Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 54
  1. #21
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shkodra u përdor si pikë strategjike nga austriakët

    “The New York Times” tregon për skemat e reja në Ballkan


    Pjesa më e madhe e gazetave berlineze këtë mëngjes trajtonin në linjë editoriale informacionin se ndryshimi i paqes në Malin e Zi ishte thjesht një hile për të fituar kohë që të përmirësojë pozicionin ushtarak. Këto informacione ishin marrë këtu nga burime italiane, dhe gazetat, pa asnjë përjashtim, refuzuan që tregonin besimin ndaj tyre. Kjo nxjerr në pah se me gjithë rëndësinë e tepruar, Mali i Zi nuk do të hiqej nga lista e kundërshtarëve të Aleancës, pasi raportet zyrtare nga Vjena nxjerrin në pah se jo vetëm ushtarët malazezë, por edhe trupat serbe në Perëndim janë duke u çarmatosur në mënyrë të shpejtë, dhe gazetat e Berlinit shikojnë se mbretëria e Malit të Zi tashmë ishte mundur.
    Vlera strategjike e Shkodrës
    Shkodra, duke u bazuar në natyrën mbrojtëse dhe pozicionit strategjik në kufirin shqiptar, mund të ketë një vlerë të madhe ushtarake në duart e Austrisë. Ajo do të shtronte rrugën e pushtimit të Malit të Zi dhe hapjen e një shtegu në ri brenda Shqipërisë. Shkodra ishte e pushtuar nga trupat malazeze në qershor të vitit 1915, më tepër politikisht sesa për arsye largpamëse ushtarake; por gjatë Luftës së Parë Ballkanike, Mali i Zi, pas një rrethimi 7-mujor, kishte plaçkitur vendin më 23 prill 1913, por kishte qenë i detyruar të tërhiqej nga fuqitë kur ata vendosën krijimin e Shqipërisë së pavarur në Kongresin e Londrës.
    Ishte thënë në atë kohë se rënia e Shkodrës ishte pjesë e një marrëveshjeje midis Car Nikollës së Malit të Zi dhe Esat Pashës, i cili më pas komandoi trupat mbrojtëse turke dhe shqiptare në qytetin verior. Dhe më vonë, Fuqitë e Mëdha i kishin ofruar Car Nikollës një farë kompensimi për tërheqjen e detyruar, të cilën ai e kishte refuzuar në mënyrë të inatosur.
    Shkodra shtrihej lart në një zonë në verilindje të liqenit që mban të njëjtin emër, ku pjesa më e madhe e territorit të tij i përket Malit të Zi dhe është për shumë arsye qyteti më i rëndësishëm tregtar në Shqipëri, me një popullsi prej 20 mijë banorësh. Shumë ndërtesa të tij datojnë që nga 1905-a, kur një pjesë e madhe e qytetit ishte shkatërruar si pasojë e rënies së një tërmeti.
    Përgënjeshtrohet akuza amerikane
    Kapiteni A. Vladimir Spirov Seferoviç, konsull i Malit të Zi në Nju Jork, ishte i indinjuar dje rreth akuzave që ishin bërë që nga Roma prej G. Bakeman dhe R. J. Strong, zyrtarë të Komisionit Sanitar Amerikan, dhe Xhorxh Lorillard, që kishte qenë në Serbi si përfaqësues i qeverisë së Shteteve të Bashkuara në lidhje me çështjen malazeze gjatë luftës. Ai kundërshtoi veçanërisht informacionin se luftërat malazeze kishin qenë miti dhe se atje ishin plagosur atje vetëm 40 burra gjatë 6 muajve.
    Ai tha se “në emër të qeverisë time, unë deklaroj se tek të gjithë ata të interesuar për Malin e Zi se pikëpamjet e shprehura nga këta xhentëlmenë janë të gabuara. Unë jam i gatshëm të provoj me dokumente se luftërat kundër austriakëve gjatë 6 muajve të fundit nuk kanë qenë mite. Ato kanë qenë luftëra në të cilat trimëria e malazezëve në luftëra ‘një kundër 10’ kanë qenë më të mëdha se trimëria e malazezëve të vjetër”.
    “Kushdo që dëshiron të vijë në zyrën time, unë mund t’i faktoj se vdekja e një tufe të ushtrisë së vogël ka qenë në disa mijëra veta. Në këtë numër unë nuk do të përfshij ata që vdiqën për mungesën e ushqimit, nga i ftohti, apo ata që janë vrarë nga bombardimet e aeroplanëve austriakë në fshatrat e vegjël që ishin të pambrojtur. Në lidhje me pohimin se atje ka pasur një marrëveshje midis qeverisë së Malit të Zi dhe austriakëve që në tetor, e cila e ka bërë atë të pasigurt që të përpiqet të sjellë lehtësi brenda Malit të Zi nga Italia apo gjetkë, unë deklaroj se për hir të popullsisë, për të cilën Car Nikolla nuk është vetëm mbret, por konsiderohej si një baba, një marrëveshje e tillë nuk mund të ketë ekzistuar. Gjithashtu, unë jam duke i kërkuar presidentit tonë që të hedhë poshtë kategorikisht se atje mund të jetë bërë ndonjë gjë në emër të miqësisë së përjetshme midis Malit të Zi, Rusisë dhe pjesës tjetër të Aleatëve”.
    Në lidhje me Shën Xhovani de Medua, ku ai kishte pohuar se Aleatët kishin grumbulluar qindra tonë ushqime për malazezët, konsulli tha se atje nuk kishte port. Aty ishte vetëm një liman i vogël, rreth një milje aty pranë, i cekët, që nuk lejon anijet 100-tonëshe për të hyrë atje. Anijet e tonazhit më të madh ishin detyruar të ankoroheshin një milje apo më shumë, larg nga bregu, ku ata mund të binin lehtësisht viktimë nga anijet luftarake dhe aeroplanët.

    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 25 janar 1916
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  2. #22
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Esat Pasha, aleancë me italianët kundër forcave austriake

    “The New York Times” zbardh aleancën e re Itali-Shqipëri

    LONDËR – Një mesazh i mbërritur nga Roma për “Paris Matin” thotë se Esat Pasha ka bërë një bashkim me forcat italiane në Shqipëri. Ky burim shton se ai është duke fortifikuar pozicionet në Vlorë dhe pikat e tjera më në jug të Shqipërisë. Besohet se ai do të jetë në gjendje që të ndalojë përparimin e forcave austro-hungareze. Një kopje e protokollit të nënshkruar të mërkurën midis Malit të Zi dhe Austrisë, siç u shpërnda informacioni zyrtar nga Zyrat Qendrore të Ushtrisë në Vjenë, nxori sheshit disa pika, por nuk zbuloi versionin e plotë të protokollit të përcjellë përmes rrjetit ndërlidhës nga Berlini. Malazezët u lejuan të mbajnë armët e tyre dhe duket se ata do të jenë xhandarët e kufirit shqiptar. Gjithashtu, agjentë të besuar që ndodhen në kufirin e Sanxhakut siguruan licencë nga qeveria malazeze. Oficerët e qeverisë malazeze janë lejuar të mbajnë armë në anën e tyre.
    Është rënë dakord që operacionet ushtarake, të cilat austriakët janë duke i lejuar të vazhdojnë deri në arritjen e paqes, nuk do të realizohen në popullsinë malazeze dhe të gjithë burrat malazezë të veshur nën armë do të mbeten në shtëpi dhe do të zotohen që të mos bëjnë propagandë kundër Austrisë.
    Megjithëse mund të ndodhin sërish trazira, komandantët austriakë kanë të drejtë të ndërhyjnë ushtarakisht për kontroll dhe qeveria e Malit të Zi, me iniciativën e saj, kërkoi asistencë ushtarake nga autoritetet austriake në rastet kur të jetë e nevojshme.
    Administrata civile mbetet në duart e autoriteteve malazeze, por pala austriake ka të drejtë të kërkojë bashkëpunimin e tyre në çdo kohë. Përfaqësuesit malazezë ranë dakord të mbajnë të informuar autoritetet austriake, ku qeveria e Malit të Zi do t’u përgjigjet në çdo kohë.

    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 30 janar 1916


    “The New York Times” rrëfen për luftën mes austriakëve dhe shqiptarëve


    Tensionimi i situatës në vitin 1916 dhe aleanca e Esatit me italianët


    BERLIN – (Nga ndërlidhja e Sayville)- Sot u mor këtu një informacion zyrtar i austro-hungarezëve, që përmbante zhvillimet në lidhje me operacionet në Shqipëri. Në afërsi të pazarit të Shijakut, rreth 6.4 milje në verilindje të Durrësit, austro-hungarezët kishin përparuar ndaj pozicionit italian. Më tutje, në jug, austro-hungarezët i janë afruar vijës së frontit të armikut, në juglindje të Durrësit. Shqiptarët, që po luftojnë në anën e austro-hungarezëve, kanë pushtuar Beratin, rreth 31 milje në veri të Vlorës dhe Lyusna Pekiny bëri për vete të burgosurit atje, të cilët janë më shumë për nga numri se 200 xhandarët e Esat Pashës.
    Majori Moraht, korrespondenti ushtarak i “Berliner Tageblatt, është cituar nga Agjencia e Lajmeve të Përtejdetit (Overseas News Agency) rreth një debati për situatën ushtarake në Shqipëri. Ai deklaroi se nëse austro-hungarezët do të kapin majat e pashkelura të maleve, do të arrijnë shpejt të fitojnë, pasi do të bashkohen me Field Mareshal Conrad von Hoetzendorf, të cilin major Moraht e quan “austro-hungarezi von Moltke”.
    Field Mareshal Conrad, thotë gazetari, fitoi eksperiencën e tij të parë në male në kohën e Luftës së vitit 1878 gjatë pushtimit të Bosnjës. Parimi i tij është që vështirësitë e terrenit nuk mund të kapërcehen falë numrit të madh të ushtrisë, por vetëm nga cilësia e ushtrisë në avancim.
    Në fakt, lëvizjet e austro-hungarezëve përpara Durrësit janë aq të shpejta, sa mund të ndodhesh brenda pak kohësh i rrethuar. Përparimi bullgar është i rëndësishëm për gjendjen në Shqipëri, pasi është një fakt se pasqyrimi i situatës është jo i saktë, i cili i paraqet bullgarët aq të kënaqur pas suksesit maqedonas dhe jo të gatshëm që të bëjnë sakrifica të tepërta.
    Majori Moraht, thotë agjencia “Overseas”, dyshon në informacionin e Athinës se Fieri, 60 milje larg Vlorës, tashmë ishte pushtuar nga bullgarët. Ai përllogarit me afërsi se në Shqipëri ka një numër forcash prej 40 mijë vetash, ku 5 mijë prej tyre janë nën komandën e Esat Pashës.

    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 21 shkurt 1916
    Sui generis

  3. #23
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Si u zhvilluan betejat në Jug të Shqipërisë në Luftën I Botërore

    “The New York Times” rrëfen për luftimet mes austriakëve dhe italianëve

    ROMË - Zyra e Luftës njoftoi sot se trupat italiane, në ofensivën e tyre në Shqipëri, janë duke vazhduar avancimin e tyre. Në luftimin e djeshëm armiku ishte shpartalluar në dy anët e lumit Osum. Në vijim është teksti i pasqyrimit zyrtar: Në Shqipëri trupat tona kanë arritur në zonën perëndimore dhe janë duke e zgjeruar pushtimin e tyre drejt Lindjes, në lartësi, në krye të Luginës së Tomorricës, duke avancuar dhe zmbrapsur armikun në qendër, përtej Osumit.
    ***
    LONDËR – Suksesi i siguruar nga trupat aleate në Shqipëri po vijon t’i shqetësojë seriozisht austriakët. Ata fituan nga veprimet e shpejta, të sakta në hapësirën e Ballkanit, ku çdo sukses ushtarak gjithmonë shkakton një reaksion të menjëhershëm. Fronti në të cilin po luftohet po shkon aktualisht nga lumi Devoll drejt Adriatikut, në një distancë prej 60 miljesh. Veç trupave italiane dhe franceze të përfshirë në luftë; luftëtarët shqiptare nën Esat Pashën, janë duke luftuar kundër austriakëve, edhe për shkak të njohjes prej tyre të vendit, pasi ndodhen në një pozicion që mund të japin ndihmë të vlefshme.
    Përgjatë rajonit që aleatët përparuan, ku ndodhen rreth 70 milje larg Selanikut, atje, tashmë ka shenja nervozizmi në radhët e trupave armike në atë zonë. Avancimi në Shqipëri përbën një rrezik serioz, pasi po merret krahu i djathtë i rajonit të Manastirit nga ushtria. Dukshëm kjo është vlerësuar nga armiku dhe do të ketë rezultat duke lëvizur në anën e shumë aleatëve nga fiset e bregut, që janë ndër luftëtarët më të zotë. Çdo sukses i shpejtë i Aleatëve do të ngazëllejë racat e sllavëve të Jugut, që tashmë janë në revoltë kundër sunduesve të tyre austriakë. Një avancim më i shpejtë do t’i çojë Aleatët në Berat, qyteti kryesor i Jugut të Shqipërisë dhe kjo është domethënëse parë edhe nga reagimet zyrtare austriake, të cilat pranojë progresin e francezëve dhe italianëve.
    Dezertojnë shumë bullgarë
    Zyrtarët francezë në Maqedoni informuan korrespondentin e “The Times”-it në Selanik se ka jashtëzakonisht shumë dezertime në radhët e Ushtrisë Bullgare në kufijtë maqedonas, të cilat janë duke u rritur dita-ditës. Të gjithë dezertorët thonë se kushtet në Bullgari ishin bërë të padurueshme dhe se shpresa për një fitore përfundimtare kishte marrë fund. Ishte rritur mosbindja në radhët e Ushtrisë Bullgare dhe shumë njësi, së fundi, kanë refuzuar t’u binden urdhrave për sulm. Korrespondenti shton se rreziku i anijeve nëndetëse është duke u dobësuar. Furnizimet që nevojiten në Greqi janë duke ardhur me rregullin më të madh.
    Raportet nga Franca
    PARIS – Një informacion zyrtar rreth operacioneve në Ballkan, që mban datën 9 korrik, thotë: “Në perëndim të Vardarit, atje kishte aktivitet patrullimi dhe artilerie. Pavarësisht nga verifikimet e kushtueshme të bëra dje në kthesën e Cernës, armiku sërish sot mobilizoi trupat e tij kundër pozicioneve tona në veri të Manastirit dhe ishte tërhequr sërish me humbje të shumta. Në rajonin jugor të lumit Devoll trupat tona vazhduan progresin e tyre në bashkëpunim me trupat italiane dhe pushtuan Qafën e Gurit të Prerë, pika më e lartë e Kurorës së Konicës, e cila shtrihej në drejtim të veriperëndimit të Bofanisë. Austriakët, pasi bënë një rezistencë të fuqishme në ditët e mëparshme, u tërhoqën pa urdhër drejt krahinës së Tomorricës, brenda së cilës ne i ndoqëm sërish ata. Ne kapëm robër 210 austriakë dhe materiale të rëndësishme. Dy aeroplanë të armikut ishin rrëzuar përtokë”.
    Vjena pranon tërheqjen nga Shqipëria
    VJENË – Sipas raportit zyrtar që ishte bërë në lidhje me operacionet në Shqipëri, thuhej se “në përballjen nga presioni prej forcave të fuqishme të armikut, fronti ynë në Shqipërinë jugore ishte tërhequr përgjatë linjës Berat-Fier. Që dje në mëngjes, aktiviteti i luftimeve atje ka qenë tejet i zbehtë”.
    Planet e forcave aleate
    Pozicionet e arritura nga Ushtria Italiane në jugun e Shqipërisë, siç tregohet në mesazhet radiondërlidhëse të këtij mëngjesi, nxorën në shesh se Berati është thuajse i pushtuar; qoftë në Perëndim, nga pozicionet e kapura në lumin Seman dhe në lindje, nga ato të pushtuara në Osum dhe në lartësitë e Tomorricës. Avancimi kishte nisur që më 6 korrik që nga bregu i lumit deri në Luginën e Tomorricës, me francezët në krahun e djathtë, midis lumit Devoll dhe Tomorricës. Që nga mesi dhe poshtë Vjosës ishte skema e avancimit italian. Që nga data 9 korrik ata kishin pushtuar qytetin e Fierit, i cili shtrihej midis Semanit dhe Vjosës, rreth 8 milje larg detit. Në këtë operacion, italianët u mbështetën nga vëzhguesit britanikë, të cilët shërbyen si urë kalimi përmes Vjosës dhe i transportuan në lartësitë veriore midis Levanit dhe manastirit të Pojanit. Gjithashtu, ata plaçkitën bastionet e austriakëve te Qafa e Grave dhe Çoroçopit. Ndërsa francezët kishin marrë krahun e Bofinës, midis Qafës së Reçit dhe Malit të Gjarprit. Sipas të gjitha prioriteteve strategjike në këtë rajon, lumi Shkumbin, i cili gjarpëron nga Durrësi në Liqenin e Orhit, rruga e vjetër romake Egnatia, është objektiv i forcave Aleate. Në dhjetor të vitit 1915, italianët u përpoqën ta mbanin këtë rrugë, e cila të çon në Manastir, por arritën të shpëtonin falë Ushtrisë Serbe. Ata më pas bastisën Durrësin dhe u përqendruan në Vlorë dhe ndërtuan një hekurudhë e cila 1 vit më vonë krijoi një lidhje me krahun e majtë të Aleatëve, në Maqedoni, pas pushtimit prej tyre të Manastirit; Midis këtyre dy rrugëve, njëra në Veri, nëpërmjet Elbasanit, që ishte në kontrollin e austriakëve dhe tjetra në Jug, nëpërmjet Tepelenës, Korçës Beratit, pjesërisht në rrëzë dhe pjesërisht në zonën kodrinore të rrafshnaltës, 32 milje në veri të Vlorës dhe me një popullsi prej 10 mijë banorësh. Nga ana austriake janë marrë dy rrugët dhe një rrugë tjetër nga Levani tani e bllokuar nga italianët dhe një tjetër përgjatë Jugut, nga Elbasani. Nga pala italiane janë kapur dy rrugë; - nga Vlora dhe nga Tepelena. Rruga Egnatia përdor Shkumbinin dhe Luginën e Vardarit, e cila përmes Manastirit të çon në Selanik, si rruga më e shkurtër që përdorej dikur në Bizant për të shkuar në Kostandinopojë. Kritikët ushtarakë, shumë kohë më parë se të ndërtohej hekurudha dhe Aleatët të pushtonin Manastirin, pyesnin veten se përse austriakët nuk e përdorën këtë rrugë për qëllime ushtarake; veçanërisht Luginën e Shkumbinit, që konsiderohej jo vetëm pika më e dobët e Shqipërisë, por aktualisht si çelësi kërcënues i Serbisë. Që prej andej, aleatët mundet që lehtësisht të merrnin krahët e armikut në veri të Manastirit, duke i detyruar të lëvizin në drejtim të Uskubit dhe Kopruius në Vardar. Një tërheqje e tillë ishte bërë e ditur shumë kohë më parë dhe mund të hapë rrugën lart Vardarit dhe Stromës për një avancim të shumëpritur të Aleatëve në dy anët e luginave të lumit.


    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 11 korrik 1918
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  4. #24
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shqiptarët mbështetën plotësisht forcat Aleate në Luftën I Botërore


    LONDËR – Një mesazh nga Roma i “Central News Agency” thotë se trupat italiane vazhdojnë ofensivën e tyre në Shqipëri dhe ende janë duke avancuar. Austro-hungarezët janë tërhequr në lumin Shkumbin, rreth 25 milje në veri të Beratit.
    Dështimi i austriakëve
    UASHINGTON – Një mesazh zyrtar nga Roma raporton sot se trupat italiane në Shqipëri janë duke lëvizur në drejtim të Beratit, pikë kjo e cila kontrollon të gjitha pozicionet nga Vjosa drejt Semanit, avancim i cili është rreth 50 milje përtej vijës së frontit. Mesazhi vazhdon më tej se krahu i majtë italian, i ndihmuar nga njësitë e kavalerisë, kapën Fierin, të mbrojtur nga vëzhguesit britanikë. Kampi i aviacionit austriak ishte pushtuar nga trupat tona, që morën një sasi të madhe materialesh ushtarake. Ndërsa në krahun tonë të djathtë, pas luftimeve të dhunshme, kapi Beratit????????????, në betejat gurë më gurë, deri në lartësinë mbi 2000 metra. “Avancimi aktual i ka siguruar Komandës italiane një pozicion të parrezikshëm në Mallakastër në të majtë dhe Tomorricë në të djathtë, duke qëndruar rreth 2500 metra mbi nivelin e detit dhe duke dominuar qytetin e Beratit dhe Luginën e Devollit.
    Francezët flasin për sukses
    PARIS – Zyra e Luftës sot në mbrëmje raportoi se vazhdojnë me sukses operacionet e forcave aleate në Shqipëri. ”Trupat tona në jug të lumit Devoll vazhdojnë përparimin e tyre të suksesshëm dhe kanë pushtuar kreshtën e Konicës në të gjitha anët, si dhe krahinat në Luginën e Tomorricës, lart në Dobren. Në të majtë, italianët kapën lartësitë e Qafës së Kulmakut, duke burgosur 250 ushtarë, përfshirë edhe katër oficerë. Austriakët provuan disa humbje dhe në tërheqje dogjën depot që të mos plaçkiteshin nga forcat kundërshtare. Në frontin maqedonas artileria e armikut shpalosi një aktivitet të madh, veçanërisht në perëndim të Vardarit dhe në veri të Manastirit. Aviatorët britanikë, në mënyrë të suksesshme, bombarduan një numër të madh deposh të armikut në Luginën e Strumës”.
    Vjena ndryshon strategji
    VJENË – Sipas raportit të sotëm të Zyrës së Luftës, forcat austriake në Shqipëri kanë organizuar një front të ri mbrojtës. Raportohet zmbrapsja e një kompanie franceze dhe avancimi në Luginën e Devollit. Buletini i luftës thotë: Në Shqipëri, trupat tona kanë organizuar një front të ri mbrojtjes. Një kompani franceze, duke ndjerë rrezikun në distancë në Luginën e Devollit, ishte zmbrapsur. Fronti i ri mbrojtjes austriak përgjatë Luginës së Shkumbinit, në drejtim të së cilës ata janë duke u tërhequr nga pozicionet e marra prej italianëve, në pjesën e poshtme dhe të mesme të Semanit, në perëndim të Beratit dhe mbi vargmalin e Tomorricës dhe Luginën e Tomorricës; si dhe nga francezët në të njëjtën krahinë dhe në pjesën e mesme e lart të Devollit, deri te rruga e vjetër ushtarake romake “Egnatia”, që të çon drejt Kostandinopojës. Kjo rrugë, e cila nis nga Durrësi e shkon drejt Luginës së Shkumbinit, me një distancë prej 22 miljesh dhe ngjitet te një pikë në gjysmë të rrugës, midis Elbasanit dhe liqenit të Ohrit, i cili ndodhet në anën veriore të rrugës së saj që shkon për Manastir. Këtu austriakët do të luftojnë me shpinat e tyre pas murit, pasi vetëm një shteg i çon ata tutje në veri. Megjithatë, atje janë dy rrugë ekzistuese, njëra drejt Durrësit përgjatë bregdetit, dhe tjetra poshtë Drinit të Zi, e cila të nxjerr në liqenin e Ohrit, 70 milje në veriperëndim të Prizrenit. Dalja lindore që kalon përmes rrugës “Egnatia” është e bllokuar në Manastir, i cili është i pushtuar nga forcat Aleate.
    Tri rrugët drejt Beratit, nga Perëndimi dhe Jugu, konkretisht nga Levani, Vlora dhe Tepelena, me sa duket mbahen nën kontroll nga shumë autokolona italiane. Ekziston një tjetër shteg daljeje në Osum dhe një tjetër në Luginën e Tomorricës, ku ai të bashkon me francezët. Një tjetër kolonë franceze po zbret Luginës së Devollit. Në këtë mënyrë, Berati është i rrethuar rreptësisht.
    Shqipëria, pro Aleatëve
    Përpara luftërave ballkanike të viteve 1911, 1912 dhe 1913, Shqipëria kishte disa fise që nuk kishin qenë të pushtuara asnjëherë nga turqit. Atje ishin vetëm dy garnizone turke, një në Shkodër, 64 milje larg në veri të Elbasanit, por pa lidhje komunikimi me të dhe një tjetër në jug, në Janinë, e cila është tani 8 milje në jug të pikës veriore të avancimit italian. Shkodra ishte e rrethuar nga austriakët dhe shqiptarët e komanduar nga Esat Pasha, që e kishte ripushtuar qytetin pas largimit të malazezëve, kishte komunikim të vështirë së brendshmi përmes pellgut të Bujanit drejt Gjakovës dhe rrugës së Drinit të Bardhë dhe të Zi, që të çon drejt Prizrenit. Katërkëndëshi i krijuar nga pellgu i Bujanit, lumenjtë e Drinit, rruga “Egnatia” dhe deti janë vetëm të kalueshme përmes shtigjeve që të çojnë te komunitetet e shqiptarëve të pamposhtur, me përjashtim të një shtegu të ngushtë përgjatë bregdetit në veri të Durrësit.
    Shqiptarët që kishin shpallur pavarësinë falë Austrisë dhe Italisë, janë lidhur së fundi nga shumë fije dhe janë tërësisht pro Aleancës, siç ishin shfaqur herën e parë në ndihmën që ata dhanë për të larguar ushtrinë serbe përgjatë bregut të detit në dimrin e vitit 1915-16.

    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 12 korrik 1918
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  5. #25
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Letra e hapur: “Krimet që bënë austriakët në Shqipëri”


    Shqiptari i njohur, Kostë Çekrezi, shkruan në “The New York Times”. Pse u zhgënjyen shqiptarët me premtimet boshe të austro-hungarezëve

    Kostë Çekrezi

    Sipas njoftimit zyrtar të qeverisë së Vjenës, më 8 tetor austriakët janë larguar nga rajonet e Shqipërisë së Veriut dhe të Mesme, të cilat kanë qenë nën kontrollin e tyre për më shumë se dy vjet. “Ne kemi tërhequr divizionet tona nga Shqipëria. Kjo u bë e nevojshme për shkak të ngjarjeve në frontin bullgar. Berati ra në duart e armikut (trupave italiane) pa luftë”, - theksonte buletini austriak i luftës. Njëherësh me lajmin e tërheqjes së trupave austriake erdhën lajme për bombardimin e Durrësit nga baza detare austriake në Shqipëri prej anijeve të luftës amerikane, britanike dhe italiane, qytet i cili së fundi ishte kryeqyteti i Mbretërisë Shqiptare. Ajo që duhet të theksohet është se për herë të parë forcat amerikane kanë kontakt me pjesën e forcave të armikut, atje dhe kanë marrë nën kontroll operacionet ushtarake.
    Lajme kontradiktore
    Megjithatë, Roma zyrtarisht njoftoi se “trupat italiane në Shqipëri nisën të martën (më 1 tetor) një avancim energjik në zonën midis detit Adriatik dhe lumit Osum”. Më 9 tetor (të mërkurën e kaluar) Roma zyrtare shtoi se trupat italiane kishin hyrë dhe kishin kaluar Elbasanin, një nga qytetet kryesore shqiptare. Italianët e kishin detyruar armikun të largohej në veriperëndim të lumit Shkumbin dhe më pas ata kishin avancuar në rrugën drejt Kavajës, me synimin për të bllokuar largimin e forcave austriake dhe për ta bërë të pamundur një tërheqje të suksesshme të tyre. Pavarësisht kësaj, në dukje ekzistonte përplasja midis njoftimit të Austrisë, i cili citon se “ne i kemi tërhequr divizionet tona nga Shqipëria” dhe komunikatës së përditshme, të lëshuar nga autoritetet italiane, e cila shprehet se vazhdon betejat me armikun që po tërhiqet. Nga të gjitha këto informacione del përfundimi se Shqipëria po çlirohet shumë shpejt nga mbeturat e fundit të dominimit austriak. Gjithçka është e hapur për përparimin e ushtrive aleate, pjesa më e madhe e të cilave përbëhen nga forcat italiane të ekspeditave në Shqipëri.
    Zhgënjimi prej austriakëve
    Në realizimin e largimit të detyruar nga territori shqiptar, austriakët lanë pas një popullsi të pezmatuar, të cilën ata e kishin vënë në gjumë me mashtrime dhe premtime të gënjeshtërta dhe në zemrat e tyre ata shkaktuan shpresa të kota dhe zhgënjime.
    Në hyrjen në territorin shqiptar gjatë verës së vitit 1915, komandantët austriakë kishin qenë të autorizuar nga qeveria e tyre t’u deklaronin shqiptarëve se ata po vinin në Shqipëri si aleatë dhe miq dhe se Austria po shqyrton nëse ata do të kenë një qeveri të pavarur kombëtare që do të zgjerohej në kufijtë etnografikë të Shqipërisë. Austriakët i gjetën shqiptarët në pikëllim për humbjen e pavarësisë së tyre dhe po xhindoseshin për ndërhyrjen e vazhdueshme të Serbisë dhe Malit të Zi, kryesisht për mënyrën se si i trajtonin pakicat shqiptare.
    Më pas, a ishte më e lehtë për austriakët kjo, apo të pranonin kërkesat e papërmbajtura të shqiptarëve për liri, bashkim dhe pavarësi për të gjithë racën shqiptare, pikërisht siç bëri Napoleoni dikur me italianët?
    Koha kaloi shumë shpejt dhe Austria tashmë i kishte ngurtësuar pozicionet e saj për Shqipërinë dhe shqiptarët e paduruar në lidhje me premtimet e shumta të saj.
    Lord Bajroni i atribuonte shqiptarët me faktin se ata nuk ia kishin kthyer kurrë shpinën armikut, se nuk e kishin prerë në besë mikun dhe se natyrshëm i kërkojnë që kjo miqësi të mos pritet në besë. Nevoja ushtarake apo gjendja e ligjit të luftës nuk janë argumente bindëse për shqiptarët. Ata besojnë në shprehjen se premtimi i bërë dikur duhet të mbahet. Pasi Austria ishte duke zvarritur premtimet e shumta në lidhje me ta, shqiptarët i dolën kundër në rebelim të hapur austriakëve gjatë dimrit të viteve 1915-1916. Ajo ç’ka i nxiti akoma më tepër dhe i bashkoi banorët e Shqipërisë së Veriut dhe të Mesme në një luftë të përbashkët kundër Austrisë ishte qëndrimi i saj ndaj mbretit Konstantin të Greqisë.
    Në kohën kur Austria pushtoi rajonet e Veriut dhe të Shqipërisë së Mesme, trupat e mbretit Konstantin mbajtën nën kontroll Shqipërinë e Jugut. Natyrisht, kjo ishte një gjë e pistë dhe bëri që pjesa tjetër e shqiptarëve të lëshohej për të ndihmuar vëllezërit e tyre në Jug.
    Vjena kundër planeve
    Por Austria doli kundër të gjitha planeve për çlirimin e Shqipërisë Jugore. Trupat shqiptare u rebeluan dhe shumë shpejt disa prej tyre kaluan në anën e forcave Aleate.
    Duke u përballur me një situatë të tillë të rrezikshme, gjeneral Pflanzer-Blatin, komandanti austriak në Shqipëri, më 9 mars 1916 lëshoi me autorizimin e qeverisë së tij një deklaratë solemne. Përmes saj ai deklaroi se Austria ka ndërmend të mbajë premtimet e saj që të krijohet një qeveri kombëtare shqiptare dhe se Shqipëria do të fitojë shumë shpejt kufijtë e saj etnografikë me mbështetjen ushtarake dhe nën mbrojtjen e Perandorisë Austriake. Pavarësisht nga deklarata, e cila në anën tjetër tregoi se nuk bëri asgjë përveçse një letër mbeturine, propaganda dhe nervozizmi i shqiptarëve po rritej çdo ditë dhe austriakët vijuan në mbajtjen e tyre të nënshtruar përmes masave të rrepta dhe ekzekutimeve të shumta. Ajo është raportuar se vetëm në muajt nëntor dhe dhjetor të vitit 1916 ishin ekzekutuar rreth 100 drejtues fisesh dhe oficerësh. Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh të njohur dhe disa udhëheqës të lëvizjes kombëtare akoma mbahen të internuar në Austri.


    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 20 tetor 1918
    Autori i letrës është ish-sekretar i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  6. #26
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shqipëria kërkon të njihet si palë fituese pas Luftës I Botërore

    Shqiptari i njohur Kostë Çekrezi sërish ka shkruar letër në “The Times”. Krijimi i qeverisë së re në dhjetor 1918. Mirënjohje për Italinë

    Kostë Çekrezi

    Në një artikull timin, i cili u botua në një nga rubrikat e gazetës tuaj më 20 tetor të vitit të kaluar, unë diskutova problemin e Shqipëri në lidhje me përpjekjet e forcave Aleate në drejtim të saj, me një theks të veçantë, trajtimin e saj nga Aleatët fitimtarë. Unë shtrova pyetjen lidhur me çështjen nëse shqiptarët do të lejohen të krijojnë një qeveri të tyren.
    Krijimi i qeverisë
    Përgjigjja rreth çështjes time erdhi javën e kaluar përmes një kabllogrami nga ministri i ri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë drejtuar Federatës Panshqiptare “Vatra” në Amerikë, më datë 23 janar, e cila njofton krijimin e qeverisë së re shqiptare me kryeqytet të përkohshëm Durrësin. Qeveria e re është e përbërë nga anëtarët si më poshtë:
    President – Turkhan Pasha, ish-kryeministër i Shqipërisë
    Zëvendëspresident – Preng Bib Doda, princi katolik i Mirditës
    Ministër për Punët e Jashtme – Mehmet bej Konica, ish-ministri shqiptar për Greqinë
    Ministër i Brendshëm – Mehdi bej Frashëri, ish-guvernator i Durrësit
    Ministër i Arsimi – Luigj Gurakuqi, ish-drejtori i Shkollës Normale të Elbasanit
    Ministër i Drejtësisë – Peter Poga, edhe më parë ishte në të njëjtën detyrë
    Ministër i Ekonomisë Kombëtare - Lef Nosi, ish-drejtues i Postë Telegrafit
    Ministër i Financës – Feizi bej Alizoti, ish-ministër i Brendshëm
    Ministër pa portofol – Mufid bej Libohova, Majkëll bej Turtulli, Mitat bej Frashëri dhe Monsinjor Bumçi, Bishopi Katolik i Alessio-s.
    Formimi i këtij kabineti të ri, në të cilin Partia Nacionaliste mban shumicën e posteve, është vullnet i vendosur nga populli shqiptar, i dalë nga Asambleja Kombëtare, e cila ishte mbajtur në Durrës më 23 dhjetor 1918. Veç kësaj, qeveria e re është përpiluar, siç shihet edhe nga lista, pa diskriminuar besimet katolike, myslimane dhe ortodokse.
    Mirënjohje për Italinë
    Formimi i kësaj qeverie të re shënon “de fakto” rifutjen e Shqipërisë si një faktor i rëndësishëm në çështjet e Ballkanit; Ministri i Jashtëm tashmë ka shpallur synimin të sigurojë njohjen e Shqipërisë në anën e forcave Aleate, gjë që Italia ia kishte premtuar më parë se do t’ia garantonte, pasi i detyrohej falë pushtimit që bëri në pjesën më të madhe të Shqipërisë dhe për lejimin e delegacionit shqiptar që të marrë pjesë në Konferencën e Paqes. Këto thuhen në përmbajtjen e të njëjtit kabllogram.
    Në anën tjetër, krijimi i qeverisë së re tregoi se Italia, nga ana e saj, përfundimisht ka bërë politikën e rikthimit të Shqipërisë si një shtet i pavarur dhe për këtë shqiptarët duhet të shprehin falënderimet e tyre të thella ndaj qeverisë së Romës.

    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 31 janar 1919
    Kjo është letra e dytë që përfaqësuesi shqiptar në Shtetet e Bashkuara boton në gazetën amerikane

    Titulli është redaksional
    Sui generis

  7. #27
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Polemika mes Çekrezit dhe Metaksas: “Jam shqiptar ortodoks”


    Kostë Çekrezi

    NEW YORK – Ju lutem ju, Zotëri, të më lejoni të them pak fjalë në përgjigje të kritikave të mprehta rreth artikullit tim për Shqipërinë, i cili është publikuar në “The New York Times”, të shtunën, më 20 tetor, të bëra nga J. N. Metaksa, i Dërguari Diplomatik i Greqisë në misionin special në ShBA rreth letrës së tij, e cila ishte publikuar në edicionin e të shtunës së kaluar, si dhe të korrigjoj përshtypjen e gabuar të krijuar në mendjen e tij rreth disa qëndrimeve të mija të shprehura këtu.
    Por, përpara se unë të vijoj çështjen kryesore, e cila trajtohet jashtë letrës time të tanishme, unë dëshiroj ti shpreh Ekselencës së tij, në emër të bashkatdhetarëve të mijë, falënderimet e përzemërta për haraçin e tepërt që ai lëshoi ndaj tyre, me të tilla fraza tejet të ndjeshme në lidhje me përpjekjet e tyre vërtetë heroike, në mbrojtjen e vendit të tyre dhe të pavarësisë së tyre,
    Dhe tani më lejoni të merrem me kritikat e tij. Në letrën e tij, Zoti Metaksa, në mënyrë të ndërgjegjshme, është duke u orvatur të më paraqesë si mbështetës i një protektorati italian mbi Shqipërinë. Në lidhje me të, artikullin tim dhe qëndrimin e thjeshtë, unë e shpreha këtu, dhe thashë se “shqiptarët janë duke u përpjekur për të njohur pavarësinë e tyre” dhe se “ata nuk do të gëzohen me asgjë tjetër, përveç saj”. Kjo dëshmon tërësisht mungesën e themelit të akuzës së zotit Metaksa, të bërë kundër meje. Mbase, unë mund t’i jap atij mirësinë të dyshojë që ai të shohë të ketë ndonjë ç’orientim nga ndonjë qëndrim tjetër i imi, pasi në njërin prej tyre unë isha shprehur se “shqiptarët, sigurisht, kanë nevojë për një lloj mbrojtje (protection) për shtetin e tyre të ri, dhe sidomos aktualisht, dhe një dorë orientuese në menaxhimin e çështjeve të tyre, ashtu siç kanë bërë të gjithë shtetet e Ballkanit në kohën e krijimit të tyre”. Më pas, zoti Metaksa duket se këtë e konsideron si një pranim nga ana ime të një protektorati italian mbi Shqipërinë, ndonëse ai, natyrisht është i informuar se konceptet “mbrojtje, - protection” dhe “varësi-protectorate” nuk janë njësoj, pavarësisht faktit se unë bëra lidhjen me Italinë. Në ndonjë nivel, diplomati energjik grek e sulmon idenë e mbrojtjes, të cilën ai e quan një “shprehje hipokrite”, duke shtuar se nuk është e vërtetë që Shtetet e Ballkanit kanë pasur ndonjë mbrojtje të tillë dhe përmend si shembull konkret rastin e Greqisë.
    Në realitet ky është një argument tejet i vajtueshëm pasi Zoti Metaksa duket se e ka harruar se Konventa e Londrës së vitit 1829, e cila njohu pavarësinë e Greqisë, u krijua nga Britania e Madhe, Franca dhe Rusia, si “fuqitë mbrojtëse” të Greqisë, dhe që Rusia Perandorake, gjithmonë ka shprehur një mbrojtje tejet vigjilente ndaj Shteteve Sllave të Ballkanit dhe për disa kohë edhe ndaj Greqisë, si një veprim arrogant frikësues kundër Sulltanit. Për më tepër, unë dashuroj të pyes zotin Metaksa për çështjen, si më poshtë: Nga kush dhe për çfarë qëllimesh Mbreti i Bavarisë dërgoi në vitin 1835 drejt Greqisë një ushtri të tërë bavareze?
    Siç unë dëshiroj të jem i ndriçuar, unë do t’i them sinqerisht zotit Metaksa se shqiptarët dëshirojnë të kenë një mbrojtje të tillë dhe se ata e kanë më shumë të nevojshme atë, edhe për shkak të veprimeve të tilla siç është ky i një përfaqësuesi qeveritar si Metaksa. Sigurisht, diplomati grek nuk ka harruar se sipas marrëveshjeve të Aleancës Ballkanike të vitit 1912, Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Mali i Zi kishin ndarë mes tyre të gjithë Shqipërinë. Çfarë është akoma më e keqe, ndarja ishte vendosur pikërisht në momentin kur shqiptarët kishin fituar, me majën e bajonetës, autonominë administrative të tyre nga “dhuna mizore turke, siç e thotë Metaksa.
    Por, një tjetër argument bindës që jepet për mbrojtje nga vetë Zoti Metaksa është kur ai duket të jetë i prirur që të ringjallë pretendimet greke ndaj Shqipërisë së Jugut, apo siç e quan ai Epiri i Veriut.
    Ashtu si unë, duhet ta dijë edhe zoti Metaksa se sanxhakët e Gjirokastrës dhe Korçës janë të populluar kryesisht nga shqiptarët. Unë, sigurisht, se duhet ta dijë sepse për veten time jam me rrënjë nga Shqipëria e Jugut dhe për shkak se vendlindja ime është Korça. Më pas, çfarë unë di, dhe çfarë bota ka mësuar, është se sanxhakët e Gjirokastrës dhe Korçës nuk kanë popullsi vendase greke. Realisht, ato janë të banuara nga popullsi shqiptare, e përzier myslimanë dhe kristianë dhe kjo nuk është një lojë e sigurt; të quash “grekë” shqiptarët kristianë, thjeshtë se ata besojnë tek Kisha Ortodokse Greke. Rastësisht, unë jam njëri prej tyre. Më pas, pretendimet absurde që zoti Metaksa bën në lidhje me Shqipërinë e Jugut janë se kërkon shumë mbrojtje, të cilan ai i kundërshtoi vendosshmërisht.
    Ne shqiptarët nuk dëshirojmë asgjë tjetër, por të jetojmë në paqe dhe harmoni të përsosur me fqinjët tanë, dhe mund të mirëpresim rastit të bëjmë edhe pa ndonjë mbrojtje të fuqive të huaja, megjithë eksperiencat e hidhura që kemi kaluar me fqinjët e Ballkanit dhe në mënyrë të veçantë nga diplomacia greke.

    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 3 Nëntor 1918
    Autori i letrës së shkruar më 31 tetor 1918 është përfaqësues i komunitetit shqiptar në SHBA
    Titulli është redaksional. Titulli origjinal është: “Shqipëria dhe Fuqitë”
    Sui generis

  8. #28
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shqiptarët apel Amerikës: “Na mbroni nga serbët, grekët dhe italianët”


    PARIS – Delegacioni Shqiptar në Konferencën e Parisit, i kryesuar nga Monsinjor Luigj Bumçi, i ka dërguar një kërkesë përmes një telegrami, “kryetarit të Senatit të Shteteve të Bashkuara” dhe dy senatorëve Lodge dhe Hitchcock”, - duke i kërkuar mbrojtje kundër fqinjëve të tyre “imperialistë”. “Grekët, italianët dhe serbët, në mënyrë të vazhdueshme janë duke cenuar territorin shqiptar”, - thonë përfaqësuesit e delegacionit, të cilët kërkojnë që përmes një referendumi të garantohen përcaktimi i kufijve të Shqipërisë.
    Kërkesa
    Kërkesa vijon si më poshtë: “Në këtë periudhë kritike të historisë së Shqipërisë, delegacioni i këtij vendi i parashtroi kërkesën për vendosjen e drejtësisë nga Senati i Shteteve të Bashkuara, duke iu lutur për mbështetje të fuqishme në lidhje me të drejtat e popullit shqiptar. Shqipëria, pas luftërash, rigjeti lirinë e saj dhe tashmë ndodhet e përgjysmuar në territorin që kishte, duke ia kaluar pjesën tjetër fqinjëve të saj. Në vitin 1913 u krijua si shtet i pavarur, ashtu siç u garantua neutraliteti i Belgjikës nga Fuqitë e Mëdha, por Shqipëria ishte rrezikuar që në fillimin e Luftës së Parë, fillimisht nga ushtritë Aleate dhe më pas nga ushtritë armike.
    “Shqipëria është kthyer në një fushëbeteje të luftës së tmerrshme. Ajo pa veten të mbuluar nga gërmadhat dhe mijëra e mijëra fëmijë po vdesin nga uria. Bazuar në deklaratën e Parimit të të Drejtave të Popujve, shpallur nga Amerika, shqiptarët morën armët për të luftuar në krah të Aleatëve me një qëllim për të shpëtuar vendin e tyre.
    Pas fitores së Aleatëve, e cila shënoi triumfin e drejtësisë, shqiptarët formuluan dhe paraqitën tek Konferenca e Parisit kërkesat e tyre për çështjen kombëtare. Ata kanë kërkuar rikthimin e territoreve shqiptare, të marra padrejtësisht nga shtetet fqinje në përfundim të Luftës Ballkanike.
    Fqinjët
    Për popullsitë e këtyre krahinave që kaluan përmes tmerreve të pushtimit grek dhe që sot akoma kërkojnë çlirimin, siç ata kanë qenë në të kaluarën, duke paramenduar masakrat e tmerrshme të bëra nga serbët, delegacioni shqiptar kërkon që për një periudhë kohore pas Konferencës së Parisit, të ketë të drejtën e një referendumi, i cili të bëhet nën garancinë e ushtrisë amerikane; por, në vend të saj, shqiptarët e shohin vendin e tyre sot në rrezik për tu copëtuar.
    “Në zbatim të Marrëveshjes sekrete të Londrës, të nënshkruar në vitin 1915, Italia këmbëngul me forcë për të aneksuar Vlorën me një pjesë tjetër të madhe brenda vendit; Greqia pretendon Epirin e Veriut dhe Serbia pjesën e Veriut të Shqipërisë. Për pasojë, kur Jugosllavët, italianët dhe grekët ndanë Fiumen, Dalmatian dhe Thrakën, sipas parimit të të drejtës së kombeve, por ata refuzuan të pranojnë të njëjtën gjë pasi bënë pazare me skenarët e tyre në Shqipëri.
    “Britma fatkeqe e popullit shqiptar është mbytur nga imperializmi i fuqishëm i fqinjëve të saj. Shqiptarët i kanë ngulur sytë tek Amerika dhe shpresojnë se sërish ata do t’i shpëtojnë. Të gjithë shqiptarët pëlqejnë mbështetjen amerikane që ti orientojë ata në jetën e tyre politike.
    Në emër të popullit martir, delegacioni shqiptar iu lutet që të ngrini zërin tuaj që të shpëtoni vendin nga katastrofa dhe të siguroni pavarësinë e saj.

    Shkrimi është publikuar në The New York Times” më 21 gusht 1919
    Lajmi është i “Associated Press” Titulli është redaksional
    Sui generis

  9. #29
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ja debatet në Senatin amerikan për mbrojtjen e Shqipërisë


    UASHINGTON – Pas një bisede një orëshe me Presidentin Uillson në Shtëpinë e Bardhë, sot në mbrëmje, senatori i Vigjinias, Suanson, siç është thënë, një nga drejtuesit në betejën për ratifikimin e Marrëveshjes së Versajës, ishte i vendosur të kundërshtojë çdo ndryshim që mund të përfshihet në marrëveshjen e pranuar nga Konferenca e Parisit.
    Zoti Suanson shkoi në Shtëpinë e Bardhë për të marrë mendimin e Senatit dhe kryesisht të presidentit për tu larguar më pas nesër në udhëtimin e tij 1-mujor në të gjithë Perëndimin. Ai tha se Presidenti, kohë më parë, ishte shprehur gjithnjë me më shumë optimist se shumica e Senatit do të pranojnë marrëveshjen ashtu siç ishte. Nëse do të kishte rezerva gjatë shqyrtimit, që do të shfaqeshin rrugës, ai tha se presidenti nuk do t’i kundërshtojë ata, por u tregua disi i ngrysur, pasi rrezikohej programi i shqyrtimit të drejtpërdrejtë të amendamenteve dhe duhej që rezervat drastike rreth marrëveshjes të ktheheshin në Paris.
    Debatet
    Senatori Suanson tha se amendamenti Shantung nuk kishte shanse të pranohej nga Senati. Ai tha se mbështetësit e tij nuk do të bindnin brenda kësaj kohe shumicën për votimin e tij. Presidenti kundërshtoi amendamentin e paraqitur në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë nga senatori i Kalifornisë, Xhonson sepse Shtetet e Bashkuara kanë përfaqësim të barabartë me Britaninë e Madhe në Lidhjen e Këshillit të Kombeve. Presidenti tha se nëse ky amendament pranohet, mund të kthehet mbrapsht e gjithë marrëveshja në Paris dhe do të rihapen debate të gjata. Ndonëse Britania e Madhe bashkë me kolonitë e saj kishte 6 vota në Këshill dhe Asamble, presidenti tha, se fakti ishte se delegacionet, në të vërtetë mund të votojnë si të vetëm, dhe se Shtetet e Bashkuara në këtë mënyrë nuk do të ndodhen përballë disavantazheve. Sipas bisedimeve me presidentin, senatori Suanson parashikoi se asnjë amendament tjetër nuk u mbrojt nga shumica e senatorëve që të mund të sigurohet një votim i favorshëm në Senat. Në lidhje me rezervat, ai tha prerë se atje ishte një rrjedhje e ndjeshme në drejtim të të tjerëve sesa një interpretim, por Senatorët e palës kundërshtare kishin përqendruar forcat e tyre për një qëllim; që ata të dështojnë. Në kryeqytet, gjatë ditës Administrata e Senatorëve kishte bërë një sërë konferencash me disa përfaqësues republikanë. Në anën e demokratëve, bisedimi për kompromis ishte ende në ajër, por asnjë nga udhëheqësit demokratë nuk do të pranonte, në rast se atje do të bëhej ndonjë tentativë për ndryshim.
    Në mënyrë të vetëkënaqur, shumica e udhëheqësve parashikonte se politika e tyre e të shprehurit të rezervave drastike do të fitonte. Sipas amendamenteve, asnjë prej tyre nuk mund të parashikojë ndonjë gjë, por që mbështetej nga Zoti Xhonson, për ti dhënë Shteteve të Bashkuara 6 delegatë në Lidhjen e Këshillit. Atje ishte manifestuar një prirje e përgjithshme në lidhje me amendamentin Xhonson, siç pritej për tu miratuar nga Senati.
    Komiteti i Marrëdhënieve të Jashtme pret të përfundojë sesionet vendimarrëse të saj rreth marrëveshjeve deri ditën e Mërkurë. Për shkak se rezervat mund të merren në konsideratë, po punohej me shpejtësi që marrëveshjet të mund të paraqiteshin në Senat nga dita e shtunë.
    Tre çështjet e debatueshme
    Hungaria, Shqipëria dhe Persia bënë sot kërkesa tek Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë, i cili kishte dëgjuar përfaqësuesit e shteteve të vogla dhe problemet e shteteve që nuk janë të kënaqur, - sipas tyre, - me Marrëveshjen e propozuar në Paris. Kërkesa e Hungarisë ishte bërë për mundësinë e ndarjes së atij vendi sipas marrëveshjes, e cila tani po negociohej. Përmes përfaqësuesit të saj, Shqipëria shtroi çështjen e asnjanësisë apo të ndërkombëtarizimit. Persia i kërkoi Komitetit të protestojë kundër marrëveshjes Anglo-Persiane, për të cilën Komiteti ishte shprehur se ishte një çështje, veçanërisht e Persisë, për dhënien e të drejtës pas lindjes pë shtetasit e saj si dhe për problemet që ishin shkaktuar me kredinë britanike prej 10 milionë dollarësh.
    Senatorët e Klevelandit Eugen Pivani dhe Henri Baraks, dhe senatorja e Nju Jorkut, Bela Sekely përfaqësojnë Hungarinë. Të gjithë janë shtetas amerikanë, dhe komiteti kishte vendosur rregullin që asnjëri tjetër veç amerikanëve, nuk do të dëgjohej në seancë.
    Ççështja e Hungarisë
    Zoti Pivani i dha komitetit shumë arsye se përse Hungaria nuk duhej të ndahej mes çekëve, rumunëve dhe serbëve, të cilët janë duke kërkuar pjesë të territorit të saj.
    Ai pohoi se Hungaria ishte pajtuar për t’iu bindur të gjitha detyrimeve të rënda që dilnin nga armëpushimi. “Atje ekzistonte vetëm një dispozitë e favorshme për Hungarinë rreth armëpushimit, që administrata civile, madje, edhe në ato rajone të cilat ishin të pushtuara nga ushtria aleate, apo mbështetëset e tyre, të mund të mbeteshin në duart e qeverisë hungareze; në këtë mënyrë, të garantohej vazhdimi i sistemit qendror për shpërndarjen e ushqimeve, qymyrit për ngrohje, dhe gjërave të tjera jetike”, - tha ai.
    “Mbi të gjitha, ky kusht ishte shkelur nga ushtritë pushtuese”, - vazhdoi Pivani. Ata shkarkuan të gjithë zyrtarët hungarezë, që nuk bënë betimin e besnikërisë sipas ligjeve të pushtuesve; ata shkombëtarizuan shkollat hungareze dhe shkarkuan të gjithë mësuesit dhe profesorët që nuk mund të jepnin mësim në gjuhën e pushtuesit. Sapo Hungaria ishte çarmatosur, ata shkelën vijën e ndarjes së kufijve dhe formalisht aneksuan zonat e pushtuara të Hungarisë. Madje, edhe Rumania kishte marshuar brenda në Budapest dhe pjesën perëndimore të Hungarisë, duke shpërfillur vendimet e Parisit.
    “E gjitha kjo është kundër me Kartën e Kombeve dhe kushteve të veçanta të armëpushimit; dhe kjo është një arsye reale për vuajtjet, krizat, dhe trazirat që akoma triumfojnë në Europën Juglindore. Zoti Pivani paraqiti si provë mbi tavolinë një statistikë ku në secilin rajon, të cilin e kishin propozuar për ta shkëputur nga Hungaria, bazuar kryesisht sipas shteteve favorite që pretendonin ti merrnin, gjithçka ishte në minorancë. “Të gjitha pretendimet që do të kënaqnin pjesën e madhe të hungarezëve apo racës maxhare ishin shmangur pasi do ti duheshin të largoheshin jashtë vendit të tyre dhe Hungaria do të humbiste 80 përqind të territorit të saj. Për Gjermaninë ishte aprovuar heqja e vetëm 10 përqind të territorit të saj, ndonëse ka më tepër konsekuenca. Hungaria është duke humbur 80 përqind të territorit të saj, të cilin e ka pasur deri më tani për mijëra vjet. Zoti Sekely tha në kërkesën e tij se Komiteti duhet të tregohet shpirtmadh, i mëshirshëm dhe njerëzor që të mbrojë popullin. Duke dekaruar se Hungaria nuk është një rezultat i gjeografisë diplomatike, por i vetë natyrës, brenda kufijve natyralë, me male dhe lumenj, Zoti Sekely përmendi rastin sesi rumunët dhe serbët, të përzënë dikur nga turqit, gjetën strehim dhe miqësi atje. Zoti Baracs, duke përfaqësuar Federatën Hungarezo - Amerikane tha: Përmes zërit tonë, protestojmë kundër propozimit për ndarjen e Hungarisë, në kundërshtim me ligjin dhe papajtueshmërinë e kërkesave të vëna sëfundmi, dhe me respekt të plotë, kërkojmë që Senati të refuzojë, që emër të vendit tonë të bëhemi pjesë e asgjësimit të një kombi të civilizuar.”
    Shqipëria dhe Persia
    Protesta e Shqipërisë për qenien kundër asgjësimit të saj u paraqit nga zoti C.T. Eriksion, i cili për disa vjet kishte drejtuar një kolegj amerikan në Shqipëri. Komiteti ishte shprehur përmes Çarls W. Rasell, ish-ministër amerikan në Persi, se “marrëveshja Anglo-Persiane robëronte pjesën më të madhe të sovranitetit të Persisë. Përmes borxhit prej 10 milionë dollarësh, Britania e Madhe siguronte të drejtën e trajnimit dhe administrimit të Ushtrisë Persiane, të kontrollit mbi funksionet qeveritare, dhe në të vërtetë, në ruajtjen e protektoratit ndaj vendit dhe popullit të tij. Ai kërkoi që Komiteti të kalojë një rezolutë ku të protestojë kundër Marrëveshjes dhe të vazhdojë të kundërshtojë çdo marrëveshje e cila siguron petkun e protektorateve, dhe robëron të drejtat e sovranitetit të shteteve të vegjël.

    Shkrimi është publikuar në “The New York Times më 3 shtator 1919
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  10. #30
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Presidenti Uillson kundër Britanisë dhe Francës: “Shqipëria nuk preket”


    UASHINGTON – Përgjigja e presidentit Uillson që i dërgoi së fundmi kryeministrave Millerand dhe Llojd Xhorxh rreth çështjes së Adriatikut, e bërë publike sonte në korrespondencën mes tyre, informon prerazi se ai nuk kishte alternativë tjetër në situatat e tanishme, por do të mbeten kështu situata për një kohë të gjatë, derisa të bëhet një zgjidhje. Ndonëse presidenti nuk ndërmori një objeksion për zgjidhje, marrëveshja e ndërsjellë mes Italisë dhe Jugosllavisë në lidhje me kufijtë e tyre të përbashkët në rajonin e Fiumes, parashikon një marrëveshje të tillë që ishte bërë mbi bazën e kompensimin diku gjetkë, në shtrirjen e tyre drejt shteteve të botës së tretë, dhe mbi këto kushte, mund të pranohej të hiqej dorë nga projekti për një shtet të lirë të Fiumes. Ai nuk është i përgatitur që të lejojë ndryshimin e kufijve të Shqipërisë, duke i bërë padrejtësi asaj. Gjithashtu, ai mori parasysh si të pazbatueshëm propozimin që të bashkojë Fiumen me Italinë përmes një rripi të ngushtë dhe shterpë të territorit bregdetar, gjë që është kundërshtuar aq rreptësisht sa edhe në rastin e zbatimit të marrëveshjes sekrete të Londrës. Sërish presidenti iu kujtoi qeverive të Britanisë dhe Francës se ai nuk ka ndërmend të pajtohet me një pjesë të marrëveshjes së paqes (dhe kjo kupton zbatimin e marrëveshjes për Turqinë, Hungarinë si dhe Adriatikun), nëse nuk do të bëhet mbi bazën e parimeve të drejtësisë, vetëvendosjes dhe në mbështetje me parimet mbi të cilat çdo vend hyn në luftë dhe mbi bazën e së cilës është arritur armëpushimi me Gjermaninë.
    Çështjet për mënyrën e zgjidhjes
    Megjithëse Presidenti është duke qëndruar fort në zbatimin e këtyre parimeve për realizimin e plotë të marrëveshjes së paqes dhe është i përgatitur plotësisht që të zbatojë “kërcënimin” e 10 shkurtit që të anulojë në Senat marrëveshjet me Francën dhe Gjermaninë, nëse fuqitë aleate tregohen jo të gatshme që të ecin hap pas hapi me Shtetet e Bashkuara në përpjekjet për trajtimin e problemeve të Adriatikut mbi parimet e që ai ka pranuar gjatë gjithë kësaj kohe në lidhje me atë marrëveshje. Presidenti thekson se nuk ka ndërmend të mbyllë derën për një zgjidhje të problemit. Përpjekja pajtuese e presidenti është bërë publike në atë pjesë të kërkesës së tij ku ai deklaron gatishmërinë e tij për të braktisur projektin e tij për një shtet satelit të lirë si ai i Fiumes nëse Italia dhe Jugosllavia në mënyrë të ndërsjellë nuk bien dakord për kufijtë e tyre të përbashkët në rajonin e Fiumes, pa u kompensuar gjetkë përgjatë Adriatikut, në zgjerimin e tyre në shtetet e treta. Nëse kjo nuk mund të arrihet përmes negociatave të drejtpërdrejta midis fuqive dhe dy shteteve të interesuara, Presidenti Uillson mund të shohë mundësinë që marrëveshja të dështojë dhe të nxjerrë planin për parimin e vetëvendosjes. Por, në mungesë të kësaj, presidenti konsideron se Italia dhe Jugosllavia duhet të jenë të gatshme të pranojë një vendim të qeverive të Britanisë së Madhe, Francës dhe Shteteve të Bashkuara, që është vendimi i paraqitur në marrëveshjen e përbashkët mes këtyre tre vendeve më 9 dhjetor.
    Në mënyrë të fshehtë, kjo është nënkuptuar që të jetë një interpretim korrekt i përpjekjes së presidentit, siç mendohet që bëri më tej në kërkesat e bërë publike sonte. Por, tej kokëfortësisë dhe vështirësive të problemit tërësor të Adriatikut, në kundërshtim me të cilin presidenti Uillson iu bashkua kryeministrave britanikë dhe francezë, në drejtim të ekzistencës së rreziqeve të mjaftueshme për të precipituar lufta në Lindjen e Mesme, ai tha se mund të arrihet shpejt veç një zgjidhje e kënaqshme për të gjitha palët; karakteristikat e qëndrimit në kërkesat e tij janë kriticizmi i presidentit Uillson në lidhje me përpjekjet e qeverisë italiane, përmes negociatave, kërcënimit të saj që të tërhiqet nga pjesa tjetër në marrëveshjen e paqes dhe t’iu bashkohet kryeministrave britanikë dhe francezë që qeveritë e tyre mund të konsiderojnë tërheqjen e marrëveshjeve nga Senati me ngrirjen e tyre. Zyrtarët e qeverisë amerikane kanë bërë deklaratën se paralajmërimi i presidentit Uillson në kërkesën e tij të 10 shkurtit nuk nënkuptohet si një kërcënimi, megjithëse është e kuptueshme se presidenti Uillson ka pasur parasysh se çdo fjale që është thënë në diskutimet e shumta të paragrafit përfundimtar; dhe është gati të vendosë paralajmërimin e tij brenda fundit nëse ai akoma mund të jetë propozim i qeverive britanike, franceze dhe italiane që të rregullojë çështjen e Adriatikut mbi bazën e parimeve të pafavorshme ndaj atyre për të cilët presidenti ka qenë në favor të një zgjidhjeve përgjithësisht paqësore.
    Kryeministrat përdorin fjalën “kërcënim”
    Mirëpo, siç tregohet nga përgjigja e tyre e 17 shkurtit, në lidhje me paralajmërimin e presidentit Uillson, kryeministrat francezë dhe britanikë, e shohin si një “rrezik” aktual dhe se ata e shohin atë me frikë. Përdorimi i fjalës “kërcënim” në kërkesën e bërë nga kryeministrat më 17 shkurt, solli përgjigje në replikën e presidentit më 24 shkurt, e firmosur “Polk Acting” ku thotë se qeveritë britanike dhe franceze ishin drejtuar më parë me “një kërcënim”, jo kundër Shteteve të Bashkuara, por kundër Jugosllavisë, kur shtetit të mëvonshëm i ishte ofruar plani i Janarit për zgjidhje apo zbatimin e kushteve të Marrëveshjes së Londrës. Këtu është paragrafi përfundimtar i kërkesë së 10 shkurtit të bërë nga presidenti i cili u interpretua si kërcënim nga kryeministrat e Britanisë dhe Francës....


    Shkrimi është publikuar më 26 shkurt 1920 në “The New York Times
    Titulli është redaksional
    Sui generis

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Hyseni: Kadare kundër bashkimit të Shqipërisë etnike
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  3. Mehdi Bej Frashëri: "Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë"
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-10-2007, 09:48
  4. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  5. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 06:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •