Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316

    Exclamation Reklamimi ne forum permban website spyware-sh...

    Pershendetje,

    Para disa kohesh, kontaktova me MP te dy administratoret, njeri nga te cilet e kish caktivizuar sistemin MP, por tjetri duhet ta kete marrre mesazhin tim, ne lidhje me provider-in e reklamave te forumit.

    Ne laptopin tim kam nje sistem te forte sigurie. Sa here qe futem ne forumishqiptar, seksioni lart djathtas i reklamave me bllokohet (pra, nuk me shfaqet), si dhe reklamat ndermjet postimeve here shfaqen, here me del nje mesazh nga firewall-i im, ZoneAlaram, ku thuhet se u bllokuan spyware nga www.bannerconnect.net, nje website i famshem ky per reklamime, por prej disa kohesh edhe per spyware dhe probleme te tilla, te cilat infektojne kompjuterin tuaj. E njejta gje ndodh edhe me ClearSwift, i cili nganjehere nuk me lejon te futem ne forumin shqiptar - per arsye sigurie. Per me teper, rastesisht, kopjova URL e nje prej reklamave qe paraqitet midis postimeve ne tema te cfaredoshme:

    Kodi:
    http://ad.bannerconnect.net/st?ad_type=iframe&ad_size=728x90,468x60&section=339194
    Pra, provider-i bannerconnect eshte pika kyce qe une hap kete teme.

    Ky website, mund te instaloje spyware ne kompjuterin tuaj, nese nuk zoteroni ndonje firewall te fuqishem dhe te mire-azhurnuar. Ne cdo rast tjeter, mund te jeni te disponueshem ndaj spywareve e kodeve te tjera te klases malware.

    Per te miren tuaj dhe per nje qendrim me normal ne forum, une do te keshilloja adminet dhe ose keshilltaret teknologjike te admineve te ndryshojne website-n e reklamimeve, sic kane bere shume forume te tjera te njohura, sepse kjo mund te demotoje kompjuterat e userave.

    Ta-ta!
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Rastesisht bera nje print-screen, gjate nje kerkimi te postimeve te reja. Ne foton e meposhtme do te vereni sistemin ClearSwift qe me bllokon whatever reklame te bannerconnectit te atyre casteve (qarkuar ne te kuqe) dhe lart-djathtas, qarkuar ne blu, nuk shfaqet asnje reklame (bllokuar fare), ose nganjehere shfaqet nje frame ku thuhet "Page cannot be viewed---blocked by proxy", etj..
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Bannerconnect eshte nje rrjet reklamimi nga me te medhenjte ne Internet, dhe nder te vetmit qe ofron reklama per nje publik nderkombetar, jo thjeshte te kufizuar ne popuj anglisht-foles. Ideja se "ZoneAlarmi ma nxorri si spyware dhe BannerConnect eshte spyware" nuk eshte aspak e vertete. Reklama te vecanta te servirura nga banner connect mund te klasifikohen si "spyware" nese instalohen, por kjo nuk ndodh automatikisht dhe perkufizimi i "spyware" eshte shume i gjere dhe fut ne thes edhe reklama legjitime.

    Shembulli i ngjashem eshte sherbimi i bllokimit te faqeve qe hapen si "pop up" qe e ofrojne te gjithe shfletuesit. Po ti thuash shfletuesit qe bllokoi pop up ai do ti bllokoje, dhe do te njoftoje qe X popup u bllokua ne filan faqe, por kjo nuk do te thote se ai pop up ishte detyrimisht nje reklame apo nje spyware. Shfletuesit e ofrojne kete lloj sherbimi si PREFERENCE te perdoruesit, dhe jo se popup jane te rrezikshme.

    Pra ky nuk eshte nje problem i forumit apo i bannerconnect, ky eshte nje problem i programit qe ti perdor, ZoneAlarm, ose me mire te themi, eshte nje preference e jotja qe te perdoresh nje program te tille kur je ne Internet.

    Reklamat jane te nevojshme ne forum pasi ndihmojne me koston financiare te mbajtjes ne linje te nje komunitetit te madh si forumi shqiptar, nje komunitet jo-fitimprures dhe i hapur per te gjithe.

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Gjithesesi, kjo nuk ndodh vetem me ZoneAlarm, por edhe me ClearSwift MailSweeper (ne inst. ku punoj) si dhe nganjehere forumi me bllokohet nga proxy... Meqenese filtrat e databazes qendrore jane te lidhura me nje server qendror dhe jane filtra inteligjente, dhene nevoja per nje siguri te larte ne instit. ne fjale, mendova se eshte e nevojshme, per hir te komunitetit, te vendoset nje mundesues tjeter reklamimesh (si Google Adsense, per aq sa vlen), se sa te rrezikohet ndonje element sigurie tek kompjuterat e ndonje grup anetaresh qe mbase nuk jane aq ne brendi te alertit sac mund te jemi ne te fushes apo te tjere me te interesuar ndaj fushes...

    Sugjeroj te provoni njehere Google Adsense apo ndonje te ngjashem, sepse reklamat behen te domosdoshme dhe kjo eshte e kuptueshme... Per shembull, forumi i zhvillueseve te aplikimeve, http://www.xtremedotnettalk.com/, ben reklamime nepermjet google syndication... Ne cdo rast tjeter, keqkuptimi bie mbi supozimet e mia.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  2. Gjuha Shqipe nė Kishė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 16:48
  3. Programe Anti Spyware me te futme!
    Nga benseven11 nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-02-2004, 22:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •