Inteligjenca numron shtate faktore (marre nga libri Kriminologjia, autor Dr. Ragip Halili, Prishtine, 1995):
1 - Aftesia e te folurit rrjedhshem dhe gjetja e shprehjeve adekuate, pra, begatia e fjalorit;
2 - Aftesia e te kuptuarit te permbajtjeve te formuluara me fjale;
3 - Aftesia e te operuarit me numra dhe veprime aritmetikore;
4 - Aftesia e paraftyrimit dhe te mbajturit mend te disa proceseve apo ngjarjeve;
5 - Aftesia e te mbajturit mend dhe reprodukimit te pershtypjeve;
6 - Aftesia e te perceptuarit te hapsires, sendeve dhe ndryshimeve qe ndodhin ne ambientin perreth; dhe
7 - Aftesia e rezonimit, gjegjsisht aftesia e perkufizimit, permbledhjes se raporteve, fakteve, te dhenave.
Nga ky perkufizim shohim se faktoret perberes te Inteligjences nuk jane absolut, perkundrazi, jane tipare qe shume lehte mund te shtohen apo edhe zvoglohen ne vellim, efekt dhe forme. Shembull, konsumi i alkoholit dhe duhanit, drogave, semundjet, menyra e jetes ndikojne ne te mbajturit mend. Shume nga keta faktore (sidomos i pari, dyti dhe ai i treti) varen nga dituria te cilen njeriu mund t'a kete apo mos t'a kete fituar gjate shkollimit. Prirja per te fituar keto aftesi varet nga edukimi, nga mesimdhenesit dhe prinderit. Ka edhe talent natyror qe edhe pa mesim kane zgjidhjet aritmetikore ne koke, mirpo shumica e tyre kane nevoje per ndihme, spjegime dhe shembuj ne menyre qe te mesojne se si funkcionon aritmetika.
Pra, nese ky perkufizim eshte i sakte (do deshiroja qe dikush t'a mohoj saktsine), atehere eshte me se e qarte se inteligjenca ne shumicen e rasteve fitohet duke e kultivuar. Njeriu ka kultivuar inteligjencen prandaj nuk beson me ne totem, ne shume Zotra, ne bestytni etj etj. Kjo eshte nje lidhje shume direkte e inteligjences me besimin.
Nuk mund te pergjigjem ne kete pytje nese disponoj vetem me kete fakt te cituar(se shumica e R.A jane burra). Pastaj, kjo pytje kerkon nje qasje dhe metodologji tjeter te punes sepse trajtojme gjera krejtsisht te ndryshme.
Nese shiqojme me me kujdes, del se me shume sofizma ka mohimi yt sesa pohimi i artikullit.
Krijoni Kontakt