Dy gjëra i preferon burri i vërtetë: rrezikun dhe lojën, prandaj e do gruan, që është loja më e rrezikshme. Sipas një mendimi të (pa)pjekur, gruaja është dhuratë e butë për zbavitjen e burrit të fortë.


Gruaja është është një përzjerje bizare që e ka krijuar Zoti. E ka nxjerrë femrën nga Parajsa për t’a përkëdhelur vetminë e burrit në botë. Sipas kulturës indiane, gruaja është një përzjerje kullosash, kafshësh, yjesh, zogjsh, stinësh, dëborash. Ajo është një forcë e fshehtë që e mban ekuilibrin e Universit dhe që e përfaqson fuqinë e kësaj bote. Krejt dyshimet që fshihen në shpirtin e burrit, e shndërrojnë gruan në një enigmë permanente. Gruaja shëmbëllen me një legjendë në të cilën fshihen vetitë pozitive dhe negative përmes të cilavet ajo krijon një fuqi të brendshme, e aftë për t’i lëvizur bjeshkët nga vendi.

Si mund ta njohë forcën e gruas burri që gjendet pranë saj, për ta shoqëruar në rrugën e jetës? Fuqia e gruas nuk duhet minimizuar, as nga ana e saj, dhe as nga ana e burrit. Sipas një mendimi tjetër të (pa)pjekur, gruaja është engjëll dhe demon. Atje ku forcat negative qëndrojnë mbi vlerat pozitive, gruaja din t’i zbusë dhe t’i bëjë të afta për të vepruar në drejtim të zhvillimit të relacionit me familjen, dashurinë dhe shoqërinë.

Askund në botë nuk admirohet femra më shumë se në veri të Danubit. Merre me mend, edhe përmes telefonit i drejtohet burri gruas: Ti puthsha duart zonjë! Jeta e ëmbël ka nevojë për bukuri, pastërti, ëmbëlsi, urtësi. Për shqiptarin e vërtetë, femra është si llokumi: ngado që ta kthesh, është e ëmbël, është e butë, është e shijshme. Gruaja e ndershme, besnike dhe e zellshme, e lumturon burrin e vet. Gruaja është një fjalë aq e ëmbël saqë edhe burrin më të egër e zbut dhe e bën të urtë. Përkëdhelja është mjalta e dashurisë.

AuGuSt