Turqit sfidojne Kroatet edhe online, lexoni me posht...
Viktimë është bërë edhe faqja e Ministrisë së Jashtme
Turqia ka fituar në fushën e lojës jo vetëm falë 11-metërshave përballë Kroacisë, por edhe "online". Një grup piratësh kompjuterikë turq kanë dëmtuar faqen e Ministrisë së Jashtme kroate, pak minuta pas përfundimit të ndeshjes. Ata kanë arritur që të hyjnë në sistem duke ndryshuar faqen kryesore, për të vendosur në të një flamur të madh të Turqisë. Ata kanë vendosur edhe një mbishkrim në turqisht dhe anglisht për të treguar edhe autorësinë. "Falënderime të gjithë anëtarëve të grupit terrorist të Turqisë dhe Arabisë Saudite". Zëdhënësi për shtyp i Ministrisë Kroate, Mario Dragun, ka bërë të ditur për mediat kroate se gjatë pesë ditëve të fundit ishin parandaluar tre sulme nga grupet e hackerave, ndërsa po bëhej e pamundura për të rregulluar edhe një herë faqen e internetit ashtu siç ishte. Viktima të piratëve informatikë janë bërë edhe shumë faqe të tjera kroate, ku shfaqeshin mbishkrime me rezultatin e ndeshjes dhe flamuj turq.
Krijoni Kontakt