Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    USAlbania
    Anëtarësuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524

    KE i kërkon BDI-së vendosjen e dialogut me PDSH-në

    Komisioni Ad hok pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për vëzhgim të zgjedhjeve parlamentare të parakohshme në Maqedoni ka takuar sot në Shkup liderin e BDI-së qeveritare Ali Ahmetin, nga i cili, siç njoftohet, mes tjerash ka kërkuar vendosjen e dialogut me PDSH-në e Menduh Thaçit.

    Pas takimit, Ahmeti konfirmoi se një nga temat ka qenë edhe vendosja e dialogut me PDSH-në dhe bojkotin e tyre në punën e Parlamentit maqedonas.

    http://www.ngjarjet.com/Lajme/ke-i-k...-me-pdsh-n%EB/

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ahmeti takon delegacionin e KE-së

    Zgjedhjet parlamentare në vend, parregullsitë që janë shënuar gjatë zgjedhjeve, bojkoti i Parlamentit nga deputetët e PDSH-së, çështja e emrit me Greqinë dhe situata politike pas zgjedhore ishin temat e takimit që anëtarët e Komisionit Evropian AD HOCK për mbikëqyrjen e zgjedhjeve parlamentare zhvilluan me liderin e BDI-së Ali Ahmeti.

    "Komisioni interesohej për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, për parregullsitë që ndodhën më 1 qershor u interesuan dhe biseduam lidhur me koalicionin BDI-VMRO, si dhe për proceset euro-integruese të vendit si dhe për çështjet me të cilat ne tani më po ballafaqohemi si vend siç është rasti me emrin, çështjeve teknike sa i takon vijës së demarkacionit me Kosovën", tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

    Lideri i BDI-së Ahmeti ka komentuar edhe vendimin e Kuvendit Qendror të PDSH-së për të bojkotuar Parlamentin. Sipas Ahmetit, vendimi i tillë nuk është i drejtë.

    "Unë nuk mund të vendos që ata ta ndryshojnë vendimin e tyre, unë mund të jap mendim që vendimi i tyre nuk është vendim i drejtë. Për mua si parti në pozitë do të ishte një ndihmesë e madhe pjesëmarrja e Partisë Demokratike e z.Thaçi në seancat parlamentare dhe ajo të dilte me projekte, me projektligje shumë më të avancuara ose të arrinte të na ndihmonte ose të ishte një shtytje që ne të jemi shumë më ekspeditiv për të arritur qëllime tona", theksoi Ahmeti.



    (INA)
    Sui generis

  3. #3
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Citim Postuar më parë nga Coca-Cola Lexo Postimin
    Komisioni Ad hok pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për vëzhgim të zgjedhjeve parlamentare të parakohshme në Maqedoni ka takuar sot në Shkup liderin e BDI-së qeveritare Ali Ahmetin, nga i cili, siç njoftohet, mes tjerash ka kërkuar vendosjen e dialogut me PDSH-në e Menduh Thaçit.

    Pas takimit, Ahmeti konfirmoi se një nga temat ka qenë edhe vendosja e dialogut me PDSH-në dhe bojkotin e tyre në punën e Parlamentit maqedonas.

    http://www.ngjarjet.com/Lajme/ke-i-k...-me-pdsh-n%EB/
    Doni te pajtoheni shtahi a ani be llaf ska, aman sen u zom bese atine liderve tuj
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2007
    Postime
    119
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Ahmeti takon delegacionin e KE-së



    . Për mua si parti në pozitë do të ishte një ndihmesë e madhe pjesëmarrja e Partisë Demokratike e z.Thaçi në seancat parlamentare dhe ajo të dilte me projekte, me projektligje shumë më të avancuara ose të arrinte të na ndihmonte ose të ishte një shtytje që ne të jemi shumë më ekspeditiv për të arritur qëllime tona", theksoi Ahmeti.



    (INA)
    e pse ti nuk i ndihmoje kur aji ishte ne pushtet po koketojshe me gruevskin se si ti ritni se bashku rejtingjet dhe se si ta coni vendin ne zgjedhje te parakohshme

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Medi1
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ne tok kudo
    Postime
    185
    Aliu , kur ishte ne opozit nuk donte te fotografoheshte me Menduhin sa per ta pa populli por tash cfare fotografie po do? Tash eshte ne pozite dhe mire eshte punet ti coje perpara per at popull qe pret prej tij shume.Populli per cdo dite she dhe vlereson punen, ska nevoj me i tregu, do jete me te mire, punesim etj...
    Po i lind gajlja qe Menduhi mire te kthehet ne parlament qe tu ndihmoj atyre kur ato kane 18 deputet e keto 11. Keta nuk kane nevoj per ndihme te atyre qe jane me pake!punet mundet ti kryejne vet.
    Menduhi ka deklaruar kur dote vehen ceshtjet kombetare do te kthehemi ne parlament por jo per ligjet agrare ne maqedonin lindore.
    Koha doti tregoj keto...

  6. #6
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Misioni i KE-së synon zhvillimin e dialogut mes BDI-së dhe PDSH-së

    Përfaqësuesit e Ad hok Komisionit pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës janë interesuar për mundësin që PDSH të kthehet në Parlament dhe për fillimin e dialogut mes BDI-së dhe PDSH-së.

    Deputetët e Asamblesë Parlamentare, Andreas Gros dhe Mevlut Cavishoglu sot pasdite realizuan takime me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, Sekretarin e Përgjithshëm të PDSH-së, Imer Aliun si dhe me shefin e Delegacionit të Parlamentit të Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Oliver Shambevski.

    Ali Ahmeti pas takimit theksoi se BDI gjithmon ka qenë e hapur për dialog.

    “Ne gjithmon kemi qenë të hapur për dialog. Koha do të tregoj nëse do të ketë takim me Menduh Thaçin. Unë nuk pajtohem me bojkotin e PDSH-së.
    Ata si opozitë duhet të jenë në Parlament dhe në mënyrë konstruktive të na ndihmojnë neve si pozitë”, tha Ahmeti.

    Ndërkaq, Imer Aliu pas takimit nuk është prononcuar për mediat.

    Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare ditë më parë deklaroi se partia e tyre do të vazhdojë të bojkotojë Parlamentin derisa nuk vihen në rend dite çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët

    Misioni i Këshillit të Evropës për pajtimin dhe zhvillimin e dialogut mes partive më të mëdha shqiptare BDI dhe PDSH ka diskutuar edhe për parregullsitë që janë shënuar gjatë zgjedhjeve, bojkoti i Parlamentit nga deputetët e PDSH-së, çështja e emrit me Greqinë dhe situata politike pas zgjedhore.


    (INA)
    Sui generis

Tema të Ngjashme

  1. Fillon Kreshma e Madhe
    Nga I KTHYERI në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 28-02-2023, 01:24
  2. Ramiz Alia dhe roli i tij në vendosjen e pluralizmit politik në vend
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-11-2009, 18:03
  3. Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 20-06-2009, 11:21
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2004, 14:49
  5. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •