Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Mendoni se roli i burrit në familje është në rënie?!

    Ne lajme degjova per nje liber qe kishte botuar nje shkrimtare amerikane,qe gjithmone e me shume po bie roli i burrit ne familje.Femra po behet me e forte ,me e pavarur per te perballuar e vetme jeten .
    Cmendoni ne lidhje me kete ?Ju lutem pa ofendime.

  2. #2
    e vertet, po sillet dynjaja

  3. #3
    Mendoj se nqs me pare mentaliteti i burrit si fituesi i bukes ne nje familje ishte mese normale dhe ishte cfare pritej, tani nuk ndodh me. Me pare roli i femres ishte me teper i perqendruar ne rritjen e femijeve dhe kujdesjen e shtepise dhe karriera per nje femer nuk ishte dicka shume e degjuar. Ne shekullin e XXI, roli i femres eshte bere shume me i rendesishem. Tani nje femer jo qe vetem luan rolin e bashkeshortes & nenes, por edhe rolin e saj ne profesionin qe ka.

    Shume femra nuk presin qe te martohen dhe te sigurojne jeten. Arsimimi dhe karriera po e bejne nje femer te jete edhe me teper e kujdesshme se ke zgjedhin si partner te jetes sepse nqs me perpara ana ekonomike e tij ishte nje faktor shume i rendesishem ne zgjedhjen e tyre, tani nuk ka te njejten rendesi.

    Edhe pse shume meshkuj jane me mentalitetin e vjeter qe nuk duan qe gruaja te paguhet me teper se ta, prape mendoj se eshte dicka shume pozitive, sepse te dy po kontribuojne ndaj familjes se tyre. Rendesi ka qe te besh dicka qe te pelqen, po kush po pyet nese ai ben me teper apo une. Ndoshta profesioni qe ai kishte per zemer nuk paguhet aq shume ne ate shtet se sa profesioni im. Ajo nuk do te thote kurrsesi qe une jam me e zgjuar apo me e pergatitur se ai apo vice versa. Pastaj te pakten po sollem nje cek te mire ne shtepi, s'do na kerkoni shume llogari se sa pale kepuce kemi ne dollap dhe pse na duheshin edhe ca pale te tjera per cdo stine

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Ne lajme degjova per nje liber qe kishte botuar nje shkrimtare amerikane
    Kush liber? Si quhet shkrimtari?


    Nuk besoj se po bie roli i burrit, thjesht po ngrihet rroli i gruas...

  5. #5
    KuCoVaR Maska e Olimp
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    QS
    Postime
    484
    Citim Postuar më parë nga FierAkja143 Lexo Postimin
    Kush liber? Si quhet shkrimtari?


    Nuk besoj se po bie roli i burrit, thjesht po ngrihet rroli i gruas...
    Me fal po pse kur eshte ulur ndonjehere roli juaj??????

    Ne familje gruaja ka rolin e vet dhe burri te vetin kot si thone "burre e grua mish e thua" behen nje ketu nuk po zeme ato familje kur burri eshte fanatik e xheloz dhe ato femra jane vdekura(qe lejojne cdo gje vetem e vetem se skane cte bejne) dhe famija ka vetem sherr e dru


    Jam i mendimit qe gruas nuk i jane ul ndonejhere vlerat por qe ka qene e barabarte me burrat (jane te ndara gjerat ca i ben burri ca gruaja) secili ka vleren e vet ne familje...
    Ere mire mire

  6. #6
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Une nuk e shoh si te tille,thjesht po forcohet pozita dhe roli i gruas ne familje dhe vendimmarrje.Thjesht tani jane te dy ne nje nivel.Mua do te me shqetesonte fakti nese roli i burrit do te kishte rene,eshte rrezik per nje familje.
    Elegance is an attitude.

  7. #7
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Ne lajme degjova per nje liber qe kishte botuar nje shkrimtare amerikane,qe gjithmone e me shume po bie roli i burrit ne familje.Femra po behet me e forte ,me e pavarur per te perballuar e vetme jeten .
    Cmendoni ne lidhje me kete ?Ju lutem pa ofendime.
    Shyqyr qe ju erdhi dita edhe juve.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  8. #8
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Femrat po clirohen nga "pushtimi" i burrave ne jeten e tyre. Kjo do festuar
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  9. #9
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Nuk e di, sigurisht qe per ne femrat dhenia e mundesise se arritjes te lirive themelore ne shume aspekte eshte gje e padiskutueshme edhe madheshtore.
    Sidoqofte, ndonjehere mendoj qe me te vertete roli i gruas ne pergjithesi, i gruas si nene qe perkujdeset per familjen e per shtepine e saj nuk shikohet me e madje ne shume raste jane burrat qe jane me te qete e perkujdesen me me deshire. Nuk e di nese nje zhvillim kaq i madh eshte thjeshte nje periudhe tranzicioni e kalimtare apo eshte dicka qe do vazhdoje akoma me tej. Nqs eshte periudhe kalimtare, keto ndryshime jane te kuptueshme duke pasur parasysh zhvillimin ekonomik e elemente te tjera qe kane ndikuar, por nqs ne vazhdojme e mendojme vetem per karriere, une do e shikoja me teper si z'natyralizim te femres e shnderrimit te saj ne nje qenie ndryshe, dmth fizikisht grua, por shpirterisht burre: jam pro studimit e kerkimit te mireqenies e lumturise si nga grate ashtu e nga burrat, por jo duke harruar bukurine tradicionale te gruas e per kete ju sjell kete artikull te shkruar diten e 8 marsit nga Adriana Anxhaku, qe per mendimin tim e permbledh ne menyre perfekte "idene e femres..."


    Penelopa versus Circeja
    Ndonëse dilema, kështu siç është shtruar i përket Odiseut, në rast se mund t’i përgjthësojmë, meshkujve më shumë se sa femrave, ajo nuk do të kishte kurrfarë përmbajtje në rast se nuk do të merrnim parasysh natyrshëm, këtu të paktën edhe një këndvështrim femëror. (Kërkoj ndjesë për universalet “meshkuj” e “femra” që jam e detyruar t’i përdor për të arritur në një shkallë përgjithësimi, megjithëse brenda këtyre dy koncepteve ka mjaft ndryshueshmëri të respektueshme). I gjendur, të paktën përballë dy alternativave të ndryshme në marrëdhëniet e tij me femrat, Odiseu paraqet formën tipike të mendimit të zhvilluar perëndimor, i cili megjithë përmirësimet që ka sjellë në jetën njerëzore, dihet se ka qenë thellësisht maskilist dhe imponues ndaj gjinisë tjetër për shekuj me radhë: Nga njëra anë gjendet Çirçeja e bukur e cila përfaqëson heterën moderne dhe i bën “burrat”, shokët e Odiseut, t’i nënshtrohen instiktit e të ndiehen të lumtur si derra në përmbushjen instikteve të tyre, por në këtë mënyrë ata kanë humbur vetëdijen, arsyen. Nga ana tjetër, Penelopa përfaqëson bashkëshorten, e cila e gjen kënaqësinë në rregullin e ngurtë të jetës, në arsyen e imponuar nga shoqëria e kohës që ka nevojë për besnikërinë e gruas, për shkak të trashëgimisë së sigurtë të pronës te fëmijët. Odiseu, si burrë i plotfuqishëm përkundrejt pozitës së këtyre dy grave, përdor arsyen për t’u kthyer te Penellopa në shtëpi dhe nuk bie pre e magjisë së Çirçes.
    Dy gjëra të tërheqin vëmendjen te ky trekëndësh, Së pari fakti që të dyja gratë “luftojnë” në mënyra të ndryshme për të rrëmbyer mashkullin, e duket se zgjedhje i përket më tepër këtij të fundit, kurse ato e kanë të parashkruar “fatin” e tyre pasiv për faktin se atyre u vishet ose instikti i verbër (Circe) ose bindja e verbër (Penelopa) kurse arsyeja i rezevohet vetëm burrit i cili di ta përdorë atë.
    Por ka edhe një interpretim tjetër për këtë fabul të vjetër. Martesa bëhet rruga më e mirë e shoqërisë, megjithëse shpreh tashmë gjendjen e sundimit të burrit, kurse hetera magjike Çirçe pasqyron jo vetëm përpjekjen për të rikthyer pushtetin e vjetër të grave,(matriarkatin) por dhe hakmarrjen ndaj gjendjes së nënshtruar të tyre, duke poshtëruar në një farë mënyre meshkujt. Ky mit i sundimit, u zbatua për shekuj të tërë në kulturën perëndimore, duke u dhënë formë marrëdhënieve ndërmjet dy sekseve.
    Kështu, hierarkia njerëzore mbështetet përveç të tjerave edhe në sundim ndaj femrave. Niçe e Sadè, këta përfaqësues të mendimit modern e rikonfirmojnë këtë qëndrim në mënyra të ndryshme. Nuk është e rastit që femra e trajtuar nga krishtërimi herë në kultin e një Madone, e herë si shtrigë që duhej të shkonte në turrën e druve për t’u djegur, i nënshtrohet një hakmarrje të thellë, qoftë edhe për kujtimin që i bën botës për atë profeten parakristiane, e cila vendoste në pikëpyetje të gjithë rendin e sundimit patriarkal të hyjnizuar edhe nga krishtërimi. Ajo shkakton, thjesht me ekzistencën e saj zemërimin e egër në arsyen sunduese të burrit gjysmë të qytetëruar. Sidomos Sadè vetëm sa e ka nyjëtuar këtë urrejtje të njëanshme.
    Mashkulli sundues nuk do t’i japë gruas as dhe nderin që të jetë individuale, siç është ai vetë. Për të gruaja e veçantë është vetëm shëmbëlltyra e llojit të saj, përfaqësuesja e “femrës” në përgjithësi dhe kaq. Deklarimi i urrejtjes kundër femrës, si më e dobët nga ana e fuqisë shpirtërore dhe trupore, tipar ky që e ka në trurin e tij sundimtari burrë, i përngjet urrejtjes për çifutët për Hanah Arendin, prejse femrat e çifutët nuk kanë mundur ta ndryshojnë këtë gjendje për mijra vjet. Duke qenë më poshtë në këtë shoqëri, ata kanë tërhequr mbi vete mjaft sulme nga ata që sundojnë, sepse të poshtërosh ata që janë me më pak forcë e në mjerim, përbën një kënaqësi të madhe preverse.
    Thuhet se gjërat kanë ndryshuar tashti në fillim të këtij shekulli. Mirëpo, demistifikimi i një praktike ekzistuese të marrëdhënieve njerëzore dhe sugjerimi i një praktike alternative kërkon gjithnjë një kohë të gjatë. Shekulli i kaluar qe i mbushur me “mprehje ushtash” për luftra gjinore e përmirësime të situatës në mënyrë të pjesëshme. Por ai qe i mbushur edhe me mjaft keqkuptime. Disa prej tyre vijonë të ruhen edhe në mendësitë e OJF-ve që mbështesin e mbrojnë të drejtat e femrave edhe këtu te ne. Pa mohuar punën e mirë të bërë nga mjaft prej tyre në këtë drejtim, me duket se shumë prej tyre vuajnë naivitetin, ndoca edhe dashakeqësinë, për t’i përdoror këto organizma vetëm për afirmimin e një lloj protagonizmi vetiak e për përfitim të një grupi grash që i drejtojnë. Aq më keq kur ndonjë prej tyre drejtohet nga femra me ndihmesë të dyshimtë për shoqërinë civile në të kaluarën. Sidoqoftë, shumica e këtyre institucineve a klubeve, (pse jo), janë për t’u përgëzuar që ndihmojnë në këshillim, trajtim, rehabilitim e punojnë madje edhe vullnetarisht me te gjitha shtresat. Punojnë pa bëzajtur, në hije e me pak mundësi financiare ndër to edhe koleget e mia të Fakultetit të Shkencave Sociale.
    Porse naiviteti i një pjese të tyre është shpesh herë konceptual e shprehet në faktin se ata nuk kanë ide të qarta se cili duhet të jetë statusi i grave dhe çfarë përmirësimesh ligjore mund të bëhen për ta afruar këtë status me natyrën e femrës si individ. Për shembull, shumë prej tyre flasin për barazi me gjininë tjetër, në një kohë që koncepti liberal postmnodernist i tipit J.Kristeva, L.Irigrary, e ka përmirësuar këtë tezë, duke synuar pranimin e të qenit ndryshe, si individ të femrës (në kuadrin e të drejtave për individin) e mandej dhe respektimin për këtë ndryshim seksual, racor etj. Mendësia thjeshtë barazitiste, e cila duhet riformuluar, shtyn që mjaft femra në rrugën e tyre për karrierë t’i nënshtrohen rregullave maskiliste të lojës (agresivitet i theksuar, konkurrencë permanente, etj), saqë na duken si hemafroditë në pushtet dhe vetëm kostumin ose lukun e kanë femëror, ndërsa qëndrimin e kanë tërësisht burrëror, me demek “trime” si burrat, e me demek “kështu e paska pushteti”?!. Nuk duhet mohuar se “Cybergirl Madona” e soji i saj mediatik kanë ndikuar mjaft edhe këtu të ne. Por ajo përbën vetëm një fetishizim i mishit dhe jo një model i harmonizimit të trupit e mendjes së femrës, një lloj Çirçe pa tru, një hibrid i përpjekjes për t’i shpëtuar shtërngimit nga tradita maskiliste e i përpjekjes për barazi totale. Ky model për fremrat në karrierë po përhapet mjaft edhe ndër femrat e këtushme, të cilat e zbatojnë pa u menduar atë.
    Një trajtë tjetër e këtij naiviteti, që kushtëzohet prej faktit se faza e para e afirmimit të të drejtave të femrave ka qenë lufta, është se mjaft prej tyre mendojnë se mund ta rregullojnë gjendjen, duke përdorur vetëm luftën dhe jo bashkëpunimin. Edhe kur e pranojnë këtë bashkëpunim më shumë rreken të “kapin” mashkullin që ka pushtet me të gjitha mjetet dhe të marrin mbështetjen e tij, sesa të pranohen si partnerë të barabartë në rregulla loje e si individë me mendje të ndryshme. Krijimin e hapësirave që feminiteti të mos shprehet thjeshtë si kundërt me maskilitetin, por si përplotësues i tij në ide, sepse femrat kanë e duhet të kenë një sy tjetër në këndvështrimin e gjërave, do të ishte mënyra për të mënjanuar konflikte të kota e të padëshirueshme nga kërkush. Mjaft meshkuj, po aq të brishtë e normalë si njerëz, ndihen të frikësuar nga ky agresivitet aq propaguar i femrave, që i ndih idesë se vetëm me agresivet mund të marrin atë çka meritojnë. Do të duhej mirëkuptuar sikleti i tyre, sapo ndjejnë erën e ndonjë ndryshimi femëror. Duke mos i konsideruar ata në mjaft raste si armiqtë tanë, dhe as vetëm objekt i ngacmimit tonë për t’i shndërruar në derra si te Circe, (shpresoj shumë se nuk jemi më në stadin e Penelopës pasive tashmë), meshkujve u takon roli i bashkëpunëtorëve më të mirë në përpjekjen për të përmirësuar situatat në veçanti e gjendjen në përgjithësi.
    Jam plotësisht e njëmendje me ata që shprehen se duhet rregulluar me ligj ana sasiore e përfaqësimit të femrave në institucione të caktuara, por nga ana tjetër ky do të ishte vetëm një hap i parë që do të duhej të pasohej me një ndryshim cilësor në mendësinë. Domethënë, femrat duhet të jenë ato që janë, (si ngjet dhe me meshkujt), disa të forta e disa të buta, disa agresive e disa të urta, e të pabuja në natyrën e vet, por secila prej tyre të ketë respektin e të ketë mundësi të arrijë në pushtet me talentin e saj të veçantë, për aftësitë e saj, për mendimin ndryshe pa u deformuar shpirtërisht. E këtu krahas rrugëve të lartpërmendura e sensibilizimit me bollëk mes vedit të grave, kishte me qenë ndoshta më mirë të komunikojmë, të peshojmë e të argumentojmë, e të mirëkuptojmë bashkarisht.

    La vita è bella...

  10. #10
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Edhe naj dite keshtu si po ec rroli i burrit do te jen fare i vogel , keshtu ehste kur femrat tentojn te jene burra dhe burrat gra .
    KOSOVA E MADHE

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 04-03-2024, 07:54
  2. Varfëria dhe mizerja.
    Nga DI_ANA në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 18-01-2017, 05:25
  3. A mendoni të ktheheni në Shqipëri ?
    Nga Arbushi në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 189
    Postimi i Fundit: 10-01-2011, 07:06
  4. Duke pastruar dhomën gjen poshtë krevatit dashnoren e burrit
    Nga angeldust në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 17:46
  5. Internimet
    Nga erzeni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-11-2002, 10:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •