Saturday, 21 June 2008
Nga Përparim HALILI - Gërdeci nisi të zbardhet dhe provën e parë e dha dy ditë më parë drejtësia e SHBA, me arrestimin e Efraim Diverol, presidentit të firmës "AEY", firmë e cila u bë e njohur në Shqiperi për skandalin dhe tragjedinë e Gërdecit, kësaj baze mafioze, të trafikut të armëve e municioneve me shtrirje rrjetesh ndërkombëtare. Ky arrestim që pritet dhe është vendosur të bëhet, nuk është si arrestimi që i është bërë Delijorgjit dhe Pinarit në Shqipëri, përkundrazi ka një përmbajtje domethenëse dhe një mesazh të qartë, se punët do të shkojnë deri në fund edhe pse grupi mafioz në Tiranë, i kryesuar nga dyshja Berisha-Mediu, kanë bërë dhe po bëjnë përpjekjet maksimale për ta "harruar" këtë skandal dhe krim të rëndë me fytyrë shtetërore dhe me autorë krerët kryesorë të qeverisë.
SHBA, të shqetësuar për këtë skandal ndërkombëtar, që ka dhe vulën e disa figurave brneda Pentagonit, finalizuan goditjen e grupit mafioz të përfaqësuar atje nga Diveroli dhe bashkëpunëtorët e tij. Tashmë Diveroli gjendet në pranga edhe pse, pas shtyrjes së sencës të pyetjeve prej Kongresit Amerikan, mendoi se shpëtoi "lëkurën" e tij dhë të miqëve të tij në SHBA e në Tiranë. Tashmë, procesi duket se ka nisur jo si në skemat e Berishë-Medi-Topallit, por sipas ligjit. Arrestimi i Diverolit kaloi nëpër 90 ditë hetime, duke u finalizuar me prangat, së bashku me zënedbësin e tij dhe një mbështetës të kompanisë "AEY".
Prangat e vëna në SHBA kanë krijuar ankth në Tiranë, madje brenda zyrave të pushtetit, të qeverisë dhe të politikës së lartë shqiptare. Burime të sigurta, na bënë me dije, se hetimi amerikan është shtrirë gjerësisht dhe pa asnjë tolerancë dhe në Tiranë, veçanërisht ndaj personave të konfirmuar si ortakë dhe bashkëpunëtorë ngushtë të Diverolit. Sipas këtyre burimeve, shumë shpejt, flitet se do të ketë vendosje prangash në duart e atyre politikanëve të lartë shqiptarë, të cilët kanë ideuar, kanë firmosur dhe kanë përfituar nga kjo aferë e madhe ndërkombëtare korruptive. Në krye të listës së politikanëve, që flitet se do të vihen në pranga këto ditë, thuhet se qëndron deputeti Fatmir Mediu, deputeti Pandeli Majko dhe një grup politikanësh të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar armësh, që kanë tronditur Pentagonin dhe krejt SHBA e botën.
Rrugë tjetër nuk ka përveç prangave, mbasi dosja është është mbushur me fakte të pakundërshtueshme, që konfirmojnë se Mediu dhe Majko e të jterë më lartë, jo vetëm kanë firmosur këtë trafik, por edhe e kanë mbështetur atë me veprime të përbashkëta me Delijorgjin, Pinarin, Diverolin, Shkëlzen Berishën etj. Këto arrestime nuk pritet të jenë të bujëshme, jo sepse nuk bëhen për njerëz të lartë të politikës dhe pushtetit, por sepse kanë lidhje me një arrestime të pritëshme, madje edhe të kërkuara nga drejtësia shqiptare e të paraljamëruar nga SHBA dhe drejtësia ndërkonbatre në Zvicës, SHBA, Qipro etj. Mirëpo kjo nuk është lejuar të realizohet në Shqipëri, mbasi kupola e krimit të Gërdecit, përdori parlamentin për të bllokuar këtë hetim "VIP", skemë që u inskenua dhe u dirigjua dhunshëm nga kryeministri shqiptar Sali Berisha, për shkak, se në këtë skandal dhe trafik dolën fakte që ishte përfshirë ai me firmat e tij në VKM, si dhe djali e të afërm të familjes së tij, që kishin lidhje "pune" me grupin mafioz të këtij trafiku.
Po sipas burimeve tona, pas arrestimeve në Tiranë, pritet të kërkohet heqja e imunitetit të Sali Berishës, për t'u marrë si i pandehur për këtë trafik dhe tragjedi njerëzore, që ndodhi prej veprimeve dhe mosveprimeve të tij e të qeverisë që ai drejton. Kjo është e pritshme dhe duhet të ndodh. Madje, interesimi për këtë heqje imuniteti të Berishës është shprehur prej drejtësisë amerikane. Pas heqjes së imunitetit, do të bëhet arrestimi i tij i menjëjershëm, si shtetar i implikuar në trafikun dhe krimin e Gërdecit. Madje po sipas burimeve, përmasat e krimeve të Berishës në trafiqet ndërkombëtare, parashikohet të bëhen prej organeve të drejtësisë së Hagës, mbasi gjatë viteve 1992-1995, ai ka shkelur embargon e armëve dhe municioneve, duke bërë trafik me to, në dosjen hetimore të të cilit në Hagë, rezulton të jenë shënuar dy anije me armë të nisura nga Shqipëria drejt Riekës dhe Coper. Këto fakte dhe të tjera, janë fashikuj të konfirmuar me prova të siguruara prej shërbimeve ndërkombëtare, si biseda të incizuara, filmime, fotografi takimesh, dëshmi të organizatorëve të trafikut etj. Prangat që do të hidhen mbi duart e politikanëve shqiptarë, do të jenë prangat e para që vihen për këtë lloj trafiku të rëndë, me shtrirje ndërkombëtare.
Krijoni Kontakt