Close
Faqja 14 prej 15 FillimFillim ... 412131415 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 141
  1. #131
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Tema nxorri ne pah , jo vetem dallimet midis rinise shqiptare te RSH dhe asaj shqiptare te RK, por ne rradhe te pare mentalitetin dhe paragjykimin qe kemi si shqiptare per njeri -tjetrin. Nuk mund te flas per kosovaret por ne si shqiptare shohim me sy te shtrember njeri tjetrin, edhe pse kemi rrojtur ne nje shtet te bashkuar. Tironsat shofin shtrember vlonjatet, keta shofin shtrember korcaret etj. Eshte si nje mallkim qe kemi si komb per te ndjelle vrer ndaj vetes sone. Imagjino ndaj Kosovareve qe na ndau nje kufi per 50 vjet me rradhe.
    Mua me shqetesojne me teper keto paragjykimet qe kemi per njeri tjeterin , sesa dallimet midis njeri tjetrit.
    Shkrimi me i sakte ishte ai i Brarit. Do te shtoja qe e rritura ne kushte te ndryshme, ne veshtiresi te ndryshme , krijon njerez te ndryshem. A jemi gati ne si individe, shqiptare dhe kosovare, te pranojme njeri tjetrin me te mirat dhe te keqijat qe kemi , apo do te vazhdojme te shohim njeri tjetrin me paragjykime, me pergjithesime, me dyshim.
    Dallimet? Hmmmmm. Dallimi i pare eshte ne gjuhe. Gegerisht ne Kosove, Toskerisht ne RSH. Veriu i Shqiperise kishte mundesine te vizitonte Jugun, te binte ne kontakt me tosket, te pervetesonte me kollaj gjuhen letrare.Kosovaret jo.Me kollaj e kishte nje rus apo nje francez te vinte ne Shqiperi se sa nje kosovar. Ngelen te izoluar dhe nga pushtimi serb. Nuk e di ne se literatura shqiptare ishte e kollajte te qarkullonte ne Jugosllavi, por ma do mendja qe jo. Kosovaret e kane shume me te veshtire se sa Verioret te pervetesojne shqipen letrare. Dhe nuk eshte faji i tyre. Askush nuk i pyeti kur hoqen gegerishten prej shqipes letrare ne 1972. Me teper se 50% e kombit shqiptar fliste gegerisht atehere, gegerishtja kishte me teper vlera letrare sesa toskerishtja, megjithate, keto gjera nuk i moren parasysh gjuhetaret dhe "pseudogjuhetaret" komuniste.

    Feja. Kosovaret jane me unike ( 98% myslimane) dhe e perdoren fene si nje mekanizem mbrotjeje kunder asimilimit serb. E indetifikuan me te qenin shqiptar. I bashkoi me teper.Neve ne RSH, kishat dhe xhamijat i mbyllem dhe filluam te besojme "mrekullirat" enveriane. Budallalleqet e tij. Per ne Zoti fliste shqip dhe ishte nga Gjirokastra. Me vone kur ky zot ngordhi, ngelem me duart ne qiell te kerkojme ne se Ai tjetri na degjon.

    Ekonomia. Kosovaret u mesuan te mos kene shprese nga shteti serb qe i linte pa pune dhe pa shkolle. I dilnin vete zot vetes. Kishin me teper iniciativa. Ne RSH shteti ishte gjithcka. Dhe njekohesisht asgje. Ishte i gjithekujt dhe i askujt. Dhe u mbush RSH me dembele, me hajdute, me daullkauke qe prisnin gjithcka nga shteti. Ndersa Kosova lulezonte ( krahasuar me ne) , ne numeronim tollonat dhe oret ne rradhe.

    Izolimi . Kosovaret e kishin pare boten.E kishin jetuar Evropen , Ameriken etj. Me veshtiresite e tyre , me llukset e tyre etj.Nuk kishin pare Shqiperine. E enderronin ate. Si jetimi qe enderron per nenen qe e ka braktisur ne shtepi te femijes , te bukur , te pasur , te forte.
    Ne nuk kishim pare asgje.Pervec emisioneve te RAI dhe TV Beogradit dhe lajmeve te cunguara te RTSH. Per ne bota ishte Holliwood i dubluar italisht, SANREMO , Cantonissimo. Ishte Hit parade i te shtunes tek radio e RAI. LLUKS DHE REKLAMA. Se si fitoheshin keto para per tu bere keto as nuk e kishim idene.Madje edhe sot e kesaj dite ketu ne SHBA do te gjesh shqiptare qe nuk e kane haberin se si funksionon kapitalizmi. Kosovaret e kishin provuar ate ne palce. Nga te gjitha anet. Dhe me pislliqe dhe me rruge te ndershme.
    Familja. Ne Kosove familja ngeli e paprekur. E shenjte. Ishte celula e pare e kombit. Dhe si shqiptare kosovaret donin te mbijetonin. U izoluan nga serbet e te huajt e tjere dhe ndihmonin njeri tjetrin. Ne ne RSH u mesuam qe femije te kemi frike nga fqinji, te spiunojme, te informojme Partine per gjithcka.Edhe per ato qe ndodhnin ne familje. Sistemi donte te krijonte njeriun e ri.Dhe pikerisht sulmoi familjen.Motra nuk i fliste motres se mund te internohej, vellai spiunonte vellane qe te mos futej ne burg, biri spiunonte babane se ashtu ishte pika 8 e rregullores se komunistit ( informacioni ne Parti) etj.
    Ndoshta forca e diktatures komuniste e ushtruar ndaj shqiptareve ishte me e madhe sesa ajo e dhunes serbe ndaj kosovareve. Ndoshta.Rendesi ka rezultati. Ne shqiptaret u thyem. Kosovaret jo!
    Mistrecja duke folur per humorin e kosovareve kishte pjeserisht te drejte.Pjeserisht. NUK e kuptojme dot ne ate lloj humori. Eshte me se normale. U rritem ne ambiente te ndryshme, zhvilluam karaktere te ndryshme. Kjo nuk do te thote qe njeri apo tjetri humor jane te trashe apo te holle. Jane te pakuptueshem. Pra qe ti kuptojme duhet te KOMUNIKOJME me njeri tjetrin. Te flasim, te qeshim, te zihemi, te debatojme, te kendojme, te lozim,te kercejme,te jetojme bashke me se fundi ! Ndryshe do te ngelemi pergjithmone te izoluar.Dhe me dhimbje neser pasneser femijet tane do te flasin , jo per vellezerit shqiptare te Kosoves apo te RSH, por per fqinjet, per kombin tjeter! Qe flet ndryshe, qe ben humor ndryshe, qe jeton ndryshe.
    ESHTE NE DOREN TONE!
    PJESEMARRJA E PERBASHKET NE KETE FORUM ESHTE DICKA POZITIVE, por e pamjaftueshme.

    Me respekt Toro
    "Who is John Galt?"

  2. #132
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIēigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    Ja ē'mendoj unė:
    Jo vetėm rinia, por e tėrė shoqėria Shqiptare ėshtė e ndikuar nga kufiri artificial. U krijua njė subkulturė tjetėr nė Shqipėrinė e jashr-kufijve shtetėror. Mjaft njerėz flasin Anglisht nė botė por nuk janė tė gjithė Anglezė. Po ashtu edhe me spanjishten. Pra, edhe me shqipen tonė. Ndoshta ju duket analogji jo fort e qėlluar, por le tė shkojmė pak mė thellė:
    Rinia e Kosovės nuk e honeps fare artin e rinisė sė Shqipėrisė. Kapim humorin. NUk ka nivel nė Kosovė pėr tė pasqyruar realitetin me satirė. Ndryshe ėshtė nė Shqipėri. Shtypi nė Shqipėri lexohet e pėrftohet nga rinia, nė Kosovė vazhdojnė e shkruajnė dhe lexojnė vetėm thinjoshėt. Nuk ka jetė tė mirėfillte artistike me rininė nė Kosovė. Shiko se sa libra janė shkruar e pėrkthyer e lexohen nga rinia vetė nė Shqipėri. Njeriu nuk rron nė frigorifer, as nė divan, madje as nė televizor tėrė ditėn. Rinia e Shqipėrisė, ndonėse pa punė, gjen mjete argėtimi mė tė kėndshme se homologia e saj kosovare. Atributet apo fajet pėr gjithēka, tė gjithė i dimė. A ecet drejt njėtrajtshmėrisė? A jemi nė rrugė tė mbarė drejt bashkimit shpirtėror? A po e bėn punėn e vet arti, si mastiē pėr masat apo jo? Kėta janė pyetje pėr t' bėrė.
    A e ndjek rinia kosovare muzikėn nė SHqipėri, filmin e Shqipėrisė, librin e Shqipėrisė? A e njeh i riu shqiptar realitetin nė Kosovė. Si reagon ai kur kosovarėt gjithnjė e mė tepėr po e shmangin pėrdorimin e fjalės shqiptar duke i mėshuar asaj kosovar. Ja kėta janė ēėshtje, mendoj unė.
    Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!

  3. #133
    i/e regjistruar Maska e Andrra e Jetes
    Anėtarėsuar
    21-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Miqesisht per Pellazgun dhe Toron!Jam dakord me trajtimet tuaja dhe aprovoj gjykimet qe keni ne teresi vetem kam disa verejtje miqesore!Une jam vete nga Shqiperia e nuk jam dakord me Toron kur shprehet se fliet "Gegerisht ne Kosove" dhe "toskerisht ne RSH",se pari ne Shqiperi nuk flitet toskerisht,institucionet dhe mediat shkruajne gjuhen zyrtare letrare qe eshte 90% e bazuar ne dialektin toske por popullsia e Shqiperise flet dite per dite dialektet e veta qe jane nga Shkumbini e siper Gegerishte e nga aty e poshte Toskerishte!Gegerishtja eshte gjuhe e dy te tretave te RSH i dashur Toro dhe kjo gegerishte nuk ka ndryshim te madh me gegerishten e shqiptareve te Kosoves,Malit Te Zi e Ilirides qe se bashku bejne jo me pak se 5 milione shqiptare!Me kryesorja si gegerishtja ashtu edhe toskerishtja jane pasuri e gjuhes kombetare,si dy dege te te njejtit lume!Kurse per mikun Pellazg desha vetem ta pyes,kush te tha qe rinia e Kosoves nuk e njeh satiren,e ke shume gabim atje ka humor e nese ti ke veshtiresi te njohesh gjuhen e folur te kosoves duhet ta dish se satira eshte nje nga zhanret me te veshtira per t'u letrarizuar,imagjinoje personazhin e komedise ne katundin e Kosoves duke fole gjuhen letrare!Kurse per leximin e librit dhe gazetat e ke gabim i dashur mik sot ne Kosove dalin shume me teper gazeta se ne Shqiperi ta dish!Kurse librin ne Shqiperi thuaj si te duash po librin me tirazh me te botuar e ke me 2 mije kopje,(dy mije kopje!),nga te cilat shiten apo nuk shiten 500 kopje!Kete e di mire se vete jam marre shume me ato lemi e kam njohje pa modesti po e them.Sa per "thinjoshet" ne Kosove sot me shume shkruajne te rinjte te cilet biles jane shkolluar ne Tirane keto vitet e demokracise!Kurse per pleqte qe deshe te thuash ti ky konstatim vlen per Tiranen ku ekranet e TVSH jane ende te pushtuara nga pleqte e atrofizuar qe nga koha e E.Hoxhes!Cila eshte jeta kulturore e Shqiperise te cilen nuk e njihka i riu i Kosoves?!E ne fund mos perdor fjale te tilla"shmangin perdorimin e fjales shqiptar duke i meshuar asaj kosovar".Kam qene mesues i gjuhes shqipe,(kam mbaruar Gjuhe_Letersi),e nuk po e le pa e vene ne dukje gabimin drejtshkrimor,shkruhet :"shmangin perdorimin e fjales shqiptare duke i meshuar asaj kosovare"-edhe pse nuk jam dakord me kete tekst sepse kosovare e shqiptare jane nje!Po te pyes ty i dashur Pellazg sa e njihni ju vete artin e Kosoves!?

  4. #134
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Degjo ketu ti bukurosh;
    E para, nuk eshte nevoja ti pergjigjesh ēdo shkrimi qe bejne te tjeret. Kete teme nuk e ke marre me tapi.
    E dyta, je pak "i leshte" (megjithese ke studiuar per gjuhe-letersi) per te imponuar mendimin tend tek te tjeret, gje te cilen me sa duket e paske qellim.
    Dhe e treta, (shpjegimi se dytes) shprehja e Pellazgut: " po e shmangin pėrdorimin e fjalės shqiptar duke i mėshuar asaj kosovar" eshte me e SAKTE, se regullimi qe u mundove ti besh ti. Pse?
    Sepse nuk ka "fjale kosovare", gjuha qe ata flasin eshte SHQIP. Ti ketu nuk e kape SUBTILITETIN e perdorimit te frazes se Pellazgut, i cili u mundua te te bente te qarte, qe tendenca e rinise kosovare eshte krijimi i nje "identiteti te ri" te atij KOSOVAR (mbiemer, gjinia mashk, pa E ne fund) pra jo te nje gjuhe te re, as ndonje fjale te re, asaj KOSOVARE (ne ket rast gjinia fem, me E ne fund).
    A kupton! or mik-gjuhetari.

  5. #135
    i/e regjistruar Maska e Andrra e Jetes
    Anėtarėsuar
    21-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Ornamenti zakonisht eshte bashkeshoqerues i se leshtes duke filluar qe nga qilimat popullore e deri tek leshi i mendimeve tua shoku ornament!Une jam i abonuar ne kete teme sipas rregullave te albaforumit por nese une nuk e kam marre me tapi as ti nuk je avokati i ketij forumi!Qarte!Duhet te qethesh mendimet e tua para se te shprehesh ose te pakten trego pak miresjellje se edhe nje i leshte si puna juaj mundet te tregoje pak miresjellje!Eshte gje e lehte per t'u mesuar nuk eshte dhe aq SUBTILE!Nese ke bere ndonje dite shkolle(po e theksoj qofte edhe klasen e pare) ne baze te rregullave te shkrimit te shqipes duhet ta dish se "asaj" thuhet vetem per gjinine femerore!Ju jeni munduar t'a paraqitni per subtile kete gafe por jeni mbytur ne nje luge uje ashtu si ai qe i hyn nje barre qe nuk ia del dot!Me "SUBTILITET" kuptohet gjithshka por jo injoranca i dashur "mik-avokati",edhe fjala e urte thote:-"Leshon nje i marre nje gur ne pus e leshohen njemije te urte t'a nxjerrin!"Duhet t'a degjojme kete urti se eshte ilaē nganjehere kur ndeshemi me te tille ne perditshmerine tone!

  6. #136
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Hej Andrra po ma ben borxh, bej shaka.
    Ne fillim te kerkoj falje per tonin e perdorur aty me lart. Ndodh nganjehere keshtu, gjerat s'rreshkasin gjithnje ne vaj.
    Tashti ne "gjuhe". Ti prap s'ke kap gje. Me duket se "leshin" do me e bo golf. Po ta rishpjegoj.

    " po e shmangin pėrdorimin e FJALES shqiptar duke i mėshuar ASAJ kosovar"

    Kjo eshte ēfare tha Pellazgu. Cili eshte kuptimi saj? Kam zmadhuar vetem; dhe per ta bere me te qarte muhabetin. Siē e sheh dhe vete ASAJ duhet ne gjinine femerore sepse eshte peremer qe zevendeson .
    Kjo e fundit, pra FJALA eshte emer gjinia femerore. A kupton?

    Te kujt? => te FJALES. (emer)
    Te kujt? => te ASAJ. (peremer)
    Kjo pra eshte llogjika gramatikore.

    Pra e tera, mund te thuhej edhe keshtu;
    "po e shmangin perdorimin e fjales; SHQIPTAR, duke i meshuar fjales; KOSOVAR".

    Pra Pellazgu ne qender te vemendjes tone, ka dashur te vendose keto dy fjale, dy gjendje, dy pole, dy koncepte, dy psikollogji, dy mentalitete, dy botkuptime, dy realitete; SHQIPTAR dhe KOSOVAR.
    Prandaj ai na tregon qe rinia kosovare kerkon ta zevendesoje fjalen, mentalitetin, konceptin SHQIPTAR me fjalen, mentalitetin, konceptin KOSOVAR.
    Kete ajo e ben, ngaqe nuk do mė te quhet SHQIPTAR, ndjehet keq nga ky "detyrim-percaktim". Krejt ndryshe nga brezi vjeter i cili e kishte per mburrje te quhej SHQIPETAR.

    Nuk di sa ti ndjek, por une po e mbyll me kaq.
    Shendet pra!

  7. #137
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Se pari, ky nuk eshte forum i gjuhes shqipe,

    se dyti, fjalia eshte krejtesisht e formuluar gabim

    dhe se treti, pse devijohet kjo teme ne gjuhesi?

    Ornament, poqese ti e mbron termin KOSOVAR pa E ne fund, atehere duhet thene "...po e shmangin gjinje e me shume perdorimin e termit shqiptar, duke i rene ATIJ kosovar."

    Pra gjinia eshte e gabuar dhe rrjedhimisht kjo krijon ngaterresa te vogla.

    Por, prap them se ky nuk eshte forum gjuhesh dhe besoj se do duhej te mbesnim brenda temes.

    (Nese doni mund ta hapni nje teme te tille ne Forumin per Gjuhe Shqipe duke e marre ate fjali dhe duke e analizuar edhe me thelle).

    Pershendetje!

    ASD

  8. #138
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    ASD,
    Nderhyrjen tende nuk e kuptoj, aq me teper kur kjo behet fare kot, pa thene asgje (per temen si dhe gjuhen). Gjithashtu gjuha eshte shume e RENDESISHME, sepse na ndihmon te kuptojme njeri-tjetrin. Duke qene arma e vetme, ketu e atje, sa here paraqitet rasti, eshte me se e nevojshme te flasim per te.
    Problemi eshte se shume pak e zoterojne siē duhet, pra shume pak ARRIJNE te kuptojne siē duhet. Me e keqja eshte se PA KUPTUAR, ne kerkojme te NDREQIM, te korrigjojme, te mesojme tjetrin. Ashtu siē ben dhe ti.
    E pothuaj gjithnje mesimet vijne nga tipa me "te vegjel" me pa eksperience, me pak te ditur, me pak te afte.
    Qe ti bie shkurt, une nderhyra ketu veē ti tregoja personit me nick "Andrra e Jetes" qe ai VLEN me pak se personi me nick "Pellazgu".
    Keshtu qe si i tille, s'duhet te luaje profesorin.
    Po ashtu dhe ti mik i dashur, mua me duket se VLEN me pak se UNE. Prandaj ē'do nderhyrje jotja s'ben tjeter veē evidenton kete superioritet timin. A u kuptum.

  9. #139
    i/e regjistruar Maska e Andrra e Jetes
    Anėtarėsuar
    21-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Ornament!Kush jeni ju qe merrkeni kurajon t'iu tregoni te tjereve sa vlejne e per me teper mundkeni edhe te beni krahasime sa vlen njeri apo tjetri!Pellazgu mundet te jete i te njejtit ornament si ju por as une dhe ASD nuk kemi hyre ne Forum te tregojme sa vlejme,eshte tjeterkund vendi qe te tregohet vetja!Qarte!?Sa per gjykimet rritu edhe pak ornament se niveli i gjykimeve tuaje eshte krejt INFANTIL.Ne qofte se nuk ke mundesi tjeter te deshmosh ekzistencen tende si qenie,e ke gabim ne Forum me nick nuk mund te afirmohesh!Edhe ne mos paē gje per te thene,hesht eshte me mire,kane thene matet me flori!

  10. #140
    i/e regjistruar Maska e Zanė Kosove
    Anėtarėsuar
    04-01-2003
    Postime
    157
    ornamentit,

    ore sherbetor i fjaleve dhe mendimeve nenvleftesuese, noshta ligj i vullnetit tuaj, ta dish se kto jane rrjedhe vetem e shpirtit te shemtuar!
    Fjalet tuaja ndaj meje shume hua te vertetes, nuk kam kohe te jem e gjate vetemse ta dish se nuk di te flase artificialishte; Shume kthjellet paska folur Andrra e jetes.
    Duke mos pare te dobishme fjalet e juaja qe paskit drejtuar ndaj meje ne te 2-3-ten faqe me pare po e shof te arsyeshme te te mos perfill!
    ornament jam dhe do vazhdoj te jem vetem shqiptare Kosovare, duke respektuar te gjithe t' tjeret qe flasin shqip!

    ps: hopefully nuk toxikova!

Faqja 14 prej 15 FillimFillim ... 412131415 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  4. Kosova nė udhėkryq
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •