Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    81
    Problemi qe Borix e ka paraqitur si problem te C-se, nuk eshte problem i C-se, por eshte pasoje e menyres se si bashkesia e pafundme e numrave real, ruhet ne memorje/regjistra, te cilet kane nje kapacitet te fundem. I njejti proble manifestohet edhe ne asembler (apo edhe ne gjuhen e makines), pra pavaresisht nga gjuha qe zgjedh per shkrimin e programit.
    LJanina te ka treguar menyren korrekte se si duhet ta trajtosh nje rast te tille.

    Nje menyre tjeter, do ishte te perdorje numrat e plote per te ruajtur numra me nje numer te kufizuar shifrash mbas presjes dhjetore. P.sh. numrat me presje dhjetore shumezoi me 1000 dhe ruaji si nje numer i plote.

    Dhe nuk eshte e vertete qe gjuhet me objekte, krijojne programe qe ekzekutohen me shpejte apo jane me te vegjel. Eshte krejt e kunderta. Faktikisht, driver-at, apo software te tjere qe kane kerkesa per nje performance te larte, nuk shruhen ne .NET, por ne C dhe/ose asembler. Dhe pjesa derrmuese e softwereve komercial shkruhen ne C++. Mund te permendesh ndonje emer aplikacioni te mirenjohur qe te jete shkruar me gjuhet "moderne" te .NET-it?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Neritan Hyso : 04-07-2008 më 17:47

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Dhe nuk eshte e vertete qe gjuhet me objekte, krijojne programe qe ekzekutohen me shpejte apo jane me te vegjel. Eshte krejt e kunderta. Faktikisht, driver-at, apo software te tjere qe kane kerkesa per nje performance te larte, nuk shruhen ne .NET, por ne C dhe/ose asembler. Dhe pjesa derrmuese e softwereve komercial shkruhen ne C++. Mund te permendesh ndonje emer aplikacioni te mirenjohur qe te jete shkruar me gjuhet "moderne" te .NET-it?
    Hmm, mbase s'e ke kuptuar mire ate qe kam shkruar ne lidhje me OOP-ne, ose mbase ke kerkuar te na japesh nje info elementare si kjo me lart.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    81
    Me sa duket aftësitë e mia mendore janë të pamjaftueshme për të kuptuar “thellësinë” e mendimeve të tua, sepse vërtetë unë nuk arrij ta kuptoj se çfarë “nuk kam kuptuar” në mesazhin tënd:

    Citim Postuar më parë nga Borix Lexo Postimin
    Kur te gjithe kodin ne C e perktheva ne VB.NET, nuk hasa me asnje problem (madje, edhe shpejtesia e ekzekutimit u rrit - gje qe eshte e pritshme ne programimin e orientuar me objekte).
    C mund të ketë nam si gjuhë më e vështirë se VB(.NET), por që të jenë më të ngadaltë, apo që të imponojnë kufizime, këtë tezë s’e kisha dëgjuar ndonjëherë (të kundërtën po), dhe reagimi im ishte thuajse instiktiv (e sigurt është, që nuk humba kohë duke të psikoanalizuar ty: “hmm, të jetë një fillestar që ngatërrohet me këmbët e veta në C/C++, apo mos ndoshta ka dashur të shprehë të kundërtën e asaj që ka shkruar?”)

    Sipas Microsoft-it, C++ (me “managed extensions”) është gjuha që prodhon kodin më të optimizuar IL (intermediate language) se ç’do gjuhë tjetër e .NET-it, dhe është e vetmja gjuhë që mund të krijojë programe që janë njëherësh, “managed” dhe “unmanaged”, dhe një nga skenarët ku diçka e tillë është e dobishme, sipas Microsoft-it, është për të shkruar pjesët “performance-critical” si “unmanaged”.

    Kështu që “për aq sa kuptoj unë”, i vetmi shpjegim se si një program i shkruar në C, ekzekutohet më ngadalë se i njëjti program i shkruar në VB.NET, është mosnjohja e C-së nga ana e autorit.

    Dhe nëse mesazhi im përbën një informacion tepër elementar për rangun tënd, fundja unë s’jam veçse një “publicist” fillestar (me rreth 40 mesazhe deri tani).
    Kur të kem shkruar mbi 1800 mesazhe, “shpresoj” që edhe mesazhet e mi të përmbajnë informacion më “të avancuar”, të krahasueshme me ato të një veterani si puna jote.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Kur të kem shkruar mbi 1800 mesazhe, “shpresoj” që edhe mesazhet e mi të përmbajnë informacion më “të avancuar”, të krahasueshme me ato të një veterani si puna jote.
    Neritan, keni ndonje campus counselor aty? Chill out plako...

    Tani, per vargjet qe ke thurrur me lart (Letersia - Software: 1-0), mos dil nga konteksti i asaj qe ke nxire ne citim. Te thuash shpejtesia rritet ne OOP, nuk do te thote shpejtesia rritet ne .NET relativ me C (te cilat i njoh mire, sidomos te fundit). Te thuash ate qe kam thene une (dmth, te paren, sipas kontekstit nga ku ti me 40 postimet e tua ke shkeputur citimin) fare mire mund te thote qe nje OOL si C++ eshte me eficiente se C.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Borix : 30-07-2008 më 17:29
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Redmond, WA, USA
    Postime
    181
    Prandaj edhe duhet ta përfshijsh tolerancën gjatë shqyrtimit të barazisë.
    Pra në vend të
    if (0.1 + (0.2 + 0.3)) == 0.6)

    përdore:
    if (0.1 + (0.2 + 0.3)) < 0.6 + dToleranca && 0.1 + (0.2 + 0.3)) > 0.6 - dToleranca)


    Ku toleranca mund të përshtatet sipas aplikacionit.

    //Agroni

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Sfidë: Mbledhja e numrave romak
    Nga edspace në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-06-2006, 17:55
  2. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-11-2005, 10:08
  3. Sfida nga Pr-Tech: Mbledhja e dy numrave 256 shifror
    Nga edspace në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 18-03-2005, 20:32
  4. Qeveria merr vendimin per shtimin e numrave ushtarake ne Irak
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 16:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •