Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Ditari i Perandorit

    • Nga Darling Ismail Vlora

    Historia e lashtė e popullit tonė, mė tė vjetrit nė Ballkan, luftėrat shekullore tė tij pėr tė jetuar i lirė, sjellja karshi miqve dhe armiqve, doket e zakonet, paraqitja fizike, por edhe peizazhi i mrekullueshėm, ku ky popull trim e liridashės ka jetuar nė shekuj, gjithmonė ka tėrhequr artistė nga e gjithė bota e nga ēdo fushė, kronistė, diplomatė, etj., shumė prej tė cilėve, nga mė tė shquarit e kohės, si Evliya Ēelebi, Hammer-Purgstall, William Martin Leake, Lord Byron, John Galt, John Hobhouse, Luis Dupré, Johann Georg von Hahn, Edward Lear, Hyacinthe Hecquard, Antonio di San Giuliano, Edith Durham, Antonio Baldaēi, Justin Godard, Maximilian Lambertz, Franz Babinger, Luigi Ugolini, etj., etj., na kanė lėnė trashėgim vepra dhe dokumente tė ēmuara, tė cilat na ndihmojnė pėr tė plotėsuar boshllėqet, apo veprimet dashakeqe qė na la koha. Nė kėtė grumbull tė stėrmadh personazhesh tė shquar ndeshesh me emrin e njė djaloshi 21-vjeēar, i cili nė verėn e vitit 1853 vizitoi vendin tonė, apo vendin e egėr - siē e quan ai - qė shtrihej nė kufijtė e civilizimit tė asaj kohe. Nė fund tė udhėtimit tė tij, pėrgjatė bregdetit piktoresk shqiptar, ai vizitoi edhe Vlorėn. Ky djalosh i ri, kurajoz, besimtar, i apasionuar pas natyrės dhe detit, qė pėr tė shuar dėshirėn e tij kish marrė nėn komandė anijen e luftės austriake “Minerva”, nuk ishte shkrimtar, piktor apo turist dokudo, por Ferdinand Maximilian, Arkiduka i Austrisė, qė mė vonė do kurorėzohej Perandor i Meksikės. Mbresat e udhėtimeve tė shumta, qė ai ndėrmori nga viti 1851 e mė pas, pėrfshi edhe udhėtimin nė Shqipėri, do t’i shėrbenin pėr tė shkruar veprėn voluminoze “Kujtime tė jetės sime”, e cila u botua nė gusht 1867, dy muaj mbas vdekjes sė tij tragjike.
    Nė kapitullin e gjatė, dedikuar Shqipėrisė, duke folur qė nė fillim mbi qėllimin e kėtij udhėtimi, Maximiliani pėrshkruan me pasion pėrshtypjen e bukur qė i la bregdeti ynė dhe ndalesat qė ai bėri nė disa prej qyteteve bregdetare, ku pati rastin tė vėzhgonte nga afėr mėnyrėn e jetesės, kontrastet dhe interesat e njerėzve qė nė shekuj kishin banuar nė to. Sipas shėnimeve tė tij, ky udhėtim pėrkoi me ditėt e fundit tė korrikut, deri mė 21 gusht 1853, kur Arkiduka, herėt nė mėngjes u largua nga Vlora, duke pėrfunduar kėshtu udhėtimin e tij nė Shqipėri.
    Nė atė periudhė, Vlora administrohej nga Mahmud bej Vlora (1814-1866), i ati i Ismail Qemalit. Duke qenė se Mahmud beu ndodhej nė Thesali, pėr tė zmbrapsur andartėt grekė, tė cilėt, nėn komandėn e gjeneralit Theodoros Grivas (1797-1862) kishin depėrtuar nė tokėn shqiptare, administrimi i Vlorės, sipas zakonit tė atėhershėm, i kishte kaluar pėrkohėsisht kushėririt tė tij, Selim Pashė Vlorės (1820-1875), njė ndėr udhėheqėsit e shquar tė kryengritjes popullore kundėr reformave tė Tanzimatit (1847-48) (1).
    Selim Pasha, Beu i Vlorės, siē shėnon Maximilian-i, i bėri vizitė Arkidukės, nė anije, po atė mbrėmje. Nė grupin e shoqėrimit, edhe pse 9-vjeēar, ishte edhe nipi i tij, Ismail Qemali, syrit kureshtar tė tė cilit nuk do t’i shpėtonin detaje tė kėsaj vizite tė rrallė dhe tė famshme pėr tė cilėn, shumė vite mė pas, do shėnonte: “Duke qenė i vetmi mashkull i familjes, megjithėse shumė i ri, xhaxhai mė mbante gjithnjė pranė, ndaj bėra pjesė nė delegacionin zyrtar, qė i bėri vizitė Arkidukės nė bordin e njė anije lufte austriake. Arkiduka na priti nė njė sallon tė mobiluar nė mėnyrė tė pėrsosur, sė bashku me komandantin, oficerėt e anijes dhe shpurėn e tij, duke na bėrė njė pėrshtypje tė madhe me sjelljen magjepsėse dhe pamjen fizike. Arkiduka ishte njė djalė i bukur, rreth 20 vjeē, me tipare delikate, dhe bėnte njė pėrjashtim nga familja e Habsburgėve...”(2).
    Mė 20 gusht, shoqėruar nga njė shpurė e madhe dhe e mrekullueshme(3) Maximilian-i zbriti nė Vlorė. Fillimisht ai vizitoi kalanė e Skelės, e cila fatkeqėsisht tashmė ėshtė zhdukur krejtėsisht. Kalaja e Skelės, ndėrtuar mė 1531, nga Sulltan Sulejmani I (1494-1566), kishte formėn e njė poligoni tetė brinjėsh, ku shquhej “mjeshtėria e otomanėve”(4). Pasi vizitoi kalanė, nėpėrmjet rrugės qė lidhte portin me qytetin, Maximilian-i u drejtua pėr nė sarajet e Vlorajve. Selim Pasha e shoqėroi mysafirin e shquar nė sallonin e madh tė Selamllėkut, pikėrisht nė atė sallon ku mė 28 nėntor 1912, u mbajt Kuvendi i Vlorės dhe u Shpall Pavarėsia e Shqipėrisė.
    Sarajet e bukura tė Vlorajve(5), siē vėrente Edward Lear gjatė vizitės qė bėri nė Vlorė, nė tetor 1848, atė kohė ishin dėmtuar pėr arsye se, pas shtypjes sė kryengritjes sė Tanzimatit, Vlorajt, si udhėheqės kryesor tė saj, u internuan, sė bashku me familjet.
    Nė vend tė tyre, qeveria qendrore e Stambollit caktoi njė Guvernator turk, i cili qėndroi nė Vlorė gjatė viteve 1848-51, dhe jetoi nė sarajet e tyre. Mė 1851 Mahmud bej Vlora u lirua nga internimi dhe u kthye nė Vlorė, sė bashku me familjen. “Kthimi ynė, - kujton Ismail Qemali, - u bė sinjali i largimit tė menjėhershėm tė Guvernatorit tė zonės dhe administrimi i rajonit i kaloi sėrish babait tim, si kryetar i familjes. E gjetėm shtėpinė tonė thuajse tė shkatėrruar. Gjatė mungesės shtėpia ishte zėnė nga guvernatori, i cili sapo mėsoi lajmin e kthimit tonė, shkatėrroi gjithēka dhe mori me vete ēdo gjė qė kishte vlerė”(6).
    Nga sarajet e Vlorajve, Arkiduka vazhdoi shėtitjen nėpėr qytet dhe u ngjit nė Teqenė e KuzBabait e po atė natė, u largua nga Vlora. Tė nesėrmen, 21 gusht 1853, herėt nė mėngjes, anija e tij u drejtua nė brigjet e Dalmacisė, drejt shtėpisė, duke pėrfunduar kėshtu misionin e tij nė tokėn shqiptare.
    Shėnimet e tij mbi Shqipėrinė dhe Vlorėn, ndoshta jo shumė tė pasura, janė reale dhe na sjellin, nė mos mė shumė, njė panoramė interesante tė atyre viteve tė largėta, ashtu siē ishte nė tė vėrtetė edhe vizita e tij.
    Qershor 2008


    1, “The Memoirs of Ismail Kemal Bey”, edited by Sommerville Story, London (Angli) 1920, f.15;
    Eqrem bej Vlora “Kujtime”, Vėllimi I-rė, Tiranė 2001, f.157; f.314.
    2/3, “The Memoirs....”, f.16; po aty.
    4, Evlija Ēelebi “Shqipėria para tre shekujsh” (pėrkthyer nga Sali Vuēiterni), Tiranė 2000, f.71.
    5, Edward Lear: “Journals - Landscape painter in Albania, &c.”, London (Angli) 1851, f.215.
    6, “The Memoirs...”, f.13.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  2. #2

    Nė sarajet e beut tė Vlores

    • ngaMaximilian I, Perandor i Meksikės

    “...Korrik 1853
    Nė kufijtė e civilizimit tė kėtyre viteve gjendet njė vend i egėr, qė mban emrin harmonioz Albania. Nė qytetet e tij tė drunjta, turqit, derrat e egėr dhe shumė tė krishterė katolikė jetojnė nė njė kontrast tė dukshėm dhe nė njė konflikt tė pėrhershėm, sikur duan tė bėjnė gara me njėri-tjetrin; sjellje qė nė vetvete, nuk ka asnjė kuptim. Ashtu si nė kohėn e Dioklecian-it, mesha mbahet nėn njė ankth tė frikshėm dhe qirinjtė e altarit, po si atėherė, shėrbejnė pėr t’i bėrė dritė kėtij vend-takimi tė errėt tė besimit. Pikėrisht, pėr t’i dhėnė kėtyre tė krishterėve tė varfėr njė lloj mbėshtetje morale dhe pėr tė vėzhguar mė nga afėr mėnyrėn e tyre tė jetesės, korveta “Minerva”, nėn komandėn time, ndėrmori njė udhėtimin nė kėto ujėra.
    Misioni qė ne ndėrmorėm do tė kishte qenė edhe mė efikas, nė qoftė se kushtet dhe situatat e kohės do tė na kishin lejuar tė vepronim mė energjikisht, por nė tė vėrtetė nuk rezultoi edhe aq i kėndshėm, pėr vetė faktin se episodet e gjakshme tė Smyrna-s (Izmir), qė sapo kishin ndodhur, ku ēdo pjesė e Turqisė po kalonte momente frike dhe pasigurie, bėnė qė arritja jonė nė kėto brigje tė shikohej me xhelozi dhe dyshim, si tė huaj prej tė cilėve duhet tė prisje veēse pėrbuzje. Nė tė tilla kushte, vizita jonė nė Shqipėri kėrkonte shumė kujdes, energji dhe maturi, pasi parashikohej se mund tė ndeshnim nė pengesa dhe pakėnaqėsi, tė cilat i kishim hasur edhe gjatė udhėtimit qė kishim bėrė, po atė vit, nė Kostandinopojė, nė Azinė e Vogėl, nė Tokėn e Shenjtė dhe nė Egjipt mirėpo, rrethanat politike na penguan pėr tė realizuar qėllimin tonė...

    19 Gusht
    Gjatė natės, tempulli pėrballė bregut me ornamentet e tij fantastike dhe piktoreske u zhduk nė errėsirė dhe anija jonė luftarake ju rikthye sėrish rregullit rigoroz ushtarak... Nė orėn 8 tė mėngjesit filluam lundrimin... Atė ditė lundruam me njė erė tė fortė, gjithsesi mė shpejt sesa avullorja e Lloyd-it, pėrgjatė bregdetit piktoresk tė Vlorės dhe nė orėn 4 tė pasdites ankoruam nė 21 kėmbė ujė.
    Bregdeti i Vlorės ėshtė njė peizazh i bukur natyror. Pėrgjatė Kepit tė Triportit shtrihet njė brez i gjelbėr, ndėrsa pėrtej fushės ngrihet njė mal i lartė dhe i rregullt, nė bazė tė tė cilit ėshtė ngritur qyteti i Vlorės. Pas malit shikohet tė ngjitet pėrpjetė njė grykė dhe diku nė tė majtė tė kėsaj lartėsie, duket njė xhami e vogėl e rrėnuar. Pėrpara se tė arrish nė qytet, nė zonėn e plazhit dhe menjėherė pas Doganės, ndodhet njė fortesė e madhe, tashmė gėrmadhė, ku thuhet se njė princ i Hohenstaufen tė jetė strehuar, sulmuar dhe vrarė. Nė drejtim tė Jugut, nga ku ka ankoruar korveta jonė, shikohen disa male tė errėt e tė mrekullueshėm qė rrethojnė gjirin, i cili ėshtė i lėmuar si njė pasqyrė, pamje qė mė sjell ndėrmend malet melankolik pėrreth liqeneve tė Austrisė sė sipėrme. Nė Perėndim ndodhet Kepi i Gjuhėzės, i cili mbyll gjirin, duke e projektuar kėshtu shumė larg nė det, ndėrsa pėrballė tij gjendet ishulli tepėr i thepisur i Sazanit.
    Gjatė asaj dite na vizitoi agjenti ynė konsullor, i cili pėrpiqej tė sillej si njė dipllomat i vėrtetė dhe imagjinonte veten, siē bėjnė nė pėrgjithėsi burrat, tė ishte qendra e botės, njėkohėsisht imagjinonte qė mirėqenia e saj varej nga sjellja politike e Vlorės. Por nė pėrpjekjet e tij pėr tė evidentuar vetveten, siē bėri edhe bretkosa e pėrrallės, ai u tejkalua nga njė aventurier prusian, qė me sa dukej, ishte shumė mė dhelparak nga ē’mendonte ai. Prusiani ishte njė doktor turk dhe e mbante veten si miku personal i Beut dhe dukej tė ishte njė njeri i rėndėsishėm nė Vlorė. Ai na bėri ftesė nė emėr tė Pashait; porositi nė emėr tė Pashit; prezantoi vetveten nė emėr tė Pashait, ndėrsa pėrfaqėsuesi ynė i gjorė, i cili nuk zotėronte njė mėnyrė kaq elokuente tė foluri, filloi tė shfryhej ashtu si njė jastėk ajri londinez qė i ėshtė liruar pipthi dhe siē ndodh gjithmonė nė tilla situata, i pacipi fitoi. Kėshtu qė, prusiani, me tė folurėn e tij, na mbėrtheu tė gjithėve nė mėnyrė perfekte duke bėrė pėr vete edhe agjentin tonė konsullor. Mė vonė krijova bindjen se ai ishte njė intrigant dhe mjaft i rrezikshėm, por ky intrigant ishte njė njeri i veprimit dhe falė situatės qė ishte krijuar nė Turqi, ai kishte arritur tė behej drejtor i punėve nė Vlorė. Prandaj, pėr nevojat tona, vendosėm tė merremi vesh pėr ēdo gjė me tė. Informuam prusianin mbi tė gjitha kėrkesat dhe dėshirat qė kishim, kėshtu qė rivalit tė tij, agjentit tonė konsullor, nuk i mbeti gjė tjetėr vetėm t’i pėrmbahej etiketės diplomatike.

    20 Gusht
    Paradite erdhi pėr vizitė Beu i Vlorės, njė burrė i pashėm dhe i ri, i cili e kishte marr “llustrėn” nė Kostantinopojė. Gjatė prezantimit me tė, agjenti ynė konsullor, qėndroi pas nesh, si nė hije, pasi dhelparaku Reinecke (prusiani), servil dhe i djallėzuar, veproi si pėrkthyes duke i mbajtur fjalėt e para me gojėn vesh mė vesh. Vendosa qė atė pasdite t’i ktheja vizitėn Beut. I shoqėruar nga njė shpurė e madhe zbrita nė breg, ku Beu, me njerėzit e tij, kishte dalė pėr tė na pritur. Njė hamshor arab madhėshtor, me njė shalė tė shkėlqyer lėkure ariu, ishte pėrgatitur enkas pėr mua. Vizituam fortesėn qė pėrmenda mė lart, e cila tashmė ishte vetėm njė hapėsirė e madhe dhe e zbrazėt, me disa mure rrethues, dhe qė jo shumė kohė mė parė, kishte shėrbyer si spital. Vazhduam tė ecim mė tutje, pėrmes njė hapėsire tė mbuluar nga fusha dhe pemė, drejt pjesės Lindore tė qytetit. Pėrgjatė rrugės binin nė sy xhamitė, e rrethuara nga plantacione dhe shtėpi tė vjetra duke arritur kėshtu tek pallati i Beut, familja e tė cilit ka drejtuar kėtė vend pėr njė kohė tė gjatė. Pallati i tij ėshtė njė ndėrtesė e vjetėr druri nė stil tėrėsisht turk, me shkallė dhe dritare tė shumta, mbuluar me rrjeta hekuri. Kulmet e ēative tė harkuara janė pikturuar ose zbukuruar me figura groteske, peizazhe dhe arabeska...
    Pallati ngrihet nė njė hapėsirė tė madhe, rrethuar me mur, nė hyrje tė tė cilit ėshtė njė kullė-roje. Beu nuk ėshtė i martuar, kėshtu qė pallati i dytė, Haremi, ėshtė bosh dhe pothuajse i rrėnuar. Pėr Beun thuhet qė ka njė lidhje europiane me gruan e njė francezi, i cili nuk e kundėrshton kėtė gjė, meqenėse kėshtu favorizohet pozicioni i tij nė Vlorė. U drejtuam pėr tek divani nėpėrmjet njė shkalle druri qė kėrciste. Divani, nė kėtė rast, i korrespondon sallonit tė pritjes tek ne. Nė njė ambient mjaft tė kėndshėm, ulur kėmbėkryq mbi shilte luksoze, pimė sė bashku duhan dhe kafé. Megjithėse fliste njė gjuhė tė huaj pėr ne, Beu na i bėri tė gjitha nderimet me njė mėnyrė mjaft tė kėndshme. Prusiani (Reinecke), u ul nė tė djathtė tė Beut, me vėllain e vet, konsullin e nderuar, tė tė plotfuqishmes Angli; megjithatė, ai ishte njė njeri i paedukuar dhe mė pak dinak se i vėllai.
    Sapo u ulėm, duke shkėmbyer disa fjalė tė vendit, njė turk me ēallmė e mjekėr tė bardhė hyri nxitimthi nė dhomė, dhe me njė nėnqeshje paksa mburrėse, u prezantua si njė njėqindvjeēar i cili, 70 vjet mė parė, kishte qenė tregtar nė Trieste. Gjithsesi, ai ishte njė kuriozitet i gjallė dhe interesant i Vlorės, Nestori i privilegjuar i qytetit, i cili e kishte parė Triesten kur ajo ishte e ngritur nė mes tė pyjeve, e rrethuar nga kėnetat dhe e famshme si njė ēerdhe hajdutėrish dhe vend piratėsh. Burri i imėt, pavarėsisht nga mosha, ishte akoma i freskėt dhe mjaft aktiv dhe mbi tė gjitha, dukej qė ruante akoma shpirtin e humorit.
    Nga shtėpia e tij, nėpėrmjet qytetit, i cili kishte disa vende mjaft piktoreske, rrethuar me plantacione, Beu na shoqėroi tek xhamia e ngritur mbi rrethinat. Ajo ndodhej nė fund tė varrezave dhe kishte njė pamje tė mrekullueshme mbi fushėn, detin, malin dhe qytetin konfuz Oriental. Kjo xhami e vogėl, edhe pėr turqit, ėshtė e famshme pėr njė legjendė, sipas sė cilės, njė Shenjtori, nuk e kam idenė sepse, i kishin prerė kokėn nė atė vend. Koka e tij mbeti nė vendin e ekzekutimit, ndėrsa trupi u varros aty ku sot ngrihet xhamia. Shenjtori, i vendosur pėr tė ruajtur integritetin e tij, nė sytė e ēuditur dhe tė tmerruar tė vlonjatėve, vrapoi pėrgjatė grykės, e mori kokėn e tij dhe e mbajti atė nėn sqetull si njė kungull. Kėtė legjendė po na e tregonte Reinecke, i cili ishte tepėr i kėnaqur me aftėsinė e tij pėr tė bashkėbiseduar me njė gjerman...
    Pėrgjatė kthimit, nė rrugicat e rėndomta tė qytetit, vizitova kishėn e veēuar greke, njė godinė relativisht e madhe, por e pisėt, nė stilin tipik tė tė gjithave kishave greke. Kėtu na shoqėroi njė prift i fisėm grek, i bukur si njė Apollo dhe me tė gjitha karakteristikat greke dhe sytė tė zinj tė mrekullueshėm. Nė Vlorė nuk kishte asnjė kishė katolike dhe At Negri i Durrėsit, mundohej tė mbante gjallė shpirtin kristian tė katolikėve tė Vlorės, duke i dhėnė atyre mbėshtetje shpirtėrore.
    U ndamė nga Beu, Reinecke dhe nga gjithēka tjetėr brenda mureve tė qytetit, dhe mbi kuaj vazhduam rrugėn pėr tek korveta jonė e dashur. Diku larg, krenare, shihej varka ime e mirė angleze, trashėgimia mė e vlefshme e mikut tim tė ndjerė K... Ajo drejtohej nga 4 rremtarėt mė tė mirė dhe shkonte mbi valė si njė dallėndyshe. Megjithatė, mendoj qė megjithėse fitimtarė, kėta burra nuk kishin rremuar mirė ose aq shpejt sa duhej dhe si njė ndėshkim atyre iu desh tė rremonin bashkė, nė tė njėjtėn varkė, nga mesnata deri nė orėn njė tė mėngjesit.
    Ajo ishte njė nga ato mesnata fantazmė ku deti, nėn shkėlqimin e argjendtė tė hėnės, nuk mund tė turbullohej as nga njė frymėmarrje dhe njė erė misterioze frynte mbi valė si njė vello e bukur, ku malet tė shfaqeshin me dyfishin e lartėsisė sė tyre, yjet dyfish mė tė shkėlqyeshėm; ku ledhatimi i lehtė i rremave mbi sipėrfaqen e ujit dukej mjaft i largėt, dhe njeriu ndjehej kaq nė ankth, kaq i izoluar, por gjithsesi shumė i pavarur. Akoma sot e kėsaj dite mbeti si njė rebus tek marinarėt pėrse komandanti i tyre urdhėroi kėtė ekskursion nė kėtė orė fantazmė.
    Patėm dėgjuar disa pėshpėritje rreth njė dhurate me ushqime qė Beu donte tė na jepte, por kėtė pikė dėshiroj ta anashkaloj. Nė kėtė zakon intolerant tė Lindjes, unė e kisha bindur vetveten qė Vlora nuk zinte asnjė lloj rėndėsie dhe vlere nė pikėpamjen e ēėshtjes katolike. Herėt nė mėngjesin e 21 gushtit filluam pėrgatitjet pėr udhėtimin drejt shtėpisė, nė bregdetin dalmat.
    Ndėrkohė qė era e lehtė po na shoqėronte nė ngritjen e spirancės, diku larg nga bregu, dėgjuam zhurmėn e bagėtisė qė Beu donte tė na dhuronte. Gojėt e njerėzve mund edhe tė kenė folur, por nė tė vėrtetė unė isha shumė i kėnaqur qė nuk pata asgjė qė tė mė lidhte me Shqipėrinė turke. Shqipėria ėshtė njė vend shumė premtues pėr tė ardhmen, por pėr momentin pasuria e saj konsiston nė konflikte dhe keqkuptime midis qyteteve tė saj, njerėzve tė saj dhe pyjeve tė derrave tė egėr...”.

    Pėrktheu, nga versioni anglisht (Londėr, 1868): Evis Golja
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  3. #3
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Asgjekundi ne tekst nuk permenden shqiptare, por vetem turq, greke dhe katolike ...

    Mbyllja eshte shume interesante:

    Gojėt e njerėzve mund edhe tė kenė folur, por nė tė vėrtetė unė isha shumė i kėnaqur qė nuk pata asgjė qė tė mė lidhte me Shqipėrinė turke. Shqipėria ėshtė njė vend shumė premtues pėr tė ardhmen, por pėr momentin pasuria e saj konsiston nė konflikte dhe keqkuptime midis qyteteve tė saj, njerėzve tė saj dhe pyjeve tė derrave tė egėr...”.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx per keto shkrimet..
    shum interesante..

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Pėrgjigje: 133
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 16:51
  3. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  4. Rugova ma shpėtoi jetėn... nga ditari i Renate Flottau
    Nga RTP nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-03-2004, 11:51
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •