http://en.wikipedia.org/wiki/EU_mission_in_Kosovo
Solana: Vendimin pėr EULEX do ta marr
Ban Ki Mun
![]()
http://en.wikipedia.org/wiki/EU_mission_in_Kosovo
Solana: Vendimin pėr EULEX do ta marr
Ban Ki Mun
![]()
Me respekt
rtp-ja
ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"
![]()
EULEX has nė pengesa tė shumta para vendosjes sė programuar
05/06/2008
Njė mision i BE-sė ėshtė supozuar tė marrė pushtetin prej UNMIK nė 15 qershor, por zyrtarėt tani thonė se nuk mund tė ndodhė siē ishte planifikuar.
Nga Igor Jovanovic pėr Southeast European Times nė Beograd – 05/06/08
Shefi i sigurisė sė BE-sė Havier Solana u shpreh tė mėrkurėn (4 qershor) se ai pret progres tė misionit tė BE-sė "sė shpejti". ]
Misioni i BE-sė nė Kosovė (EULEX), qė mendohej tė futej nė veprim nė 15 qershor, nuk mund tė pėrmbushė programin e tij tė vendosjes, duke lėnė misionin e OKB-sė nė terrenin e shtetit tė ri tė pavarur.
Sipas pėrfaqėsuesve tė BE-sė, mosmarrėveshjet mbi ndarjen e pėrgjegjėsive ndėrmjet OKB-sė dhe EULEX mund tė vonojnė programin. EULEX ėshtė nė pritje tė autorizimit pėr tė marrė pushtetin e policisė dhe gjyqėsorit nė vend, por kundėrshtime prej shteteve anėtare tė BE qė nuk janė dakort me pavarėsinė e Kosovės po e ndalojnė atė, sipas shefit tė sigurisė sė BE Havier Solana.
Vendeve i nevojitet njė sinjal i qartė nga Sekrtetari i Pėrgjithshėm Bank Ki Mun se ēfarė hapash do tė ndėrmerren nė lidhje me Kosovėn. Deri tani, vetėm Spanja ka trajtuar publikisht ēėshtjen. Ministri i jashtėm spanjoll Migel Angel Moratinos, nė njė mbledhje tė ministrave tė BE mbajtur nė Slloveni nė 29 Mars, kėrkoi zbatimin e ligjit ndėrkombėtar nė kėtė ēėshtje.
Duke folur tė mėrkurėn, Solana tha se ai pret progres mbi misionin e BE-sė “sė shpejti”. “Ne jemi nė lidhje tė vazhdueshme [me Ban] pėr tė parė se si mund tė bėhet, dhe unė shpresoj shumė qė nė pak ditė unė do tė raportoj progres nė kėtė drejtim,” tha ai.
Nė fund tė muajit tė fundit, ministri i jashtėm slloven Dimitrij Rupel tha qė Ban mund tė pėrballet me “qortime serioze” nė se ai pranon idenė fillestare tė BE-sė pėr EULEX nė zėvendėsimin e menjėhershėm tė UNMIK nė tė gjithė Kosovėn.
Plani i BE ishte pėr tė dėrguar njė Mision pėrfshirė 2,200 pjesėtarė pė tė vėzhguar policinė dhe drejtėsinė nė Kosovė. Ideja fillestare ishte qė misioni tė fillonte punėn nga 15 qershori, kur kushtetuta e re e Kosovės do tė hyjė nė fuqi. Ndryshe nga OKB-ja, misioni i tė cilės u vendos qė nė vitin 1999, BE synon tė transferojė mė shumė autoritet tė saj nė institucionet e Kosovės, duke mbajtur juridiksionin mbi sistemin gjyqėsor dhe policinė.
Pėr tė punuar nė lidhje me kėto probleme, Solana dhe Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer u takua me Ban javėn qė kaloi por dėshtuan nė arritjen e njė marrėveshjeje.
“Ajo qė ne nė NATO jemi tė interesuar ėshtė tė sqarojmė rolin dhe pėrgjegjėsitė dhe tė sigurojmė qė ata qė do tė garantojnė paqen dhe stabilitetin nė Kosovė tė dinė se ēfarė pėrgjegjėsie kanė” tha zėdhėnesi i NATO-s James Appathurai.
Rusia refuzoi tė pranojė misionin e programuar tė BE-sė pa miratimin e Kėshillit tė Sigurimit. Serbia gjithashtu kundėrshtoi programin e EULEX, duke kėrkuar qė misioni tė marrė sė pari njė mandat tė OKB-sė.
Ministri serb pėr Kosovėn Slobodan Samarxhiē tha se Beogradi dhe serbėt e Kosovės “njohin vetėm misionin e OKB-sė” dhe nuk do tė bashkėpunojnė me EULEX.
“Objektivi i EULEX nuk mund tė ligjėrohet nė OKB, sepse ky objektiv ėshtė zbatimi i pavarėsisė sė Kosovės, ku qėllimi i OKB-sė ėshtė zbatimi i autonomisė sė Kosovės. Kėto janė dy qėllime tė ndryshme qė nuk mund tė harmonizohen,” tha Samarxhiē.
Kjo pėrmbajtje ėshtė autorizuar nga SETimes.com
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga RTP : 24-06-2008 mė 05:05
Krijoni Kontakt