Close
Faqja 31 prej 32 FillimFillim ... 2129303132 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 310 prej 315
  1. #301
    Musliman Shqiptar Maska e pejani34
    Anëtarësuar
    18-04-2005
    Postime
    887
    Citim Postuar më parë nga gerrard73 Lexo Postimin
    Sa do te paguhet shtrejt?? Nje konvertim te shqiptareve ne krishterim??
    se pari dotena masakrojn ,si popullin e irakit te pa fajshem edhe krejt masakrat ne bot vin nga krishtert dhe jahudit. edhe ata kurr hiq se pranojm te paverteten,

    po realiteti asht ndryhshe , shumica jan musliman ,per pakica ata dalin vet e lirojn vendin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga pejani34 : 30-09-2009 më 01:44

  2. #302
    i/e regjistruar Maska e aadili
    Anëtarësuar
    21-09-2006
    Vendndodhja
    Zürich
    Postime
    295
    E dini si qëndron puna,at filan fistekun muk e njohim fare dhe ai nuk na ka bër neve asnjë të keqe. Pse duhet muslimant me e vra atëherë?
    Ai për ate që e ka bërë pa dyshim një ditë do të përgjigjet para krijuesit dhe do të japë vetë llogari.

  3. #303
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga B.C.B Lexo Postimin
    Kush ti ka dhane kto informacione?..Gabim e ke,mos perfshij tere komunitetin musliman ne kto qe thua.

    Une jam musliman dhe pij raki sikur ju ne Shqiperi,masi veq po e permend.
    Kta qe jan pro arabeve nuk i llogaris as njerez,kshtu qe take it easy mos perfshij gjith boten muslimane.
    I jam mirnjohes amerikes per ndihmen kur kem pas nevoj,e sa per shtetet arabe kurr Zoti mos m`qoft as emrin me jau ndi..
    Me helmin e Sadam Hussein jane helmuar qindra mijra nxenes ne Kosove,e dijn kta talebanet po kan harruar.
    I nderuar,ne Kosove nuk kam mundur te vij,por ne FYROM po.Me beri shume pershtypje dicka ne Shkup.Pjesa shqiptare nje fshat i madh i qelbet dhe ajo e sllave nje qytet europian i paster.Pra kufiri ishte Vardari.Kjo ka ndodhur per shkak te diskriminimit te vazhdueshem 1 shekullor te shqiptarve,por edhe per faj te vet shqiptarve.Per dy dite qe ndenja atje syri me zurishume gra te veshura e te mbuluara tamam si keto sorrat somaleze,apo arabosuaudite.Padija dhe injoranca jane ne nivele te frikeshme.Kosovaret qe rrinin me nje dru mbas b***e i pashe ne qytetin tim.Pra ne shume zona te Kosoves ka nje prapambetje e sjellje antinjerezore karshi femres.Njerzit e paditur e te pacivilizuar bien pre e mashtrimit me pare,ata jane fare lehte te korruptueshem nga kundershtaret e shqiptarizmes.Prandaj vellezer, ketyre trevave ju duhet te civilizohen.Femrat duhet te vishen si gjithe femrat e kontinetit ku bejme pjese.Ato duhet te shkollohen e te punojne njesoj si ju burrat e djemte e tjere te popullit shqiptar.Pa patur njerez te ditur,pa patur nje femer te emancipuar e te integruar ne shoqeri ju do te integroheni me shume vonese ne jeten e njerezve mendjehapur.Ju te dashur vellezer e vini re ndryshimin e vajzave e grave kosovare qe vijne nga emigracioni?Patjeter qe po.Ato vishen e sillen si njerez te civilizuar e jo si ato sorrrat neper rruget e qyteteve shqiptare te Kosoves e FYROM.Mbreme degjova nja tre teoricien nga Kosova tek TOPSHOW i A Dudushit qe mendonin te krijonin nje komb kosovar.Me habiti kjo ide.Shtetet e ndara padrejresisht,apo per shkak te nderhyrjes se fuqive te medha tani ne kete kohe jane bashkuar e te tjeret po luftojne per tu bashkuar.Njeri prej tyre kish shkruar edhe nje liber per kete problem.Qytetaret e blinin dhe e shqyenin ne menyre demostrative.Ju lumte do te thosha.Keta mjerane duhet te kene parasysh dicka e mos ta harojne Shqiperine dhe flamurin kuq e zi,te mos harrojne Is Boletinin,H Prishtinen Shote e A Galicen e se fundmi A Jasharin perse u flijuan.Pa Shqiperine ,token ame sot nuk do ta gezonin ate liri te cunguar qe kane.Po ashtu edhe shqipet ne FYROM dhe ne Montenegro.USA,Uk e gjithe Europa u mbeshteten tek Shqiperia e varfer qe munden te clironin Kosoven.Nena sado e lige dhe e varfer te jete ,perseri mbetet [B]NENE.[B].Gjyshja ime ,rahmete paste thoshte:''Nena edhe breshke me kater kembe te jete,ajo quhet nene sa te jete bota''.Kur u bene keta spurdhjaker te braktisin nenen dhe flamurin qe ka aq gjak e sakrifica patriotesh ne te.Flamuri blu me 6 yje eshte i imponuar,ai nuk eshte flamuri per te cilin kane luftuar e jane vrare e persekutuar shqiptaret. ''.Nje kenge e aneve nga jam bire thote

    Shqipetare kudo qe jini
    ane e kend neper bote
    ju pret [B]nenaqe ju lindi
    ne krahet e saj te ngrohte

    Kete e vertetoi prill maji i 1999-s.Sa shpejt u harroka nena!

    Se fundmi pa [B]nenen[B] dhe USA nuk do te kish Kosove.Ju do te ishit nen thundren e cizmes se shkaut e shkijeve dhe zemra jone dhe e gjithe breznive qe do te vinin do te ish e plagosur gjithe jeten.Me shume dashuri per nenen dhe per mikun tone te madh USA-n!
    Une nuk them se antiamerikanet jane shume nder shqiptare,por nuk duhet te kete fare.Antiamerikanizmi eshte i lidhur me ato minaret e xhamive,te cilat jane si raketa.Po te jemi te bashkuar e kemi te lehte t'ju bejme ball kundershtarve tane.Mos kujtoni se ish maqedonet e rruajne per shqiptaret atje apo prej Kosoves.Jo,atyre e keqja ju vjen se u kruajten me'' miellin e gjermanit'' ne enciklopedine e tyre,me USA dhe Angline dhe kjo ishte pozitive per shqiptaret.Ndersa Shqiperia i ka mundesite ta thote fjalen ne mbrojtje te shqiptarve kudo ne bote.Sllavomaqedonasit jane futur tani ne nje qerthull ku po i sulmojne gjithe fqinjet,pervec vellezerve shka,plus edhe dy me te fuqishmit e botes.
    Rrofshin bijte e shqipes kudo e jane.Zoti ju dhente mendjen e hajrit!
    U bfte me e mira
    Ndryshuar për herë të fundit nga nestorp : 30-09-2009 më 08:08

  4. #304
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shiheni se ca therrasin talibanet ne Shqiperi:

    http://www.forum-islamik.com/forum/index.php

    http://www.youtube.com/watch?v=9_kU_...layer_embedded

    Kjo tregon se sa ne rrezik jemi perpara ketyre shqiptareve qe bejne thirrje per gjak e koka te prera!

  5. #305
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-03-2008
    Postime
    537
    S'duhet me i postu linket e tyre...sepse edhe po t'i shash thjesht i ben reklame me shume.Dhe u duket vetja kush e di se ç'jane dhe i nxit me shume ne idiotsirat e tyre.
    Indiferenca eshte arma me efikase.Eshte shqetesues fakti qe perzihen shume te rinj.Arrijne t'ja blejne mendjen me 5 lek,me ideologjira te vdekura,dhe i mbushin me ndjenja urrejtjeje te pakuptimta.
    Kta te komunitetit mysliman te shendoshe duhet te distancohet ndaj ketyre tipave sepse ata jane viktimat e para te ketyre lloj rrymave.Ideja ime mbetet qe mosperfillja eshte teknika e duhur.

  6. #306
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Terrorizmi, web shqiptar me thirrje për luftë e lavde për Bin Laden

    Shekulli Online | 19/10/2009

    TIRANË- Video me pamje terroriste shoqëruar me tekst në shqip ku bëhet thirrje për luftë janë publikuar në një faqe interneti me emrin "Forumi-islamik", www.forumi-islamik.com.
    Që në faqen e parë të websitit në një video realizuar po nga forumi me të njëjtin emër me atë që mban vetë web-i shfaqet një video "Lufto dhe qëndro". Videoja hapet me fotot e torturave në burgun e Abu Graib dhe më pas tregon njerëz të maskuar dhe të armatosur me mitraloz e antitank që sulmojnë trupat aleate ne disa vatra lufte.
    "Kjo thirrje për ty o Ummet i plagosur! O popull, përgatitni luanët. Kthejini fesë suaj shërbimin që meriton. Lirohu prej prangave dhe të mbarojnë ankesat. O bijtë e popullit tim! Zgjohuni! Lufto në çdo vend që ka arrit jehona e kufirit! Qëndro dhe derdh plumba mbi brezin e sionizmit"- , shkruhet ne video.
    "Po Usame" është një tjetër video produkt i forumit në të cilën i këndohet terroristit Osama Bin Laden.
    "Po Usame, zhduke ti ushtrinë amerikane/i rrite nderin myslimanëve/Nga vendlindja u largove, për xhihad rrugën e more"- dëgjohet në video.




    Zbulohen mesazhet online të Artan Kristos

    TIRANË- "Xhihadi është lufta e shenjtë dhe është obligim dhe detyrim për çdo mysliman jo vetëm të vritet, por edhe të vrasim qafirët që janë bërë pengesë e vendosjes së shtetit islam, urojmë që kjo ditë të vijë shumë shpejt". Me këto fjalë dhe të tjera të kësaj natyre, që prej organit të akuzës janë cilësuar si nxitëse për akte terroriste, i arrestuari Artan Kristo, i njohur ndryshe edhe me emrin fetar Muhamed Abdulla Al Albani, i ka ftuar "vëllezërit" e tjerë myslimanë të përgatiten për ditën kur do të fillojë "Lufta e Shenjtë", Xhihadi. Këto dhe fjalët e tjera nxitëse, të thëna e të shkruara nga Kristo në tri faqe të ndryshme interneti (forume myslimane) janë mbledhur dhe renditur nga përfaqësuesit e akuzës, duke i përdorur para Gjykatës së Shkallës së Parë dhe duke e bindur këtë të fundit të caktojë masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj Kristos. Përveç vendimit të masës së sigurisë, togat e zeza vendosën gjithashtu që dosja penale në ngarkim të Kristos t'i kalojë për kompetencë prokurorisë dhe Gjykatës së Durrësit si dhe janë urdhëruar oficerët e policisë gjyqësore të kryejnë kontrollin e banesës dhe klinikës mjekësore të përdorur nga i arrestuari në qytetin bregdetar. Sipas vendimit të togave të zeza të firmosur nga gjyqtari Gerd Hoxha, ky i fundit ka lejuar oficerët e policisë të kryejnë kontrollin e imtësishëm në ambientet e banesës tre katesh që ndodhet në lagjen "Troplini" në fshatin Rrashbull të Durrësit dhe në klinikën mjekësore që ndodhet në banesën dy katesh në rrugicën e Gjykatës së Apelit Durrës, konkretisht rruga "Bajram Curri", lagjia 14 Shkozet, që përdorej nga i arrestuari Kristo. Sipas këtij vendimi që mban nr. 1534, kanë qenë agjentët e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) që kanë hasur këshillat dhe propagandën e "imamit" Abdulla Al Albani (Artan Kristo) në faqet e internetit www.forum.islamik.com dhe www.udhezimedhedrita.net. Gjithashtu, përveç këshillave dhe propagandës për të kryer vepra me qëllime terroriste, sipas akuzës, i arrestuari Kristo nëpërmjet komunikimit në rrugë telefonike dhe elektronike në faqen e internetit të moderuar nga ai vetë www.albselefet.net shfaqet duke synuar mbështetjen ose kryerjen e veprave për qëllime terroriste. "Nga shqyrtimi i materialeve hetimore, ka rezultuar se kallëzimi penal në prokurori ka ardhur me datë 10 qershor 2009 nga Shërbimi Informativ Shtetëror, ku edhe është regjistruar procedimi penal me nr. 2915, viti 2009, që bën fjalë për veprën penale të "Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste" nga i arrestuari Artan Kristo"-thuhet në vendimin e gjykatës. Sipas këtij vendimi, "imami" Abdulla Al Albani ka përfunduar arsimin e lartë fetar në Libi, është i martuar me dy gra dhe ka disa fëmijë, rritjen dhe ushqimin e të cilëve e siguron duke ushtruar profesionin e "mjekut popullor" dhe predikuesit të fesë islame nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejt me njerëzit, në rrugë telefonike dhe elektronike. "Artan Kristo prej një kohe të gjatë bën propagandë radikale islamike të llojit salafit-tekfirist, me një grup të vogël të rinjsh, në Rrashbull dhe Golem të Durrësit, duke dhënë këshilla radikale islamike. Këto këshilla dhe këtë propagande Kristo e realizon edhe nëpërmjet faqeve të internetit me frymë islame. Nisur nga përmbajtja e këtyre pamjeve filmike, këshillave dhe propagandës, organi i akuzës pretendon se i arrestuari Kristo nxit urrejtje fetare, e cila rrezikon përçarjen sociale në familjet shqiptare dhe mirëkuptimin e bashkëjetesës brenda komunitetit mysliman dhe më gjërë"-thuhet në vendimin e gjykatës. Gjithashtu, mësohet se në rrugë operative dhe me metoda specifike, prokuroria ka mundur të siguroi biseda të ndryshme të kryera nga katër numrat telefonikë, nga një adresë elektronike interneti si dhe tre faqet zyrtare të forumeve islamike që përdoreshin nga vetë i arrestuari, në komunikim me personat e tjerë. Sipas akuzës, i arrestuari Kristo dyshohet se nëpërmjet këtyre komunikimeve me persona të tjerë dyshohet se ka kryer veprën penale të "Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste".

    ****


    Arrestimi, zhduken postimet nga forumi i Kristos

    Pas arrestimit te Artan Kristos qe njihej ne rrethet e besimtareve me emrin Muhamed Abdullai, anetare te forumit Albselefet, ku ai dyshohet se kishte propoganduar kryerje te veprave me qellime terroriste, deklarojne se jane kunder cdo forme te terrorizmit.
    Arrestimi i Kristos qe njihej si anetar i ketij forumi ka hapur edhe debatin mes anetareve Selefi te cilet hedhin poshte akuzat duke thene se vellai i tyre nuk ka bere ndonjehere thirrje per terrorizem.

    Por ndersa kjo faqe aktualisht ndodhet nen survejim dhe prokuroria ka terhequr materialet nxitese te Kristos, vete forumi e ka fshire postimin e tij.

    "Vallahi kjo eshte shpifje e vertete dhe shume shpejt do ta kuptoni se kush jemi NE, se cfare metode te thirrjes kemi NE.Ku jane argumentet qe Muhammed Abdullahi eshte terrorrist, ku jane argumentet qe Muhammed Abdullahi ka bere thirrje ne kete forum per terrorrizem-te pakten na gjeni nje fjale", thuhet ne forum.

    Por arrestimi i Artan Kristos ka risjelle edhe njehere ne kujtese pranine e nje rryme te re ne rrethet e besimtareve myslymane shqiptare.

    Artan Kristo njihet per policine dhe prokurorine per shoqerimet e shumta gjate hetimeve per vrasjen e sekretarit te pergjithshem te komunitetit myslyman Salih Tivari.

    Nderkohe qe prangosja e tij per thirrje nxitese u njoftua zyrtarisht nga prokuroria e pergjithshme. Edhe emisioni investigativ "Fiks Fare" denoncoi kete rast ne muajin maj, duke e prezantuar si mjek popullor mashtrues.


    ****


    DURRES - Policia ka arrestuar sot Artan Kriston, të akuzuar për "Nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllim terroriste". Lajmi është bërë i njohur nga Prokuroria, sipas të cilës janë grumbulluar të gjitha provat e nevojshme në ngarkim të këtij shtetasi.

    Hetimet e këtij procedimi penal janë kryer nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe për hetimin sa më të plotë të çështjes, janë shfrytëzuar një numër i madh mjetesh për kërkimin e provës, përfshi dhe ato karakterit teknik.

    "Deri në këtë fazë të hetimit, në një analizë të të gjithë të dhënave të grumbulluara, është konkluduar se ka të dhëna të mjaftueshme që shtetasi Artan Kristo ka kryer veprën penale të mësipërme"-thanë të njëjtat burime.

    Në këto rrethana, mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurimit "Arrest në burg", ndaj të dyshuarit Artan Kristo. Hetimet në këtë procedim penal vazhdojnë.

    Kristo ishte përfaqësues i fondacionit "Al Haramain", i konsideruar si ndër financuesit kryesorë të terrorizmit ndërkombëtar.

  7. #307
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Duhet ndal keto bisha qe po punoin ne dem te kombit.

  8. #308
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-03-2008
    Postime
    537
    Kristo ishte përfaqësues i fondacionit "Al Haramain", i konsideruar si ndër financuesit kryesorë të terrorizmit ndërkombëtar.
    Gjithsesi une them se Shqiptaret nuk jane aq te zote sa te behen kamikaze per islamin.Duhet nje miks trimerie dhe idiotesie.Ne vetem idiotsine kemi...

  9. #309
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Fundërrinat si puna e këtij Kristos paguhen mirë për të propaganduar në të tillë mënyrë duke vënë në shenjestër disa mendje totalisht idiote të arabizuara deri në qelizën glia e neuronin e fundit.

  10. #310
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga Lenc Bukuroshi Lexo Postimin
    Gjithsesi une them se Shqiptaret nuk jane aq te zote sa te behen kamikaze per islamin.Duhet nje miks trimerie dhe idiotesie.Ne vetem idiotsine kemi...
    Per tu bere kamikaz nuk sherben asnjera nga opsionet e me siperme.Nese firmos dhe pranon perfitime perfitime prej tyre, nje dite jane ato qe te bejne thirrje per tu kthyer ne bombe.

Faqja 31 prej 32 FillimFillim ... 2129303132 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?
    Nga Cimo në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 284
    Postimi i Fundit: 19-01-2015, 10:36
  2. Tito dhe shqiptaret e Kosoves ?
    Nga Petrit_AK47 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-07-2011, 18:43
  3. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Të drejtat e njeriut në Lindje dhe në Perëndim
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06
  5. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •