-
arber
Sİ E Gjejnė Salmonėt Rrugėn E Tyre?
Ju gaboheni nėse mendoni qė shtegtimi ėshtė karakteristikė vetėm e zogjve. Nė fakt, ka shumė lloje shtegtarėsh nė tokė dhe det. Nė kėtė pjesė do tė ndjekim aventurėn e salmonit, peshkut shtegtar.
Salmonėt vijnė nė kėtė botė duke dalė nga vezėt qė femrat kanė lėshuar nė lumė. Ata rriten dhe qėndrojnė nė kėtė vend pėr javė tė tėra, mė pas nisin udhėtimin e tyre drejt detit. Pas njė udhėtimi udhėtimi rraskapitės plot peripeci salmonėt mė nė fund arrijnė nė det tė hapur ku kalojnė disa vite tė jetės sė tyre. Pasi rriten aq sa janė nė gjendje tė shumohen, ata kthehen pėrsėri nė lumenj.
Destinacioni qė salmonėt duan tė arrijnė ėshtė vendi ku kanė lindur, por largėsia nuk ėshtė e shkurtėr. Distanca qė peshqve u duhet tė pėrshkojnė pėr tė arritur nė vendlindje mund tė kapėrcejė ndonjėherė edhe 1,500 km, qė nėnkupton njė udhėtim prej disa muajsh. Ka shumė pengesa qė salmonėt duhet tė kalojnė gjatė kėtij udhėtimi.
Problemi i parė dhe ndoshta mė i rėndėsishmi ėshtė gjetja e grykėderdhjes sė lumit, nė tė cilėn peshku ka notuar gjatė udhėtimit tė tij tė parė pėr nė det. Mbėshtetur te kjo, peshku do tė pėrcaktojė rrugėn e kthimit. Nė mėnyrė tė habitshme, asnjė salmon nuk gabon dhe ata tė gjithė e gjejnė lumin qė me pėrpjekjen e parė.
Duke hyrė nė lumė, salmoni fillon nė mėnyrė tė vendosur tė notojė kundėr rrymės. Kėtė herė detyra e tij ėshtė edhe mė e vėshtirė sepse ndėrsa herėn e parė ka ndjekur me lehtėsi rrymėn duke notuar nėn ujė, tani i duhet tė ngjitet mbi ujėra. Gjatė kėtij udhėtimi, salmoni mund tė notojė nė ujėra tė cekėta qė ia nxjerrin pendėt e para mbi ujė. Kėto ujėra tė cekėta janė plot mė zogj, arinj dhe shumė grabitqarė tė tjerė.
Vėshtirėsitė qė salmoni duhet tė kapėrcejė nuk janė tė kufizuara me kaq. Ai ka dalė nga njė vezė nė njė degė lumi, nė njė pjesė nė thellėsi tė tokės. Me qėllim qė tė arrijė pėrsėri atė pikė, kur lumi degėzohet, ai duhet tė ndjekė pa u ngatėrruar rrugėn e saktė. Salmoni nuk bėn gabime nė kėto zgjedhje dhe ndjek gjithmonė tė njėjtėn rrjedhė.
Tani zėreni se ju keni lindur dhe jeni rritur nė njė shtėpi nė njė qytet! Njė ditė ju largoheni nga shtėpia juaj, udhėtoni pėr ditė tė tėra dhe arrini nė njė vend 1,500 km larg shtėpisė. Vitet kalojnė dhe ju dėshironi tė ktheheni nė vendin tuaj tė lindjes. A mendoni se mund tė jeni nė gjendje tė kujtoni rrugėt qė i keni kaluar vetėm njė herė? Njė qenie njerėzore nuk mund ta bėjė njė gjė tė tillė, salmoni po. Ai e gjen gjithmonė rrugėn e tij pa bėrė asnjė gabim.
Janė bėrė shumė studime pėr tė kuptuar se si arrijnė salmonėt tė bėjnė kėtė udhėtim tė jashtėzakonshėm. Ėshtė arritur nė pėrfundimin se salmonėt gjejnė rrugėn e tyre duke pėrdorur “nuhatjen”.
Nė saje tė nuhatjes se tij, njė salmon mund tė ndjekė njė aromė nė ujė ashtu siē bėn dhe njė qen gjahu. Ēdo rrymė ka njė aromė karakteristike. Salmoni i kujton tė gjitha aromat gjatė udhėtimit tė tij dhe kthehet nė shtėpi duke i rikujtuar kėto aroma.
Si mund tė ndodhė njė gjė kaq e jashtėzakonshme? Si mundet qė ēdo salmon tė gjejė rrugėn e tij nė mėnyrė kaq tė pėrsosur? Pse tė gjithė salmonėt pėrpiqen tė kthehen nė vendin ku kanė dalė, duke rrezikuar jetėn, duke kapėrcyer ujėvara dhe duke u pėrballur me kafshė tė egra? Pėr mė tepėr, ata nuk i bėjnė tė gjitha kėto pėr veten e tyre, por me qėllim qė tė lėshojnė vezėt e tyre nė kėto ujėra.
Ka vetėm njė pėrgjigje pėr kėto pyetje: Allahu, i Gjithėdituri, e krijoi salmonin dhe sistemin qė i bėn tė mundur atij tė gjejė rrugėn. Si tė gjitha krijesat e tjera, salmoni vepron sipas frymėzimit dhe instiktit tė mėsuar nga Zoti i Lartėsuar.
Salmoni ėshtė njė nga krijesat mė interesante qė shfaq sjelljen e tij vetėflijuese pėr pasardhėsit e vet. Salmonėt shtegtojnė dhe kujdesen tė arrijnė vendlindjen pėr t’u shumuar. Ata mbeten tė pakėt nė numėr dhe ngordhin shpejt pasi lėshojnė vezėt e tyre. Megjithatė, ata nuk heqin dorė nga udhėtimi i tyre. Ky fakt ėshtė shumė i qartė. Allahu krijoi salmonin dhe kėto krijesa sillen siē i frymėzoi Ai. Njerėzit qė pėrdorin urtėsinė e tyre mund tė marrin mėsime nga sjelljet e kafshėve tė tilla. Allahu u kujton atyre:
Tė gjitha krijesat janė nėn sundimin e Tij … (Hud: 56)
[IMG]
[/IMG]
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arberbarca : 16-06-2009 mė 21:10
-
-
arber
Sİ Jetojnė Peshqİt Nė Ujė?
Ju duhet tė keni parė se sa tė shpejtė dhe tė shkathėt janė peshqit nė ujė. Me qėllim qė tė notojė, njė peshk nuk ka nevojė tė bėjė asnjė lėvizjė tjetėr veēse tė tundė bishtin e tij nga njėra anė nė tjetrėn. Kjo lėvizje e lehtė e peshqve ndodh nė saje tė shtyllės sė tyre kurrizore elastike, si dhe nė saje tė disa sistemeve tė tjera nė organizmin e tyre.
Njė peshk, kur noton, harxhon njė sasi tė madhe energjie. Peshkut i nevojiten sasi tė mėdha energjie me qėllim qė tė arrijė shpejtėsi tė larta. Ėshtė e nevojshme pėr njė peshk tė fitojė shpejtėsi nė mėnyrė tė menjėherėshme pėr tu shpėtuar grabitqarėve.
Pėr mė tepėr, peshku lėviz kundėr rrymės pothuajse nė pjesėn mė tė madhe tė kohės. Merrni me mend se sa e vėshtirė ėshtė pėr ju tė lėvizni nėn ujė dhe sa e lehtė ėshtė tė ecni nė rrugė. Krahasoni jetėn nėn ujė dhe jetėn nė tokė.
[FONT="Arial Black"]
Ėshtė ndėrtimi i veēantė i shtyllės kurrizore dhe muskujve tė peshkut qė siguron njė fuqi tė tillė. Shtylla kurrizore mban trupin drejt dhe ėshtė e lidhur me fletėt dhe muskujt e peshkut. Pėrndryshe, nuk do tė ishte e mundur pėr peshkun tė lėvizte nėn ujė. Megjithatė, forma e veēantė e shtyllės kurrizore nuk ėshtė e mjaftueshme pėr peshkun qė tė notojė, sepse peshku nuk lėviz vetėm pėrpara dhe prapa, por edhe lart e poshtė me qėllim qė tė mbijetojė. Kjo lėvizje bėhet e mundur nga njė sistem nė trupin e tyre. Peshqit kanė qese ajri nė trupat e tyre. Duke boshatisur kėto qese ajri, peshku mund tė zbresė nė fund tė detit dhe, duke rimbushur kėto qese me ajėr, mund tė ngrihet nė sipėrfaqe pėrsėri.
A keni pyetur ndonjėherė veten se si peshqit nuk dėmtohen fare, edhe pse ndodhen gjithė kohėn nė ujė? Lėkura ndikohet nga uji nėse qėndrojmė nė ujė qoftė edhe pak. Nėse qėndrojmė pėr njė kohė mė tė gjatė, lėkura jonė mund tė dėmtohet. Peshkut kjo nuk i ndodh kurrė nė saje tė njė shtrese tė papėrshkueshme nė lėkurėn e tij tė jashtme. Kjo shtresė ndalon ujin tė hyjė nė trupin e tij. Nėse peshqit nuk do ta kishin kėtė shtresė, trupat e tyre do tė dėmtoheshin e nėse uji do tu futej nė trup, ekuilibri do tė prishej dhe ata do tė ngordhnin. Megjithatė, kjo nuk ndodh dhe tė gjithė peshqit vazhdojnė tė jetojnė nėn ujė.
Tė gjitha llojet e peshqve nė botė kanė kėto tipare. Llojet qė kanė jetuar mė parė i kanė pasur, gjithashtu, kėto tipare. Peshqit kanė pasur tė njėjtėn strukturė tė pėrsosur pėr miliona vjet pa asnjė ndryshim. Ėshtė e mundur tė shihet kjo gjė nė mbetjet fosile tė peshqve qė kanė jetuar miliona vite mė parė. Kėto mbetje fosile tregojnė nė mėnyrė shumė tė qartė se peshqit kanė qenė tė njėjtė, sikurse janė edhe sot dhe nuk kanė ndryshuar aspak. Kjo ėshtė njė provė qė tė gjitha llojet e peshqve kanė ardhur nė kėtė botė nė njė kohė, nė njė ēast tė vetėm. Me fjalė tė tjera, ata janė krijuar. Ėshtė Allahu Ai qė u ka dhėnė peshqve tė gjitha tiparet qė kanė dhe krijoi gjithēka nė gjithėsi. Ai i njeh tė gjitha nevojat e tė gjitha krijesave.
-
-
arber
Nė krijimin e qiejve dhe tė tokės, nė ndėrrimin e natės dhe tė ditės, nė anijen qė lundron nė det dhe u sjell dobi njerėzve, nė shiun qė lėshon Allahu nga lart, me tė cilin ngjall tokėn e vdekur dhe pėrhap nė tė nga ēdo gjallesė, nė qarkullimin e erėrave dhe reve tė nėnshtruara mes qiellit dhe tokės (nė tė gjitha kėto) ka argumente pėr njė popull qė mendon. (El-Bekare: 164)
-
-
arber
Mjeshtėrİa İnxhİnİerİke Nė Pėlhurėn E Merİmangės
A e keni vėnė re ndonjėherė rrjetėn e merimangės? A e dini se si e prodhojnė merimangat fillin e tyre dhe se ē’karakteristika mahnitėse ka ky fill? A keni dėgjuar se teknika e pėrdorur nga merimangat pėr tė thurur pėlhurėn ėshtė e njėjtė me atė qė pėrdorin sot inxhinierėt?
Njė merimange i nevojiten dy vende tė ndara me qėllim qė tė thurė pėlhurėn e saj. Pėlhurat, zakonisht, janė tė thurura nė kėnde, aty ku dy mure bashkohen ose ndėrmjet dy degėve. Megjithatė, disa merimanga janė aq tė afta, sa tė thurin pėlhurėn e tyre duke pėrdorur njė sipėrfaqe tė vetme. Mėnyra se si merimanga e thur pėlhurėn e saj ėshtė e mrekullueshme. Pėrpiquni tė pėrfytyroni ēfarė do t’ju tregojmė mė poshtė.
Merimanga, si fillim, gjen njė degė elastike qė ėshtė e gjatė nė mėnyrė tė mjaftueshme pėr tė thurur pėlhurėn e saj. Pastaj ajo fikson dhe ngjit njė fije nė fund tė degės. Duke lėvizur poshtė degės, ajo vazhdon tė sekretojė fije tė shumta. Nė ēastin qė pėrshkon njė distancė tė caktuar, ajo ndalon dhe pushon se sekretuari. Tėrheq fijet qė ka sekretuar, i lakon si njė hark dhe i ngjit me pikėn fillestare. Pastaj fillon tė thurė pėlhurėn e saj pėrbrenda kėtij harku.
Tani mendoni ēfarė do tė bėnit sikur t’ju duhej tė tendosnit njė spango dy metra e gjysmė tė gjatė ndėrmjet dy mureve qė janė dy metra larg njėri-tjetrit. Ndėrsa jeni duke u pėrpjekur ta gjeni, na lejoni t’ju shpjegojmė se si e zgjidh merimanga kėtė problem.
Merimangat e kopshtit e thurin pėlhurėn e tyre disa herė ndėrmjet dy degėve qė janė larg njėra-tjetrės. Meqenėse pėlhura tė tilla janė shumė tė mėdha, ato kanė mundėsi mė tė mėdha pėr tė zėnė gjahun. Megjithatė, masa e tyre e madhe bėhet shkak pėr pakėsimin gradual tė tendosjes sė rrjetės, qė do tė thotė rėnie nė aftėsinė pėr tė zėnė gjahun. Kėshtu qė merimangave u duhet njė zgjidhje. Ju mund tė keni menduar se merimanga do tė thurė njė rrjetė tė re, pasi rrjeta ekzistuese nuk ėshtė mė e tendosur sa duhet. Mirėpo nė vend qė tė zėvendėsojė rrjetėn, merimanga bėn diēka tė mrekullueshme: sekreton njė fije nga qendra e rrjetės poshtė nė tokė dhe fikson njė gur tė vogėl nė fund tė fijes qė ėshtė pranė tokės. Duke u kthyer tek rrjeta dhe duke e tėrhequr fijen, ngre gurin. Pastaj lidh edhe njė herė nė qendėr tė rrjetės fijen, nė fundin e sė cilės guri lėkundet nė ajėr. Si rezultat, rrjeta tendoset pėrsėri, ndėrsa pesha e gurit tė varur e tėrheq atė poshtė.
Ju, sikurse shumė njerėz qė nuk kanė njohuri nga ndėrtimi, nuk do tė arrinit tė mendonit pėr njė zgjidhje tė tillė. Megjithatė, merimangat e njohin dhe e zbatojnė kėtė teknikė. Si ėshtė e mundur qė njė merimangė tė njohė njė teknikė kaq tė mrekullueshme dhe ta zbatojė atė aq mirė? Pėr mė tepėr, ēdo merimangė ka thurur rrjetėn e saj duke zbatuar tė njėjtėn teknikė pėr shumė vjet me radhė. Kėtu nevojitet tė ekzistojė njė Forcė qė frymėzon merimangėn tė pėrdorė kėtė teknikė, sepse fuqia pėr ta bėrė kėtė nuk i pėrket vetė merimangės. Kjo Forcė i takon Allahut tė Gjithėfuqishėm, Zotit tė gjithėsisė, qė drejton dhe frymėzon tė gjitha krijesat e gjalla.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arberbarca : 16-06-2009 mė 21:11
-
-
arber
Njė Krİjesė İnteresante: Nautİlus
NJĖ KRİJESĖ İNTERESANTE: NAUTİLUS
Ju mund tė keni parė nėndetėse nė TV ose nė revista. Ato janė tė afta tė veprojnė nė thellėsi tė detit pa u vėnė re dhe pėrdoren pėr sigurinė kombėtare apo pėr kėrkime shkencore. Nėndetėsėt punojnė kėshtu: ndėrsa rezervuarėt e posaēėm tė zhytjes nė njė nėndetėse janė tė mbushur me ujė, anija bėhet mė e rėndė se uji dhe zhytet poshtė nė oqean. Nėse nuk ka ujė nė rezervuare dhe ato mbushen me ajėr, nėndetėsja ngrihet pėrsėri nė sipėrfaqen e ujit.

Ju mund tė vini re se nuk ka asnjė ndryshim midis njė fosili tė nautilusit tė shumė kohėve me parė (figura mė poshtė) dhe atij qė jeton sot, apo jo?
Tani le tė analizojmė nautilusin, njė krijesė shumė interesante qė pėrdor tė njėjtėn teknikė. Nautilusi ka njė guaskė spirale dhe zhytet si njė nėndetėse. Ka njė organ tė modeluar si njė guaskė kėrmilli me diametėr 9 cm, siē tregohet edhe nė figurė. Ky organ pėrmban 28 “dhoma zhytjeje” tė ndėrlidhura. Kėto dhoma zhytjeje funksionojnė nė tė njėjtėn mėnyrė si dhe rezervuaret nė njė nėndetėse; me fjalė tė tjera, nautilusit i nevojitet ajėr i ngjeshur. Nė nėndetėse, kjo arrihet nga njė sistem i veēantė, i ndėrtuar nga inxhinierėt qė vendoset nė vendet pėrkatėse tė nėndetėses. Po si mundet nautilusi tė sigurojė ajrin e ngjeshur, tė nevojshėm pėr tė nxjerrė ujin jashtė?
Pėrgjigjja e kėsaj pyetjeje na njeh me njė tjetėr tipar tė mrekullueshėm tė nautilusit. Njė gaz i veēantė prodhohet nė trupin e tij. Ky gaz transferohet nėpėr dhoma pėrmes qarkullimit tė gjakut dhe nė tė njėjtėn kohė largon ujin nga qelizat. Kėshtu, njė nautilus mund tė zhytet nė thellėsi ose tė lundrojė pėr tė mbrojtur veten e tij nga grabitqarė tė tjerė ndėrsa gjuan. Nė fakt, kufiri i zhytjes i nautilusit ėshtė mė i madh se i njė nėndetėseje. Njė nėndetėse mund tė zhytet deri nė 400 metra, ndėrsa pėr njė nautilus ėshtė shumė e lehtė tė zhytet deri nė 4,000 metra.
Krijimi i kėtij sistemi tė veēantė te kjo gjallesė, duhet tė na nxisė tė mendojmė. A mundet njė nautilus ta ketė fituar atė rastėsisht? A mundet ai ta ketė pėrshtatur vetė kėtė ndėrtim tė trupit tė tij qė bėn tė mundur prodhimin e gazit?
Pėr mė tepėr, ajo ēka pamė deri tani nuk ėshtė e vetmja veēori mahnitėse e nautilusit. Trysnia nėn ujė ėshtė mjaft e madhe. Kjo ėshtė arsyeja, pėr tė cilėn ndjejmė shtypje nė veshėt tanė kur zhytemi thellė nė ujė. Ndėrsa njeriu fillon tė zhytet nė ujė, trysnia rritet dhe pas njė thellėsie tė caktuar, ajo ka ndikim vdekjeprurės pėr qeniet e gjalla. Megjithatė, edhe pse ėshtė vetėm njė krijesė e vogėl dhe ka vetėm njė guaskė tė jashtme pėr t’u mbrojtur, nautilusi nuk ndikohet nga kjo trysni, qė mund tė arrijė nė kufij ekstremė.
... Dija e Zotit tim ka pėrfshirė ēdo gjė. A nuk i kushtoni vėmendje? (El-En’am: 80)
Ėshtė e qartė se tė gjitha kėto veēori tė nautilusit janė tė krijuara. Kjo gjallesė nuk mund ta ndėrtojė vetė strukturėn e trupit pėr tė prodhuar gazin e nevojshėm pėr t’u ngritur nė sipėrfaqe apo pėr t’i bėrė ballė trysnisė se ujit. Allahu, i Cili ėshtė Krijuesi i gjithēkaje nė mėnyrė tė pėrsosur, ka krijuar edhe kėtė strukturė tė mrekullueshme. Nė njė ajet tė Kuranit, Allahu fton njerėzit qė tė mendojnė:
A ėshtė Ai qė krijon i barabartė me atė qė nuk krijon?! A nuk mendoni?! (En-Nahl: 17)
-
-
arber
Fluturat Qė Kanė Njohurİ Rreth Fİzİkės

Pamja e jashtme e fluturės ėshtė e admirueshme. Kėto krijesa, me krahėt e tyre shumėngjyrėsh dhe fluturimin elegant, janė disa nga bukuritė qė Allahu ka krijuar pėr ne. Megjithatė, pamja e mrekullueshme nuk ėshtė veēoria e vetme e fluturave. Kjo gjallesė jetėshkurtėr ėshtė nė gjendje tė bėjė llogaritje siē bėn njė specialist. P.sh., ashtu si dhe fluturat e dimrit pėr tė cilat folėm pak mė parė, ngrohtėsia e trupit tė fluturave duhet tė jetė nė njė temperaturė tė caktuar nė mėnyrė qė ato tė fluturojnė. Tė shohim se ēfarė bėjnė fluturat pėr tė zgjidhur kėtė problem.
Fluturat kolias nuk mund tė fluturojnė kur temperatura e trupit tė tyre ėshtė poshtė 28oC. Nė raste tė tilla flutura hap krahėt e saj pėr tė ekspozuar pjesėn e brendshme nė diell me qėllim qė rrezet e diellit tė bien nė njė kėnd tė caktuar. Nėse temperatura e trupit rritet deri nė 40oC (104oF), flutura rrotullohet 90 gradė duke ulur nė minimum sasinė e nxehtėsisė qė thith trupi i saj, ndaj dhe temperatura e trupit tė saj ulet.
Pėrveē kėsaj, kjo flutur ka njolla tė vogla tė zeza nė krahėt e saj. Kėto njolla, funksioni i tė cilave ėshtė mbajtja e trupit nė temperaturė tė lartė, janė tė vendosura nė vende tė caktuara. Ato janė afėr atyre pjesėve qė duhet tė jenė tė ngrohta. Nė saje tė kėtij ndėrtimi tė veēantė, transmetimi i nxehtėsisė nga kėto njolla, qė nxehen shpejt, nė pjesėt e tjera tė trupit lehtėsohet nga largėsia e shkurtėr.
Njė tjetėr lloj fluture pėrdor tė njėjtėn metodė pėr rritjen e temperaturės sė trupit tė saj. Ju tė gjithė e dini se ēfarė ėshtė njė lente. Disa pėrdoren pėr tė zmadhuar njė objekt kurse disa tė tjera pėr tė zvogėluar. Pėr shembull syzet pėrbėhen nga dy lente. Pėrveē kėtij funksioni, njė lente e vendosur nė mėnyrė tė saktė nė drejtim tė diellit mund tė pėrqendrojė rrezet e diellit nė njė pikė tė caktuar. Duke pėrdorur kėtė metodė ėshtė e mundur madje tė ndizet flaka. Pieris, njė lloj tjetėr fluture, ekspozon krahėt e saj nė drejtim tė diellit kėshtu qė tė gjitha rrezet depėrtojnė nė pjesė tė veēanta tė trupit tė saj qė kanė nevojė tė ngrohen, duke pėrdorur tė njėjtin parim me atė tė lenteve.
Natyrisht qė kėto flutura nuk janė arsimuar nė fizikė apo nė ndonjė fushė tjetėr. Ato nuk mund t’i njohin veēoritė e lenteve. Ato nuk mund tė dinė se cili kėnd mund tė marrė nxehtėsinė mė tė madhe. Allahu, i Cili shikon dhe mbron ēdo gjė, i frymėzon fluturat se ēfarė tė bėjnė pėr tė rregulluar temperaturėn e trupit tė tyre. Nė njė ajet tė Kuranit thuhet:
… Allahu ėshtė mbikqyrės mbi ēdo gjė. (El-Ahzab: 52)
-
-
arber
Peshku Mace Nė Detyrė
Shumėkush nuk e di se peshqit ndėrtojnė fole dhe sigurojnė mbrojtje pėr tė vegjlit e tyre vazhdimisht. Kėto fole, zakonisht, janė vrima nė formacione gurėsh ose nė rėrė. Vezėt qėndrojnė nė kėto fole tė hapura pėr disa kohė, ndėrsa nėna dhe babai vėzhgojnė me radhė vezėt pėr t’i mbrojtur nga grabitqarėt.
Peshqit mace janė ndėr ato krijesa qė mbrojnė tė vegjlit e tyre. Peshku mace femėr lėshon vezė nė fund tė bimėve dhe kallamave nė ujėrat e cekėta. Vezėt ngjiten pas rrėnjėve tė kėtyre bimėve. Pas disa minutash, femra largohet nga vezėt dhe ėshtė radha e mashkullit tė marrė detyrėn. Detyra e mashkullit ėshtė tė qėndrojė pranė vezėve dhe t’i ruajė nga rreziku. Kjo detyrė zgjat pėr afro 40-50 ditė, derisa peshqit e vegjėl tė rriten.
Pėrveē kėsaj vigjilence, mashkulli lėshon edhe njė tingull gurgullime duke pėrdorur gushėn e tij. Nė kėtė mėnyrė ai mban larg vezėve peshqit e tjerė grabitqarė. Ai e di qė ky tingull i frikėson peshqit e tjerė dhe i detyron ata tė largohen.
Allahu i frymėzon peshqit mace tė mbrojnė tė vegjlit e tyre nė kėtė mėnyrė. Si tė gjitha krijesat e tjera, ky lloj peshku vepron sipas instikteve qė Allahu ka vendosur tek ai.
-
-
arber
ēfarė Dİnİ Pėr Krİjesat Lumİnİshente (drİtė-prodhuese)?
Keni parė ndonjėherė disa drita tė vogla qė lėvizin natėn nėpėr pemė? Burimi i kėtyre dritave, qė nganjėherė mund tė jenė aq shumė saqė njė pemė mund tė jetė e mbushur me to, janė xixėllonjat. Ato janė krijesat luminishente mė tė njohura. Kėto krijesa, tė cilat me dritėn e tyre ndriēojnė pemėt nė errėsirė, janė ndėr krijesat qė shkencėtarėt kanė studiuar mė shumė. Para se tė analizojmė arsyet, do tė shohim se si e pėrdorin dritėn kėto krijesa.

Shkencėtarėt janė pėrpjekur me vite tė tėra pėr tė imituar dritėn qė prodhohet nga xixėllonjat, por megjithatė nuk kanė pasur sukses. Kjo ėshtė njė nga provat se Allahu krijoi xixėllonjat nė mėnyrė tė pėrkryer.
Xixėllonjat prodhojnė nė trupat e tyre dritė tė gjelbėr nė tė verdhė. Drita ėshtė pėr xixėllonjat njė mjet komunikimi. Kjo dritė pėrdoret edhe pėr t’u mbrojtur nga armiqtė. Me metodėn e dritės armiqtė e tyre kuptojnė se xixėllonjat nuk janė tė shijshme dhe kėshtu vendosin tė mos ushqehen me to.
Karakteristika kryesore e kėtyre insekteve ėshtė se ato nuk humbasin energji kur prodhojnė kėtė dritė. Pėr kėtė arsye, xixėllonjat kanė qenė objekt kėrkimesh pėr shkencėtarėt pėr vite me radhė. Megjithatė, njerėzit nuk kanė arritur ende tė prodhojnė njė dritė si ajo e xixėllonjave.
Ėshtė e habitshme se si njė gjallesė prodhon dritė pa nxehtėsi. Ju mund ta keni vėnė re qė llambat prodhojnė nxehtėsi, ashtu si edhe dritė. Nėse ju prekni njė burim drite, p.sh. njė llambė, do tė shihni qė ajo ėshtė shumė e nxehtė. Nxehtėsia qė xixėllonjat prodhojnė nuk ndikon mbi to. Kjo ndodh sepse drita e prodhuar prej tyre ėshtė tėrėsisht e ndryshme nga ajo qė ne pėrdorim si mjet ndriēimi. Kjo dritė ėshtė quajtur “drita e ftohtė” dhe gjatė prodhimit tė kėsaj drite nuk lėshohet nxehtėsi. Me fjalė tė tjera, prodhimi i kėsaj drite kėrkon sasinė minimale tė energjisė. Si rrjedhim, prodhimi i kėsaj drite ėshtė shumė i efektshėm dhe shkencėtarėt janė pėrpjekur pėr vite me radhė ta imitojnė.
Ashtu si xixėllonjat, krijesa tė ndryshme nėnujore, insekte dhe lloje tė tjera gjallesash prodhojnė dritėn e tyre. Secili ka mėnyrėn e vet tė prodhimit tė dritės apo tė pėrdorimit tė saj. Secili ėshtė njė mrekulli nė vetvete.
Ėshtė e qartė se gjallesat nuk janė vetėpajisur me sistemet e prodhimit tė dritės. Njė sistem qė prodhon dritė nė trupin e krijesave tė gjalla nuk mund tė vijė nė jetė si rezultat i rastėsisė. Pėr mė tepėr, njė strukturė kaq e pėrsosur qė nuk shkakton dėme nė trup nuk mund tė jetė shfaqur gjatė procesit tė prodhimit. Krijesat luminishente janė njė provė e qartė e fuqisė sė Allahut, i Cili na demonstron dijen, menēurinė dhe fuqinė nėpėrmjet krijimit tė tyre.
-
-
arber
Krİjesat Lumİnİshente Nėnujore
Shumė qenie nėnujore, si ajo qė shihni nė foto, janė tė pajisura ashtu si xixėllonja me njė sistem tė veēantė pėr prodhimin e dritės. Ato zakonisht e pėrdorin dritėn pėr tė hutuar ose frikėsuar armiqtė e tyre. Shumica e tyre kanė njė radhė qelizash pėrgjatė kurrizit, tė cilat mund tė prodhojnė dritė. Tani le tė shohim karakteristikat e pėrgjithshme tė kėtyre krijesave.
Njė nga kėto gjallesa ėshtė dhe njė kafshė qė ngjan me kandilin e detit. Ato zakonisht ushqehen me gjallesa dhe bimė detare mikroskopike qė janė tė padukshme pėr syrin e lirė. Disa e kapin gjahun duke pėrdorur tentakulat e tyre ngjitėse qė lėvizin nė ujė si njė fill. Disa lloje tė tjera kanė gojė tė madhe me tė cilėn mund tė gėlltisin shumė gjallesa tė tjera. Ato kanė qime tė holla mbi trupat e tyre, tė cilat i pėrdorin pėr tė lėvizur nėpėr ujė.
Krijesat luminishente kanė disa karakteristika tė tjera tė mrekullueshme. P.sh., disa specie me ngjyrė tė kuqe ndriēojnė kur zbulohen dhe mund tė lėnė njė dritė vezulluese nė ujė. Kjo ėshtė njė mėnyrė pėr tė ngatėrruar armiqtė e tyre dhe kėshtu tė shpėtojnė.
Krijesat si ylli i detit dhe yjet pupėl janė gjembaēė. Ato janė tė mbuluara me gjemba, tė cilat i pėrdorin si mjet mbrojtjeje. Ato jetojnė nė breg tė detit, nė korale nėnujore dhe nė fund tė detit. Kėto krijesa, gjithashtu, prodhojnė dritė pėr tu mbrojtur nga armiqtė.
Atij i pėrket ēka nė qiej dhe nė tokė. Tė gjithė vetėm atij i pėrulen. Ėshtė Ai qė e fillon krijimin e jetės dhe pastaj e pėrsėrit atė. Ajo ėshtė dhe mė e lehtė pėr Tė. (Er-Rum: 26-27)
Tipari mė interesant i gjallesave luminishente detare ėshtė se ato e pėrdorin dritėn e tyre pėr tė ēorientuar tė tjerėt. Njė yll deti ėshtė njė shembull pėr kėtė. Yjet e detit jetojnė nė rreth 1000 metra thellėsi nė det. Nga krahėt e tyre lėshojnė dritė blu nė tė gjelbėr. Ky paralajmėrim vezullues i vė nė dijeni armiqtė se kjo gjallesė nuk ėshtė e shijshme. Njė lloj tjetėr yjesh deti fillojnė tė vezullojnė kur sulmohen. Ata shkėputen dhe hedhin dritė nga krahėt e tyre nė drejtim tė armikut pėr ta ēorientuar. Vėmendja e armikut zhvendoset nė drejtim tė dritės. Nė tė njėjtėn kohė, ylli i detit gjen kohė pėr tu larguar.
Sikurse e pamė edhe nė shembujt e dhėnė mė lart, mekanizmi qė bėn tė mundur prodhimin e dritės nė kėto krijesa tregon edhe njė herė krijimin e pėrkryer tė Allahut. Krijesat qė janė pėrmendur kėtu nuk mund tė kenė inteligjencė si ajo e qenieve njerėzore. Megjithatė, secila prej tyre ka tipare tė tilla tė mrekullueshme qė na mahnisin. Kėta shembuj na ndihmojnė tė kuptojmė forcėn krijuese tė Allahut tė Madhėruar.
Allahu na informon nė njė ajet kuranor se ata qė guxojnė tė adhurojnė dikė tjetėr nė vend tė Tij, do tė jenė prej tė braktisurve:
Mos i shoqėro Allahut askėnd nė adhurim, pėrndryshe do tė jesh i qortuar dhe i braktisur. (El-Isra: 22)
-
-
arber
ēanta E Fjetjes Sė Peshkut Papagall
Nė figurėn mė poshtė paraqiten ēantat e fjetjes qė mbrojnė peshqit papagaj.
Peshku i paraqitur nė foto quhet peshku papagall, pasi, siē mund ta vini re edhe ju, i ngjan papagallit. Ky peshk shumėngjyrėsh pėrdor njė metodė tė pazakontė pėr tė mbrojtur veten e tij prej armiqve. Veēanėrisht natėn, ai e mbulon gjithė trupin me njė lėndė xhelatinoze qė e prodhon vetė. Pėrpara se tė shpjegojmė shkakun, le tė shohim si prodhohet dhe si pėrdoret kjo lėndė.
Kjo masė xhelatinoze prodhohet nga pjesa e brendshme e zgavrės se gushės sė peshkut papagall. Ai e sekreton lėndėn ndėrsa merr frymė. Pas pak, kjo cipė mbulon tėrėsisht trupin e peshkut. Duke vepruar kėshtu, peshku e vendos veten e tij nė njė lloj ēante gjumi dhe mbrohet nga rreziqet e jashtme gjatė natės. Kjo lėndė bėn tė mundur qė peshku tė fshihet duke u maskuar. Si njė funksion jetik, kjo ēantė fjetjeje mbron peshkun nga ngjalat morej, njė nga armiqtė mė tė rrezikshėm pėr tė. Kjo ngjalė zotėron njė shqisė nuhatjeje tė shkėlqyer dhe mund ta gjejė gjahun nėpėrmjet saj. Megjithatė, cipa mbrojtėse e peshkut papagall e pengon ngjalėn tė nuhasė erėn e tij. Ngjala morej nuk mund ta dallojė peshkun brenda cipės edhe nėse pėrplaset me tė kur kalon pranė tij.
Nga kjo, mund tė shtrohet pyetja e mėposhtme: Si ėshtė e mundur qė peshku papagall mban kėtė cipė mbrojtėse qė e pėrdor natėn? Si mund ta dinė kėta peshq qė armiqtė e tyre gjuajnė nėpėrmjet shqisės sė nuhatjes? Si e zbuluan kėtė lėndė kaq thelbėsore nė bllokimin e nuhatjes sė ngjalės qė bėn tė mundur tė kalojnė natėn nė mėnyrė tė sigurtė?
Ėshtė e qartė se nuk mund tė mendohet qė njė peshk tė vendosė tė prodhojė njė lėndė kimike nė trupin e tij dhe pastaj tė mbulohet me tė. Njėkohėsisht, njė gjė e tillė nuk mund tė zhvillohet nė mėnyrė tė rastėsishme. Peshku papagall, paraqitur edhe nė figurė, nuk mund tė planifikojė nė mėnyrė tė vetėdijshme prodhimin e kėsaj lėnde; as edhe njė peshk papagall qė ka jetuar 1000 apo 10000 vjet mė parė nuk ka qenė nė gjendje...
Ėshtė mėse e qartė se njė tipar i tillė mund tė vijė vetėm si rezultat i njė procesi inteligjent: krijimit.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt