Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Rama e Berisha - Hibride Prej Nje Lloji

    Panhorama 23/06/2008

    “Rama, asistent i Berishės nė kapjen e institucioneve”
    Intervistoi Robert Rakipllari

    KQZ ka rrėzuar kėrkesėn e Komitetit pėr Mbrojtjen e Kushtetutės me pretendimin se nuk ishte kompetencė e saj. Mendoni se ka njė prapavijė politike, pėr shkak se nė rast tė tejkalimit tė kompetencave, KQZ nuk i merr fare nė shqyrtim kėto kėrkesa?

    Po ndodh pa dyshim njė dramė. Shqiptarėve po u hiqen njė pas njė tė drejtat e tyre demokratike. E drejta pėr Referendum, e pra e drejta pėr t'u shprehur pėrmes votės dhe bindjes sė tyre, pėr probleme tė mėdha (dhe a ka problem mė tė madh se Kushtetuta?) e cila mbetet pronė e tyre, tanimė tė paktėn teorikisht. Pra, pėrvijon zhvatja dhe shpronėsimi i popullit tonė, shkelja e tij reale, dhuna ndaj tij.

    Pasi u zhvat nga iluzioni dhe shpresa pėr njė Shqipėri tė mirėqenies dhe bollėkut, pasi u dhunua, u grabit dhe u gjakos nė vitin '97, pasi u dhunua sėrish nė shtatorin e vitit '98, pasi u mashtrua nė vitin 2005 dhe u pėrgjak e u vra sėrish nė Gėrdec mė 15 mars 2008, atij sėrish iu vodh Kushtetuta mė 21 prill 2008, falė njė prapaskene politike tė turpshme. Ky kalendar mynxyrash ėshtė i rėndė dhe shqiptarėt nuk e meritojnė.

    Ky ėshtė konteksti i reagimit tė Komitetit pėr Mbrojtjen e Kushtetutės. Njė tendosje intelektesh dhe vullnetesh politike, pėr tė rezistuar. Njė pėrpjekje pėr tė ripronėsuar shqiptarėt nga njė e drejtė e grabitur me dhelpėrinė dhe arbitraritetin e kartonėve parlamentarė, me anė tė sė cilės mė 21 Prill 2008, nene shumė tė rėndėsishme dhe thelbėsore tė Kushtetutės u tjetėrsuan, pa pyetur konstitucionalistėt, pa hapur debat publik dhe pa u konsultuar me popullin qė e kish votuar Kushtetutėn e vitit '98, e cila dhjetė vjet mė vonė, natėn dhe falė kompromiseve tė kulisave: u ndėrrua, si tė ishte njė lodėr nė duart e disave. Kjo ėshtė flagrante dhe e patolerueshme!

    Nė kėtė frymė ne, Komiteti pėr Mbrojtjen e Kushtetutės, iu drejtuam KQZ-sė, e cila me vendimin e vet mosvendim-marrės, dėshmoi njė dobėsi tė dėnueshme, u bė palė me zhvatėsit e shqiptarėve nga e drejta pėr t'u pyetur dhe nga e drejta pėr tė vendosur pėr Kushtetutėn e tyre. Pėr tė fshehur kėtė pozicion aspak shqiptardashės, KQZ, na serviri njė gjethe fiku shkruar me sallaturina fjalėsh juridike. Kjo gjethe fiku, qė vihej zakonisht nė pikturat apo skulpturat e antikitetit pėr tė fshehur organet gjenitale, qė konsideroheshin aso kohe si turpe, ishte njė gjethe e grisur nga morali dhe argumenti juridik. Ne dhe shqiptarėt nė pėrgjithėsi pamė se prapa kėsaj gjetheje, kishte njė impotencė vullnetesh pėr tė qenė vetėvendosės dhe njė vyshkje personaliteti nga ana e shumicės.

    Nė ē'fazė ndodhet hartimi i kėrkesės pėr referendum nė adresė tė Gjykatės Kushtetuese dhe a ekzistojnė rrugė tė tjera qoftė dhe jo zyrtare qė referendumi tė zhvillohet?

    Ne po hartojmė kėrkesėn pėr Gjykatėn Kushtetuese. Ua kemi lėnė juristėve dhe kostitucionalistėve qė na mbėshtesin dhe besojnė nė drejtėsinė e kėsaj sipėrmarrjeje. Rrugėt e tjera alternative janė nė shqyrtim e sipėr. Kemi njė vėshtirėsi konkrete, ne duam qė tė vėmė nė duart e shqiptarėve njė instrument real dhe tė pėrdorshėm, njė tė drejtė vendimmarrjeje tė mohuar, mirėpo, ata, "grabitėsit" e kėsaj tė drejte, qėndrojnė nė prita me mercenarėt e tyre. Nė mėnyrė paradoksale kanė frikė nga populli i tyre dhe janė gati tė pėrdorin tė gjitha instrumentet e ashtuquajtura legale, tė cilat i kontrollojnė ilegalisht, pėr tė penguar kėtė shprehje tė demokracisė direkte qė ėshtė referendumi.
    Rezistenca ndaj kėsaj antifryme qė nuk e njeh popullin si Sovran tė vetvetes, ėshtė padyshim njė fitore mė vete.

    Pak ditė mė parė, Kuvendi rrėzoi 5 dekrete tė Presidentit tė Republikės pėr anėtarė tė Gjykatės sė Lartė. Si analist i njohur si gjykoni njė votim en block tė tyre dhe ēfarė paralajmėron njė veprim i tillė i maxhorancės?

    Duke dalė nga ambientet e KQZ, ditėn e vendimit tė tyre deledash dhe antipopullor, deklarova se: "Sot ndjehemi nė paradhomėn e fashizmit!".
    Nuk mendoj se bėra njė teprim. Tendenca pėr tė marshuar drejt kapjes sė institucioneve apo grabitja e pavarėsisė sė tyre ėshtė "marshimi" i njė regjimi qė kėrkon mbipushtet pėr vete dhe tredhje tė pushtetit real tė institucioneve, nė radhė tė parė tė institucioneve tė Drejtėsisė.

    Dhe e dini pse? Sepse regjimet apo ata qė funksionojnė me mendėsi tė skajshme autoritariste, duan qė arbitrariteti i veprimeve tė tyre, tė jetė i pandėshkueshėm.
    Ata ndjehen sikur janė Zoti dhe duan nė mėnyrė absurde, tė drejtat e Tij, tė drejtat e Zotit! Kėtu fillon marrėzia e regjimeve dhe diktaturave.

    Evolucioni i mendimit njerėzor, kėto tė drejta ia njeh vetėm popullit, prandaj ka filluar zhveshja e popullit nga tė drejtat e veta natyrale.

    Debati pėr dekretet pėr Gjykatėn e Lartė dhe rrėzimin me urdhėr apo pėrdorimi i njė trafiku potencial votash nėn banak ndaj kandidaturave tė Presidentit, janė sekuenca gri, tė tė njėjtit skenar, i cili mund tė titullohej: "marshimi i arbitraritetit". Por jo vetėm kaq, kėta zotėrinj, duan akoma mė shumė, duan njėkohėsisht institucionalizimi i arbitraritetit, zyrtarizimin e tij.

    Deklaratat e fundit tė pėrfaqėsuesve tė lartė tė dy partive, PS-PD paralajmėrojnė njė ujdi tė re mes tyre pėr Kodin Zgjedhor, por dhe ngushtimin e kompetencave tė presidentit nėpėrmjet ndryshimit tė rregullores sė Parlamentit? Si e shikoni rolin e partisė mė tė madhe tė opozitės nė kėtė rast, por duke gjykuar aksionin e kėsaj partie nė pėrgjithėsi?

    Gjithė sa thashė mė lart mund tė mbiquhet njė partiturė pianistike qė luhet me dy palė duar. Kjo muzikė e zymtė, ka dy autorė, kryeministrin aktual dhe asistentin e tij, i cili nė kėtė rast ėshtė edhe kryetari i partisė mė tė madhe tė opozitės.
    Edi Rama, nė mosopozitėn e tij, e cila quhet sot edhe "politikė e re" apo "pėrtej tė majtės dhe tė djathtės", ka varfėruar fatalisht skenėn politike shqiptare. Ai, i ka hequr opozitės akuzėn, i ka lidhur gjuhėn dhe duart, dhe akoma mė keq, vijon njė bashkėpunim tė dėnueshėm me Berishėn, i cili e ka ftuar si "ndreqės" tė fasadės sė tij, tė shpartalluar politike nga krimi shtetėror i Gėrdecit dhe dėshtimet e njėpasnjėshme.

    Ujditė pėr Kodin Zgjedhor, apo mbėshtjellja e Presidentit, me njė pezhishkė merimangash e thirrur ndryshe "rregullore e re, apo ligj special pėr presidentin", janė mjerisht pėrpjekje pėr tė ndihmuar Saliun nė luftėn e tij tė hapur kundėr Presidentit Topi.

    Partia Socialiste po shkon nė zgjedhjet e vitit 2009, si njė parti e sėmurė dhe me gjunjė tė kėputura nga asgjėbėrja. Partia Socialiste ngjan tashmė me njė ish-zonjė tė zalisur qė vuan nga kotėsia. O Perėndi, e thėrrasin hera-herės tė gatuajė edhe gjellė tė shijshme pėr armikun-mik, apo armikun-padron, vetė Sali Berishėn.

    Kėshtu qė sikur Kryeministrit t'ia pėrmbysin kazanin nė partinė e tij, ka gjithmonė njė supė tė ngrohtė qė i vjen nga kuzhina e Partisė Socialiste. Dhe mos kujtoni se ėshtė e helmuar, pėrkundrazi ėshtė plot vitamina dhe energji.

    Ky kapitullim dhe dorėheqje nga misioni opozitar i Partisė Socialiste ėshtė padyshim pika mė e ulėt e saj, nė tėrė historinė e vet politike. Timonieri aktual, pėrkujdeset personalisht pėr kėtė. Mua nuk mė shqetėson shumė enigma e sė ardhmes sė kėsaj partie, por mė shqetėson lėnia e shqiptarėve tė grabitur dhe tė mashtruar nga e ashtuquajtura parti mė e madhe e opozitės, si dhe lehtėsirat qė i jepen Berishės, nė marshimin e tij autoritarist, qė mund ta frymėzojė deri nė ėndrrėn e vjedhjes sė zgjedhjeve tė radhės.

    Dy pėrfaqėsuesit e shteteve mė tė fuqishme tė botės nė Tiranė, Ambasadori i SHBA dhe ai i Britanisė sė Madhe reaguan ashpėr dhe i kėrkuan qeverisė tė qėndrojė larg institucioneve tė pavarura. Ishin reagime jashtė natyrės diplomatike. Pse mendoni se vijnė nė kėtė moment kėto reagime dhe a lidhen ekskluzivisht vetėm me Gjykatėn e Lartė apo me njė tendencė pėr tė kufizuar tendencėn e kryeministrit Berisha pėr tė kontrolluar pushtetin gjyqėsor?

    Deklaratat mė tė fundit tė ambasadorit amerikan, janė ndėrtuar mjeshtėrisht nė mėnyrė qė tė mos interpretohen dot me "ashtu ose kėshtu". Janė direkte dhe perfekte. Janė paralajmėrime qė tė kujtojnė vitin '96 dhe '97. Kjo do tė thotė se durimi i aleatėve tanė tė mėdhenj, po shteron. Kjo do tė thotė se gafat dhe daullet e marshimit autoritarist tė Sali Berishės, kanė zgjuar njė vėmendje dhe njė ankth tė paparė. Ambasadori amerikan i dėgjon kėto "daulle" marrėzie, mė mirė se zoti Rama, dhe kjo ėshtė tejet shqetėsuese. Ambasadorit amerikan dhe shtetit qė ai pėrfaqėson, u dhimbet demokracia shqiptare mė shumė se disave qė fshihen katundeve pėr tė mos parė batėrdinė qė bėhet nė Tempullin legjislativ shqiptar.

    Dhe kjo ėshtė njė panorame mjerimi.

    Mediat informuan se trafiku i armėve vazhdon tė hetohet nė SHBA, duke prangosur drejtuesit e kompanisė, e cila bėnte afera me shtetin shqiptar dhe qė lidhen kryesisht me ēėshtjen "Gėrdeci". Ēfarė pasojash politike parashikoni pėr maxhorancėn aktuale dhe a keni besim se do tė ketė njė ndėshkim penal pėr kėtė ēėshtje dhe deri nė ēfarė niveli?

    Gėrdeci ėshtė njė varr i hapur qė do tė thithė brenda vetes, autorėt e krimit, kushdo qofshin ata. Kanė vdekur fėmijė dhe gra, janė masakruar pleq. Asnjė prej tyre s'kish faj dhe janė martirė tė korrupsionit mė tė zymtė. Njė korrupsion qė grabiti pasurinė e shqiptarėve dhe qė pėr kusur edhe i vrau ata!

    "Gėrdeci" ėshtė sfida mė e madhe e Drejtėsisė shqiptare, ėshtė prova qė ajo do tė fillojė tė ekzistojė ose jo. Pėrpjekjet pėr ta fshehur janė mjerane, sepse Drejtėsia amerikane, pėr tė zbuluar tė vėrtetat e saj, do tė marrė nga dora edhe situatėn tonė nėse do tė jetė nevoja.

    Pėrpjekjet politike pėr tė fshehur krimin shtetėror tė kryer mė 15 Mars nė Gėrdec, qė lidhet edhe me dekretet e Gjykatės sė Lartė, edhe me sulmet ndaj Prokurorisė, edhe me pengmarrjen e lidershipit tė Partisė Socialiste, janė njė turr nė panik, kundėr kohės, qė po ndėrmerr Kryeministri Berisha.

    Dihet kundėr kohės ka vetėm humbės, historia e ka dėshmuar qindra herė kėtė.

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Sot 24 Korrik 2008

    Berisha-Rama, "takim historik" nė Pezė

    Nga Pėrparim HALILI

    Pazari Berisha-Rama, vazhdon tė shėnojė episode tė tjera, qė konfirmojnė jo vetėm lidhjen e tyre politike dhe ekonomike, por dhe "orgjitė" e forta shpirtėrore. Sipas burimeve nga Peza, nga ish-baza e luftės partizane, ku kreu i bashkisė Tiranė dhe akuzuesi tallės i kėsaj lufte, kryesocialisti Edi Rama, prej 3 vjetėsh ka vendosur selinė e tij tė "punės", mėsohet se katėr ditė mė parė, nė "kasollen" e Babė Myslymit nė Pezė, kanė bėrė njė takim pune dy liderėt kryesorė tė politikės aktuale shqiptare, Rama dhe Berisha.Ata e kanė bėrė kėtė takim nė muzg, nė pritje tė natės, ashtu siē janė takuar edhe kur kanė bėrė "puthjen" e tyre tė parė, pėr tė mbyllur dosjet e zeza tė krimit dhe vazhdimin e sundimit tė tyre si aksionerė nė kėtė pushtet qė ėshtė ngritur dhe po funksionon mbi bazėn e tenderėve, tė lejeve tė ndėrtimit, tė liēensave, tė monopoleve, tė trafiqeve dhe krimeve njerėzore.

    Ata janė takuar nė Pezė, jo pėr tė bėrė "Konferencėn e Pezės", por pėr tė vazhduar lidhjet e tyre larg syrit tė shqiptarėve dhe kundėrshtarėve tė tyre politikė, pėrballė tė cilėve qėndrojėn dhe veprojnė nė prapskenė dy "musketierėt" ekonomikė Rama-Berisha. Kjo ndodh dhe do tė ndodh, sepse ata nuk kanė rrugė tjetėr, mbasi si Rama, ashtu dhe Berisha, njihen pėr tė tilla takime sekrete, me motive qė i dinė vetėm ata dhe qė u shėrbejnė vetėm atyre.

    Takimi i Pezės nė "kasollen" e Babė Myslymit, tregon pėrfundimisht se klani Berisha-Rama ėshtė njė mafie skenaresh me afera dhe qėndrime e politikash tė pista. Ky individ qė fatkeqėsisht ėshtė me detyrė kryeministėr i vendit, vazhdon tė jetė pjesė e krimit edhe nė takime tė tilla. "Puthja" e Berishės me Edi Ramėn, nė selinė e kėtij tė fundit nė Pezė, atje ku Rama ka tre vite qė bashkėjeton me ish-drejtorin e gjelbėrimit tė Tiranės, Dashnor Peza, ka si shpjegim faktin, qė Saliu i Gėrdecit dhe Edi i lejeve tė ndėrtimit, ose mė saktė dyshja e shkatėrrimit tė Kushtetutės dhe demokracisė shqiptare, kanė vendosur tė jenė tė lidhur ngishte me njeri tjetrin, duke e pėrdorur kėtė vend e kėtė popull si kavje eksperimentale pėr interesat e tyre ekonomike.

    Berisha dhe Rama, kanė kaluar njė ditė dhe njė natė tė kėndshme, tepėr mirėkuptuese nė shtėpinė e Babė Myslymit nė Pezė. Aty kanė projektuar ide dhe lėvizje tė reja pėr bashkėpunimin mes tyre, sidomos nė fushėn ekonomike-financiare, ku duhet thėnė se vitin e fundit kanė patur sukses tė plotė. Rama e ka patur Berishėn tė "ftuar nderi" nė "selinė" e tij tek shtėpia e Babė Myslymit, ndėrkohė qė Berisha e ka mirėpritur dhe e ka vlerėsuar si "takim historik" kėtė "bashkėjetesė" tė asaj ditė-nate me Ramėn. Nudisti fizik Rama dhe nudisti politik Berisha, kanė kohė qė nuk ndalen pėrballė ligjit, pėrkundrazi vazhdojnė tė dhunojnė dhe shpėrfillin gjithēka, mjafton qė Edi tė mbushė thasėt me dollarė dhe euro, ndėrsa Berisha tė sigurojė pasuri tė shumta pėr dy fėmijėt e tij, tė cilėt janė publikuar si personazhe "VIP" nė trafiqe dhe afera korruptive, qė nga trojet e bregdetit e deri nė skandalin e Gėrdecit.

    Takimi i Pezės dėshmoi edhe njėherė, se Rama nuk po flet mė pėr pėrfshirjen e fėmijėve tė Saliut nė kėto afera, sepse ka njė marrėveshje tė plotė dhe pėrfundimtare mes tyre. Po kėshtu, nė shpėrblim tė heshtjes sė kreut tė opozitės, Berisha ka mbyllur dosjet e zeza tė krimit ekonomiko-financiar tė kryebashkiakut Edi Rama, duke u bėrė palė aktive dhe e heshtur me tė dy eksponentėt qė drejtojnė PD dhe PS, nė bashkėpunim. Po sipas informacioneve, kėtė takim e ta e kanė vendosur tė dy sė bashku, ndėrkohė qė vendin e takimit e ka propozuar kryesocialisti Rama dhe e ka pranuar me kėnaqėsi Sali Berisha.

    Nė kėtė takim, thuhet se ėshtė biseduar nė qetėsi tė plotė pėr shumė probleme "pikante" qė shqetėsojnė aktualisht tė dy ortakėt e politikės shqiptare. Megjithatė ky takim, pavarėsisht motiveve politike ka rikthyer nė skenė fuqishėm edhe hijet e dyshimit mbi kėtė lidhje tė re midis dyshes Rama-Berisha. Tashmė, "Peza historike" ėshtė rikthyer sėrish nė qendėr tė vėmendjes, sė politikės shqiptare dhe tė mbarė shqiptarėve, jo pėr konferencėn e famshme qė bashkoi shqiptarėt, por si vend pėr tė lidhur dy njerėz, qė po masakrojnė shqiptarėt me politikėn e tyre tė paskrupullt dhe djallėzore.

    Tashmė Saliu dhe Edvini, kanė gjetur Pezėn si simbol tė lidhjes sė tyre, duke u fshehur larg syve tė botės pėr tė pėrfunduar marrėdhėnien e cila po zgjat pafundėsisht pėr fatkeqėsinė e shqiptarėve. Kjo kronikė nuk ėshtė kronikė rozė dhe as e kuqe, por ėshtė njė kronikė e zezė, qė firmoset nga kjo dyshe e cila demonstron, se ėshtė nė gjendje tė prodhojė jo mirėqenie dhe stabilitet ekonomik pėr shqiptarėt, por vetėm piramida, Gėrdecė dhe trafiqe.

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta DULCES
    Nga Darius nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 18-09-2009, 22:11
  2. Shqipėria e Kaukazeve
    Nga Tirana nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 05-03-2005, 12:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •