Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 54
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Pavarësia e Shqipërisë, sipas shtypit perëndimor

    “The New York Times” raporton hollësisht për pavarësinë e Shqipërisë. Shtetet që dolën kundër saj dhe shtrimi i çështjes në Konferencën e Londrës

    Megjithatë, një udhëheqës shqiptar kishte zbarkuar me të në Durrës

    VJENË – Një mesazh radiofonik i marrë në Trieste nga vapori “Graf Wurmbrand” thotë se dy anije ushtarake torpediniere u hetuan në Durrës për kontrabandë. Udhëheqësi shqiptar, Ismail Qemali, i cili kishte qenë në bordin e “Graf Wurmbrand” dhe që po shkonte të shpallte pavarësinë e Shqipërisë, kishte zbarkuar me mbështetësit e tij kur ishte bërë kontrolli. Mesazhi shton se deri sot në mbrëmje asnjë anije serbe apo malazeze nuk ishin shfaqur në Durrës.

    Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 23 nëntor 1912

    Mediat perëndimore njoftojnë shpalljen e pavarësisë

    Ismail bej Qemali thotë se e ka bërë njoftimin në Durrës

    VJENË – Sipas një informacioni të publikuar në të përditshmen “Allegemeine Zaitung”, pavarësia e Shqipërisë është shpallur në Durrës nga Ismail bej Qemali, udhëheqës i shqiptarëve.

    Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 24 nëntor 1912

    Italia i gëzohet pavarësisë së Shqipërisë

    Shumë persona me prejardhje shqiptare jetojnë në provincat e Jugut

    ROMË – Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë dhe krijimi i një qeverie të përkohshme atje është mirëpritur në Itali, veçanërisht në Italinë e Jugut. Italia dhe Sicilia, ku jetojnë disa qindra e mijëra shqiptarë për nga origjina, të parët e të cilëve u arratisën drejt Italisë në vitin 1444, kur Skënderbeu, djali i Gjon Kastriotit, princ i një fisi në Shqipëri, njohën pavarësinë e saj dhe e mbrojnë atë në luftën e suksesshme kundër qeverisë otomane. Telegrame të pafundme u shkëmbyen midis udhëheqësve shqiptarë këtu dhe vëllezërve të tyre në vendlindje. Ka shumë shqiptaro-italianë të njohur në Itali. Kryeministri i fundit, Krispi, ishte me prejardhje shqiptare.

    Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 30 nëntor 1912


    Italia dhe Austro-Hungaria, pro pavarësisë

    VLORË – Pavarësia e Shqipërisë mund të gëzojë simpati të gjerë dhe mbështete morale prej Italisë dhe Austro-Hungarisë. Kjo është thënë sipas një garancie që iu dha Ismail bej Qemalit nga konsujt e dy fuqive këtu teksa flisnin në emër të qeverive respektive.

    Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 3 dhjetor 1912



    Rusët nuk e njohin pavarësinë e Shqipërisë

    VJENË – Një mesazh i “Neue Freie Presse” nga Kostandinopoja thotë se ambasadori rus ka informuar Vezirin e Madh se Rusia nuk do ta njohë pavarësinë e Shqipërisë. Ai thotë se Rusia është dakord që të krijohet jo më tepër se një provincë autonome, nën garancinë e të gjitha fuqive të mëdha.

    Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 4 dhjetor 1912

    Roma dhe Vjena, mbështetje për Ismail Qemalin

    LONDËR – Sipas një mesazhi nga kryeqyteti i Austrisë, “Ismail bej Qemali, udhëheqësi i shqiptarëve, ka dërguar një telegram nga Vlora në Vjenë, duke protestuar kundër bombardimit të qytetit nga dy anije luftarake greke. Zyra Ndërkombëtare e Postës thotë se përmes bombardimit, luftanijet kishin objektiv special ndërtesat publike të qytetit ku valëvitej flamuri i ri shqiptar.
    Zoti Eduart Grey, sekretari i Jashtëm, tha dje pasdite se megjithëse i është propozuar Konferencës së Ambasadorëve në Londër, po bëhet progres në këtë drejtim. Nuk është vendosur përfundimisht nga të gjitha fuqitë europiane nëse është momenti i përshtatshëm për të...

    Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 6 dhjetor 1912


    Çështja shqiptare vë në vështirësi Konferencën e Ambasadorëve

    LONDËR – Ndonëse marrëveshja e ambasadorëve të Fuqive të Mëdha rreth autonomisë së Shqipërisë është një hap i rëndësishëm, ku po përpunohen detajet e skemës që ta bëjnë efektive atë, ky do të jetë një ndër problemet më të vështira që po përballet ndonjëherë një konferencën europiane. The Economist” jep të dhëna të financierëve dhe investitorëve që shprehen se në vitin që vjen totali i huave që do të jepen arrin në 400 milionë dollarë, me të cilat do të riparohen dëmet e shkaktuara nga lufta dhe mobilizimet në Rusi, Austri dhe Itali. Gazeta llogarit koston e luftës rreth 175 milionë dollarë, duke përdor si bazë për përllogaritjen faktin se janë rreth 1 090 00 njerëz nën armë; - 400 mijë turq, 300 mijë bullgarë, 200 mijë serbë, 150 mijë grekë dhe 40 mijë malazezë, - sipas një shpenzimi mesatar prej 10 shilingash (2.40 dollarë në ditë për një person).
    Delegatët e Paqes së Ballkanit dje iu gëzuan mikpritjes së Lord Mayor në drekën e shtruar në “Mansion House” dhe dëgjuan një fjalim të mbajtur nga kryeministri Asquith, që tha se nuk ndihet i turpëruar të deklarojë veten optimist se negociatorët po ecin drejt dhe po arrijnë në vendosjen e paqes dhe se Paqja e Londrës do të vlerësohet nga historia si petali më krenar në kurorën Mbretërore të Londrës.
    Porta e Lartë ka autorizuar të dërguarit e saj të përfshihen në delegacionet greke gjatë negociatave për paqe dhe nisi një korrier që të marrë dokumentet që do të dalin nga ky vendim që pritet të merret sot në Londër. Mesazhet nga Kostandinopoja thonë se turqit janë të sigurt se tani do të kenë një pozitë ushtarake më të mirë në drejtim të grekëve sesa kur nisën negociatat dhe se Turqia tani nuk do të nënshkruajë një amnisti me ata, edhe nëse grekët e kërkojnë.
    Sipas një tjetër informacioni, delegacionet turke kanë qenë të udhëzuar të ngrenë çështjen e statusit të Adrianoples në mënyrë të menjëhershme dhe nëse Bullgaria këmbëngul në pretendimet e saj, do të ndërpriten negociatat e paqes. Diplomatët, përgjithësisht, tregohen skeptikë për këtë histori. Megjithatë, “The Daily Telegraph” thotë se ka informacion të paqartë se Turqia është e vendosur në mënyrë të fortë për të mbajtur Adrianoplen apo të rifillojë armiqësitë. Për këtë arsye ajo mbajti një pikëpamje serioze për të ardhmen e çështjes së konsideruar të suksesshme në Konferencën e Paqes. Gjithashtu, gazeta përmend se përdorimi i fjalës “autonomi” në qëndrimin zyrtar, i dalë nga Konferenca e Ambasadorëve, në vend të pavarësisë, të lë të kuptosh një synim te pjesa e Fuqive të Mëdha, që ta lërë Shqipërinë nën mbikëqyrjen turke, e cila mund të jetë e mirëpritur prej aleatëve të Ballkanit. “The Morning Post” thotë se kjo është e kuptueshme, ndonëse nuk ka mundësi që aleatët të japin pëlqimin e tyre për mbajtjen e Adrianople nga Turqia; ata janë të vendosur të presin një kërkesë për mbrojtjen e Xhamisë së famshme të Sulltan Selimit atje për besimin muhamedan dhe se dëshirojnë marrëdhënie miqësore me Turqinë. Ata janë gati të lëshojnë çdo koncesion të arsyeshëm te turqit, duke paracaktuar lejimin e çdo province kristiane që të mbetet nën sundimin turk

    Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 21 dhjetor 1912
    Sui generis

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Përpjekjet e Ismail Qemalit për të krijuar qeverinë e re në Stamboll

    Dalja në skenën politike të Perandorisë Otomane të xhonturqve. Përplasjet mes grupeve shqiptare në Kostandinopojë

    KOSTANDINOPOJË – Arif Bej, komandanti i luftanijes “Assar – I- Tewfik”, ishte vrarë në pallatin e sulltanit këto ditë. Ai ishte anëtar i Komitetit të Bashkimit dhe Progresit dhe kur kryengritja ishte në lartësinë e saj, të mërkurën, ai drejtoi grupin e trajnuar në Yildiz Kiosk, me qëllim mbështetjen e Komitetit. Më momentin që marinarët dolën kundër ministrit të ri të Marinës, zëvendësadmiralit Haxhi Emin Pasha, ata e përzunë me forcë dhe situatën e mori në kontroll Arif Bej, të cilin ata e morën në Yildiz Kiosk, ku Haxhi Pasha ishte qëlluar për vdekje, pa pasur asnjë rezistencë të rojës së pallatit për ta shpëtuar atë.
    Tashmë ishte konfirmuar informacioni se Mahmud Makhtar Pasha kishte udhëtuar drejt Selanikut. Ai ishte caktuar pasi Ahmet Riza, ish-president i Dhomës, ka kërkuar strehim në Ambasadën Franceze dhe se Hussein Jahid, redaktori i “The Tanin”, ishte zhdukur. Nuk ekzistojnë gjurmë për të tjerë anëtarë të Komitetit. Informacionet e mëparshme se një masakër e armenëve ishte në progres në Mesina, kanë treguar se ajo ishte e ekzagjeruar.
    Realisht trazira po ndodhin në Adana, zonë e cila është rreth 36 milje larg Mesinës. Vetëm 10 armenë ishin vrarë. Atje ishte shpallur ligji ushtarak dhe përforcimet e trupave po bëheshin përmes Bejrutit.
    Mungon shumica e xhonturqve
    Këto ditë ishte mbajtur një takim i çuditshëm, por domethënës i Dhomës. Shumica e anëtarëve i përkisnin Partisë së Turqve të Rinj (xhonturqve), por vetëm 188 anëtarë iu përgjigjën thirrjes dhe ky numër nuk ishte i mjaftueshëm për të formuar një kuorm. Hidhërimi iu përplas në fytyrë thuajse të gjithë deputetëve. Anëtarët u konsultuan të merakosur me korrespondentët e huaj që të mblidhnin opinionet e shprehura rreth e qark.
    Presidenti i ri, Ismail Qemali, propozoi që Dhoma të mbajë në mënyrë sekrete një takim të shkurtër. Kjo ishte e papritur, por ky propozim, përfundimisht u votua në mënyrë unanime dhe u ra dakord të shpërndahej një deklaratë për publikim në të gjithë Perandorinë që të ndikojë së brendshmi për t’u marrë në konsideratë pretendimet e ushtarakëve otomanë; të miratohej dorëheqja e kabinetit dhe të ofrohej amnistia. Kjo do të zgjidhë vazhdimin e procesit, duke lënë mënjanë të gjitha mosmarrëveshjet politike dhe duke ia përkushtuar jetën mirëqenies së vendit. Në të vërtetë Dhoma ra dakord të garantohej çështja përmes studimit të kushtetutave të ndryshme, ku të bëheshin përmirësime dhe të mbahej përfundimisht një strukturë ligjore. Më vonë Dhoma arriti në konkluzionin që në mënyrë publike të zgjidhej formalisht presidenti i ri, duke e caktuar Ismail Qemalin thjesht për një periudhë të përkohshme dhe duke bërë shkarkimin e Ahmed Rizës. Naki Pasha, anëtari më i vjetër në detyrën e kryetarit, kishte pranuar dorëheqjen e Ahmed Rizës, por pa votuar.
    Zgjedhja e Ismail Qemalit
    Pas votimit të lodhshëm, pa kandidatë, kishte një maxhorancë të bollshme që të siguronte zgjedhjen e tij, duke përfshirë edhe kandidaturat ushtarake. Ismail Qemali ishte i treti në listë. Megjithatë, procedurat ishin shtyrë deri të shtunën, kur kishte pak dyshime se mund të zgjidhej Ismail Qemali. Përpjekja tërësore e Dhomës sot tregoi qëllimin e saj në dështimin dhe humbjen e ndikimit. Pak anëtarë morën guximin të flisnin. Ata më kurajozët ishin penguar nga të ndrojturit që dukshëm ishin të frikësuar që një sulm tjetër që mund të drejtohej kundër atyre. Hoxhallarët mbizotëronin situatën dhe flisnin në mënyrë urdhëruese, kur po bëheshin publikë disa nga ministrat dhe po realizoheshin procedurat.
    Ministri i Mësimdhënies, duke iu referuar reagimeve për një goditje vdekjeprurëse që kishte prekur Kushtetutën, deklaroi se ministrat e rinj ishin betuar se do të përkrahnin Kushtetutën dhe për më tepër do të sakrifikohen për të nëse ajo do të dhunohej. Ai siguroi Dhomën se asgjë nuk do ta kërcënojë Kushtetutën dhe se atje nuk kishte nevojë për të alarmuar situatën. Kjo frazë u prit jashtë me një stuhi klithmash nga të gjitha palët dhe anëtarët po kërkonin të dinin nëse kjo kishte shkaktuar alarm, bashkë me britmat për tërheqje të menjëhershme të fjalëve fyese. Ministri ishte shqetësuar shumë dhe tha se ishte duke folur jo zyrtarisht brenda dhe nuk do t’i tërhiqte fjalët nëse anëtarët nuk e dëshironin një gjë të tillë. Sot në mbrëmje opinioni publik është i ndarë rreth përfundimit të situatës së turbullt që ende ekziston. Disa të frikësuar i kthehen regjimit të vjetër, ndërsa disa të tjerë, më optimistë, shprehen të lehtësuar për përçarjen e Komitetit të Bashkimit dhe Progresit, metoda të cilat ishin një shkas i shqetësimit të përgjithshëm. Në anën tjetër, ndërhyrja e ushtrisë është një karakteristikë shqetësuese, duke krijuar një precedent të keq. Në mënyrë rritëse po bëhej e qartë se apeli i bërë rreth ndjesive fetare të popullit ishte thjesht një pikëpamje që t’i pajtojë ata që të mos bjerë qeveria e institucionalizuar nga Komiteti.


    Lajmi është botuar në “The New York Times” më 16 prill 1909
    Sui generis

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    The New York Times: “Shqiptarët: E shporrim turkun për një javë”

    Gazeta amerikane tregon për Perandorinë Otomane në prag të shpërbërjes. Përse shqiptarët nuk u pushtuan nga turqit dhe cilat ishin gabimet e tyre?


    Një kontroll në zyrat qendrore të Komitetit testoi me përpikëri shkatërrimin e tij. Dhomat janë të hapërdara, me copëra mobiliesh, gazetash dhe librash që ishin grisur, të shpërndarë andej- këndej. Kishte informacion se dokumentet e rëndësishme ishin marrë prej zyrave, duke nxjerrë në shesh listën e anëtarëve të Komitetit dhe çështje të tjera komplekse të tij, që lidheshin me vrasjet politike. Në aspektin e çështjeve të tanishme është domethënës toni lajkatar i përshtatur ndaj grupit, në votimin e shpallur këto ditë nga Dhoma. Ky grup deklaroi në mënyrë të sinqertë se qëndrimi ushtarak solli pakënaqësi popullore, me mefshtësinë e kabinetit të kaluar, dhe që ministri për këtë mund të ripunojë një skemë tjetër, që të plotësojë dëshirat e ushtrisë.
    Besimi publik nuk është rikthyer në të gjitha kuptimet, edhe pas krijimit të kabinetit të ri, me gjithë përshtypjen e shkëlqyer që u prodhua pas emërimit të Nazmi Pashës si komandant i Korpusit të Parë të Ushtrisë dhe kjo ishte përforcuar nga emërimi i Menduh Pashës, një tjetër oficer i zoti i Adrianople-s, që të komandojë Divizionin e Parë në Kostandinopojë. Ethem Pasha, ministri i ri i Luftës, dhe Nazmi Pasha këto ditë bënë rrathë barrikadash në qytet dhe i paralajmëruan ushtarët që t’u binden oficerëve. Ata ishin përzemërsisht të dashur dhe të hapur.
    Numri i rasteve gjatë trazirave të ditëve të fundit nuk ishte rritur, por besohej të ishte krahasimisht më i vogël. Pohohej se shumë oficerë maskoheshin si të zakonshëm dhe merrnin pjesë në lëvizje, duke tentuar të konfirmojnë pohimin se kryengritja ishte drejtuar e gjitha kundër atyre oficerëve të ushtrisë që ishin anëtarë të Komitetit të Bashkimit dhe Progresit.
    Riorganizimi i Ushtrisë Turke
    Në prag të kryengritjes, në radhët e trupave në Kostandinopojë, ishte përhapur fjala nga Zyra e Luftës se shqiptarët në ushtri shumë shpejt do të transferohen në Kosovë; trupat arabe do të përfshihen brenda Korpusit të Pestë të Ushtrisë, me zyra qendrore në Damask dhe kurdët dhe lazet mund të kthehen drejt vendeve të tyre. Në këtë mënyrë, Rojet e famshme Perandorake të Yildiz Kiosk ishin shpërndarë dhe vetëm një grup i vogël truprojash mund të mbetej në Pallat.
    Nisja e një rishpërndarjeje të të gjithë trupave ishte një ide e qeverisë së Turqve të Rinj (xhonturqve). Është e mundur që ky lajmërim të precipitojë çështjet në Kostandinopojë, por ushtarakët shohin pak efektivitet nga riorganizimi i bërë prej qeverisë, e cila kishte ardhur në pushtet verën e kaluar.
    Selaniku është qendra e Korpusit të Tretë të Ushtrisë dhe atje ishte shpallur Kushtetuta e re më 24 korrik të vitit të kaluar. Atje nisi i pari revolucion për mbajtjen fort të trupave në ushtrinë e Sulltanit. Oficerët dhe çereku i ushtarëve kishin mbajtur për një kohë të gjatë ide të përparuara. Si Selaniku është edhe Manastiri, një vilajet i Maqedonisë, por atje ofrohej një situatë më e mprehtë për shkak të kombësive të ndryshme që ndodheshin atje. Një divizion i Korpusit të Tretë të Ushtrisë është stacionuar atje. Selaniku është 250 milje larg Kostandinopojës dhe është i vendosur në një kryqëzim të tri hekurudhave, ku njëra prej tyre shkon direkt nga Lindja në kryeqytetin turk.
    Shqiptarët, këta antiotomanë
    Shqiptarët që kanë qenë gjithmonë të shquar në të gjitha trazirat e brendshme që bëheshin në Turqi, nuk ishin të përfshirë rregullisht në Ushtrinë Turke. Në të vërtetë, vendi i tyre, i cili shekuj më parë ishte limani për Romën e lashtë, nuk ishte pushtuar kurrë i gjithi nga turqit. Shumë shqiptarë modernë janë pasardhës të drejtpërdrejtë, gladiatorë bashkëkohës të Spartakut. Në vitin 1478 ata ishin kthyer në varësi nominale të shtetit turk, por që atëherë ata e kishin parë me përbuzje zgjedhën otomane, duke kontribuar vetëm me ushtarë në nivele të ndryshme të shtetit perandorak, vetëm që të shmangnin pagimin e taksave dhe të plaçkës. Ata ishin dërguar rregullisht në Perandori, ku ata gjithmonë merrnin pjesën e luanit. Si luftëtarë, shqiptarët janë vlerësuar si më të zotët në Ushtrinë Turke, por besnikëria e tyre ndaj “Naltmadhnisë” (Portës së Lartë), ishte shenjë injorance, pasi nuk hezituan të luftonin kundër flamurit rus gjatë luftës së Krimesë dhe nën të njëjtin flamur edhe në Luftën Ruso-Turke në vitin 1876. Opinioni i shqiptarëve për turqit del nga një intervistë që kishim me njërin nga drejtuesit shqiptarë, të përmbysur së fundi, ku thuhej se Shqipëria po ndjek Bullgarinë, e cila kishte shpallur pavarësinë e saj. Ai tha: “Nëse ne ngrihemi, asnjë turk nuk do të mbetet i gjallë deri në fund të javës. Ne i përzëmë turqit dhe shpresojmë të fitojmë pavarësinë, siç e ka Franca apo disa vende të tjera larg nesh.
    Turqit e pamend mendojnë se ne jemi fëmijë dhe që ne nuk shquhemi për motive të larta. E gjitha kjo është shumë zbavitëse. Ne pranuam shkollat turke dhe paranë e tyre dhe vendosëm gishtërinjtë mbi fytyrat tona, por nuk kemi ndër mend të ndajmë çdo gjë me ta kur të vijë koha. Ne do të ndihmojnë serbët apo bullgarët, madje edhe malazezët, që të përzëmë turkun. Ne nuk dëshirojmë ta bëjmë një gjë të tillë me Italinë apo Austrinë”.
    Rajonet e tjera të Perandorisë
    Medina, në Arabi, ku thuhej se kishte shpërthyer një kryengritje, është i dyti Qytet i Shenjtë i botës muhamedane. Ai është vendi ku Muhamedi ishte strehuar në udhëtimin e tij në vitin 632 dhe atje vdiq. Aty ndodhet varri, poshtë Xhamisë së Madhe. Diarbekur është një vilajet në Mesopotaminë e Sipërme dhe për disa shekuj ka qenë një qendër e madhe tregtare. Kryengritja e kurdëve në këto rajone nuk kishte lidhje të drejtpërdrejtë me rebelimin e ushtrisë në Kostandinopojë. Kurdët kanë një ves të përhershëm; atë të vjedhjes dhe plaçkitjes së pronave të të tjerëve në qytete dhe fshatra, veçanërisht të armenëve. Armenët njihen si shumë kursimtarë dhe kursejnë para; nuk ngurrojnë t’i japin ato në formë huaje te fermerët dhe tregtarët myslimanë kundrejt një pengu. Nëse për ndonjë arsye apo një tjetër, si për shembull dështim në rezultatet e prodhimit apo dështime në biznes, dhe ata nuk mund të paguajnë interesat e tyre, myslimanët dërgojnë mesazhe te bashkëbesimtarët e tyre kurdë dhe këta vijnë dhe i kërcënojnë armenët duke mos ua paguar më borxhet.

    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 16 prill 1909
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  4. #4

  5. #5
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Rusët nuk e njohin pavarësinë e Shqipërisë

    VJENË – Një mesazh i “Neue Freie Presse” nga Kostandinopoja thotë se ambasadori rus ka informuar Vezirin e Madh se Rusia nuk do ta njohë pavarësinë e Shqipërisë. Ai thotë se Rusia është dakord që të krijohet jo më tepër se një provincë autonome, nën garancinë e të gjitha fuqive të mëdha.

    Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 4 dhjetor 1912
    Sa ironike, pikerisht ashtu sic po ndodh edhe tani me Kosoven.

    Mbase Rusia do e njohe pavaresine e saj vetem nese Kosova ndahet, ashtu sic u nda edhe Shqiperia atehere. Po perdoret e njejta skeme dhe natyrisht qe s'duhet lejuar. Historia duhet te sherbeje si mesim.
    As qe du me dit!

  6. #6
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ismail Qemali, besnik i Perandorisë Otomane, përplaset me Italinë

    Gazeta amerikane sjell intervistën e Qemalit për “The Morning Post”. Mbrojtja që ai i bën regjimit të vjetër dhe akuzat ndaj xhonturqve

    LONDËR - Ismail bej Qemali, tri herë guvernator i Tripolit nën regjimin hamidian (Abdul Hamid) dhe që nga ardhja në pushtet e turqve të rinj (xhonturqve), një kritik rebel i politikës së turqizmit së fundi ka qëndruar në Londër. Në bisedën me një përfaqësues të “The Morning Post”, Ismail Qemali hodhi poshtë me përzemërsi sugjerimin e udhëheqësve xhonturqë se shqiptarët janë pasiv në besnikërinë e tyre ndaj kauzës otomane.
    Kritika për Italinë
    “Si një otoman patriot, unë protestoj me gjithë zemër kundër sjelljes së qartë të Italisë. Ajo nuk është vetëm një fyerje e integritetit të Perandorisë Otomane, me të cilën Italia është një bashkëgarantuese në marrëveshjet e viteve 1856 dhe 1878, por përbën një kërcënim të lartë për ekzistencën e shumë shteteve dhe i trajton marrëveshjet ndërkombëtare thjesht si mbeturina prej letre. Sipas Artikullit 8 të marrëveshjes së vitit 1856, Italia pranoi bashkë me fuqitë e tjera nënshkruese se “nëse do të dalë ndonjë problem midis Portës së Lartë dhe çdo shteti tjetër të fuqive që kanë firmosur dokumentin, çdo keqkuptim, i cili mund të rrezikojë ekuilibrat e marrëdhënieve të tyre, Porta e Lartë dhe secila prej fuqive të tilla, më parë duhet të tërhiqen nga e drejta e përdorimit të forcës, duke i lejuar vetes të fusin palë të tjera ndërmjetësuese, si një mundësi për të shmangur zgjidhet ekstreme. Për më tepër, sipas Protokollit të Londrës, nënshkruar në vitin 1871, fuqitë e kishin mbështetur atë unanimisht, si një parim thelbësor të Ligjit të Kombeve që asnjë fuqi nuk mund të hedhë poshtë detyrimet që dalin nga marrëveshja, apo të modifikojë marrëveshjen përkohësisht, duke mos pranuar pëlqimin e palëve ndërmjetësuese që rrjedhin prej saj.
    “Aspekti trishtues i çështjes në tërësi, në mendjen time, është se ky veprim nga ana e Italisë përcakton për të një pamje tërësisht tendencioze. Ylli i Italisë së Bashkuar doli gjatë luftës së Krimesë, kur ajo ishte bashkë me Francën dhe Anglinë, në mbrojtje të integritetit otoman dhe ajo arriti shkëlqimin e saj të madh në luftën e lavdishme për bashkimin e Italisë, e cila ishte e mjaftueshme që të deklarojë parimin e kombësisë. Opinioni im nuk është lëkundur asnjëherë në drejtim të kësaj; Fuqitë duhet të ndërhyjnë që të shmangin lëvizjet e fundit të Italisë dhe unë akoma mendoj se do të vijë dita kur ata do të pendohen nga realizimi i sanksionit të heshtur përmes ligjit të dhunës. Veçanërisht, Anglia ka interesa thelbësore për arsye të popullsisë së madhe muhamedane që ajo qeveris dhe nuk ka asnjë dyshim se të gjithë popujt myslimanë kanë qenë thellësisht të prekur nga ky akt i paqytetëruar i qeverisë së “civilizuar” perëndimore.
    Shqiptarët, pro-otomanë
    Sigurisht, unë mund ta them këtë: Shqiptarët myslimanë, pavarësisht shumë vuajtjeve të rënda të shkaktuara nga ata gjatë një apo dy viteve të fundit, nuk do të rrinë duke pritur nëse është e nevojshme për t’u ngritur dhe do të bien në llogoren e fundit për mbajtjen e perandorisë, nëse do të jetë e nevojshme.
    “Por, nëse unë e ndiej aq fuqishëm sa çdo otoman tjetër, në drejtim të çdo sulmi të bërë ndaj Perandorisë, jam i verbër ta arsyetoj ngjarjen në tërësi. Unë jam aq i sigurt aq sa mund të jem, se qeveria turke nuk ka humbur besimin te popujt e saj, me gjithë veprimet e çmendura të xhonturqve, si dhe respekton dhe simpatizon Fuqitë e Mëdha dhe Italia kurrë nuk do të ëndërrojë tentativën për një goditje të tillë.
    Problemet me xhonturqit
    Që pas rënies së Qamil Pashës, qeveritë, të cilat kanë vijuar njëra pas tjetrës, nuk kanë pasur qëllim më shumë të aplikojnë programin e një grupi njerëzish të panjohur përmes mjeteve të mistershme të pushtetit të tyre, sesa kanë luajtur thuajse për të ruajtur magjinë e ekzistencës së Perandorisë. Me zhdukjen e despotizmit të Abdul Hamidit, ata vazhduan të vënë të tjerë në vendin e tij. Ndonëse nën pushtetin hamidian, individët u vunë në qendër të persekutimit, e njëjta metodë është zbatuar edhe nën pushtetin e xhonturqve ndaj të gjithë kombësive. Në ditët e mia të para atje pashë një tmerr të kryer në masakrat e Adanas të realizuar nga urdhrat e këtyre njerëzve, që mbështetën shkarkimin e Abdul Hamidit. Pas vendosjes së tyre përfundimtare në Kostandinopojë, ata i varën shqiptarët që kishin qenë propaganduesit e tyre përpara se të bëhej ndryshimi. “E njëjta gjë ishte edhe në Hauran dhe Jemen. Paraja i kishte dalldisur dhe Perandoria u tkurr nga trazirat në luftën kundër të ashtuquajturve armiq të brendshëm, ndërsa garnizoni i Tripolit ishte reduktuar, siç thuhet, në rreth 500 veta. Shpërbërja u pasua me armiqësi të brendshme kudo. Dhe tani nxitësit që sollën zjarrin janë hidhëruar sepse liberalët e vërtetë në Perandori këmbëngulin se ata nuk janë njerëzit që duhet të dëbohen. Personat që i bënë këto gabime kërkojnë ndëshkimin e merituar; së paku ata nuk duhet të lejohen më gjatë të ushtrojnë ndikimin e tyre të keq në shumë poste zyrtare.
    Unë nuk kam hezituar të them se nëse Komiteti vazhdon të ekzistojë si pushtet suprem, asnjë element që përbën Perandorinë, apo Fuqitë, nuk do të jetë në gjendje të ketë besim në qenien si qeveri ligjore dhe me siguri që do të vijë një përplasje.
    Kalbja e Perandorisë
    Komiteti duhet të pranojë të këqijat që ka shkaktuar dhe anëtarët e tij duhet të kenë patriotizmin e mjaftueshëm që t’i zhdukin ata dhe të shkojnë te pushtetet e ngritura ligjërisht, - Sulltani, Senati dhe Dhoma, - një veprim ky absolutisht i lirë. Duke dështuar kjo, unë besoj se Perandoria është e destinuar të kalbet. Të gjithë njerëzit e saj janë gjallë nga e njëjta ndjesi. Ai është element i papërgjegjshmërisë në qeveri, e cila një ditë duhet të fundoset.
    “Ju më pyesni si zgjidhet çështja e Tripolit. Është e vështirë të përcaktosh se si do të shkojnë gjërat. Personalisht kundërshtova pranimin e një dëmshpërblimi në para, siç ishte gjithashtu, i njëjti rast në Bosnjë, në vitin 1908. Unë besova më pas dhe besoj edhe tani se ishte një precedent fatal dhe unë isha kundër kësaj. Perandoria Otomane nuk mund të qëndrojë e vetme; ajo ka nevojë për mbështetjen e aleatëve dhe unë mendoj se çështja mund të ishte zgjidhur në ato linja. Trazira e tanishme tregon shumë mirë të njëjtën gjë. Tripoli nuk është tamam i njëjti, si pjesë e Perandorisë. Tradicionalisht ai është përbërë nga dy Bevlikë, të ndarë dhe ai kishte një marrëveshje të sajën me Anglinë për disa kohë. Siç e dini, përfundimi i saj, duke u shkrirë brenda Perandorisë, është një çështje e historisë së kohëve të fundit dhe Caramanli i ka mbajtur zyrtarët deri gjatë viteve të fundit. Marrëdhëniet tona me Anglinë në lidhje me Egjiptin dëshmuan një mënyrë të mundshme të shmangies së telasheve. Ju keni mbrojtur teorikisht sovranitetin tonë. Ne kemi marrë haraçin tonë të vjetër dhe Britania e Madhe ka bërë ç’është e mundur që të ruajë tokën historikisht të dashur të Turqisë në lidhje me Khediviaten. Anglia ka sjellë një model në drejtim të Egjiptit dhe unë mendoj gjithashtu se përmes indiferencës së saj ajo ka treguar se kjo është bërë vetëm nga besimi në dashamirësinë e saj, që Turqia të mund të shpresojë të ruajë ndikimin si një fuqi e madhe. Ky është një nga gabimet më të rënda të viteve të fundit që drejtuesit e saj kanë bërë, të përpiqen ta detyrojnë Turqinë që të luajë rolin e një fuqie të madhe ushtarake, kur ajo është në fundin e një periudhe të rigjenerimit dhe rritjes. Nuk është se Perandoria po e shet lëkurën shtrenjtë dhe as nga politika e Chauvinizmit, në aspektin e brendshëm dhe të jashtëm, që respekton atë që fiton, por unë shpresoj se kur marrëveshja tashmë është tejkaluar, ne do të kthehemi te politika e liberalizimit real, të cilën e shohim jo thjesht si zbavitje, ashtu siç ndodhi në fund të regjimit të vjetër, në vitin 1908.

    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 31 dhjetor 1911
    Sui generis

  7. #7
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ismail Qemali, mesazhe në Perëndim për njohjen e Pavarësisë

    LONDËR – Sipas korrespondentit të “The Daily Mail” në Kostandinopojë, përfaqësuesit e Turqisë dhe Bullgarisë do të firmosin këto ditë një marrëveshje armëpushimi. Megjithëse kjo deklaratë nuk është konfirmuar saktë nga ndonjë burim, një zyrtar shpërndau njoftimin në kryeqytetin turk, ku deklarohej se armëpushimi është i pritshëm dhe një marrëveshje mund të firmoset gjatë një apo dy ditëve të ardhshme. Ndërkaq, vazhdon përmirësimi i gjendjes së përgjithshme në Europë. Propozimet e sekretarit Britanik për Çështjet e Jashtme, zoti Eduard Grew, të cilat realisht konsiderohen vetëm propozime që një nga kryeqytetet të bëhet një lloj qendre diplomatike që të lehtësojë shkëmbimin e pikëpamjeve midis fuqive, ka gjetur aprovimin dhe konsiderohet një pikë e sigurt.
    Mesazhet nga Shën Petersburgu artikulojnë synimet paqësore të Rusisë. Qeveria austriake është përgatitur të mirëpresë zgjidhjen që u propozua nga Ismail Qemali, që është shpallur President i Përkohshëm i Shqipërisë nga drejtuesit e fiseve shqiptare. Në lidhje me shqetësimin për kultivimin e marrëdhënieve të mira me shtetet e Ballkanit, ai premtoi se do të garantojë për serbët ushtrimin e tregtisë së lirë në Durrës. Austria do të bie dakord për këtë.
    Ismail Qemali, që dikur ishte udhëheqësi shqiptar në Parlamentin Turk, ka dërguar kërkesa te qeveritë e Austrisë, Francës dhe Italisë për njohjen e shtetit të ri të Shqipërisë dhe mbrojtjen e saj nga copëtimi.

    Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 30 nëntor 1912
    Sui generis

  8. #8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ismail Qemali refuzon propozimin e Ruzveltit për mbret të Shqipërisë


    LONDËR - Ismail bej Qemali, gjatë një interviste të dhënë ditët e fundit në lidhje me sugjerimin që kolonel Ruzvelt e ftoi atë të që bëhej kandidat për fronin e Shqipërisë, tha se kjo çështje doli përmes korrespondentit të një gazete amerikane kur e pyeti nëse ai, duke qenë ish-president, a mund t’i përmbushë detyrimet për mbret të Shqipërisë? Ai tha se preferon ta trajtojë sugjerimin si një lojë dhe nuk mendon që të jetë një gjë e përshtatshme për ta marrë seriozisht në konsideratë.

    Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 11 maj 1913
    Sui generis

  9. #9
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mediat, Princ Vidi e refuzoi propozimin për t’u shpallur mbret

    VJENË – “The Allgemeine Zeitung” thotë se princ Uiliam Vidi hezitoi ta pranonte fronin e Shqipërisë the besohet se sipas qarqeve të mirinformuara, ai do ta refuzojë përfundimisht atë. Princi Uiliam, që ishte përzgjedhur nga Fuqitë e Mëdha për fronin e Shqipërisë, është 38 vjeç dhe është vëllai i princit mbretëror të Wied-it. Aktualisht ka tre pretendentë të njohur për fronin mbretëror në këtë fushë: Esat Pasha, Ismail bej Qemali dhe Izet Pasha. Ekzistojnë armiqësi midis tyre për çështjen e hapjes së kufijve shtetërorë.

    Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 8 janar 1914
    Sui generis

  10. #10
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Italia bllokon planet e Izet Pashës për t’u shpallur mbret

    BRINDIZI – Informacione të pakonfirmuara janë duke qarkulluar se Izet Pasha, ish-ministër i Luftës, ka mbërritur këtu për të kryesuar një ekspeditë drejt Shqipërisë. Policia po mbante nën mbikëqyrje të kujdesshme një numër shqiptarësh që kishin zhvilluar disa takime në hotele të ndryshme, ku ata ishin regjistruar si oficerë.
    Është deklaruar nga shqiptarët se myslimanët në Shqipërinë Veriore, nën udhëheqjen e Esat Pashës, janë në favor të Izet Pashës, pretendent për fronin mbretëror, ndërsa shqiptarët e Jugut mbështesin Ismail Qemalin. Thuhet se plani origjinal i Izet Pashës është që ta bëjë Brindizin bazën e tij të operacioneve për një sulm brenda në Shqipëri. Ai për veten e tij kishte udhëtuar në mënyrë sekrete drejt Vlorës, një port shqiptar në Adriatik dhe hyri në komunikim me mbështetësit e tij në brendësi të vendit, që kjo nënkuptonte që ai të deklarohej dhe të shpallej princi i Shqipërisë nën protektoratin e sulltanit të Turqisë.
    Autoritetet italiane arritën të siguronin informacionin e këtyre planeve dhe ndërhynë, duke ndryshuar në këtë mënyrë skemën dhe në këtë mënyrë sollën zvogëlimin e numrit të ndërlidhësve, të cilët ishin të detyruar të vepronin drejtpërdrejt nga Kostandinopoja drejt Vlorës, në vend që të vepronin nga brigjet italiane. Kur mbërritën dje në Vlorë ata ishin të rrethuar dhe të çarmatosur.

    Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 9 janar 1914
    Sui generis

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Hyseni: Kadare kundër bashkimit të Shqipërisë etnike
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  3. Mehdi Bej Frashëri: "Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë"
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-10-2007, 09:48
  4. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  5. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 06:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •