Nga Darling Ismail Vlora
Historia e lashtė e popullit tonė, mė tė vjetrit nė Ballkan, luftėrat shekullore tė tij pėr tė jetuar i lirė, sjellja karshi miqve dhe armiqve, doket e zakonet, paraqitja fizike, por edhe peizazhi i mrekullueshėm, ku ky popull trim e liridashės ka jetuar nė shekuj, gjithmonė ka tėrhequr artistė nga e gjithė bota e nga ēdo fushė, kronistė, diplomatė, etj., shumė prej tė cilėve, nga mė tė shquarit e kohės, si Evliya Ēelebi, Hammer-Purgstall, William Martin Leake, Lord Byron, John Galt, John Hobhouse, Luis Dupré, Johann Georg von Hahn, Edward Lear, Hyacinthe Hecquard, Antonio di San Giuliano, Edith Durham, Antonio Baldaēi, Justin Godard, Maximilian Lambertz, Franz Babinger, Luigi Ugolini, etj., etj., na kanė lėnė trashėgim vepra dhe dokumente tė ēmuara, tė cilat na ndihmojnė pėr tė plotėsuar boshllėqet, apo veprimet dashakeqe qė na la koha. Nė kėtė grumbull tė stėrmadh personazhesh tė shquar ndeshesh me emrin e njė djaloshi 21-vjeēar, i cili nė verėn e vitit 1853 vizitoi vendin tonė, apo vendin e egėr - siē e quan ai - qė shtrihej nė kufijtė e civilizimit tė asaj kohe. Nė fund tė udhėtimit tė tij, pėrgjatė bregdetit piktoresk shqiptar, ai vizitoi edhe Vlorėn. Ky djalosh i ri, kurajoz, besimtar, i apasionuar pas natyrės dhe detit, qė pėr tė shuar dėshirėn e tij kish marrė nėn komandė anijen e luftės austriake Minerva, nuk ishte shkrimtar, piktor apo turist dokudo, por Ferdinand Maximilian, Arkiduka i Austrisė, qė mė vonė do kurorėzohej Perandor i Meksikės. Mbresat e udhėtimeve tė shumta, qė ai ndėrmori nga viti 1851 e mė pas, pėrfshi edhe udhėtimin nė Shqipėri, do ti shėrbenin pėr tė shkruar veprėn voluminoze Kujtime tė jetės sime, e cila u botua nė gusht 1867, dy muaj mbas vdekjes sė tij tragjike.
Nė kapitullin e gjatė, dedikuar Shqipėrisė, duke folur qė nė fillim mbi qėllimin e kėtij udhėtimi, Maximiliani pėrshkruan me pasion pėrshtypjen e bukur qė i la bregdeti ynė dhe ndalesat qė ai bėri nė disa prej qyteteve bregdetare, ku pati rastin tė vėzhgonte nga afėr mėnyrėn e jetesės, kontrastet dhe interesat e njerėzve qė nė shekuj kishin banuar nė to. Sipas shėnimeve tė tij, ky udhėtim pėrkoi me ditėt e fundit tė korrikut, deri mė 21 gusht 1853, kur Arkiduka, herėt nė mėngjes u largua nga Vlora, duke pėrfunduar kėshtu udhėtimin e tij nė Shqipėri.
Nė atė periudhė, Vlora administrohej nga Mahmud bej Vlora (1814-1866), i ati i Ismail Qemalit. Duke qenė se Mahmud beu ndodhej nė Thesali, pėr tė zmbrapsur andartėt grekė, tė cilėt, nėn komandėn e gjeneralit Theodoros Grivas (1797-1862) kishin depėrtuar nė tokėn shqiptare, administrimi i Vlorės, sipas zakonit tė atėhershėm, i kishte kaluar pėrkohėsisht kushėririt tė tij, Selim Pashė Vlorės (1820-1875), njė ndėr udhėheqėsit e shquar tė kryengritjes popullore kundėr reformave tė Tanzimatit (1847-48) (1).
Selim Pasha, Beu i Vlorės, siē shėnon Maximilian-i, i bėri vizitė Arkidukės, nė anije, po atė mbrėmje. Nė grupin e shoqėrimit, edhe pse 9-vjeēar, ishte edhe nipi i tij, Ismail Qemali, syrit kureshtar tė tė cilit nuk do ti shpėtonin detaje tė kėsaj vizite tė rrallė dhe tė famshme pėr tė cilėn, shumė vite mė pas, do shėnonte: Duke qenė i vetmi mashkull i familjes, megjithėse shumė i ri, xhaxhai mė mbante gjithnjė pranė, ndaj bėra pjesė nė delegacionin zyrtar, qė i bėri vizitė Arkidukės nė bordin e njė anije lufte austriake. Arkiduka na priti nė njė sallon tė mobiluar nė mėnyrė tė pėrsosur, sė bashku me komandantin, oficerėt e anijes dhe shpurėn e tij, duke na bėrė njė pėrshtypje tė madhe me sjelljen magjepsėse dhe pamjen fizike. Arkiduka ishte njė djalė i bukur, rreth 20 vjeē, me tipare delikate, dhe bėnte njė pėrjashtim nga familja e Habsburgėve...(2).
Mė 20 gusht, shoqėruar nga njė shpurė e madhe dhe e mrekullueshme(3) Maximilian-i zbriti nė Vlorė. Fillimisht ai vizitoi kalanė e Skelės, e cila fatkeqėsisht tashmė ėshtė zhdukur krejtėsisht. Kalaja e Skelės, ndėrtuar mė 1531, nga Sulltan Sulejmani I (1494-1566), kishte formėn e njė poligoni tetė brinjėsh, ku shquhej mjeshtėria e otomanėve(4). Pasi vizitoi kalanė, nėpėrmjet rrugės qė lidhte portin me qytetin, Maximilian-i u drejtua pėr nė sarajet e Vlorajve. Selim Pasha e shoqėroi mysafirin e shquar nė sallonin e madh tė Selamllėkut, pikėrisht nė atė sallon ku mė 28 nėntor 1912, u mbajt Kuvendi i Vlorės dhe u Shpall Pavarėsia e Shqipėrisė.
Sarajet e bukura tė Vlorajve(5), siē vėrente Edward Lear gjatė vizitės qė bėri nė Vlorė, nė tetor 1848, atė kohė ishin dėmtuar pėr arsye se, pas shtypjes sė kryengritjes sė Tanzimatit, Vlorajt, si udhėheqės kryesor tė saj, u internuan, sė bashku me familjet.
Nė vend tė tyre, qeveria qendrore e Stambollit caktoi njė Guvernator turk, i cili qėndroi nė Vlorė gjatė viteve 1848-51, dhe jetoi nė sarajet e tyre. Mė 1851 Mahmud bej Vlora u lirua nga internimi dhe u kthye nė Vlorė, sė bashku me familjen. Kthimi ynė, - kujton Ismail Qemali, - u bė sinjali i largimit tė menjėhershėm tė Guvernatorit tė zonės dhe administrimi i rajonit i kaloi sėrish babait tim, si kryetar i familjes. E gjetėm shtėpinė tonė thuajse tė shkatėrruar. Gjatė mungesės shtėpia ishte zėnė nga guvernatori, i cili sapo mėsoi lajmin e kthimit tonė, shkatėrroi gjithēka dhe mori me vete ēdo gjė qė kishte vlerė(6).
Nga sarajet e Vlorajve, Arkiduka vazhdoi shėtitjen nėpėr qytet dhe u ngjit nė Teqenė e KuzBabait e po atė natė, u largua nga Vlora. Tė nesėrmen, 21 gusht 1853, herėt nė mėngjes, anija e tij u drejtua nė brigjet e Dalmacisė, drejt shtėpisė, duke pėrfunduar kėshtu misionin e tij nė tokėn shqiptare.
Shėnimet e tij mbi Shqipėrinė dhe Vlorėn, ndoshta jo shumė tė pasura, janė reale dhe na sjellin, nė mos mė shumė, njė panoramė interesante tė atyre viteve tė largėta, ashtu siē ishte nė tė vėrtetė edhe vizita e tij.
Qershor 2008
1, The Memoirs of Ismail Kemal Bey, edited by Sommerville Story, London (Angli) 1920, f.15;
Eqrem bej Vlora Kujtime, Vėllimi I-rė, Tiranė 2001, f.157; f.314.
2/3, The Memoirs...., f.16; po aty.
4, Evlija Ēelebi Shqipėria para tre shekujsh (pėrkthyer nga Sali Vuēiterni), Tiranė 2000, f.71.
5, Edward Lear: Journals - Landscape painter in Albania, &c., London (Angli) 1851, f.215.
6, The Memoirs..., f.13.
Krijoni Kontakt