Tërhiqen Anglia dhe Franca: “Do ta pranojmë Marrëveshjen e Londrës”
(Vijon nga numri i kaluar)
UASHINGTON – Megjithatë, ata ndihen ngushtë për t’i kërkuar qeverisë së Shteteve të Bashkuara që të marrë në konsideratë ndikimin e veprimit të tyre. Propozimi i 9 dhjetorit ka dështuar që në themel, për arsye se askush nuk dëshiron të ndërtohet shteti artificial i Fiumes. Propozimi i 20 janarit është hedhur poshtë nga Shtetet e Bashkuara, të cilat nuk ishin përfaqësuar në diskutim. Për këtë ata nuk mund të jenë të përfshirë ngushtësisht në ndryshimet e idesë dhe rrethanave, të cilat kanë zënë vend që prej kthimit të plotfuqishmërisë te Amerika.
Ata nuk mund të ndihmojnë me vetëdije sepse një pjesë e madhe e keqkuptimeve iu është atribuuar vështirësisë në arritjen e një qëndrimi të përbashkët. Në të tilla rrethana, siç veproi qeveria e Shteteve të Bashkuara, e cila shkaktoi keqardhjen e aleatëve, akoma nuk ka plotfuqinë e saj në Konferencën e Parisit. Propozimi që ky konflikt të shmanget për të rindërtuar vendet e rrënuara nga lufta kërcënon paqen në Europën Lindore dhe zgjidhja e tij është kërkuar në mënyrë urgjente që të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur.
Rikthim te Marrëveshja e Londrës
Për më tepër, qeveritë e Britanisë dhe Francës duhet të tregojnë se dështimi për të siguruar një zgjidhje të pranuar midis Italisë dhe Jugosllavisë, duhet t’i largojë ata nga rruga e një zgjidhjeje dhe të pranojnë vlefshmërinë e Traktatit të Londrës. Ata mund t’i sjellin ndër mend qeverisë së Shteteve të Bashkuara se Marrëveshja e Londrës ishte pranuar si e vlefshme në pranverën e vitit 1915, në momentin më kritik dhe më të rrezikshëm të luftës. Në këtë mënyrë, me hyrjen në luftë, në aspektin e lirisë njerëzore, Italia vendosi një kusht, që Aleatët duhet ta siguronin atë nga Austro-Hungaria, kufijtë strategjikë të së cilës mund t’i siguronin asaj në të ardhmen ruajtjen e vendndodhjes strategjike të fabrikave në veri të Italisë. Perandoria Austro-Hungareze, që vazhdonte të ishte aleate e Gjermanisë, ishte që të mbeteshin të forta kushtet e Marrëveshjes së Londrës. Në bazë të fjalës së Aleatëve të saj, Italia hyri në luftë deri në fund. Ajo pësoi një humbje me mbi 500 mijë njerëz të vrarë dhe tri herë më shumë të plagosur. Ndërsa populli italian ishte rrënuar tërësisht nga borxhet e mëdha.
“Në mënyrë të qartë, është e pamundur për aleatët e saj të deklarojnë në fund të luftës se firma e tyre te Marrëveshja nuk ka kuptimin e asgjëje tjetër përveç se ca copa letrash mbeturine; dhe se nuk ishte koha për të hequr dorë nga zbatimi i Marrëveshjes së tyre. Ata pranuan bashkë me presidentin Uillson se këto rrethana në të cilat ishte arritur Marrëveshja e Londrës, kishin ndryshuar nga vetë lufta”.
Perandoria Austro-Hungareze ishte zhdukur dhe rreziku se Italia kundërshton kushtet e Marrëveshjes, të cilat ishin parashikuar për t’u vendosur, ishte zvogëluar krejtësisht. Për këtë, ata iu bashkuan tërësisht synimeve të presidentit Uillson që të negociojnë një marrëveshje midis Italisë dhe Jugosllavisë, e cila mund të jetë në pajtim me kushtet e reja dhe që do të jenë të pranueshme nga të dyja palët. Por, gjatë gjithë këtyre propozimeve, ata nuk ia mbajtën kurrë të fshehtë atij faktin se e konsideronin si zgjidhje të fundit Marrëveshjen e Londrës, në rast se nuk do të arrihej një marrëveshje e vullnetshme. Për këtë, kur ata bënë fakt propozimet e tyre të 20 janarit, informuan qeveritë italiane dhe jugosllave se në rast se nuk do të shkonin drejt pranimit mes tyre, nuk do të kenë asnjë opsion tjetër, por do të lejojnë që të hyjë në zbatim Marrëveshja e Londrës, e cila nuk do të vinte si një surprizë. Në të vërtetë, kjo ishte metoda e vjetër për t’i dhënë fund këtij debati të gjatë. Ata po nxjerrin në pah se ky nuk është, ashtu siç duket se mendon qeveria amerikane, një ultimatum ndaj Jugosllavisë në emër të Italisë. Sipas Marrëveshjes së Londrës, Italia duhej të heqë dorë tërësisht nga Fiume, e cila kalon e gjitha te Jugosllavia. “Kjo pjesë e Marrëveshjes është aq e papranueshme nga italianët, siç mund të jetë edhe ajo e heqjes nga Jugosllavia të Dalmacisë dhe ishujve të tjerë. Për këtë, deklarata në lidhje me detyrimin e marrëveshjes ishte një përpjekje për të nxitur zgjidhjen e shpejtë të këtij debati të madh, përmes kushtit se, nëse dy palët nuk do të bien dakord për zgjidhjen, ku kompromisi midis palëve duket të jetë i largët, e vetmja alternativë ishte një marrëveshje, e cila do të jetë më pak e pëlqyeshme për të dyja palët.
Përfundimisht, qeveritë e Francës dhe Britanisë së Madhe u ndjenë të gatshme për t’u përgjigjur për përmbajtjen e vërejtjeve të përgjithshme të pjesës së fundit të Memorandumit të Shteteve të Bashkuara. Ata e njohin mirë çiltërsinë e dëshirës së presidentit Uillson për të vendosur një rend, duke siguruar garanci reale kundër përsëritjes së ngjarjeve të tmerrshme të këtyre pesë viteve të fundit. Ata janë ngurrues të besojnë se presidenti mund të konsiderojë se modifikimet, të cilat janë bërë në Memorandumin e 9 Dhjetorit, mund të përmbajnë në veten e tyre një justifikim për tërheqje nga i gjithë bashkëpunimi i tepërt me ta, në përpjekjen të rregullojnë paqësisht çështjet botërore. Ata ndjejnë besim të tepërt se shpjegimet në këtë përgjigje do të heqin çdo keqkuptim, siç ishin ato të propozimeve të Adriatikut. Në të njëjtën kohë ata janë të merakosur thellësisht që Shtetet e Bashkuara mund të shqyrtojnë me shumë kujdes planin që ata i kanë përcjellë.
Shkrimi është publikuar më 26 shkurt 1920 në “The New York Times”
Titulli është redaksional
Krijoni Kontakt