Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 54
  1. #31
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Uillson: Prishet Lidhja e Kombeve nëse nuk zgjidhet drejt çështja e Adriatikut

    “The New York Times” analizon përplasjet mes ShBA-ve me Francën e Anglinë. Presidenti Uillson kërkon respektimin e parimeve të drejtësisë dhe vetëvendosjes

    Vijon nga numri i kaluar

    UASHINGTON – “Presidenti dëshiron të thonë se nëse nuk shfaqen lehtësira për të siguruar pranimin e koncesioneve të përgjithshme, të ofruara nga qeveritë britanike, franceze dhe amerikane ndaj Italisë, sipas memorandumit të përbashkët të këtyre vendeve, të nënshkruar më 9 dhjetor 1919, për të cilat presidenti, tashmë, e ka bërë të qartë qëndrimin e tij, për dhënien e koncesionit në maksimumin e saj që qeveria e Shteteve të Bashkuara është e gatshme të ofrojë, Presidenti dëshiron të dëshmoj se Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është duke shqyrtuar seriozisht mundësinë për tërheqjen e marrëveshjes me Gjermaninë, dhe marrëveshjen e saj me Francën, të firmosura më 28 qershor 1919, të cilat tani janë para Senatit dhe po formulojnë kushtet e zgjidhjes evropiane, që do të vendosen në mënyrë të pavarur dhe të detyruara nga qeveritë që i janë bashkuar kësaj nisme”. Aty nuk kishte asnjë keqkuptim të përcaktimit të presidentit në mendjet e kryeministrave francezë dhe britanikë, të cilët i kushtuan 4 faqe përgjigjes së tyre të 17 shkurtit, që e konsiderojnë si “kërcënimi” i presidentit.
    “Qeveritë e Francës dhe Britanisë së Madhe”, - thonë Millerand-Lloyd Xhorxh, në kërkesën e 17 shkurtit, “po shqyrtojnë me shqetësim rrezikun e qeverisë së Shteteve të Bashkuara që të tërhiqet nga qëndrimi i shteteve sepse ajo nuk është dakord me kushtet e vendosura për zgjidhjen e çështjes së Adriatikut”
    Më pas, kryeministrat britanikë dhe francez theksojnë pikëpamjen e tyre se presidenti Uillson dhe kolegët e tij në Paris, janë duke pranuar vështirësinë e njohjes së elementëve etnografik dhe të elementëve të tjerë, por kishin rënë dakord për zgjidhjen më praktike të momentit, sepse mekanizmi i tyre për rregullimin paqësor ekzistonte tashmë.
    Në mbështetje të argumentit të tyre se arsyet etnografike “nuk mund të jetën vetëm ato që duhet të futen në procesin e llogaritjeve”, kryeministrat britanikë dhe francezë vënë pikën mbi faktin se 3 milionë gjermanë ishin përfshirë në Çekosllavaki, dhe 3.5 milionë rusë ishin zhvendosur në Poloninë Qendrore. Presidenti ishte informuar nga kryeministrat, se, ndërsa përfaqësuesit britanikë në Paris panë objeksionin serioz tek kjo marrëveshje, qeveria Britanike nuk e konsideroi veten e saj të justifikuar mbi atë llogaritje në rishikimin e propozimit për anëtarësinë së tyre në Lidhjen e Kombeve.
    Ne nuk do të tërhiqemi
    “Qeveritë e Francës dhe Britanisë së Madhe”, - vlerësojnë kryeministrat në kërkesën e 17 shkurtit, - “për këtë, si dhe më parë, besojnë se çfarëdo pikëpamje që mund të kenë Shtetet e Bashkuara për çështjen e Adriatikut, ato nuk do të prishin mekanizimin në tërësi për marrëveshjen, duke vënë në dyshim ndërkombëtarisht tërheqjen e marrëveshjes së vitit 1919, sepse pikëpamja e tyre nuk është që të përshtaten në këtë rast konkret”.
    Pasi po vlerësojnë se tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja e vitit 1919, më pas mund të thyhet shpresa se bota “po ndryshon kushtet dhe kërkesat e racës njerëzore, të cilat mund të jenë të përshtatura nga procese të arsyeshme dhe të drejta në vend të armatimit dhe orientimit tek lufta”, - përfundojnë kryeministrat aleatë në deklaratën e tyre për presidentin.
    “Qeveritë e Francës dhe Britanisë së Madhe nuk mund të besojnë se synimi i popullit amerikan është të ndërmarrë një hap që ndikimet e tij do të jenë të mëdha dhe të tmerrshme në botë, të cilat edhe në aspektin e tyre të jashtëm janë të papërshtatshme”.
    Përgjigja e dhënë nga presidenti Uillson më 10 shkurt, e konsideruar si një “kërcënim” ndaj tyre, më tepër se një fjalë e hedhur direkt ndaj tyre është një përsëritje e qëndrimeve të saj, pasi çërshtja është analizuar në mënyrë të ngushtë dhe se ajo nuk vinte dyshim këtu ujditë për Adriatikun, Turqinë dhe çështje të tjera,të cilat janë bërë në tërësi pa konsultimin e Shteteve të Bashkuara, apo të parimeve për të cilat Presidenti luftoi në Paris: Ai do të ndërmarrë seriozisht tërheqjen e dy Marrëveshjeve dhe autorizoi “kushtet e zgjidhjes evropiane të vendosura në mënyrë të pavarura dhe të detyruara nga qeverisë që i bashkëngjiten”
    Presidenti kishte replikuar, duke mbajtur gjatë gjithë kohës qëndrimin e tij në lidhje me këtë çështje, ndonëse ai nuk kishte dëshirë të “kritikojë çfarëdolloj përpjekje të Francës dhe Anglisë në drejtim të çështjes së Adriatikut, por ai ndjen se në rrethanat e tanishme, nuk ka alternativë, por të ruajë gjendjen.
    Nxitja e jugosllavëve, jo e drejtë
    Duke deklaruar se parimi thelbësor për të cilën lufta ishte fituar, ishte ai që qeveritë nuk kanë të drejtë të ndryshojnë territorin ose përcaktojnë aleanca politike të çdo populli të lirë dhe besimi i tij se pesë shtetet e mëdha (duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara) nuk kanë më tepër të drejtë sesa, për shembull, qeveria Austriake, të ndryshojnë kufijtë e popullit të lirë jugosllav pa konsensusin dhe bashkëpunimin e këtyre popujve; - presidenti këmbëngul që “drejtësia dhe vetëvendosja duhet të zëvendësojnë agresionin dhe diktatin politik, nëse paqja e përhershme dhe synimet e larta janë arritur të vendosen në luftën e fundit.
    Qëndrimi i presidentit është deklaruar nga kërkesa e Sekretarit Amerikan të Shtetit Polke që thotë se fuqitë të cilat ishin bashkuar në luftën kundër Gjermanisë “dhanë provat përfundimtare dhe të palëkundshme të sinqeritetit të tyre në luftë, të shkruara në Marrëveshjen e Versajës, Artikulli X i Konventës së Lidhjes së Kombeve, i cili përbën një siguri se të gjitha Fuqitë e Mëdha kanë detyruar Gjermaninë që të heqë dorë nga agresioni territorial dhe gjithë ndërhyrjet e tjera do të bëhen përmes vetëvendosjes së lirë politike të popujve të botës”.
    Duke përsëritur pikëpamjen e saj tek qëllimi i luftës, - sa qeveria e Shteteve të Bashkuara ishte e interesuar, - që të ishte një Europë e lirë nga mjegulla, e cila u përhap mbi të për të gjeneruar rezikun e vazhdueshëm të luftës, - kërkesa e Polkes tek kryeministrat sërish citonte përcaktimin e presidentit, siç vijon më tej “kërcënimi” i tij, kur ajo thotë: “Presidenti ndjen të rëndësishme të thotë sërish se mendimi i qeverisë Amerikane për kushtet e vendosjes së paqes duhet të vazhdojë të formulohet në bazë të parimeve për të cilat Amerika hyri në luftë”.
    Përdorimi i fjalëve “rëndësishëm”, “duhet”, “vazhdojë” në këtë paragraf të kërkesës ishin peshuar në mënyrë të kujdesshme nga presidenti dhe ata nuk ishte menduar këtu se kuptimi i tyre do të humbiste në interpretimin e kryeministrave britanik dhe francez.
    Presidenti nuk autorizoi vetëm Sekretarin e Shtetit Polk të dërgoj kërkesën, e cila nga ana tjetër përcaktonte edhe qëndrimin e presidentit, por deklarata e tij ishte menduar të pasohej me sqarime shtesë për shkak se presidenti “e ndjente atë të rëndësishme” për ta thënë sërish.
    Gjithashtu, presidenti dëshmoi pozitivisht në qëndrimin e tij, duke thënë se kushtet e vendosjes së paqes “duhet” të bëhen në mbështetje të parimeve të sigurta.
    Përdorimi prej tij i fjalës “vazhdon” është gjithashtu domethënëse, sepse interpretimi nxjerr në pah qartësisht se presidenti kishte në mendje jo vetëm çështjen e Adriatikut, por edhe pune të tjera të papërfunduara të Konferencës së Paqes, duke përfshirë çështjen turke, dhe siç është i interesuar në shqyrtimin e parimeve për të cilat ai është duke luftuar, bashkë me të edhe për zgjidhjet e çështjeve të tjera, siç ishte ajo e Adriatikut.
    Kuptohet këtu se presidenti është më tepër i gatshëm që këto parime, më shumë të respektohen në marrëveshjet e paqes për Adriatikun dhe Hungarisë, sesa për marrëveshjen e paqes me Turqinë.
    “Për më tepër, ajo çështje nuk ka qenë kurrë politikë e kësaj qeverie apo aleatëve të saj”, - thuhet në letrën e fundit të presidentit, duke i bërë kërkesë Lidhjes së Kombeve, duke garantuar se “një ujdi e keqe nuk do të bëhet më e keqe”. Thelbi i të tilla vendimeve domosdoshmërisht do të shkatërrojë besimin në Lidhje e Kombeve. Madje, ka gjasa ta prishë atë.


    Shkrimi është publikuar më 26 shkurt 1920 në “The New York Times
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  2. #32
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ndarja e territoreve, ultimatumi që i dërgoi presidenti Uillson Jugosllavisë

    “The New York Times” publikon të gjithë përplasjes mes superfuqive. Shtetet e Bashkuara dalin kundër planeve të Italisë dhe Jugosllavisë


    Vijon nga numri i kaluar

    UASHINGTON – Presidenti, jo vetëm përsëriti objeksionet e tij për Marrëveshjen sekrete të Londrës, duke nxjerrë në pah se në çështjen e kufirit verior të Italisë, marrëveshjet e arritura tashmë atje ishin një largim nga linja e Marrëveshjes së Londrës, duke përçmuar bisedimet mbi “një bazë krejtësisht të re”, dhe ai doli kundër çdo plani për një lidhje të Marrëveshjes së Londrës, si “një alternativë detyruese në zgjidhjen e çështjes së Adriatikut. Përgjigja amerikane bënte të ditur se një lidhje e tillë, siç u propozua nga Anglia dhe Franca, “erdhi si një surprizë” tek presidenti, sepse Qeveria Amerikane tashmë kishte rënë dakord për Marrëveshjen e 9 dhjetorit, “gjë që solli një qëndrim ndryshe me qeveritë britanike dhe franceze në lidhje me bazat e zgjidhjes së problemit”.
    Përdorimi i fjalës “kërcënim” nga kryeministrat e Francës dhe Britanisë së Madhe në notën e tyre të 17 shkurtit, nga mënyra e interpretimit të paralajmërimit të presidentit që ai do të konsiderojë seriozisht tërheqjen e dy marrëveshjeve në Senat, është gjetur në përgjigjen e presidentit dhënë më 24 shkurt:
    “Nga veprimi i tyre i 14 Janarit, qeveria e Shteteve të Bashkuara ishte përballur me një zgjidhje përfundimtare, të cilës iu shtua më 20 Janar një “kërcënim”, duke u tërhequr në kushtet e Marrëveshjes së Londrës”. Presidenti, e konsideroi ultimatumin ndaj Jugosllavisë, jo vetëm si një “kërcënim” por vlerësoi se “kjo linjë ishte ndjekur pa pasur ndonjë përpjekje që të shqyrtohen pikëpamjet e qeverisë amerikane apo siguruar mundësinë për diskutim”. Qeveria Amerikane i konsideron përpjekjet e Francës dhe Anglisë në drejtim të Jugosllavisë si përfshirje e “kërcënimit” dhe “ultimatumit”. Kërkesa e Millerand-Lloyd synon të shkundë presidentin Uillson në besimin e tij se një ultimatum ishte shfaqur tek Jugosllavia.
    “Kryeministrat e Britanisë dhe Francës dëshirojnë të nxjerrin në pah se kjo deklaratë nuk është ajo që mund të shfaqte qeveria amerikane, për ta menduar si një ultimatum ndaj Jugosllavisë, në interes të Italisë”, - vlerësojnë ata në kërkesën e 17 shkurtit.
    Ultimatumi për Jugosllavinë
    Deklarata e tij në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Londrës ishte një përpjekje për të promovuar një zgjidhje të menjëhershme të këtij debati të rrezikshëm, nga nxjerra në pah e dy anëve që nëse ata nuk janë dakord me zgjidhjen, e cila erdhi pas negociatave të gjata, të jenë për një kompromis të ndershëm midis pikëpamjeve të tyre konfliktuale; e vetmja alternative ishte një marrëveshje e cila ishte më pak e pëlqyeshme për të dyja palët”.
    Pavarësisht këtij përshkrimi nga komunikimi që i ishte dërguar Jugosllavisë më 20 janar, qëndrimi i presidentit Uillson është se një “ultimatum” i ishte përcjellë delegacionit jugosllav, i cili theksonte se ata kishin katër ditë për të thënë “Po” ose Jo” për planin e janarit, dhe nëse ata do të përgjigjeshin “Jo”, më pas mund të zbatohej Marrëveshja e Londrës. Nga zgjatja kohë pas kohe kishte qenë garantuar Jugosllavia, por atje akoma nuk kishte një përpjekje të bërë për të zbatuar të ashtuquajturin “ultimatum”.
    Presidenti kritikon Italinë
    Në notën e tij të 10 shkurtit, presidenti Uillson foli me çiltërsi dhe sinqeritet të madh në diskutimin e tij për pozicionin e Italisë. Ai thotë në atë notë se ka gjasa që ai nuk do të fitojë ndonjë mik më tepër në Itali me qëndrimin e tij të famshëm të 23 prillit 1919, në të cilën ai ia doli mbanë që përmes popullit italian, kreu i qeverisë Orlando të rishikojë çështjen e Fiumes. Kryeministrat e Britanisë dhe Francës në notën e tyre të 17 shkurtit përgjigjen se Italia po mbështetet me një fjalë tek aleatët e tij, siç ishte caktuar në Marrëveshjen sekrete të Londrës, pasi kishte duruar gjatë luftës deri në fund dhe deklaruan se Italia pati një humbje në njerëz me 500 mijë persona të vrarë dhe “tre herë më shumë të plagosur në numër; ndërsa populli i saj është djegur nga borxhet shkatërrimtare.
    Përgjigja e presidentit Uillson pajtohej me ndjenjat e shprehura nga Anglia dhe Franca në lidhje me pjesëmarrjen e Italisë në luftë”, duke thënë se qeveria e Shteteve të Bashkuara kishte shprehur në mënyrë të përsëritur ndjenjën e saj, çmonte konseguencën jetike të pjesëmarrjes së Italisë në luftë dhe sakrificën e saj. Por presidenti këmbëngul se të tilla konsiderata nuk mund të bëhen për arsye të zgjidhjeve të padrejta, të cilat mund të provokojnë luftëra në të ardhmen. Për pasojë, një linjë e tillë e përcaktuar mund të jetë miope, dhe nuk është në mbështetje me sakrificat e tmerrshme të botës në tërësi, të cilat nuk mund të jenë të justifikuara dhe të përshtatshme vetëm nga drejtimi përfundimtar i zgjidhjes, duke u justifikuar me parimet për të cilat lufta ishte fituar”.
    Në notën e tyre të shkurtër të 23 Janarit, kryeministrat e Britanisë dhe Francës ndërmorën të shpjegojnë se ata kishin ndryshuar planin e dhjetorit, të ujdisur në Janar sepse në mospasjen e “ndonjë personi që të mund të flasë për Shtetet e Bashkuara”, ishte e një rëndësie jetike që atje të nxitej zgjidhja e çështjes së Adriatikut, e cila kishte irrituar Europën Juglindore për më shumë se një vit. Kjo çështje “nëse nuk do të rregullohej me shpejtësi, jo vetëm mund të nxirrte pengesa për rikuperimin dhe ndërtimin e dy vendeve të dala të rraskapitura nga lufta, por mund t’i çonte ato sërish në luftë”. Kjo ishte një frazë e qartë për të frikësuar që dështimi në zgjidhjen e çështjes së Adriatikut mund të çojë në luftë Italinë dhe Jugosllavinë dhe të ndezë të gjithë vendet e Ballkanit sërish. Në notën e tij të 10 shkurtit, presidenti Uillson ndau pikëpamjen e qeverive të Francës dhe Anglisë se “e ardhmja e botës varet kryesisht nga zgjidhja e drejtë e kësaj çështje, por nuk mund të besojë tek një zgjidhje, duke iu përmbajtur kushteve, të cilat “tashmë kanë marrë dënimet e merituara”.

    Shkrimi është publikuar më 26 shkurt 1920 në “The New York Times
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  3. #33
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ndarja e Shqipërisë në vitin 1919, zbardhen dokumentet e Uashingtonit

    “The New York Times” publikon kërkesat e presidentit të SHBA-ve

    Vijon nga numri i kaluar

    UASHINGTON – Teksti i korrespondencës midis Uashingtonit dhe kryeministrave britanikë dhe francezë jepet si më poshtë: Korrespondenca nisi me një memorandum të përbashkët britaniko-francezo-amerikan, të firmosur më 9 dhjetor. Teksti i këtij dokumenti ishte publikuar në “The New York Times” më 22 shkurt, në një mesazh special të dërguar nga Parisi, duke përjashtuar seksionin e fundit të tij. Kjo shtesë tek memorandumi është shpërndarë sot dhe thotë si më poshtë:
    Shtesë në Memorandum pë Shqipërinë
    “Qeveritë e Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Francës dëshirojnë të njohin pavarësinë e shtetit shqiptar. At konsiderojnë se shteti i Shqipërisë. Ata konsiderojnë se shteti i Shqipërisë do të urdhërohet të sugjerojë zgjerimin në Paragrafin Nr 4 të Pikës XXII të Konventës së Lidhjes së Kombeve, të asistencës dhe këshillimit administrativ të një prej fuqive të mëdha. Për këtë, falë situatës gjeografike të saj dhe kapacitetit ekonomik, është sugjeruar fillimisht Italia që ta bëjë këtë detyrë.”
    “Për këtë, qeveritë e Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Francës janë të shqetësuara ti lënë në dorëzim Italisë një mandat mbi shtetin shqiptar nën kushtet e përfshira në konventën e Lidhjes së Kombeve. Ata konsiderojnë se këto kushte do të krijojnë bazat e pranimit të këtij mandati prej Italisë dhe mund të jenë në marrëveshje midis qeverisë italiane dhe qeverive kryesore aleate dhe fuqive.
    Pikat e dokumentit të publikuar
    Pikat e një marrëveshje të të tillë janë si vijon”
    1-Shqipëria është pranuar si shtet i pavarur brenda kufijve të përcaktuar në strukturën shpjeguese të memorandumit. Megjithatë, asnjë nga këto kushte nuk do të shmangë shtetin shqiptar nga të negociuarit me shtetin serbo-kroatp-slloven për rregullimet rajonale, siç mund të bëhen ato në mbështetje me nevojat etnografike lokale dhe ato ekonomike.
    (2) Qeveria serbo-kroato-sllovene do të ketë të drejtë të ndërtojë dhe operojë përgjëmes hekurudhave në veri të Shqupërisë, bazuar marrëveshjes 41, pika 15 dhe në rast të kundërt, të gëzojë privilegje të plota të rëndësisë ndërkombëtare përgjatë Veriut të Shqipërisë.
    (3) E drejta e kontrollit të zhvillimit të lumit Bojana do të jepet në Këshillin e Lidhjes së Kombeve, ku pushteti për një çështje të tillë do ti delegohet Italisë apo shtetit serbo-kroato-slloven nën kushtet e veçanta. Është vlerësuar për këtë synim se Mali i Zi do të krijohet si pjesë e shtetit serbo-kroato-slloven.

    Shkrimi është publikuar më 26 shkurt 1920 në “The New York Times
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  4. #34
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ja planet e Uillsonit dhe skemat anglo-franceze për rajonin sipas hartave

    UASHINGON - Në hartë tregohen zonat e Istrias dhe Fiumes, siç u ndanë nga Marrëveshja e Londrës, më 26 Prill 1915, sipas kushteve me të cilat Italia hyri në luftë; sipas linjës së Uillson, siç iu komunikua fillimisht delegacionit italian në Paris, më 14 prill 1919; dhe sipas ndryshimeve të bëra në linjën e Uillsonit, të shprehura në memorandumin trepalësh britanik-francezo-amerikan për Italinë, më 9 dhjetor 1919; dhe nga ndryshimet e bëra në linjën e Uillsonit të shprehur në propozimet për kompromis, të pranuar nga Anglia, Franca dhe Italia, pavarësisht presidentit Uillson, dhe të parashtruara Jugosllavisë me ultimatumin alternativ që ishte ekzekutuar nga Marrëveshja e Londrës së 20 Janarit 1920.
    Harta e poshtme shfaq zonat e Adriatikut dhe bregdetin e ndarë nga disa vija dhe modifikimet e tyre. Ajo që konstatohet brenda në hartë është se ndryshimet e bëra në 9 dhjetor nga linja e Uillsonit, i japin Italisë rajonin e Albonës, bregdetin e Arsës, midis Kepit të Gjuhëzëz dhe Fianonas, 60 milje në jugperëndim të Fiumes. Ata shtojnë se ishujt e Lussinit dhe Unies, tashmë të ndara, dhe grupi i ishujve të Pelagosas dhe Lisas, përgjatë Lagostas, kaluan nën Jugosllavinë; ndryshime janë bërë edhe në kufirin jugor të Shqipërisë, në favor të Greqisë; ndërsa përgjatë kufirit serbo-shqiptar, në veri, mbeten ashtu siç ishin përcaktuar në Konferencën e Londrës së vitit 1913; Vlora në bregdetin shqiptar, i është dhënë Italisë, me një territori të mjaftueshëm strategjik për mbrojtjen e saj. Dokumenti i 20 janarit bën dy ndryshime të rëndësishme në linjën e Uillsonit, siç tregohen në hartën lart. Ajo zgjeron koncesionin e Albonas në drejtim të veriut, të përcaktuar më 9 dhjetor, duke i dhënë në këtë mënyrë Italisë të tërë bregdetin e Istrias, vendos afërsi territoriale midis kufirit të ri dhe qytetit të Fiumes, përgjatë bregdetit lindor të Voloskës, dhe plani i linjës së Uillsonit, i jep liri veprimi Triestes për t’i dhënë një mbrojtje më të mirë ushtarake qytetit. Në hartën e mëposhtme, i jepet Jugosllavisë territori verior i Shqipërisë larg në jug deri në Drin.
    Sui generis

  5. #35
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zbardhen marrëveshjet, dy propozime për hartën e Shqipërisë së vitit 1919


    Vijon nga numri i kaluar

    Në numrin e kaluar gazeta “Albania” publikoi gjysmën e planit amerikan për Shqipërinë. Edhe në këtë numër vijon paraqitja e këtij plani ku parashikohet krijimi i shtetit shqiptar, ngritja e një komisioni të posaçëm dhe si do të ndërtohen institucionet e tij. Më poshtë, “The New York Times” publikoi edhe planin franko-britanik.
    Plani amerikan për Shqipërinë
    UASHINGTON – (4) – Komisioni do të emërojë menjëherë një përfaqësues të qeverisë italiane, një përfaqësues të Lidhjes së Kombeve dhe një përfaqësues të shtetit shqiptar që do të përcaktohen nga fuqitë aleate kryesore dhe të tjerat për qëllimin e shtrimit, (a) të kushteve të mandatit që do ti jepet Italisë ndaj Shqipërisë, dhe (b), organizimin e shtetit të ardhshëm shqiptar. Ky komision do të përfundojë punën e tij brenda 5 muajsh, që nga dita e firmosje së kësaj konvente dhe do të parashtrojë një raport pas saj me rekomandimet e nevojshme për Këshillin e Lidhjes së Kombeve. Vendimi përfundimtar, me kushtet e mandatimit dhe organizimi i saj do të hidhen në Këshillin e Lidhjes për tu votuar me shumicë.
    (5) Komisioni i paralajmëruar në pikën e Konventës, do të shërbejë si bazë e kujdesshme e tij, jo vetëm për mendimet rreth asaj që është konturuar, por edhe për zbatimin e parimeve të tij:
    (A) Liri ndërgjegje dhe lëvizje; liri për ushtrimin e të gjitha llojeve të besimit, liri tërësore në edukim dhe çështjet e gjuhës për gjithë banorët e shtetit shqiptar
    (B) Organizimi, sa më shpejt të jetë e mundur, në pajtim me traditat e vendit dhe të ushtrojë administrim efecient të strukturave legjislative dhe administrative, duke përfaqësuar të gjithë kategoritë e popullsisë.
    (C) Shmangien e përdorimit të vendit apo kolonializmin e tij në mënyrë të rrezikshme që të luftosh kundër interesave të banorëve vendas. Nën këtë çështje do të përfshihet ndonjë rekomandim, të cilin komisioni mund ta përpilojë si përmirësimin në sistemin ekzistues të zotërimit të vendit.
    (D) Krijimin e xhandarmarisë, zyrtarët e lartë të së cilës mund të jenë edhe nga vendi i mandatar për të udhëhequr. Fuqia e mandatar do të ketë të drejtën për një periudhë 2-vjeçare, nga koha e nisjes së zbatimit të marrëveshjes, dhe më tej, të organizojë xhandarmarinë kombëtare dhe të porosisë forcat të armatosura në vend. Pas asaj periudhe, shteti shqiptar do të çmilitarizohet përkohësisht dhe asnjë fuqi nuk do të lejohet të mbajë një forcë të rregullt ushtarake në vend pa u sanksionuar prej Këshillit të Lidhjes së Kombeve”.
    Ripunohen propozimet franko-britanike
    Në vazhdim është parafraza e tekstit të propozimeve të ripunuara franko-britanike, siç u pranuan nga kryeministri Nitti dhe iu kaluan delegacionit jugosllav nga kryeministri Clemenceau, më 14 Janar.
    “Çështja e Adriatikut:
    Propozimet e ripunuara iu përcollën delegacionit jugosllav nga Zoti Clemenceau pasditen e 14 janarit të vitit 1920.
    1 – Këtu do të jetë një shtet i pavarur, që përbëhet nga Korpusi i Pavarur i Fiumes. Ky shtet i pavarur ka të drejtë të zgjidhë përfaqësuesin e saj që do të caktohet në bazë të një marrëveshje ndërshtetërore.
    Shtetit serbo-kroato-slloven do t’i jepet qyteti i Susakut; për të ekzistonte mirëkuptimi për shkak të rrjetit hekurudhor që po mbaronte atje, bashkë me të gjitha lehtësirat për zhvillimin e tij dhe të portit në tërësi, që pritet të kalojnë për miratim, pasi tani i përkasin Lidhjes së Kombeve, e cila do të marrë në konsideratë interesat e shtetit serbo-kroato-slloven, Hungarisë, Transilvanisë si dhe të vetë qytetit dhe do ta menaxhojë në përputhje me rrethanat.
    2 – Shteti i lirë (propozimet e mëparshme) nuk do të ekzistojë dhe vija kufitare do të jetë e përvijuar midis Italisë dhe shtetit serbo-kroato-slloven; sipas kërkesave të mëposhtme:
    A – Të garantojë përgjatë bregdetit një lidhje rrugore brenda territorit italian. Megjithatë, kjo do të bëhet në një mënyrë të tillë që të nisë, jo më larg se shteti serbo-kroato-slloven, e tërë hekurudha nga ana veriore e Fiumes përgjatë Adelsbergut. Këtu ku hekurudha nga Fiume ndjek bregdetin, vija kufitare do të shtrihet midis aksit hekurudhor dhe korridorit që bashkon Fiumen me Italinë.
    B – Një korrigjim i linjës së Uillsonit në rajonin e Senoseçhias për të garantuar mbrojtje Triestes
    C- Vija kufitare, do të jetë e përcaktuar sipas asaj që është shënuar nga vija blu, në hartën bashkëngjitur. Kjo do ta lërë në shtetin serbo-kroato-slloven, me rajone të pastra jugosllave.
    3- Po këtu do të jetë një shtet i pavarur, nën garancinë e Lidhjes së Kombeve, që quhet Zara, me kufizimet të një bashkie. Ky shtet i pavarur ka të drejtë të ketë përfaqësuesin e saj diplomatik, i cili do të zgjidhet sipas marrëveshjeve.
    4- Vlora do të mbahet nga Italia, siç u përcaktua në Marrëveshjen e Londrës; veç kësaj, madatimi për mbikëqyrjen e Shqipërisë do ti jepet Italisë. Kufijtë verior të Shqipërisë do të rishikohen, siç tregohet në hartën bashkëngjitur. Ato krahina të Shqipërisë, të cilat, në këtë mënyrë shkojnë tek shteti serbo-kroato-slloven, do të gëzojnë një status special, si një provincë e ngjashme autonome, njësoj si në rastin e përcaktuar në marrëveshje me Republikën Çekosllavake, për të siguruar provincat autonome të saja. Kufiri jugor i Shqipërisë do të jetë në vijën, e cila ishte propozuar nga delegacioni britanik dhe francez rreth Komisionit të Çështjeve të Greqisë. Kjo i lë Greqisë, Korçën dhe Gjirokastrës.
    5- Po këtu, do ti transferohen Italisë ndjekja e grupeve të ishujve: Lussin, Lissa dhe Pelagos. Pjesa e ishujve që mbeten do të kalojnë nën sovranitetin e shtetit serbo-kroato-slloven.
    6- Të gjithë ishujt e Adriatikut do të jenë të çmilitarizuara.
    7- Italianët do të kenë një leje të përkohshme speciale të vendosin pa lënë territorin e tyre kombëtar italian.
    8- Ndërmarrjet ekonomike që ekzistojnë tani në Dalmaci do të funksionojnë sipas një konvente ndërkombëtare, duke pasur sigurinë e tyre të garantuar.

    Shkrimi është publikuar më 26 shkurt 1920 në “The New York Times
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  6. #36
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Presidenti Uillson refuzoi ndryshimin e Memorandumit për ndarjen e Shqipërisë


    Vijon nga numri i kaluar

    UASHINGTON – Më 10 shkurt ishte dërguar tek përfaqësuesit e Britanisë dhe Francës në Paris një kërkesë e bërë nga presidenti Uillson, teksti i së cilës është si vijon:
    “Presidenti ka marrë në konsideratë në mënyrë të kujdesshme telegramin e përbashkët, të dërguar në adresë të qeverisë së tij nga kryeministrat e Francës dhe Britanisë së Madhe, që është komunikuar përmes ambasadorit amerikan në Paris në lidhje me bisedimet për çështjen e Adriatikut. Presidenti thekson me kënaqësi se qeveritë e Francës, Britanisë dhe Japonisë nuk kishin synuar asnjëherë të realizonin një zgjidhe përfundimtare të kësaj çështje pa u konsultuar me Qeverinë Amerikane. Presidenti ishte veçanërisht i gëzuar të marrë këtë siguri, siç ishte marrëveshja mes Zotin Clemenceau dhe Zotin Llojd Xhorxh me zotin Niti. Ata kanë rënë dakord për një zgjidhe të çështjes së Adriatikut, e cila përfshin rezervat e mëparshme, të hedhura poshtë nga qeveria amerikane, dhe kishin kërkuar që përfaqësuesit jugosllavë të pranonin këtë zgjidhje; megjithë dëshpërimin që ekzistonte rreth Marrëveshjes së Londrës, e cila i detyroi ata të mos pranojnë këtë rast. Presidenti është i gëzuar të pohojë se kolegët e kësaj qeverie nuk mund të pranojnë të pengojnë atë në domosdoshmërinë e refuzimit të mbështetjes rreth një zgjidhje, e cila, në një farë mënyre, nuk mund të arrihet një marrëveshje prej dy palëve të përfshira në debat, por e cila, në fakt, nuk mund të ketë ndonjë meritë të madhe, nëse njëra palë është e detyruar të pranojë padrejtësi të mëdha nga kërcënime e fatkeqësi akoma më të mëdha në mospranimin e kushteve.
    Presidenti ndan plotësisht pikëpamjen me qeveritë franceze dhe britanike se e ardhmja e botës varet tërësisht në zgjidhjen e drejtë të çështjes, por nuk mund të besojë se një zgjidhje që përfshin kushtet, e cila, tashmë ka marrë dënimin e merituar të qeverive franceze dhe britanike, mundet që në njëfarë sensi të konsiderohet e drejtë. Gjithashtu, edhe nëse ai ndan mendimin e qeverive franceze dhe britanike që propozimet e përfshira në Memorandumin e tyre, të shpërndara tek përfaqësuesit jugosllavë, më 14 janar, lënë pa prekur veçanërisht çdo pikë të rëndësishme të Memorandumit të përbashkët të 9 dhjetorit të vitit 1919, të përgatitur nga qeveritë e Francës, Britanisë dhe Amerikës, dhe që vetëm dy detaje pësojnë alternime, të cilat janë në avantazh pozitiv të Jugosllavisë. Në kundërshtim, presidenti është i mendimit se propozimi i 9 dhjetorit ka qenë thellësisht i ndryshuar, ku përfitojnë në mënyrë të papërshtatshme objektivat italiane, duke fyer rëndë popullin jugosllav dhe që rrezikojnë paqen e botës. Opinioni se shumë përparësi pozitive i ishin pranuar Italisë, mund të duket se doli nga fakti që qeveria italiane refuzoi propozimin e 9 dhjetorit dhe pranoi atë të 14 janarit.
    “Memorandumi i 9 dhjetorit hodhi poshtë planin e lidhjes së Fiumes me Italinë përmes një rripi të ngushtë të territorit bregdetar; si krejtësisht të parealizueshëm në praktikë dhe si përfshirje e pazakontë ngatërresash; si në lidhje me kontrollin doganor, shërbimet e rojave bregdetare, dhe çështjeve që kanë të bëjnë brenda territorit, të tilla, si konfigurimi i pazakontë i tij. Qeveritë e Francës dhe Britanisë, në bashkëpunim me qeverinë amerikane, shprehin mendimin se plani duket se ecën në drejtim të njëjtë me çdo konstatim gjeografik, ekonomik dhe përshtatshmëri territoriale.
    Qeveria amerikane thekson se ky aneksim i territorit jugosllav nga Italia është i pranuar sërish në memorandumin e 14 janarit.
    Aneksimi hidhet poshtë
    Memorandumi i 9 dhjetorit hodhi poshtë kërkesën e Italisë për aneksimin e gjithë territorit të Istrias mbi një bazë të qëndrueshme, ku asnjëra nga konsideratat strategjike dhe ekonomike nuk mund të justifikojnë një aneksim të tillë, dhe, që atje, nuk mbetet asgjë në mbrojtje të ofertës italiane për më shumë territor, padyshim në dëm të Jugosllavisë. Më pas, qeveritë e Francës dhe Britanisë shprehën aprovimin e tyre të përzemërt për mënyrën me të cilën presidenti ka atakuar çdo kërkesë për përvetësimin në territoret italiane, të banuara nga popullsi jo italianë, dhe nuk ishte në favor të ndarjes së saj. Ai iu bashkua mendimit se nuk është as e përshtatshme të aneksohet dhe as plaçkë e territoreve të banuara nga një racë alienësh. Tashmë kjo padrejtësi dhe aneksim i paqëllimtë i gjithë Istrias është siguruar për të (Italinë) në memorandumin e 14 Janarit.
    Memorandumi i 9 dhjetorit synon përfshirjen e plotë të çdo lloji sovraniteti të Italisë mbi Fiumen. Qeveria amerikane nuk mund të mënjanojë përfundimin që Memorandumi i 14 janarit hap rrugën për kontrollin italian të çështjeve të jashtme ndaj Fiumes; për këtë, përfshirja e masave të sovranitetit italian dhe ndërhyrja italiane në të, vetëm në portin e përdorshëm të popullit fqinj; dhe zotërimin e lidhjes me zgjatimin e territorit italiane, tek hyrja e Fiumes, shtron rrugën për aneksimin e mundshëm në të ardhmen të portit nga Italia, në kundërshtim me kushtet detyruese për paanësi dhe drejtësi.
    “Memorandumi i 9 dhjetorit lejon mbrojtjen e duhur të lidhjes hekurudhore jetike të veriut të Fiumes me pjesën e brendshme të vendit. Memorandumi i 9 Janarit i krijon Italisë mbizotërimin e pozicioneve ushtarake; si rrjetin hekurudhor dhe një numër pikat të tjera të rëndësishme.
    Memorandumi i 9 dhjetorit ruan në një masë të madhe të bashkuar shtetin shqiptar, por që ai i 14 janarit e ndan pjesë-pjesë popullin shqiptar, mes tre fuqive të ndryshme aleate, paçka se ata kanë protestuar për një gjë të tillë.
    Këto dhe të tjera dispozita të Memorandumit të 14 Janarit u negociuan pa dijeninë apo aprovimin e qeverisë amerikane; ndryshuan të tërë pamjen e zgjidhjes së çështjes së Adriatikut dhe në sytë e kësaj qeverive, ai ishte shndërruar në një formë të papërshtatshme dhe robëronte shtete, pa vendosur drejtësinë. Kjo është thelbësore, për këtë qeveri që të bashkëpunojë në ruajtjen e kushteve të saja. Fakti që përfaqësuesit jugosllavë mund të ndihen të detyruar të pranojnë në sy alternativën e Marrëveshjes së Londrës; një zgjidhje kjo e cila dukej nga kjo qeveri e pandershme në parimet e saj dhe e pazbatueshme në praktikë; nuk mundet që ndonjë ndryshëm i pranuar të bindë këtë qeveri që ajo nuk mund të japë asaj aprovimin për zgjidhje. Dy kushtet e mëparshme të saja dhe në metodat e saja përmbajnë një refuzim pozitiv të parimeve, për të cilat Amerika hyri në luftë.


    Shkrimi është publikuar më 26 shkurt 1920 në “The New York Times
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  7. #37
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ultimatumi i presidentit Uillson: Nuk do të preket çështja e Adriatikut


    “The New York Times” publikon mesazhet mes krerëve të Fuqive të Mëdha

    Vijon nga numri i kaluar

    UASHINGTON – “Çështja mund të marrë një aspekt shumë të ndryshëm, nëse atje, nuk ka ndonjë divergjencë reale të opinionit që ka të bëjë pikërisht me caktimin e një zgjidhjeje të problemit të Adriatikut. Mbase, nuk ekzistojnë të tilla divergjenca. Mendimet e qeverive të Britanisë, Francës dhe Amerikës, ishin që çështja duhej të trajtohej në mënyrë të paanshme, dhe në mënyrë strikte, pa cenuar palët që përfshiheni në Detin Adriatik. Kërkesat e padrejta të Italisë kishin qenë kundërshtuar nga qeveritë e Francës dhe Britanisë për kushtet jo më pak të ashpra sesa ato të përdorura nga qeveria amerikane. Sigurisht, qeveritë e Francës dhe Britanisë nuk do të dorëzohen tek partneri i tyre amerikan në lidhje me garancitë me të cilat ata kanë sjellë që ti mbushin mendjen qeverisë italiane për të plotësuar kërkesat e saja, të cilat mund të jenë në kundërshtim me vetë interesat që dalin kundër shpirtit të drejtësisë në rrafshin ndërkombëtar dhe përbëjnë tension dhe rrezik për paqen në Europë. Veçanërisht, qeveritë e Francës dhe Britanisë kanë kundërshtuar kërkesat e Italisë për avantazhe specifike, të cilat tani janë propozuar që t’ia japin në Memorandumin e 14 Janarit dhe janë bashkuar në të njëjtën linjë me qeverinë italiane që koncesionet e bëra më parë t’i jepen Italisë në përmbushje të plotë të aspiratave të saja historike kombëtare, të bazuara në dëshirën për bashkimin e Italisë, duke i dhënë asaj kontrollin absolut dhe strategjik mbi Adriatikut. Po ashtu, duke i ofruar asaj garanci të plotë kundër ndonjë agresioni të mundshëm që mund të ndjejë në të ardhmen nga fqinjët e saj jugosllavë.
    “Ndonëse atje ekziston një marrëveshje e rëndësishme; si për pretendimet e padrejta të Italisë, atje ka një ndryshim të opinionit rreth asaj se si mund të këmbëngulin në mënyrë të vendosur miqtë e Italisë për kërkesat e kopsitura për territore të huaja, të cilat ajo mund ti paraqesë realisht pa qenë të vlefshme.
    Kjo është shfaqur tek presidenti se aleatët francezë dhe britanikë të qeverisë amerikane, për të shmangur zhvillimin e mundshëm të ndërlikimeve të rrezikshme në rajonin e Adriatikut, kanë ndjerë detyrimin të shkojnë shumë larg; në pranimin e marrëveshjes që ata të kërkojnë se cilat prej tyre janë konsideruar gjatë si të padrejta. Qeveria amerikane, ndonëse më pak bujare në dëshirën e saj që ti japë Italisë avantazhe të tepërta, ndjen se nuk mund të sakrifikojë parimet për të cilat ajo hyri në luftë; të kënaqë ambiciet e papërshtatshme të njërit prej aleatëve të saj; apo të mbështesë në mënyrë të përkohshme qetësinë në Adriatik, përkundër çmimit që do paguajë në të ardhmen konfigurimi i botës. Ajo nuk ka gatishmërinë të miratojë në tërësi një zgjidhe të padrejtë, të bazuar mbi një marrëveshje sekrete, kushtet e të cilës janë të papërshtatshme me kushtet e reja të botës; apo arritjen tek një zgjidhje e padrejtë, duke bërë që marrëveshja sekrete të jetë më tepër si një instrument force. Realisht, mund të mirëpritet ndonjë zgjidhje e problemit, mbështetur në konsiderata të lira dhe të pa-paragjykuara, apo mbi kushte, të cilat shpërfillin marrëveshjen e fuqve të mëdha, por që duhet të jenë të sakta dhe të drejta. Megjithatë, Italia, në mënyrë të përsëritur, ka hedhur poshtë të tilla zgjidhje. Kjo qeveri nuk mund të pranojë një zgjidhje, kushtet e së cilës kanë qenë konsideruar si të pamatura, duke lejuar Italinë që të mbajë pozicionin e refuzimit të vazhdueshëm dhe të pranojë ndonjë zgjidhje të përshtatshme dhe të urtë.
    Paralajmërohet tërheqja
    “Është koha të flasim me sinqeritetin më të madh. Çështja e Adriatikut, siç është parashtruar në aspektin themelor të saj; siç po ndodh që qeveria amerikane, për të ruajtur paqen e botës, po iu vendos kushte bashkëpunimi partnerëve të tij europianë, po zhvendos çështjet kryesore të luftës. Kjo qeveri nuk dyshon në aftësinë e saj që të arrijë në qëndrime mirëdashëse me qeveritë partnere, por në thelb kërkon që të hartohen qëndrim të paanshme dhe të drejta, në ujdi me zhvillimin ndërkombëtar. Parimet nuk kanë qenë të dyshimta për zgjidhjen e problemit, pasi tek disa qeveri kryesore ka pasur të njëjtin konceptim themelor të asaj për të cilën ata kanë rënë dakord.
    Por, nëse marrëveshja thelbësore në atë që është e drejtë dhe e arsyeshme nuk përcakton zgjidhjen e çështjeve ndërkombëtare; kjo domosdoshmërisht duhet të fitojë mbështetjen e fuqive të mëdha; nëse nxiten me paramendim ambicie në emrin e ndjesive kombëtar, që të shpërblehen për harxhimin e energjive të vogla dhe të kota; nëse me një fjalë, rendi i vjetër i gjëra, i cili ka sjellë shumë djaj në botë, është akoma triumfues, ende nuk ka ardhur koha që kjo qeveri të mund të bashkërendojë shtetet e mëdha në ujdi me atë që konsiderohet shpirti dhe rendi i ri.
    Populli amerikan është i gatshëm të ndajë një sipërmarrje të tillë kaq të lartë, por shumë prej tyre janë të frikësuar që të mos ngatërrohen në politikat ndërkombëtare dhe të mos pranojnë detyrimet e huaja ndërkombëtare, përkundër idealeve dhe traditave të tyre.
    Ti parashtrosh ato si një politikë të tillë, siç qe mishëruar së fundmi në propozimet e Adriatikut dhe të detyrojmë më pas të mbajnë padrejtësinë kundër pretendimeve të drejta, mund të përgatisim një terren më solid për ankthe të tilla. Kjo qeveri nuk mund të ndërmarrë një përgjegjësi kaq të rëndë.
    Presidenti dëshiron të thotë se nëse nuk do të duket e realizueshme të sigurojë zgjidhjen e duhur, megjithë lëshimet bujare të ofruara nga qeveritë e Britanisë, Francës dhe Amerikës ndaj Italisë në memorandumin e përbashkët të tyre të 9 Dhjetorit 1919, për të cilin tashmë, presidenti e ka bërë të qartë qëndrimin e tij, qeveria amerikane nuk do të ofrojë më lëshime të tjera. Presidenti dëshiron të thotë se duhet të ndërmerret në konsideratë seriozisht tërheqja e Marrëveshjes me Gjermaninë dhe Marrëveshja e 28 qershorit 1919 mes Shteteve të Bashkuara dhe Francës, e cila tani është përpara Senatit dhe ku po parashtron kushtet për zgjidhjen evropiane, që të vendoset dhe zbatohet pavarësisht nga qeveritë partnere.

    Shkrimi është publikuar më 26 shkurt 1920 në “The New York Times
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  8. #38
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Plani franko-britanik: “Shqipëria të ndahet me pëlqimin e shqiptarëve


    “The New York Times” publikon mesazhet mes krerëve të Fuqive të Mëdha

    Vijon nga numri i kaluar

    UASHINGTON –Teksti i përgjigjes për presidentin Uillson nga kryeministrat e Francës dhe Anglisë në lidhje me Memorandumin e firmosur është si më poshtë: Londër, 17 shkurt 1920: “Kryeministrat e Francës dhe Britanisë së Madhe i kanë kushtuar një vëmendje të rëndësishme, në komunikimin e bërë, në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Adriatikut, dhe interesimin e Presidentit Uillson. Ata janë të gatshëm që Qeveria e Shteteve të Bashkuara ta shtrojë përpara opinionin plotësisht dhe me një sinqeritet të tillë absolut. Megjithatë, ata nuk gjejnë tërësisht të lehtë të kuptojnë hapat, përmes të cilave qeveria e Shteteve të Bashkuara ka arritur deri në qëndrimin e saj aktual.
    Kritikat amerikane
    “Në radhë të parë, ata besojnë se këtu nuk bazë për hamendje, e cila nënvizohet në mesazhin amerikan që zgjidhja e propozuar skicohej në telegramin e tyre të 20 Janarit. Ajo përfshin një kapitullim të pikëpamjes italiane, ashtu siç u kundërshtua nga jugosllavët. Dhe për këtë, strukturimi i zgjidhjes, të cilën ka shtruar Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk bën asgjë. Memorandumi i përgatitur nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara kritikon zgjidhjen e propozuar në katër elementë: “Së pari, që ai i dorëzon Italisë rripin e ngushtë të territorit që ndodhet përgjatë bregdetit, derisa të ndahet i gjithë territori i Fiumes. Së dyti, që ky rrip i territorit të bashkohet me Fiumen si një qytet i lirë, nën garancinë e Lidhjes së Kombeve, qartësisht shtrohet rruga për aneksimin e tij nga Italia.
    Së treti, që modifikimi i kufirit jugosllavo-italian ndikon në dëm të Jugosllavisë, në kontrollin e saj të hekurudhës veriore nga Fiume; dhe së katërti, që ai (Memorandumi) garanton për ndarjen e Shqipërisë.
    Debate për Memorandimin
    “Memorandumi i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara duket të ketë injoruar tërësisht përparësinë e madhe që u ofrua Jugosllavisë në atë kohë. “Zanafilla e propozimit të 20 Janarit shtrohet në faktin se kur kryeministrat e Britanisë së Madhe dhe Jugosllavisë shkuan të lidhen drejtpërdrejt me përfaqësuesit e Italisë dhe Jugosllavisë në Paris, ata mësuan se askush nuk dëshironte të dilnin në përfundimin për shtetin e lirë të Fiumes, i cili kishte qenë gjithmonë një pjesë thelbësore e propozimeve amerikane për zgjidhje. Ata morën vesh se Jugosllavia do të preferojë një zgjidhje, e cila heq shtetin e lirë, pasi përbëhet nga një popullsi sllave prej 200 mijë banorësh dhe përfshirjen sa më madhe të jetë e mundur e territorit dhe popullsisë së Fiumes brenda kufijve të saj. Sipas qeverive të Francës dhe Britanisë së Madhe, duke vazhduar bisedimet nga pika tek e cila ata e kishin lënë më 9 dhjetor, shtruan propozimin për diskutim, duke përfshirë korrigjimin e linjës së Uillsonit dhe dhënien për Italinë të një rripi të territorit përgjatë bregut, deri në lidhjen e saj me qytetin e lirë të Fiumes. Rezultati përfundimtar, ishte që Jugosllavia të fitojë, siç iu përqas propozimi amerikan, një shtesë prej 150 mijë jugosllavësh, ndonëse po bihej dakord të përfshiheshin brenda kufirit italianë më tepër se 50 mijë jugosllavë, në vend të 400 mijë që tashmë presidenti Uillson kishte pranuar të shpërndaheshin në atë vend.
    Bie argumenti i aneksimit
    Për sa i përket sugjerimin që propozimi i 20 janarit, qartësisht i hap rrugën aneksimit të qytetit të Fiumes tek Italia, qeveritë e Francës dhe Britanisë nuk mund të pranojnë ndërlikimin që garancia e Lidhjes së Kombeve është e padobishme dhe se qeveria italiane nuk kishte synimin e pajtimit me një marrëveshje, në të cilën ajo vetë është e përfshirë. Për sa i përket hekurudhës, propozimi i 20 Janarit i kalon shtetit jugosllav kontrollin në tërë linjën e hekurt, nga pika ku nis Porti i Fiumes, që është nën kontrollin e Lidhjes së Kombeve. Kjo hekurudhë është me vlera tregtare, është një rrjet strategjik. Sipas propozimeve të presidentit Uillson, ajo është menaxhuar nga grupe të rëndësishme italiane. Sipas rastit, në cilindo plan, asgjë nuk mund të jetë më e lehtë për Italinë sesa ta ndërpresë atë në rast të një lufte të mundshme. Për këtë, ata nuk shikojnë se aty është thelbi për këtë kriticizëm; një propozim, ndikimi real i të cilit është të transferojë të tërë hekurudhën tek Jugosllavia, në vend të kalimit të saj në duart e qytetit të lirë të Fiumes, i cili nuk e dëshiron një gjë të tillë.
    Çështja shqiptare
    “Këtu mbetet çështja e Shqipërisë. Ata janë të gatshëm të pranojnë kritikën e qeverisë amerikane në këtë pjesë të propozimit të tyre. Ata theksojnë se telegrami i tyre i 20 janarit nxjerr në pah se detajet e administrim të vendit nga Jugosllavia, Italia dhe Greqia akoma nuk ishin përpunuar dhe se gjatë punës për të përfunduar këtë, është parë se nuk do të jenë të humbur pretendimet dhe interesat e popullit shqiptar në të ardhmen. Çdo orvatje që mund të bëhet për përgatitjet e tij, do të realizohen në konsultim të plotë me ta”.
    Për më tepër, ata theksojnë se në asnjë mënyrë, ky propozim nuk ishte bërë në interes të Italisë. Ai ishte bërë në interes të Jugosllavisë. Jugosllavët tregojnë se përmes propozimit të 20 janarit, pjesa veriore e territoreve të tyre kishte të garantuar akses të mjaftueshëm në det, përmes portit të Fiumes; pjesa jugore e Jugosllavisë nuk e kishte një mundësi të tillë dhe që dalja kombëtare ishte të ndërtohej një linjë poshtë lumit Drin, në grykë të lumit Bojana.
    Ideja e qeverive të Francës dhe Britanisë ishte detyruar në këtë lidhje dhe propozimi i tyre në drejtim të Shqipërisë ishte skicuar ti jepte mundësi Jugosllavisë të realizojë punën për veten e saj, përmes ndërtimit të një hekurudhe nën garancitë ndërkombëtarë. Shqiptarët nuk kanë qenë kurrë të aftë të krijojë një qeveritë të zgjedhur prej vetë atyre dhe se pjesa veriore e popullsisë është tërësisht katolike, ndërsa pjesa jugore, tërësisht muhamedane. Ata e mendojnë këtë si më të mirën, duke i besuar përgjegjësinë për qeverisjen dhe zhvillimin e këtyre dy pjesëve, përkatësisht Jugosllavisë dhe Italisë. Megjithatë, ata kanë pranuar se e tërë Shqipëria mund vendoset nën një sistem mandatues dhe ata besojnë se kjo do të krijojë mundësinë që populli shqiptar ti gëzohet aspiratave të tij për unitet dhe vetëqeverisje. Për këtë, qeveritë e Britanisë së Madhe dhe Francës ripërsërisin se ata gjejnë vështirësi në mirëkuptimin e përpjekjeve të tanishme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në drejtim të propozimeve dhe se ata shpresojnë se duke pasur parasysh këto shpjegime, qeveria do të shikojë në mënyrën e saj që të rishqyrtojë qëndrimin që ka.
    Në përfundim, këto propozime janë produkte origjinale të politikës së Memorandumit të përbashkët të 9 dhjetorit. Me pëlqim, në dy çështjet e shtruara për diskutim; ideja e shtetit të lirë të Fiumes ishte braktisur. Për shkak të mungesës së përfaqësuesve amerikanë, ata nuk kishin opsion, por u përpoqën që çështjen ta zgjidhnin vetë. Megjithatë nuk është dëshirë e dy qeverive që të detyrojnë një zgjidhje, e cila është e papranueshme nga presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe për këtë ata nuk do të këmbëngulin në miratimin e tyre derisa ata të dërgojnë mendimin e qeverisë amerikane rreth këtij mesazhi. Për këtë, ata e kanë mbyllur, duke i kërkuar qeverisë jugosllave që të japë një përgjigje përfundimtare për Memorandumin e 20 Janarit, derisa ata të dinë se çfarë qëndrimi ka qeveria e tyre rreth tij.

    Shkrimi është publikuar më 26 shkurt 1920 në “The New York Times
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  9. #39
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shpall Shqipërinë të pamvarur!

    Oh! Sa të lumtur që e ndiej vehten sot, që shoh, këtu në Vlorë, kaqë burra Shqipëtarë të mbledhur tok, tuke pritur me kureshti e padurim përfundimin e kësaj mbledhjeje historike, për fatin e Atdheut tonë të dashur. Plot me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t’ju gëzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë, tuke lajm-ëruar gjithë botën mbarë për këtë punë e duke më ngarkuar mua kryesin’ e qeveris së përkohshme të Shqipërisë së lirë.

    Porsi ëndër më duket ky ndryshim i madh i vendit t’onë, që hoqi e voi të zezat e të lirit pesëqind vjet me radhë ndënë sundimin turk, por që tani në kohët e fundit, ishte gati të jepte shpirtin përgjithënjë, të shuhej e të çfarrosej krejtësisht nga faqia e dheut, këjo Shqipëri, që, dikur, shkëlqente nga trimërija e pashoqe e bijve të saj; kjo Shqipëri, që kur i kërcënohej rreziku Europës nga pushtimet e Turqisë, ndënë kryetrimin e pavdekur të saj, Skënderbejnë, u bë porta e hekurtë kundra sulmeve më të tërbuara të sulltanëve më t’egër që ka pas Turqija. Mirëpo, desh Zoti, që me punën, me trimërinë dhe guximin e pashoq të Shqipëtarëvet, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut t’onë, sepse, këtu e kështu, jemi të LIRË të PAVARUR dhe MËVEHTE, prandaj: qeshni e gëzoni! Për t’ia arrijtur kësaj dite të bardhë e të madhe, na ka ndihmuar gjaku i dëshmorëvet dhe puna e vlefshme e patriotëve t’anë dhe e të gjithë shokëve që muarrnë pjesë në këtë mbledhje dhe e të gjithë juve, që tani po ju gufon zemëra nga gazi i madh që ndieni; mirëpo mbledhja si më plak që jam, m’a ngarkoi mua Ngritjen e shënjtë të shënjës t’onë Kombëtare, të flamurit t’onë të ëndërruar e të dashur (nxjerr Flamurin, të cilin e ka të vendosur në një shtizë hekuri, natyrisht të vogël, dhe të pshehur nën pallto dhe passi e mba një sekondë në dorë e ngul në shtyllat e ballkonit. Amatorët, posa e shohin Flamurin thërrasin me gëzim e me zë të lartë: Rroftë Flamuri, Rroftë Shqipërija e Lirë).

    Ja, pra, ky është Flamuri Ynë i kuq e me shqiponjën dykrenare të zezë në mest. Dhe tani, të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për t’a mburuar, për t’a përparuar e për t’a qytetëruar si i ka hije Atdhenë t’onë të Lirë.

    Tuke përfunduar, s’më mbetet gjë, veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Madh, që, bashkë me bekimet e Tij që i lipij të na japë për të qenë të denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valvitet i Lirë. Flamuri i ynë, n’atdhenë t’onë të lirë.
    Rroftë Flamuri!
    Rroftë Shqipërija!

    Fjalimi i Ismail Qemalit i mbajtur me 28 nëntor 1912 në Mitingun e Madh në Vlorë me rastin e ngritjes së flamurit.
    Sui generis

  10. #40
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Plani franko-britanik: “Shqipëria të ndahet me pëlqimin e shqiptarëve


    Vijon nga numri i kaluar

    UASHINGTON –Teksti i përgjigjes për presidentin Uillson nga kryeministrat e Francës dhe Anglisë në lidhje me Memorandumin e firmosur është si më poshtë: Londër, 17 shkurt 1920: “Kryeministrat e Francës dhe Britanisë së Madhe i kanë kushtuar një vëmendje të rëndësishme, në komunikimin e bërë, në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Adriatikut, dhe interesimin e Presidentit Uillson. Ata janë të gatshëm që Qeveria e Shteteve të Bashkuara ta shtrojë përpara opinionin plotësisht dhe me një sinqeritet të tillë absolut. Megjithatë, ata nuk gjejnë tërësisht të lehtë të kuptojnë hapat, përmes të cilave qeveria e Shteteve të Bashkuara ka arritur deri në qëndrimin e saj aktual.
    Kritikat amerikane
    “Në radhë të parë, ata besojnë se këtu nuk bazë për hamendje, e cila nënvizohet në mesazhin amerikan që zgjidhja e propozuar skicohej në telegramin e tyre të 20 Janarit. Ajo përfshin një kapitullim të pikëpamjes italiane, ashtu siç u kundërshtua nga jugosllavët. Dhe për këtë, strukturimi i zgjidhjes, të cilën ka shtruar Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk bën asgjë. Memorandumi i përgatitur nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara kritikon zgjidhjen e propozuar në katër elementë: “Së pari, që ai i dorëzon Italisë rripin e ngushtë të territorit që ndodhet përgjatë bregdetit, derisa të ndahet i gjithë territori i Fiumes. Së dyti, që ky rrip i territorit të bashkohet me Fiumen si një qytet i lirë, nën garancinë e Lidhjes së Kombeve, qartësisht shtrohet rruga për aneksimin e tij nga Italia.
    Së treti, që modifikimi i kufirit jugosllavo-italian ndikon në dëm të Jugosllavisë, në kontrollin e saj të hekurudhës veriore nga Fiume; dhe së katërti, që ai (Memorandumi) garanton për ndarjen e Shqipërisë.
    Debate për Memorandimin
    “Memorandumi i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara duket të ketë injoruar tërësisht përparësinë e madhe që u ofrua Jugosllavisë në atë kohë. “Zanafilla e propozimit të 20 Janarit shtrohet në faktin se kur kryeministrat e Britanisë së Madhe dhe Jugosllavisë shkuan të lidhen drejtpërdrejt me përfaqësuesit e Italisë dhe Jugosllavisë në Paris, ata mësuan se askush nuk dëshironte të dilnin në përfundimin për shtetin e lirë të Fiumes, i cili kishte qenë gjithmonë një pjesë thelbësore e propozimeve amerikane për zgjidhje. Ata morën vesh se Jugosllavia do të preferojë një zgjidhje, e cila heq shtetin e lirë, pasi përbëhet nga një popullsi sllave prej 200 mijë banorësh dhe përfshirjen sa më madhe të jetë e mundur e territorit dhe popullsisë së Fiumes brenda kufijve të saj. Sipas qeverive të Francës dhe Britanisë së Madhe, duke vazhduar bisedimet nga pika tek e cila ata e kishin lënë më 9 dhjetor, shtruan propozimin për diskutim, duke përfshirë korrigjimin e linjës së Uillsonit dhe dhënien për Italinë të një rripi të territorit përgjatë bregut, deri në lidhjen e saj me qytetin e lirë të Fiumes. Rezultati përfundimtar, ishte që Jugosllavia të fitojë, siç iu përqas propozimi amerikan, një shtesë prej 150 mijë jugosllavësh, ndonëse po bihej dakord të përfshiheshin brenda kufirit italianë më tepër se 50 mijë jugosllavë, në vend të 400 mijë që tashmë presidenti Uillson kishte pranuar të shpërndaheshin në atë vend.
    Bie argumenti i aneksimit
    Për sa i përket sugjerimin që propozimi i 20 janarit, qartësisht i hap rrugën aneksimit të qytetit të Fiumes tek Italia, qeveritë e Francës dhe Britanisë nuk mund të pranojnë ndërlikimin që garancia e Lidhjes së Kombeve është e padobishme dhe se qeveria italiane nuk kishte synimin e pajtimit me një marrëveshje, në të cilën ajo vetë është e përfshirë. Për sa i përket hekurudhës, propozimi i 20 Janarit i kalon shtetit jugosllav kontrollin në tërë linjën e hekurt, nga pika ku nis Porti i Fiumes, që është nën kontrollin e Lidhjes së Kombeve. Kjo hekurudhë është me vlera tregtare, është një rrjet strategjik. Sipas propozimeve të presidentit Uillson, ajo është menaxhuar nga grupe të rëndësishme italiane. Sipas rastit, në cilindo plan, asgjë nuk mund të jetë më e lehtë për Italinë sesa ta ndërpresë atë në rast të një lufte të mundshme. Për këtë, ata nuk shikojnë se aty është thelbi për këtë kriticizëm; një propozim, ndikimi real i të cilit është të transferojë të tërë hekurudhën tek Jugosllavia, në vend të kalimit të saj në duart e qytetit të lirë të Fiumes, i cili nuk e dëshiron një gjë të tillë.
    Çështja shqiptare
    “Këtu mbetet çështja e Shqipërisë. Ata janë të gatshëm të pranojnë kritikën e qeverisë amerikane në këtë pjesë të propozimit të tyre. Ata theksojnë se telegrami i tyre i 20 janarit nxjerr në pah se detajet e administrim të vendit nga Jugosllavia, Italia dhe Greqia akoma nuk ishin përpunuar dhe se gjatë punës për të përfunduar këtë, është parë se nuk do të jenë të humbur pretendimet dhe interesat e popullit shqiptar në të ardhmen. Çdo orvatje që mund të bëhet për përgatitjet e tij, do të realizohen në konsultim të plotë me ta”.
    Për më tepër, ata theksojnë se në asnjë mënyrë, ky propozim nuk ishte bërë në interes të Italisë. Ai ishte bërë në interes të Jugosllavisë. Jugosllavët tregojnë se përmes propozimit të 20 janarit, pjesa veriore e territoreve të tyre kishte të garantuar akses të mjaftueshëm në det, përmes portit të Fiumes; pjesa jugore e Jugosllavisë nuk e kishte një mundësi të tillë dhe që dalja kombëtare ishte të ndërtohej një linjë poshtë lumit Drin, në grykë të lumit Bojana.
    Ideja e qeverive të Francës dhe Britanisë ishte detyruar në këtë lidhje dhe propozimi i tyre në drejtim të Shqipërisë ishte skicuar ti jepte mundësi Jugosllavisë të realizojë punën për veten e saj, përmes ndërtimit të një hekurudhe nën garancitë ndërkombëtarë. Shqiptarët nuk kanë qenë kurrë të aftë të krijojë një qeveritë të zgjedhur prej vetë atyre dhe se pjesa veriore e popullsisë është tërësisht katolike, ndërsa pjesa jugore, tërësisht muhamedane. Ata e mendojnë këtë si më të mirën, duke i besuar përgjegjësinë për qeverisjen dhe zhvillimin e këtyre dy pjesëve, përkatësisht Jugosllavisë dhe Italisë. Megjithatë, ata kanë pranuar se e tërë Shqipëria mund vendoset nën një sistem mandatues dhe ata besojnë se kjo do të krijojë mundësinë që populli shqiptar ti gëzohet aspiratave të tij për unitet dhe vetëqeverisje. Për këtë, qeveritë e Britanisë së Madhe dhe Francës ripërsërisin se ata gjejnë vështirësi në mirëkuptimin e përpjekjeve të tanishme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në drejtim të propozimeve dhe se ata shpresojnë se duke pasur parasysh këto shpjegime, qeveria do të shikojë në mënyrën e saj që të rishqyrtojë qëndrimin që ka.
    Në përfundim, këto propozime janë produkte origjinale të politikës së Memorandumit të përbashkët të 9 dhjetorit. Me pëlqim, në dy çështjet e shtruara për diskutim; ideja e shtetit të lirë të Fiumes ishte braktisur. Për shkak të mungesës së përfaqësuesve amerikanë, ata nuk kishin opsion, por u përpoqën që çështjen ta zgjidhnin vetë. Megjithatë nuk është dëshirë e dy qeverive që të detyrojnë një zgjidhje, e cila është e papranueshme nga presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe për këtë ata nuk do të këmbëngulin në miratimin e tyre derisa ata të dërgojnë mendimin e qeverisë amerikane rreth këtij mesazhi. Për këtë, ata e kanë mbyllur, duke i kërkuar qeverisë jugosllave që të japë një përgjigje përfundimtare për Memorandumin e 20 Janarit, derisa ata të dinë se çfarë qëndrimi ka qeveria e tyre rreth tij.

    Shkrimi është publikuar më 26 shkurt 1920 në “The New York Times
    Titulli është redaksional
    Sui generis

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Hyseni: Kadare kundër bashkimit të Shqipërisë etnike
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  3. Mehdi Bej Frashëri: "Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë"
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-10-2007, 09:48
  4. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  5. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 06:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •