Do isha kurioze te dija çfare do thoje po te ishte Italia kunder Rusise
Te them te drejten te kjo ndeshje e kam te veshtire te them se cili ekip do te fitoje.
Rusia ka me teper mundesi, te pakten ne leter, te kaloje ne finale (dhe pse mua do me pelqente me teper nje finale Gjermani - Spanje (duke kaluar turkun gjithmone). Them Rusia, sepse nese ndeshja shkon deri ne kohen shtese jane lojtare qe dhe ne minuten e 120 luajne sikur te kishin 5 min loje ne kembe, sikurse u pa dhe kundra Hollandes. Gjuajne shume fort nga larg dhe rrezikojne shume dhe pse mund te thuhet se sulmuesit spanjoll jane finalizues me te sakte. Ne penallti Ruset jane te mire dhe pse do kene perball nje Kasijas ne forme kohet e fundit.
Eshte ndeshje e forte mund te fitoje Rusia sikurse mund te fitoje dhe Spanja. Jam e sigurte se do jete ndeshje e bukur dhe e hapur, ekipet s'do mbyllen ne mbrojtje, por do kete sulme dhe kundersulme (me ne fund se mbreme fjetem gjume ).
Mendoj se ne kete ndeshje do kete shume te beje se ne ç'dite do te jete Kasijas. Nese Kasijas do jete ne forme Ruset do e kene shume te veshtire, sepse te dyja ekipet kane ne organiken e tyre lojtare te pergatitur.
Fitofte me i mire e mbi te gjitha fitofte spektakli ne futboll.
Krijoni Kontakt