Tema nxorri ne pah , jo vetem dallimet midis rinise shqiptare te RSH dhe asaj shqiptare te RK, por ne rradhe te pare mentalitetin dhe paragjykimin qe kemi si shqiptare per njeri -tjetrin. Nuk mund te flas per kosovaret por ne si shqiptare shohim me sy te shtrember njeri tjetrin, edhe pse kemi rrojtur ne nje shtet te bashkuar. Tironsat shofin shtrember vlonjatet, keta shofin shtrember korcaret etj. Eshte si nje mallkim qe kemi si komb per te ndjelle vrer ndaj vetes sone. Imagjino ndaj Kosovareve qe na ndau nje kufi per 50 vjet me rradhe.
Mua me shqetesojne me teper keto paragjykimet qe kemi per njeri tjeterin , sesa dallimet midis njeri tjetrit.
Shkrimi me i sakte ishte ai i Brarit. Do te shtoja qe e rritura ne kushte te ndryshme, ne veshtiresi te ndryshme , krijon njerez te ndryshem. A jemi gati ne si individe, shqiptare dhe kosovare, te pranojme njeri tjetrin me te mirat dhe te keqijat qe kemi , apo do te vazhdojme te shohim njeri tjetrin me paragjykime, me pergjithesime, me dyshim.
Dallimet? Hmmmmm. Dallimi i pare eshte ne gjuhe. Gegerisht ne Kosove, Toskerisht ne RSH. Veriu i Shqiperise kishte mundesine te vizitonte Jugun, te binte ne kontakt me tosket, te pervetesonte me kollaj gjuhen letrare.Kosovaret jo.Me kollaj e kishte nje rus apo nje francez te vinte ne Shqiperi se sa nje kosovar. Ngelen te izoluar dhe nga pushtimi serb. Nuk e di ne se literatura shqiptare ishte e kollajte te qarkullonte ne Jugosllavi, por ma do mendja qe jo. Kosovaret e kane shume me te veshtire se sa Verioret te pervetesojne shqipen letrare. Dhe nuk eshte faji i tyre. Askush nuk i pyeti kur hoqen gegerishten prej shqipes letrare ne 1972. Me teper se 50% e kombit shqiptar fliste gegerisht atehere, gegerishtja kishte me teper vlera letrare sesa toskerishtja, megjithate, keto gjera nuk i moren parasysh gjuhetaret dhe "pseudogjuhetaret" komuniste.
Feja. Kosovaret jane me unike ( 98% myslimane) dhe e perdoren fene si nje mekanizem mbrotjeje kunder asimilimit serb. E indetifikuan me te qenin shqiptar. I bashkoi me teper.Neve ne RSH, kishat dhe xhamijat i mbyllem dhe filluam te besojme "mrekullirat" enveriane. Budallalleqet e tij. Per ne Zoti fliste shqip dhe ishte nga Gjirokastra. Me vone kur ky zot ngordhi, ngelem me duart ne qiell te kerkojme ne se Ai tjetri na degjon.
Ekonomia. Kosovaret u mesuan te mos kene shprese nga shteti serb qe i linte pa pune dhe pa shkolle. I dilnin vete zot vetes. Kishin me teper iniciativa. Ne RSH shteti ishte gjithcka. Dhe njekohesisht asgje. Ishte i gjithekujt dhe i askujt. Dhe u mbush RSH me dembele, me hajdute, me daullkauke qe prisnin gjithcka nga shteti. Ndersa Kosova lulezonte ( krahasuar me ne) , ne numeronim tollonat dhe oret ne rradhe.
Izolimi . Kosovaret e kishin pare boten.E kishin jetuar Evropen , Ameriken etj. Me veshtiresite e tyre , me llukset e tyre etj.Nuk kishin pare Shqiperine. E enderronin ate. Si jetimi qe enderron per nenen qe e ka braktisur ne shtepi te femijes , te bukur , te pasur , te forte.
Ne nuk kishim pare asgje.Pervec emisioneve te RAI dhe TV Beogradit dhe lajmeve te cunguara te RTSH. Per ne bota ishte Holliwood i dubluar italisht, SANREMO , Cantonissimo. Ishte Hit parade i te shtunes tek radio e RAI. LLUKS DHE REKLAMA. Se si fitoheshin keto para per tu bere keto as nuk e kishim idene.Madje edhe sot e kesaj dite ketu ne SHBA do te gjesh shqiptare qe nuk e kane haberin se si funksionon kapitalizmi. Kosovaret e kishin provuar ate ne palce. Nga te gjitha anet. Dhe me pislliqe dhe me rruge te ndershme.
Familja. Ne Kosove familja ngeli e paprekur. E shenjte. Ishte celula e pare e kombit. Dhe si shqiptare kosovaret donin te mbijetonin. U izoluan nga serbet e te huajt e tjere dhe ndihmonin njeri tjetrin. Ne ne RSH u mesuam qe femije te kemi frike nga fqinji, te spiunojme, te informojme Partine per gjithcka.Edhe per ato qe ndodhnin ne familje. Sistemi donte te krijonte njeriun e ri.Dhe pikerisht sulmoi familjen.Motra nuk i fliste motres se mund te internohej, vellai spiunonte vellane qe te mos futej ne burg, biri spiunonte babane se ashtu ishte pika 8 e rregullores se komunistit ( informacioni ne Parti) etj.
Ndoshta forca e diktatures komuniste e ushtruar ndaj shqiptareve ishte me e madhe sesa ajo e dhunes serbe ndaj kosovareve. Ndoshta.Rendesi ka rezultati. Ne shqiptaret u thyem. Kosovaret jo!
Mistrecja duke folur per humorin e kosovareve kishte pjeserisht te drejte.Pjeserisht. NUK e kuptojme dot ne ate lloj humori. Eshte me se normale. U rritem ne ambiente te ndryshme, zhvilluam karaktere te ndryshme. Kjo nuk do te thote qe njeri apo tjetri humor jane te trashe apo te holle. Jane te pakuptueshem. Pra qe ti kuptojme duhet te KOMUNIKOJME me njeri tjetrin. Te flasim, te qeshim, te zihemi, te debatojme, te kendojme, te lozim,te kercejme,te jetojme bashke me se fundi ! Ndryshe do te ngelemi pergjithmone te izoluar.Dhe me dhimbje neser pasneser femijet tane do te flasin , jo per vellezerit shqiptare te Kosoves apo te RSH, por per fqinjet, per kombin tjeter! Qe flet ndryshe, qe ben humor ndryshe, qe jeton ndryshe.
ESHTE NE DOREN TONE!
PJESEMARRJA E PERBASHKET NE KETE FORUM ESHTE DICKA POZITIVE, por e pamjaftueshme.
Me respekt Toro
Krijoni Kontakt