Jemi popull parakombetar,ende nuk kemi arrite ne fazen e kombit per shkak te ēeshtjes kombetare ende te te parealizuar te ndare ne pese shtete e me mungesa te theksuara ekonomike qe jane bazamenti me i keq per "lulezimin" e nje shoqerie si kjo e jona sot!Kemi mungesa ne formimin shekullor,nuk ka pasur fuqi te ēdo kohe qe nuk na ka pushtuar,nuk ka pasur lufte nga e cila mbetem te pademtuar per vete poziten tone ne Ballkan!Periudha e mbretit Zog qe e vetmja perpjekje dhe faze ne te cilen nisi nje tradite evropiane shtetformuese por fatkeqesisht qe jeteshkurter,1945 erdhi sistemi i stepave sllavo-ruse e na beri rrafsh ēdo vlere ne emer te komunizmit!Gjithshka t'iu kishte ngjare shqiptareve do ishte me e mire se ajo sesa kjo ideologji pasi ne ishim i vetmi komb josllav qe u beme komuniste!?Pasojat kane qene edhe jane fatale,ajo periudhe qe nje shnderrim (mutacion) gjenetik siē thone biologet, na beri qe te:flasim ndryshe e te mendojme ndryshe,te fshehim gjithshka e te urrejme ēiltersine,u beme mosbesues e te pabese gjithe kjo sepse ne jetonim jete hipokrite thonim gjera qe nuk i besonim e besonim gjera qe e dinim qe ishin te paverteta!Spiunllekun e beme tipar popullor,vetem si t'ia fusnim njeni-tjetrit mendonim e njemije e nje te zeza thurnim ne mendje dite e nate!Nga ajo kohe i kemi tasheguar te tera keto e/e dashur Alba-Mause dhe nuk eshte e vertete se ka patur moral ne kohe te "baces Enver",dihet heroizmi i turneve te treta,abuzimet e shefave per nje norme apo drejtorat qe paten bere hatane!Kujto zboret e grave e vajzave neper male e pyje!Qe atehere u zvetenuam dhe kur erdhi demokracia ajo i ēliroi shqiptaret ashtu si ēlirohet toka ne pranvere kur shkrihet bora por ne siperfaqe dalin tere mbeturinat e dimrit qe i pat mbuluar akulli!E fatkeqesisht tonat qene te shumta!Une nuk jam per idealizimin e Kosoves apo Ilirides,aspak,jam per realizem,keshtu na ra per hise ne me Enverin humbem me shume si popull sesa Kosova e Ilirida nen Serbi!Sepse ai i beri shqiptaret te shohin me cinizem edhe kombin, flamurin,"nje cope beze!",gjithe kjo prej zvetenimit nga ideologjizimi i kombit socialist!Ne ate kohe pate arrite deri aty sa thuhet "vellezerit kineze e miqte kosovare!"Te tille qeme e fatkeqesisht do jemi nje kohe te gjate shiko se si sillemi ne boten perendimore.Ne Shqiperi urrejme njeri tjetrin po e zeme nga fukaralleku po jashte shtetit? Ne bote e urrejme njeri-tjetrin nga shpirti i lig,psh ne USA ka aq shume kombe sa nuk i njeh te tere e ne shqiptaret vetem me njeri-tjetrin merremi,shpifim per shqiptaret,spiunojme njeri-tjetrin,pyesim ku punon njeri apo tjetri e shkojme e bejme njemije perpjekje ta leme pa pune,jemi me te lumtur qe Iksi eshte pa pune sesa po te ishim ne pune per vete!?"Hajt mor se te tere kombet jane keshtu"- do thoshte dikush,thoni si te doni djema por sot nese udheton ne nje tren ne Evrope dhe rastesisht i tregon dikujt se je shqiptar ai evropian e ka per detyre te gjeje te parin rast te ike nga kabina ku je ti!Sepse i atille eshte reputacioni yne neper Itali,Zvicer,Gjermani e koheve te fundit edhe Angli!Ndersa shkaku pse ne shohim vetem njeri tjetrin e analizojme njeri-tjetrin po e them eshte i thjeshte ne si popull i pushtuar e shekuj me radhe pa shtet kemi nje psikologji te trashguar skllavi,vetem te skllavi ndodh nje gje e tille,ai sheh si pengese shokun e zinxhireve e jo dike tjeter,nuk revoltohet kunder padronit por urren bashkevuajtesin!Shiko ne gjithe keta vjet shqiptaret nuk kane bere nje proteste kunder te huajve qe shpeshhere tallen me ne!Vetem rrine e psheretijne "Epo ata jane te huaj!"Askush nuk ta fal dinjitetin,ate duhet ta krijojme vete ta ruajme vete ne daēim ti themi edhe ma tej vetes shqiptare...
Krijoni Kontakt