Shkodra u përdor si pikë strategjike nga austriakët
“The New York Times” tregon për skemat e reja në Ballkan
Pjesa më e madhe e gazetave berlineze këtë mëngjes trajtonin në linjë editoriale informacionin se ndryshimi i paqes në Malin e Zi ishte thjesht një hile për të fituar kohë që të përmirësojë pozicionin ushtarak. Këto informacione ishin marrë këtu nga burime italiane, dhe gazetat, pa asnjë përjashtim, refuzuan që tregonin besimin ndaj tyre. Kjo nxjerr në pah se me gjithë rëndësinë e tepruar, Mali i Zi nuk do të hiqej nga lista e kundërshtarëve të Aleancës, pasi raportet zyrtare nga Vjena nxjerrin në pah se jo vetëm ushtarët malazezë, por edhe trupat serbe në Perëndim janë duke u çarmatosur në mënyrë të shpejtë, dhe gazetat e Berlinit shikojnë se mbretëria e Malit të Zi tashmë ishte mundur.
Vlera strategjike e Shkodrës
Shkodra, duke u bazuar në natyrën mbrojtëse dhe pozicionit strategjik në kufirin shqiptar, mund të ketë një vlerë të madhe ushtarake në duart e Austrisë. Ajo do të shtronte rrugën e pushtimit të Malit të Zi dhe hapjen e një shtegu në ri brenda Shqipërisë. Shkodra ishte e pushtuar nga trupat malazeze në qershor të vitit 1915, më tepër politikisht sesa për arsye largpamëse ushtarake; por gjatë Luftës së Parë Ballkanike, Mali i Zi, pas një rrethimi 7-mujor, kishte plaçkitur vendin më 23 prill 1913, por kishte qenë i detyruar të tërhiqej nga fuqitë kur ata vendosën krijimin e Shqipërisë së pavarur në Kongresin e Londrës.
Ishte thënë në atë kohë se rënia e Shkodrës ishte pjesë e një marrëveshjeje midis Car Nikollës së Malit të Zi dhe Esat Pashës, i cili më pas komandoi trupat mbrojtëse turke dhe shqiptare në qytetin verior. Dhe më vonë, Fuqitë e Mëdha i kishin ofruar Car Nikollës një farë kompensimi për tërheqjen e detyruar, të cilën ai e kishte refuzuar në mënyrë të inatosur.
Shkodra shtrihej lart në një zonë në verilindje të liqenit që mban të njëjtin emër, ku pjesa më e madhe e territorit të tij i përket Malit të Zi dhe është për shumë arsye qyteti më i rëndësishëm tregtar në Shqipëri, me një popullsi prej 20 mijë banorësh. Shumë ndërtesa të tij datojnë që nga 1905-a, kur një pjesë e madhe e qytetit ishte shkatërruar si pasojë e rënies së një tërmeti.
Përgënjeshtrohet akuza amerikane
Kapiteni A. Vladimir Spirov Seferoviç, konsull i Malit të Zi në Nju Jork, ishte i indinjuar dje rreth akuzave që ishin bërë që nga Roma prej G. Bakeman dhe R. J. Strong, zyrtarë të Komisionit Sanitar Amerikan, dhe Xhorxh Lorillard, që kishte qenë në Serbi si përfaqësues i qeverisë së Shteteve të Bashkuara në lidhje me çështjen malazeze gjatë luftës. Ai kundërshtoi veçanërisht informacionin se luftërat malazeze kishin qenë miti dhe se atje ishin plagosur atje vetëm 40 burra gjatë 6 muajve.
Ai tha se “në emër të qeverisë time, unë deklaroj se tek të gjithë ata të interesuar për Malin e Zi se pikëpamjet e shprehura nga këta xhentëlmenë janë të gabuara. Unë jam i gatshëm të provoj me dokumente se luftërat kundër austriakëve gjatë 6 muajve të fundit nuk kanë qenë mite. Ato kanë qenë luftëra në të cilat trimëria e malazezëve në luftëra ‘një kundër 10’ kanë qenë më të mëdha se trimëria e malazezëve të vjetër”.
“Kushdo që dëshiron të vijë në zyrën time, unë mund t’i faktoj se vdekja e një tufe të ushtrisë së vogël ka qenë në disa mijëra veta. Në këtë numër unë nuk do të përfshij ata që vdiqën për mungesën e ushqimit, nga i ftohti, apo ata që janë vrarë nga bombardimet e aeroplanëve austriakë në fshatrat e vegjël që ishin të pambrojtur. Në lidhje me pohimin se atje ka pasur një marrëveshje midis qeverisë së Malit të Zi dhe austriakëve që në tetor, e cila e ka bërë atë të pasigurt që të përpiqet të sjellë lehtësi brenda Malit të Zi nga Italia apo gjetkë, unë deklaroj se për hir të popullsisë, për të cilën Car Nikolla nuk është vetëm mbret, por konsiderohej si një baba, një marrëveshje e tillë nuk mund të ketë ekzistuar. Gjithashtu, unë jam duke i kërkuar presidentit tonë që të hedhë poshtë kategorikisht se atje mund të jetë bërë ndonjë gjë në emër të miqësisë së përjetshme midis Malit të Zi, Rusisë dhe pjesës tjetër të Aleatëve”.
Në lidhje me Shën Xhovani de Medua, ku ai kishte pohuar se Aleatët kishin grumbulluar qindra tonë ushqime për malazezët, konsulli tha se atje nuk kishte port. Aty ishte vetëm një liman i vogël, rreth një milje aty pranë, i cekët, që nuk lejon anijet 100-tonëshe për të hyrë atje. Anijet e tonazhit më të madh ishin detyruar të ankoroheshin një milje apo më shumë, larg nga bregu, ku ata mund të binin lehtësisht viktimë nga anijet luftarake dhe aeroplanët.
Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 25 janar 1916
Titulli është redaksional
Krijoni Kontakt