtësi spektakolare sharmin dhe tërheqjen e “burrit të ndershëm” që ushtronte dy vjet më parë mbi turmat e etura, për pak drejtësi ligjore e sociale në këtë vend. Kjo sepse e djathta tregoi se përballë tundimit të parasë, publike apo private, ajo shfaq të njëjtat pika të dobëta, të cilat lidhen me të njëjtën sëmundje të pashërueshme: dëshirën për t’u pasuruar në rrugë të paligjshme. Kësisoj, Robespierët e verës së vitit 2005, janë shndërruar tashmë në Fushetë që bëjnë hile dhe vjedhin me rrugët, me energjinë dhe me tenderat, kudo që ata ndodhen.

    Dy fakte në dritën e diellit: mënyra aspak transparente me të cilën po blihen miliona kilovatorët e energjisë nga importi dhe mënyra e financimit të rrugës Durrës-Kukës. Pa folur për tenderat e dosjes së parë, burime mjaft besueshme dëshmojnë se kjo e dyta, pra rruga e Morinit, ndodhet në një fazë mjaft të avancuar identifikimi të përgjegjësive konkrete, porse heshtja e shtetit dhe pasiviteti i drejtësisë bëjnë që askush të mos ulet në bankën e të akuzuarit. Nuk ka asnjë dyshim se përballë dy situatave të mësipërme, në një kohë tjetër dhe me një qeveri tjetër, zoti Berisha do ta kishte bërë natën ditë (në fakt këto kohë ai po na e bën ditën natë), për të nxjerrë në pah përgjegjësitë financiare të atyre që përvetësojnë fonde në këto dy sektorë.

    Kjo dyfaqësi, kjo sjellje hipokrite dhe tejet subjektive e tij, kjo heshtje e sotme pas betejave të djeshme, na bën të mendojmë se edhe ai bashkë me maxhorancën e tij, kanë hyrë tashmë në qerthullin vicioz të pushtetit, në logjikën e interesave ekonomike që sfidojnë rregullisht çdo aspiratë për ndershmëri dhe transparencë.

    Kemi pra mes nesh një shtet hiç më të mirë se ai i zotit Nano, një pushtet hiç më të ndershëm se ai i të majtës, një qeverisje hiç më idealiste se ajo që dikur kishte në krye “klanin e Zemunit”. Sa më shumë ndryshon, aq më shumë është e njëjta gjë, thotë proverbi.

  10. #10
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin

    Le ta mesojne te tere qe Saliu nuk punon per Shqiperine po per serb e grek
    Une nuk heq dore nga kjo ide dhe qofshim gjalle se do ta tregoje vete koha
    Plotesoje, plotesoje se qenin e ngordhur do gjeni........ju jeni ftof ne b*the. Shume mire e ka gjet populli kete llaf, kur ka dash me thone se te "kan rrjedh trute"...
    Sala me grekun!!!!!
    Kush e vuri ne kushtetuten e 94 largimin e Janullatosit dhe si e votoj populli..??
    Kush i plasi ne burg 6 tradhetaret minoritar te omonias dhe u be skandal internacional??
    Kush ka fol me shume per camerine duke rrezikuar karrieren politike???
    Ju, besoj ne ate kohe keni share Berishen per politike te trashe dhe maloke ..
    Ne vitet '93-'97 Berisha ka qene politikani me i urryer dhe me i perfolur ne Greqi nga shtypi , qeveria greke, dhe sidomos nga minoritaret (vorio epiriotet e pabese).
    Cdo shqiptar qe ka jetuar ato vite ne greqi mund ta vertetoje kete.
    Nder kohe qe greket benin fshesa per shqiptaret, sa here ishin votime jipnin leje 1 javore me kusht qe emigrantet te vinin dhe votonin kundra Sales....... Keto dihen nga te gjithe........ dhe e fundit eshte '97. Ne e dime se cfare ndimese te pa kursyer kane dhene greket per ta qeruar Salen nga pushteti. Ju e mbani mend, se ne ate kohe me siguri keni qene duke ferkuar duart......
    Cdo pertypje e tolerim, per nje "tabele" apo "shkolle", behet per ti lehtesuar sa te jete e mundur 700000 emigrant , qe fati i keq i ka cuar per te punuar e jetuar ne nje vend qe i urrejne.
    Sa per serbin, ta tha Thaci ne fjalen ne parlament, se kur kishte ardhe per here te pare, si ishin strehuar me Jasharin, si i ishin krijuar kushtet per te filluar ate qe sot e shkeputi kosoven nga serbi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Breshka : 24-06-2008 më 10:48

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Hyseni: Kadare kundër bashkimit të Shqipërisë etnike
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  3. Mehdi Bej Frashëri: "Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë"
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-10-2007, 09:48
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •