Shqiptaret, 10 % me semundje mendore
Rreth 300 mije shqiptare vuajne nga depresioni. Shifra alarmante eshte bere publike nga nje studim i pergjithshem i Sherbimit te Psikiatrise ne Qendren Spitalore Universitare te Tiranes, ku rezulton se rreth 10 per qind e popullsise vuan nga semundjet mendore. Sipas ketij studimi, stresi, problemet ekonomike dhe sociale kane qene faktoret, te cilet kane ndikuar negativisht ne shendetin mendor. Dhe duke u nisur nga keta faktore, numri i personave te cilet vuajne nga depresioni dhe skizofrenia gjate ketyre viteve te fundit ka ardhur gjithnje e ne rritje. Po sipas ketij studimi dhe rreth 15 mije ose 0.5 per qind e popullsise vuajne nga skizofrenia. Aktualisht, vendi yne ka spitale psikiatrike te medha, te perqendruara ne rrethet Tirane, Elbasan, Shkoder dhe Vlore me nje total prej 840 te shtruar. Kurse, sipas Raportit Boteror te Shendetesise, rreth 450 milion njerez vuajne nga crregullimet mendore dhe neurologjike ose nga problemet psikosociale, te lidhura me abuzimin me droge dhe alkool.
Marre nga: Koha Jone
Krijoni Kontakt