Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Engjelli_London
    Anėtarėsuar
    24-09-2005
    Vendndodhja
    London
    Postime
    2

    Post Sejdi Dida, nje mesues Hasjan i zgjuar per moshen qe kishte . . .

    PĖRMES SEJDI DIDĖS ARRITA TĖ "LĖSHOHEM"

    NĖPĖR GALERITĖ E PANDRIĒUARA

    TĖ TRADITĖS POPULLORE


    Hasi, areal i pasur me thesarin e gurrės popullore, qė shtrihet nė qendėr tė trojeve shqiptare nė periudha tė ndryshme kohore ka dhėnė shkėndijat e pėrhapjes sė vlerave tė mirėfillta kulturore. Duke qenė njė pėrmendore historike e nė veēanti fole e menēurisė, atdhetarizmit, krahina e Hasit pėr shekuj me radhė shėrbeu si simbol i urtėsisė, diturisė, burrėrisė tė vėnė nė shėrbim tė lirisė dhe ēlirimit kombėtar. Hasi ka nxjerrė shumė figura, veprimtaria jetėsore e tė cilėve personifikohet me veprimtarinė kombėtare. Ndėrkaq, trashėgimtar i denjė i figurave emblematike kombėtare, qė Hasi i dha kombit ėshtė padyshim edhe Sejdi Avdi Dida, tė cilin pata rastin ta njihja nė ditėt e para tė ribashkimit tė Hasit, tė ndarė padrejtėsisht.

    Sejdi Dida i pėrket brezit tė dijetarėve, qė veprimtarinė e tyre shkencore e edukative e kaluan pa e gėzuar pėrkrahjen institucionale, apo thėnė mė mirė pa e gėzuar vlerėsimin e merituar. Por, nė anėn tjetėr, ky shkencėtar i nderuar, gėzoi vlerėsimin dhe dashamirėsinė e nxėnėsve tė tij si dhe tė gjithė atyre njerėzve qė e njohėn. Nga kjo shtresė, Sejdi Dida edhe sot gėzon respektin si dijetar dhe si eksplorues i palodhshėm.

    Njohja me Sejdi Didėn, pėr mua ishte mė tepėr se fat, ngase pėrmes tij arrita tė njihja shpirtin liridashės tė krahinės sė Hasit. Pėrmes tij arrita tė ‘lėshohem’ nėpėr galeritė e pa ndriēuar tė traditės popullore. Tė njihesh me njė intelektual siē ishte Sejdi Dida, ishte njėsoj sikur tė njihesh me tė gjitha familjet e fshatrave tė Hasit, ngase nuk kishte pothuajse fshat apo lagje tė fshatrave tė Hasit qė ai nuk i kishte eksploruar me pėrkushtim.

    Pėrkushtimi i tij pėr mbledhjen, sistemimin, zbėrthimin e traditave tė pasura tė Hasit, mė dhanė mundėsinė qė tė jem edhe njė hap mė afėr krahinės sė Hasit, siē kisha qenė deri nė atė kohė. Pėrmes Sejdi Didės, pata fatin tė dėgjoja pėr herė tė parė shumė ngjarje historike, tė cilat pėr arsye tė pakuptimta nuk u publikuan kurrė, ose u botuan tė shtrembėruara deri nė atė masė sa nuk i ngjanin mė as ngjarjes reale, as vendit e as personazheve tė atyre ngjarjeve historike.

    Nga Sejdi Dida pata fatin qė tė dėgjoja njė mendim, tė cilin do ta kem bashkudhėtar tė veprimtarisė nė fushėn e kėrkimeve etnokulturore: "Arkivi mė i pasur i botės, qė ēdo gjė argumenton me fakte, ėshtė gjuha dhe tradita popullore, pėrmes tė cilės dėshmohet lashtėsia, autoktonia dhe zhvillimi i traditės dhe kulturės sė atij mjedisi nėpėr etapa". Dhe vėrtetė, edhe sot pas 15 viteve, qė kur u nda nga jeta mėsuesi i rrugės sime tė formėsimit intelektual e krijues, marr parimet bazė nga po i njėjti mendim, duke bėrė pėrpjekje qė sado pak ta ndjek rrugėn e tij, qė nė njėfarė mėnyrė ma vari si medaljon nė shpirtin tim, dashurinė pėr tė mbledhur kulturėn materiale dhe shpirtėrore tė krahinės sė Hasit.

    Aftėsia e tij pėr t’i pėrvetėsuar tė interesuarit pėr traditėn ishte e jashtėzakonshme, sa qė mua mė magjepsi qė nė takimin e parė. Takimi i parė me Sejdi Didėn pėr shumė arsye do tė mbetet udhėrrėfyes i krijimtarisė sime tė mėvonshme, ngase tek ai nuk hasa vetėm mikpritjen vėllazėrore, por edhe ngrohtėsinė prindore e edukuese. Pėr mua ishte hera e parė qė po takohesha me njė person, i cili jo vetėm se ta lexonte mendimin, qė nė fjalėn e parė, por me pėrkrahjen e tij tė detyronte qė edhe mė shumė tė mishrohesh me pasionin pėr punėn e nisur.

    Takimet e radhės ndodhėn gjatė pėrgatitjes sė gazetės "Etja", qė ishte edhe "sebepi" i njohjes dhe afrimit shpirtėror me tė. Gjėrat qė kish mbledhur pėr traditėn Hasit m’i tregonte me mesazhin e qartė se ėshtė bėrė kjo punė dhe ka mbetur akoma pa u kryer edhe kjo, por kishte raste kur thoshte ka qenė dashur nė kėtė mėnyrė edhe pse ėshtė mbledhur nė kėtė mėnyrė.

    Sejdi Dida, kishte shumė ngjashmėri me trevėn e Hasit. Hasi kishte fshehtėsitė e pazbuluara, por tė ruajtura besnikėrisht tė patrazuara dhe Sejdiu kishte fshehtėsitė e veta, qė e brenin nga brenda. Hasi kishte krenarinė, dhe me kėtė veti ishte i "veshur" edhe Sejdi Dida. Hasi ishte i njohur pėr mikpritje dhe bujari, "armė" tė cilat i kishte edhe Sejdi Dida, si hasjan.

    Bisedat me Sejdi Didėn nuk ishin biseda tė zakonshme. Sa herė qė fliste jepte nga njė mesazh tė shoqėruar me kėrkesėn pėr tė qenė i paluhatshėm nė eksplorimin e kulturės tradicionale pėr Hasin, sepse siē shprehej ai: "Nėse edhe ne heshtim dhe nuk e zbardhim thesarin e artė tė traditės kulturore, Hasi edhe pėr shumė kohė do tė shkojė zvarrė pa i marrė ‘kėmbėt’ qė i kishte dikur".

    Por, pėrkundėr punės sė madhe nė mbledhjen e kėtij thesari, veprimtaria shkencore e Sejdi Didės ka mbetur e pabotuar, madje edhe me botimin e kėtij libri sėrish po mbetet jashtė kopertinave edhe njė pjesė e madhe e veprimtarisė si eksplorues i traditės. Por, mė duhet ta potencoi se njė pjesė e materialeve tė mbledhura nga Sejdi Dida, nga disa ‘shkencėtarė’ u pėrvetėsuan dhe u publikuan, as pa e pėrmendur emrin e tij, qoftė edhe si informatorė. Jam shumė i bindur se do tė vije dita qė veprimtaria e Sejdi Didės do tė kompletohet, ndėrsa ky libėr ėshtė vetėm njė pjesė e vogėl e punės sė tij tė madhe nė mbledhjen e traditave. Them kėshtu duke u mbėshtetur nga materialet qė po botohen dhe materialet qė mė ka treguar se i ka mbledhur. Sido qė tė jetė puna e vajzės sė tij, Valdetes, ėshtė pėr t’u pėrshėndetur, duke shpresuar se nė njė tė ardhme do tė botohet edhe veprimtaria tjetėr hulumtuese e Sejdi Didės siē janė kėngėt lirike dhe epike, pleqnitė, anekdotat, kallėzimet popullore, tė dhėnat pėr veshjet e Hasit, ritet e punės, veglat e punės e shumė punime tjera, tė mbledhura nga ai.

    Kjo ben fjale per jeten e nje mesuesi Hasjan i cili vdiq me 19/Gusht/1993.
    Qe ne moshen 16 vjeqare u emerua mesues ne Tropoje.
    Per me shume info, poezi fjal te urta, forum, foto munde te na vizitoni ne faqen: www.sejdidida.tk , aty do te gjeni me shume.

    Ju faleminderit,

    Engjelli_London
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 22-10-2008 mė 15:41
    AlboBoy

Tema tė Ngjashme

  1. Nikoll Lesi rreth vetes dhe Mafies socialiste
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 13-01-2016, 16:09
  2. Antitrafiqet nisin gjuetinė e bazave tė prostitucionit
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 17-11-2007, 14:23
  3. Hiqmet Meēaj-roman-"Kukullat e pyllit"
    Nga Avion Travell nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 09:56
  4. Valbona Bozgo - Hamėndje
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 15:41
  5. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •