“The New York Times” raporton hollësisht për pavarësinë e Shqipërisë. Shtetet që dolën kundër saj dhe shtrimi i çështjes në Konferencën e Londrës
Megjithatë, një udhëheqës shqiptar kishte zbarkuar me të në Durrës
VJENË – Një mesazh radiofonik i marrë në Trieste nga vapori “Graf Wurmbrand” thotë se dy anije ushtarake torpediniere u hetuan në Durrës për kontrabandë. Udhëheqësi shqiptar, Ismail Qemali, i cili kishte qenë në bordin e “Graf Wurmbrand” dhe që po shkonte të shpallte pavarësinë e Shqipërisë, kishte zbarkuar me mbështetësit e tij kur ishte bërë kontrolli. Mesazhi shton se deri sot në mbrëmje asnjë anije serbe apo malazeze nuk ishin shfaqur në Durrës.
Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 23 nëntor 1912
Mediat perëndimore njoftojnë shpalljen e pavarësisë
Ismail bej Qemali thotë se e ka bërë njoftimin në Durrës
VJENË – Sipas një informacioni të publikuar në të përditshmen “Allegemeine Zaitung”, pavarësia e Shqipërisë është shpallur në Durrës nga Ismail bej Qemali, udhëheqës i shqiptarëve.
Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 24 nëntor 1912
Italia i gëzohet pavarësisë së Shqipërisë
Shumë persona me prejardhje shqiptare jetojnë në provincat e Jugut
ROMË – Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë dhe krijimi i një qeverie të përkohshme atje është mirëpritur në Itali, veçanërisht në Italinë e Jugut. Italia dhe Sicilia, ku jetojnë disa qindra e mijëra shqiptarë për nga origjina, të parët e të cilëve u arratisën drejt Italisë në vitin 1444, kur Skënderbeu, djali i Gjon Kastriotit, princ i një fisi në Shqipëri, njohën pavarësinë e saj dhe e mbrojnë atë në luftën e suksesshme kundër qeverisë otomane. Telegrame të pafundme u shkëmbyen midis udhëheqësve shqiptarë këtu dhe vëllezërve të tyre në vendlindje. Ka shumë shqiptaro-italianë të njohur në Itali. Kryeministri i fundit, Krispi, ishte me prejardhje shqiptare.
Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 30 nëntor 1912
Italia dhe Austro-Hungaria, pro pavarësisë
VLORË – Pavarësia e Shqipërisë mund të gëzojë simpati të gjerë dhe mbështete morale prej Italisë dhe Austro-Hungarisë. Kjo është thënë sipas një garancie që iu dha Ismail bej Qemalit nga konsujt e dy fuqive këtu teksa flisnin në emër të qeverive respektive.
Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 3 dhjetor 1912
Rusët nuk e njohin pavarësinë e Shqipërisë
VJENË – Një mesazh i “Neue Freie Presse” nga Kostandinopoja thotë se ambasadori rus ka informuar Vezirin e Madh se Rusia nuk do ta njohë pavarësinë e Shqipërisë. Ai thotë se Rusia është dakord që të krijohet jo më tepër se një provincë autonome, nën garancinë e të gjitha fuqive të mëdha.
Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 4 dhjetor 1912
Roma dhe Vjena, mbështetje për Ismail Qemalin
LONDËR – Sipas një mesazhi nga kryeqyteti i Austrisë, “Ismail bej Qemali, udhëheqësi i shqiptarëve, ka dërguar një telegram nga Vlora në Vjenë, duke protestuar kundër bombardimit të qytetit nga dy anije luftarake greke. Zyra Ndërkombëtare e Postës thotë se përmes bombardimit, luftanijet kishin objektiv special ndërtesat publike të qytetit ku valëvitej flamuri i ri shqiptar.
Zoti Eduart Grey, sekretari i Jashtëm, tha dje pasdite se megjithëse i është propozuar Konferencës së Ambasadorëve në Londër, po bëhet progres në këtë drejtim. Nuk është vendosur përfundimisht nga të gjitha fuqitë europiane nëse është momenti i përshtatshëm për të...
Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 6 dhjetor 1912
Çështja shqiptare vë në vështirësi Konferencën e Ambasadorëve
LONDËR – Ndonëse marrëveshja e ambasadorëve të Fuqive të Mëdha rreth autonomisë së Shqipërisë është një hap i rëndësishëm, ku po përpunohen detajet e skemës që ta bëjnë efektive atë, ky do të jetë një ndër problemet më të vështira që po përballet ndonjëherë një konferencën europiane. The Economist” jep të dhëna të financierëve dhe investitorëve që shprehen se në vitin që vjen totali i huave që do të jepen arrin në 400 milionë dollarë, me të cilat do të riparohen dëmet e shkaktuara nga lufta dhe mobilizimet në Rusi, Austri dhe Itali. Gazeta llogarit koston e luftës rreth 175 milionë dollarë, duke përdor si bazë për përllogaritjen faktin se janë rreth 1 090 00 njerëz nën armë; - 400 mijë turq, 300 mijë bullgarë, 200 mijë serbë, 150 mijë grekë dhe 40 mijë malazezë, - sipas një shpenzimi mesatar prej 10 shilingash (2.40 dollarë në ditë për një person).
Delegatët e Paqes së Ballkanit dje iu gëzuan mikpritjes së Lord Mayor në drekën e shtruar në “Mansion House” dhe dëgjuan një fjalim të mbajtur nga kryeministri Asquith, që tha se nuk ndihet i turpëruar të deklarojë veten optimist se negociatorët po ecin drejt dhe po arrijnë në vendosjen e paqes dhe se Paqja e Londrës do të vlerësohet nga historia si petali më krenar në kurorën Mbretërore të Londrës.
Porta e Lartë ka autorizuar të dërguarit e saj të përfshihen në delegacionet greke gjatë negociatave për paqe dhe nisi një korrier që të marrë dokumentet që do të dalin nga ky vendim që pritet të merret sot në Londër. Mesazhet nga Kostandinopoja thonë se turqit janë të sigurt se tani do të kenë një pozitë ushtarake më të mirë në drejtim të grekëve sesa kur nisën negociatat dhe se Turqia tani nuk do të nënshkruajë një amnisti me ata, edhe nëse grekët e kërkojnë.
Sipas një tjetër informacioni, delegacionet turke kanë qenë të udhëzuar të ngrenë çështjen e statusit të Adrianoples në mënyrë të menjëhershme dhe nëse Bullgaria këmbëngul në pretendimet e saj, do të ndërpriten negociatat e paqes. Diplomatët, përgjithësisht, tregohen skeptikë për këtë histori. Megjithatë, “The Daily Telegraph” thotë se ka informacion të paqartë se Turqia është e vendosur në mënyrë të fortë për të mbajtur Adrianoplen apo të rifillojë armiqësitë. Për këtë arsye ajo mbajti një pikëpamje serioze për të ardhmen e çështjes së konsideruar të suksesshme në Konferencën e Paqes. Gjithashtu, gazeta përmend se përdorimi i fjalës “autonomi” në qëndrimin zyrtar, i dalë nga Konferenca e Ambasadorëve, në vend të pavarësisë, të lë të kuptosh një synim te pjesa e Fuqive të Mëdha, që ta lërë Shqipërinë nën mbikëqyrjen turke, e cila mund të jetë e mirëpritur prej aleatëve të Ballkanit. “The Morning Post” thotë se kjo është e kuptueshme, ndonëse nuk ka mundësi që aleatët të japin pëlqimin e tyre për mbajtjen e Adrianople nga Turqia; ata janë të vendosur të presin një kërkesë për mbrojtjen e Xhamisë së famshme të Sulltan Selimit atje për besimin muhamedan dhe se dëshirojnë marrëdhënie miqësore me Turqinë. Ata janë gati të lëshojnë çdo koncesion të arsyeshëm te turqit, duke paracaktuar lejimin e çdo province kristiane që të mbetet nën sundimin turk
Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 21 dhjetor 1912
Krijoni Kontakt