Close
Faqja 13 prej 15 FillimFillim ... 31112131415 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 141
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Andrra e Jetes
    Anėtarėsuar
    21-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105

    Edhe njehere duhet te kthehem ne kete teme!

    Jemi popull parakombetar,ende nuk kemi arrite ne fazen e kombit per shkak te ēeshtjes kombetare ende te te parealizuar te ndare ne pese shtete e me mungesa te theksuara ekonomike qe jane bazamenti me i keq per "lulezimin" e nje shoqerie si kjo e jona sot!Kemi mungesa ne formimin shekullor,nuk ka pasur fuqi te ēdo kohe qe nuk na ka pushtuar,nuk ka pasur lufte nga e cila mbetem te pademtuar per vete poziten tone ne Ballkan!Periudha e mbretit Zog qe e vetmja perpjekje dhe faze ne te cilen nisi nje tradite evropiane shtetformuese por fatkeqesisht qe jeteshkurter,1945 erdhi sistemi i stepave sllavo-ruse e na beri rrafsh ēdo vlere ne emer te komunizmit!Gjithshka t'iu kishte ngjare shqiptareve do ishte me e mire se ajo sesa kjo ideologji pasi ne ishim i vetmi komb josllav qe u beme komuniste!?Pasojat kane qene edhe jane fatale,ajo periudhe qe nje shnderrim (mutacion) gjenetik siē thone biologet, na beri qe te:flasim ndryshe e te mendojme ndryshe,te fshehim gjithshka e te urrejme ēiltersine,u beme mosbesues e te pabese gjithe kjo sepse ne jetonim jete hipokrite thonim gjera qe nuk i besonim e besonim gjera qe e dinim qe ishin te paverteta!Spiunllekun e beme tipar popullor,vetem si t'ia fusnim njeni-tjetrit mendonim e njemije e nje te zeza thurnim ne mendje dite e nate!Nga ajo kohe i kemi tasheguar te tera keto e/e dashur Alba-Mause dhe nuk eshte e vertete se ka patur moral ne kohe te "baces Enver",dihet heroizmi i turneve te treta,abuzimet e shefave per nje norme apo drejtorat qe paten bere hatane!Kujto zboret e grave e vajzave neper male e pyje!Qe atehere u zvetenuam dhe kur erdhi demokracia ajo i ēliroi shqiptaret ashtu si ēlirohet toka ne pranvere kur shkrihet bora por ne siperfaqe dalin tere mbeturinat e dimrit qe i pat mbuluar akulli!E fatkeqesisht tonat qene te shumta!Une nuk jam per idealizimin e Kosoves apo Ilirides,aspak,jam per realizem,keshtu na ra per hise ne me Enverin humbem me shume si popull sesa Kosova e Ilirida nen Serbi!Sepse ai i beri shqiptaret te shohin me cinizem edhe kombin, flamurin,"nje cope beze!",gjithe kjo prej zvetenimit nga ideologjizimi i kombit socialist!Ne ate kohe pate arrite deri aty sa thuhet "vellezerit kineze e miqte kosovare!"Te tille qeme e fatkeqesisht do jemi nje kohe te gjate shiko se si sillemi ne boten perendimore.Ne Shqiperi urrejme njeri tjetrin po e zeme nga fukaralleku po jashte shtetit? Ne bote e urrejme njeri-tjetrin nga shpirti i lig,psh ne USA ka aq shume kombe sa nuk i njeh te tere e ne shqiptaret vetem me njeri-tjetrin merremi,shpifim per shqiptaret,spiunojme njeri-tjetrin,pyesim ku punon njeri apo tjetri e shkojme e bejme njemije perpjekje ta leme pa pune,jemi me te lumtur qe Iksi eshte pa pune sesa po te ishim ne pune per vete!?"Hajt mor se te tere kombet jane keshtu"- do thoshte dikush,thoni si te doni djema por sot nese udheton ne nje tren ne Evrope dhe rastesisht i tregon dikujt se je shqiptar ai evropian e ka per detyre te gjeje te parin rast te ike nga kabina ku je ti!Sepse i atille eshte reputacioni yne neper Itali,Zvicer,Gjermani e koheve te fundit edhe Angli!Ndersa shkaku pse ne shohim vetem njeri tjetrin e analizojme njeri-tjetrin po e them eshte i thjeshte ne si popull i pushtuar e shekuj me radhe pa shtet kemi nje psikologji te trashguar skllavi,vetem te skllavi ndodh nje gje e tille,ai sheh si pengese shokun e zinxhireve e jo dike tjeter,nuk revoltohet kunder padronit por urren bashkevuajtesin!Shiko ne gjithe keta vjet shqiptaret nuk kane bere nje proteste kunder te huajve qe shpeshhere tallen me ne!Vetem rrine e psheretijne "Epo ata jane te huaj!"Askush nuk ta fal dinjitetin,ate duhet ta krijojme vete ta ruajme vete ne daēim ti themi edhe ma tej vetes shqiptare...

  2. #122
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    Po kinezet apo dhe ata jane sllave?
    Po Hungarezet?
    Po DDR(lol)

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Andrra e jetes nuk e di ke quan ti moral!Une moralin e kam Shprehur ne kuptim te nderit,dhe me sa di une vajzat dhe grate ne ate kohe kan shkuar me turne ne pune ne 12 apo 2 te nates,por nuk i ka ngacmuar kush,ska pas imoralitet sic sheh sot ne Shqiperi,vertet jam me ty me gjith postimin qe ke shkruar,kemi vuajtur shpirterisht apo fizikisht por ,skemi pas probleme ne drejtim te nderit.Kemi fjetur dhe pa buke por nderin se kemi shitur ,sic shitet sot.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #124
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786

    Re: Pershendetje

    [Me falni se pata nje problem me kompjuterin... - ASD]
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga AsgjėSikurDielli : 19-01-2003 mė 22:57

  5. #125
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786

    Re: Pershendetje

    Postuar mė parė nga ALBA_MAUSI
    [B]1/Asgje sikur dielli!Pashe se per neve te Shqiperise ishe shume robot dhe shume gatitu ti pergjigjeje,ndersa atyre te Kosoves jo??Une nuk argumentova gje per arsye sepse akuza qe behet behet per nje pakice njerzish qe dihet e ka cdo shtet,gjithashtu e keni dhe ju.
    Te me falesh Alba, po kush tjeter pos Zanes ishte ketu nga Kosova? Po Zanes ti vet ju pergjigje apo jo? C'ka nevoje ti pergjigjem edhe une? Dhe une me Zanen nuk po beja debat po me ty dhe me disa te tjere.

    Ta dish se dallimi me i madh vjen kur ti thua "Neve te Shqiperise" e "Atyre te Kosoves". Nuk e di se a po e veren por po e ndan nje komb ne dy pjese te medha qe assesi nuk perputhen njera me tjetren.

    2/Dhe nuk duhet te jesh pronar e nje teme qe te diskutosh apo te kritikosh nje tjeter qe esht gabim:
    Dua te te them qe nuk jam ai te cilit i duhet bere pyetje parreshtur dhe me qellim te marrjes se pergjigjeve 1,000,000% te sakta. Une tere kohen time ne kete teme s'do e shfrytezoj. Prandaj edhe nese ndodh qe dikujt nuk i pergjigjem apo nuk shkruaj per disa dite, kjo ndodh per mungese kohe.

    3/Une jam e kenaqur me pergjigjet e tua,por do isha me shume sikur te ishe realist pak me shume,ta ndaje te mires ,ti thoje e mire dhe te keqes, e keqe.
    Une mjaft realist jam. Madje, do thoshta edhe teper realist. Se i pranoj te keqijat tona (Kujdes them "Tona" e jo "Tuajat" apo te "Atyre") dhe se them se kjo eshte vetem rezultati i verberimit te nje njeriu qe per 70 vite (Ne Shqiperi) e per me shume se 100 vite (ne Kosove) nuk i ikem realitetit une. Realiteti eshte ai qe eshte sot neper ballinat e gazetave dhe statistikat e krimeve, burgosjeve, mafias, dhunes, vajzave qe blihen e shiten me qellime te njohura etj etj.

    Dhe ta bej me dije, se keto te dyjat te dyja shtetet (Kosova&Shqiperia) i kane, por ndoshta jo ne sasi e vellim te njejte (pa e percaktuar se cili ka me shume e cili me pak).

    E neqofte se thua ta pranoj realitetin se "Na te Shqiperise jena ma te bukur e ma intelegjent e Kosovaret jane te trashe", ta perkujtoj nje gje qe e kam thene edhe me heret:

    Nese tere kohen vetes i thua se je i/e mencur, nuk eshte kjo nga teprica e intelektit por nga mungesa. S'eshte mencuri e as intelegjence t'i thuash te tjereve tere kohen se ata jane te trashe, kurse ne jemi intelegjente (Kjo vlen per dyja anet).

    Kurse per ate "Ma te bukur jena", s'kam koment. Bukuria e as intelegjencen e nje kombi apo populli nuk e percakton nje artiste, fotomodele apo shkrimtar. Me shume rezultatet e punes si shoqeri e te arriturat si komb ne teresi i percaktojne ato gjera. Na shih ku jemi sot, e prape flasim per bukuri e intelegjence?

    4/Ne qofte se ke bere dicka per Atdheun tend,bravo te qofte, ke kryer detyren si patriot dhe ke zbatuar rregullat e hymnit kombetar qe eshte detyre per cdo shqiptar.
    Une ate e kam bere me gjithe shpirt e zemer. Une e kam ndiere dhe ende e ndiej se e kam per detyre morale dhe patriotike ti sherbej atdheut tim. E atdheu im eshte e tere Shqiptaria.

    5/Sa per ne te shqipris ,kemi ber boll dhe shume,kemi qene luanet e demokracis,qe permbysem sistemin diktator komunist 40 vjecar,qe nuk qen te zot as nje deri ne ate kohe.
    Me vjen mire kur degjoj qe shqipet e kombit tim kane vetem te arritura e aspak te keqija. Kjo me se shumti mua me kenaq si shqiptar.

    6/Sa per ndihmen ne Kosov,e ndimuam i hapem dyert tona ,i lirum shpite tona, e ndame buken pergjyse,ju hapem dyert UCK, ku u stervit per lufte,i dhame arme aq sa kishim mundesi,i dhame dhe shume djem Tropojan ku disa lane dhe jeten per Kosoven.
    Ndihma nuk mohohet. Jo te mohohet, por asaj duhet ngritur monument. Se eshte ndihma e nje populli qe vuan per gjysmen tjeter nen zgjedhen e armikut. Por, kjo ndihme eshte sikur ndihma e Nenes nje femiut te vet. A e permend tere kohen Nena ate ndihme? Jo...

    Edhe une besoj se duhet te jete ashtu. (Assesi s'duhet harruar thashe).


    NUK E DI A TE ARGUMENTOVA NDOPAK PERGJIGJEVE TUAJA:

    Me respekt Alba_Mausi
    Une nuk pata shume pyetje. Une vetem pyeta se pse e ve ne loje ndergjegjen time, kur eshte ne pyetje dallimi mes nje kombi e jo vetite apo virtytet e nje personi. Une nuk jam objekt diskutimi ketu e as personi, apo ndergjegja ime. Me shume te mirremi me permbajtjen se me formen e pyetjes.

    Me te njejtin respekt,

    ASD

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Ne qofte se u merzite me fal por ky eshte nje opinjon i imi,dhe i shume Shqiptareve qe e kam degjuar.Do thuash nuk e ke degjuar nga te gjithe,ke te drejte,edhe kur votohet per nje president apo politikan,nuk votojn te gjithe.Sa per ndihmen ta permenda se me bere pyetje(CFAR KENI BERE JU PER ATDHE(KOSOV DHE SHQIPERI)dhe tu pergjigja aq sa dija.Ne qofte se u merzite, nuk te detyron njeri te japesh pergjigje,ketu forumi eshte pune hobi,per mua esht nje shok shume i ngushte ku mesoj sa me shume gjera per vendin tim.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Andrra e Jetes
    Anėtarėsuar
    21-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Per Ushtari i mire vetem nje sqarim Gjermania Lindore dhe Hungaria jane pushtuar nga ruset bashke me ta edhe Ēekia ne qofte se ke qene i vemendshem ne histori,hungarezet e kane shprehe atikomunizmin e tyre me revoltat qe i kryesoi Imre Nagi ne 1956,kurse kinezet nuk i kam ne hesap fare se une flas per Evrope ku jane sllavet e ku jemi ne!Sa per kinezet ka pase thene dikur F.S.Noli ne Lidhje te Kombeve kur delegati kinez shprehu kundershti ndaj ēeshtjes shqiptare,"Po flas per 1 milion shqipe mali e nuk po flas per 1 miliard milingona!" Te me fale Alba-Mausi se si shume po i drejtohem atij/asaj por me moral kuptoj moralin ne teresi siē e kam shprehe me siper a nderi edhe nje nder aspektet e tij.Kemi pase sa te duash probleme nderi vetem se atehere jane fshehe gjerat e nuk jane thene si sot,informimi ka qene totalisht i kontrolluar dhe kronika e zeze nuk eshte njohur ne ate kohe.Sa te duash kishte krime,vjedhje apo ngacmime edhe perdhunime ka pase une ne Shqiperi kam jetuar ne veri e ne jug se ashtu me ka takuar dhe di plot raste!Mos ta idealizojme kot ate kohe ne kete aspekt,edhe aty gjithshka ishte si ne ēdo aspekt tjeter jetesor,mashtrim e hipokrizi,fshehje e realitetit!Sa i takon imoralitetit qe thua se eshte sot ne Shqiperi duhet sqaruar ke quani ju te tille sepse seksi i lire,nderrimi i partnereve,e disa modele qe sot po adaptohen nga rinia sipas modeleve perendimore nuk jane imoralitet!Ah,po shitja e femrave ne Itali,abuzimi me postet neper pune,shfrytezimi i femres ne perfitime te ndryshme po keto jane imoralitete!

  8. #128
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Ne qofte se eshte opinion i shume shqiptareve, atehere qenka i gabuar. Se nese fillon ta pastrosh tere lagjen, fillo se pari nga oborri yt.

    E per punen a rri une a nuk rri, apo a shkruaj une a shkruaj, besoj eshte pune e imja.

    Falemnderit per mirekuptimin!

    ASD

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Ku eshte me ze nuk eshte pa gje,eshte nje shprehje e popullit
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #130
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181
    Une ata qe kam njoft (kohen e luftes flas ) ,ca te them une ja sorrollateshin te parku ,pinin bar bashke me ne, gjunin femra po si ne (pavarsisht se kishin ardh per hall eeee) , ndryshimi ishte se veshjet i kishin Hip- Hop jo si ne !
    kush ka ndenjur te LM dhe SK TIRONA e di fare mire kete gje dhe per i njeh gjakovaret ne fjale !
    Ah se harrova ishte edhe njona nga prishtina shume e mire po nuk po ja them emrin !

Faqja 13 prej 15 FillimFillim ... 31112131415 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  4. Kosova nė udhėkryq
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •