Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-07-2007
    Postime
    4

    Toleranca fetare është indiferencë fetare?

    Gjithandej shqiptaret mburren me faktin qe ne Shqiperi ekziston nje tolerance fetare e jashtezakonshme, dhe deri para ca kohesh edhe une isha i bindur per kete gje dhe kur jua tregojave te huajve kete fakt ata habiteshin me te vertete.Por me vone lexova nje liber te nje shkrimtareje Irlandeze (tani nuk me kujtohet emri)e cila e njihte Shqiperine dhe aktualitetin e saj me mire se disa shqiptare, dhe ajo shkruante:"Ne Shqiperi nuk ka tolerance fetare, por indiference ndaj fese".Dhe argumentat qe perdorte per te mbrojtur kete teze ishin me te vertete reale dhe te pakundershtueshme.Tani une desha te dij opinionet tuaja mbi kete dukuri.Kjo qe kemi ne eshte TOLERANCE apo dicka tjeter.Do doja te dija mendimin e atyre qe e njohin mire gjendjen ne Shqiperi.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Citim Postuar më parë nga mascom

    Ma se shumti ka tolerance fetare tek ne Shqiptaret .
    Nuk po them qe nuk kemi edhe extremista edhe njerez qe jane indiferent ndaj fese;

    Tolerancen e Shqiptarve e kuptoj si nje veti shume te mire dhe mendoj se besojm ma mire se te tjeret ne Zot per ate edhe kemi tolerance.
    Padallim se ciles fe i perkasim dhe sa miremi ne me fete dhe ritet e tyre prap mendoj se ne i dijm te mirat e Zotit ma shume se besimtaret e vendeve dhe besimeve tjera.

    Nuk do te thote se ai qe eshte ne vatikan apo ne arabi mund te jete ma besimtar se nje Shqiptar qe nuk falet .

    Shpresoj te mos dalin tash disa extremista duke i treguar njeri tjetrit per fene e tyre se sa te patolerant e te keqije jane .

    Ky ishte mendimi im

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-07-2007
    Postime
    4
    Mendim i sakte ky i yti.Por me lejo te them dicka, feja(ne kete rast po flasim per Krishterimin dhe Myslimanizmin) ka rregulla te shprehura qarte te cilat nuk mund te modifikohen ne asnje menyre sepse konsiderohen perfekte sepse kane prejardhjen nga Zoti.Pra n.q.s flasim per Islamin popullsia e Lindjes se mesme jane Myslimanet me te devotshem sepse i zbatojne rregullat ne menyre shume strikte dhe nuk bejne asnje perjashtim(nuk po them qe kjo eshte dicka pozitive) kurse n.q.s flasin me nje shqiptar(mua me ka qelluar te flas me nje marokin) na thone qe ne nuk jemi besimtare te vertete sepse nuk mbajme Ramazan(ata e kane te detyrueshem) dhe nuk falemi 5 here ne dite.Shumica e besimtareve ne Shqiperi(flasim per ato qe besojne ne nje Zot) kane krijuar nje besim te vetin personal d.m.th zbatojne nje pjese te rregullave dhe disa te tjera i modifkojne si mund ti duket atyre me mire.Mund ta konceptojme si nje person qe merr copa puzzle-i nga kutia e madhe e fese dhe formon nje besim personal.Dhe kjo gje shpreh dhe nje fere indiferentizmi kundrejt fese apo jo?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e resina
    Anëtarësuar
    19-05-2007
    Vendndodhja
    ne nje vend te bukur,ku cdo stine ka bukurine e vet
    Postime
    286
    Tema eshte interesante.
    Ne Shqiperi vertet ekziston nje fryme mirekuptimi ndermjet feve.
    Dhe kjo shihet me se mire kur gjithsecili respekton te gjitha festat fetare
    te njeri -tjetrit.
    Sa per ate qe shqiptaret jane indiferente ndaj fese kjo ka ndodhur per shkak te rregjimit komunist qe ndalonte besimin .
    Por me ndryshimet e sistemit ka ndryshuar dhe qendrimi i njerezve ndaj besimit fetar.
    Gjithsecili beson tek feja e tij .
    Kete e verteton edhe ngritja e restaurimi i shume kishave e xhamive.
    JETEN TA JETOSH PA E VRARE

  5. #5
    Per mendimin tim toleranca ne shqipri eshte me e theksuar se vendet e tjera.
    Keyboard not found .... press any key to continue!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Per mendimin tim, ne pjesen me te mire te shqiptareve ekziston nje indiferentizem i theksuar ndaj fese. Per kete bie dakord me shkrimtaren irlandeze. Besoj se per shkak te ketij indiferentizmi, dalin ne pah vecorite e tolerances, gje qe keqkuptohet ne dukje te pare.

    Gjithesesi, mua me shqeteson nje fakt tjeter, i cili ka mbire si kerpudhe keto kohet e fundit. Besimtaret islamike (te pakten ketu ne Tirane) kane filluar te mbajne nje qendrim teper armiqesor ndaj (te pakten) te rinjve shqiptare, per sa i perket moskokecarjes se ketyre te fundit per besimin dhe fene (ne vecanti, ate islame). Kjo dukuri me shqeteson jashte mase, sepse e vetmja gje qe kane mbetur pa bere islamiket eshte te shpallin fatwa ndaj popullit shqiptar.

    Tolerance? Do te ushqeja tej mase indiferentizmin!
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Citim Postuar më parë nga mascom
    Mendim i sakte ky i yti.Por me lejo te them dicka, feja(ne kete rast po flasim per Krishterimin dhe Myslimanizmin) ka rregulla te shprehura qarte te cilat nuk mund te modifikohen ne asnje menyre sepse konsiderohen perfekte sepse kane prejardhjen nga Zoti.Pra n.q.s flasim per Islamin popullsia e Lindjes se mesme jane Myslimanet me te devotshem sepse i zbatojne rregullat ne menyre shume strikte dhe nuk bejne asnje perjashtim(nuk po them qe kjo eshte dicka pozitive) kurse n.q.s flasin me nje shqiptar(mua me ka qelluar te flas me nje marokin) na thone qe ne nuk jemi besimtare te vertete sepse nuk mbajme Ramazan(ata e kane te detyrueshem) dhe nuk falemi 5 here ne dite.Shumica e besimtareve ne Shqiperi(flasim per ato qe besojne ne nje Zot) kane krijuar nje besim te vetin personal d.m.th zbatojne nje pjese te rregullave dhe disa te tjera i modifkojne si mund ti duket atyre me mire.Mund ta konceptojme si nje person qe merr copa puzzle-i nga kutia e madhe e fese dhe formon nje besim personal.Dhe kjo gje shpreh dhe nje fere indiferentizmi kundrejt fese apo jo?
    ¨
    Edhe une pajtohem me ty mascom ne shume gjera çka ke shkruajt.

    Ah ata marokant mos mi permend hiç bile. Edhe mua me pyeti nje dite nje marokan se a jam musliman une ju pergjegja se po kur me pyeti se si quhem une i tregova se quhem Jeton, ai budalla ma kthej tha ky nuk eshte emer muslimani tha kam takuar edhe shqiptare tjere qe kane emra Driton ,Adriatik etj.etj dhe kta emra nuk jane te muslimanve.

    Une kurkushi qe falem rrale agjeroj rrale ,nuk kam mjekerr ,nuk e di edhe aç mire fene islame mu desht me i tregu atij qe falet ka 5 here ne dite se nuk ka ndonje rregull ne islam ku emrat duhet te jene te arabve apo turqve a dikujt tjeter.

    E thash edhe ma pare se nuk mendoj se jane ma te mire arabet apo ata te vatikanit se ne shqiptaret , sidomos ata te jene ma te mire se ne vetem pse po ju permbajkan disa riteve.
    Shpesh here kta besimtaret e mire te ktyre qendrave kane bere krime dhe budallakina qe nuk paramendohen e ju duket vetja e tyre te mire pse po ju permbahen disa lutjeve.

    Mendoj se ne Shqiptaret kemi ne mbrendesine tone shume te mira qe na kane zili kta besimtaret e qendrave te ndryshme boterore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga albprofiler : 02-08-2007 më 06:39

  8. #8
    Hakuna Mattatta Maska e AngryAngel
    Anëtarësuar
    19-09-2006
    Vendndodhja
    Askund
    Postime
    263
    Te shqiptaret (por jo vetem aty) ka dy lloj tolerance nderfetare:

    1.Nga mos eksistimi i besimit (mos qenja fetar)
    2. Nga te qenurit fetar i cili i njeh regullat e fese (ne te tre fete monoteiste kerkohet te jesh tolerant ndaj tjetrit, ta respektosh dhe ta nderosh tjetrin - meqenese ai eshte krijese e Zotit dhe Zoti i do te gjith njejt)

    Ndersa te ato te cilet jan ndermjet ketyre 2 pikave, nuk ka tolerance - ato jan ekstrenistet "fetar" te cilet 90% te regullave i kan thyer apo te padefinuar. Nuk do te thot se ti falesh, lutesh, agjeron por pas ketyre vret femi, ndjell urejtje, hakmeresh dhe prap mbetesh fetar. Nuk do te thot se ti beson ne Zot, i respekton te tjeret, je paqedashesh dhe perseri je fetar (ateher je jotolerant ndaj fese tende).

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-08-2007
    Postime
    192
    "nuk ka tolerance fetare por indiference ndaj fese"per mendimin tim eshte forma e holle britanike e te thenit "jane pa fe".

  10. #10
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Ne Shqiperi ka indiference fetare,shumica dermuese jane joreligjoze,le te shpresojme qe do te jete keshtu edhe ne te ardhmen.
    UNE JAM TI-TI JE UNE

    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  2. Drejt shqiptarizimit te hierarkise fetare
    Nga copy & paste në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 12:12
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2005, 12:33
  4. Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare
    Nga Anton në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 17:34
  5. Toleranca fetare apo papergjegjshmeri?-nga Pirro Misha
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-01-2003, 07:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •