Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Fete ne kontekstin boteror

    Shumica e njerezve lindin,jetojne e vdesin brenda "zones" se ndikimit te nje feje te caktuar.Ne kushte te tilla,njerezit pergjithesisht mendojne se feja e tyre eshte me e mira,me e arsyeshmja,me e persosura.Keto mendesi i shtyjne mjaft njerez re shperfillin e percmojne fete e tjera,deri edhe te konfliktohen me besimtaret e tyre.Per te shmangur dukuri te tilla problematike, eshte e nevojshme qe vecanerisht te rinjte te kene njohuri te mjaftueshme,se paku per fete me te perhara ne bote, per funksionet e tyre te vecanta shoqerore dhe kulturore ne shoqerine perkatese.

    Ne te gjitha shoqerite, qe jane studiuar, feja ka qene ose eshte nje permase e rendesishme e jetes se shumices se njerezve.Ne shoqerine e lashta simbolet dhe ritualet fetare ishin me te shkrira me kulturen materiale,folklorike e artistike.Ne keto shoqeri kleriket pergjithesisht nuk ishin profesioniste, por ata ishin njerez disi te specializuar per predikimin e drejtimin e praktikave fetare dhe ngjanin me shume me magjistaret.
    Ne ditet tona ka mijera fe te ndryshme.Shumica e tyre kane shtrirje gjeografike te kufizuar dhe pak besimtare.Te tjera, qe quhen fe boterore, kane miliona pasues, te shperndare pothuajse ne te gjitha vendet e botes.
    Gjashte fe quhen te tilla si : krishterimi,islamizmi,hinduizmi,budizmi,konfuncian izmi dhe judaizmi.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #2
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Krishterimi

    Krishterimi eshte fe shume e perhapur ne shkalle boterore.Shumica e besimtareve te krishtere jetojne ne Evrope dhe Amerike.
    Krishterimi filloi si kult ne Lindjen e Mesme.Me rrenjet ne fene judaiste dhe si nje vecim prej saj.Krishterimi i hershem mund te quhet edhe sekt.Kjo fe u perhap me shpejtesi edhe ne saje te personalitetit karizmatik te Krishtit.Ai i keshillonte pasuesit e tijjo te kundershtonin, por t'i pershtateshin Perandorise Romake,qe ishte shteti me i madh sundues i asaj kohe,
    Krishti shpallte si qellim te jetes se tij shnderrimin e shoqerise ne nje mbreteri te Zotit,te bazuar ne dashurine qe i trajton te gjithe njerezit si vellezer dhe motra.

    Nga pikepanja fetare Krishterimi sfidoi shoqerine romake te asaj kohe,e cila besonte ne fe politeiste.Keto ishin fe,qe predikonin ekzistencen e shume perendive.Ndersa krishterimi,ashtu si judaizmi eshte fe monoteiste, dmth. fe qe njeh dhe nderon nje fuqi hyjnore te vetme.

    Ne rrjedhen e shekujve numri i te krishtereve u rrit me ritme te shpejta dhe Krishterimi u perhap ne shume shoqeri.Ndonese ne fillim te krishteret perpiqeshin,ne shekullin IV krishterimi u shnderrua ne fe zyrtare te Perandorise Romake.Keshtu qe nga kult u shnderrua ne organizate zyrtare.
    Ne zhvillimin e vet gjate shekujve,krisherimi u degezua ne tri variante kryesore : katolicizmi perendimor, ortodoksizmi lindor e protestantizmi, si dhe ne dhjetera nenvariante te tyre.
    Krishterimi eshte fe abstrakte,jo e lidhur me ndonje shoqeri ose kulture te caktuar.Te qenet abstrakt ka lehtesuar perhapjen e Krishterimit nga Evropa ne mjaft vende te kontinenteve te tjera.Kjo fe eshte perhapur ne dy rruge kryesore :

    1. nepermjet emigrimeve masive te te krishtereve evropiane ne shume vende te botes.
    2.permes kolonizmit te shume popujve joevropiane prej shteteve te krishtera te Evropes.

    Studime te shumta historike e sociologjike, etj. kane provuar se krishterimi ka ushtruar ndikim te rendesishem ne zhvillimin e shume aspekteve te sistemeve kulturore te vendeve perendimore e me gjere.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #3
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Islamizmi

    Islamizmi eshte fe shume e perhapur ne shkalle boterore.Besimtaret saj quhen myslimane.Shumica e tyre banojne ne vendet e Lindjes se Mesme dhe te Afrikes Veriore, por myslimane ka te shperndare pothuajse ne te gjithe vendet e botes.Ne ditet tona ne SHBA jetojne me shume se 1.5 milione myslimane.
    Dikumenti baze i fese islame eshte KURANI. Muhamedi eshte profeti i saj.Ne gjuhen arabe fjala "islam" ka si kuptime kruesore "nenshtrim" dhe "paqe". Kjo fjale shpreh kryesisht nenshtrimin ndaj Allahut dhe arritjen e paqes se brendshme individuale.
    Myslimanet e shprehin devocionin ndaj Allahut me pjesemarrjen e rregullt ne forma te ndryshme te veprimtarive fetare.

    Se pari, nepermjet praktikimit te perditshem te pese te falurave.Ky rit eshte kryer cdo dit qe nga viti 622, kur profeti Muhamed i mblodhi per here te pare besimtaret per te ushtruar kete praktike fetare te re.
    Se dyti, nepermjet agjerimit cdo vit te rreth 30 diteve te Ramazanit dhe disa diteve , qe u paraprijne atyre.
    Se treti, duke u dhene lemosha te varferve,sidomos ne dite te caktuara festash fetare.
    Se katerti, duke shkuar perhaxhillek ne Meke.Cdo besimtari mysliman i kerkohet qe, se paku nje here gjate jetes se tij te falet ne Meken e Shenjte.

    Islamizmi u perhap me ritme te shpejta pas vdekjes se Muhametit.Ne rrjedhen e kohes jane formuar disa tarikete - ( sekte fetare myslimane) te cilat i interpretojne ne menyra te ndryshme parimet e Kuranit.Megjithekete, te gjithe myslimanet besojne Allahut si zot i vetem.

    Myslimanet perpiqen te persosen moralisht nepermjet zbatimit me besnikeri te normave dhe ritualeve fetare.Islamizmi predikon idene se te gjithe njerezit jane te pergjegjshem para Allahut per bemat e tyre ne kete bote.Shpirtrat e atyre qe zbatojne me perpikeri parimet fetare shkojne ne xhenet dhe vleresohen me nderime te perjetshme,kurse shpirtrat e njerezve jobesimtare pas vdekjes shkojne ne xhehenem,ku vuajne pa fund ndeshkime te shumellojshme.Me predikime te tilla feja myslimane i nxit besimtaret te zbatojne edhe normat kulturore e ligjore te shoqerise dhe njekohesisht i ngushellon per fatkeqesi te ndryshme, qe mund t'u ndodhin.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #4
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Citim Postuar mė parė nga [Perla] Lexo Postimin

    Do ta kisha shtuar edhe shtyllen e pare qe nuk ishte deklarata e shahadetit sepse kjo eshte shtylla pare ne Islam .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga eldonel : 21-06-2008 mė 21:45
    KOSOVA E MADHE

  5. #5
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Hinduizmi

    Shumica e besimeve te fese hinduiste jetojne ne Indi dhe Pakistan.Mjaft studiues mendojne se hinduizmi eshte feja boterore me e vjeter.Fillesat e saj gjenden ne qyteterimin e lugines Hindu rreth 2500 vjet para lindjes se krishtit.Ne rrjedhen e mijera vjeteve feja hinduiste dhe shoqeria indiane kane qene aq te nderthurura,sa nuk mund te kuptoheshin pa njera- tjetren.
    Per kete arsye,ndryshe nga krishterimi dhe islamizmi,hinduizmi e ka pasur shume te veshtire te perhapej ne shoqerite e tjera.

    Hinduizmi eshte fe tolerante.Ai pranon mundesine e pikepamjeve fetarete shumta dhe te ndryshme,duke mos bere nje dallim te qarte ndermje besimtareve dhe jobesimtareve.
    Hinduizmi eshte fe politeiste.Eshte aq i larmishem,saqe disa studiues mendojne se hinduizmi nuk eshte fe e vetme,por nje bashkesi fesh me disa karakteristika te perbashketa.

    Megjithekete, shumica e pasuesve te fese hinduiste pranojne idene e metamorfozes, dmth. besimin se te gjithe qeniet e gjalla jane pjese e ne procesi te pertejshem te lindjes,te vdekjes dhe te rilindjes.

    Besimtaret e kesaj feje e shohin cdo veprim te njerezve te lidhur me rrjedhojat e tij per perparimin shpirteror.Brenda kesaj logjike,te jetuarit sipas parimeve fetare sjell perparimin moral.Perkundrazi, moszbatimi i ketyre parimeve shkakton rennien morale.Keshtu, ne procesin e panderprere te rimisherimit,cdo person,rilind brenda nje gjendjeje shpirterore, e cila i pergjigjet cilesise morale te personit, qe la jetuar me pare.Ndryshe nga krishterimi dhe islamizmi, hinduizmi nuk pranon idene e drejtesise perfundimtare ne duart e Zotit te gjithefuqishem.
    Por, duke jetuar sipas parimeve te fese dhe nepermjet cikleve te rilindjes,cdo njeri mund te permiresoje statusin e tij ne shoqeri.
    Duke predikuar idene e rilindjes ciklike,hinduizmi perligjtendarjen tradicionale ne kasta te shoqerise indiane.Sipas kesaj feje,njeriu ne jeten e perditshme nuk duhet te beje perpjektje per t'u ngritur nga kastat ose shtresat me te ulta te shoqerise tek ato me te larta.Ai mund te ngjitet ne hierarkine e kastave nepermjet cikleve te rilindjes,nese ne jete zbaton me rreptesi parimet fetare.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #6
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Budizmi

    Shumica e pasuesve te fese budiste jetojne ne Azi.Fillesat e budizmit gjenden ne mesimet e Sidaratha Gautames.Ky ka qene princ hindu ne nje mbreteri te vogel te Nepalit Jugor gjate shekullit te VI para Krishtit. Pas disa vite udhetimesh e meditimesh Gautama arriti ne ate qe budistet e pershkruajne si bodhi ose gjendje e ndricuar.Duke zbuluar kuptimin e thelbit te jetes,ne kete menyre Gautama u be Buda, i cili magjepsi me karizmen e tij personale pasues te shumte.

    Budistet gjithe jeten e quajne vuajte.Atanuk e mohojne mundesine per kenaqesi,por mendojne se gezimi i njerezce eshte pothuajse gjithnje dicka kalimtare.Kjo ide vegoi ne shpirtin e Budes gjate udhetimeve te tij ne shoqerite e pllakosura nga varferia e skajshme.Ndryshe nga anetaret e kulturave perendimore,budistet nuk e vleresojne pasurine si rrugedalje per kapercimin e vuajtjeve.Rrugen e shpetimit ata e shohin ne nje jete te vetedisiplinuar dhe ne meditimin, ne menjanimin nga detyrat dhe kenaqesitee botes tokesore.

    Ashtu si hinduizmi, edhe budizmi predikon idene se perparimi shpirteror arrihet nepermjet cikleve te rilindjeve, ne te cilat cdo njeri vijues reflekton gjendje shpirterore te jeteve te meparshme.Personi ,qe arrin ndricimin ose bodhin e plote,nderpret mundesine per te rilindur dhe keshtu clirohet nga vuajtjet.Ky eshte nje perfytyrim i ngjashem me konceptin e nirvanes,qe perfaqeson nje perkyerje teresisht shpirterore.Pikesynimi kryesor i budisteve eshte arritja e gjendjes nirvana, e cila predikohet edhe prej hinduisteve.
    GJithashtu,budizmi afrohet me hinduizmin edhe ne predikimin e idese se bota eshte nje gjithesi morale me rregullshmeri te larte, por pa pranine e Zotit.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. #7
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Konfucianizmi

    Qe nga viti 200 para eres se re deri ne fillim te shekullit XX konfucianizmi ka qene fe shteterore ne Kine.Pas revolucionit Popullor dhe themelimit te Republikes Popullore te Kines,ndikimi i fese konfucianiste ne shoqerine kineze eshte zbehur shkalle-shkalle.Megjithekete,edhe ne ditet tona ajo ka miliona pasues.
    Konfucianizmi i ka fillesat ne veprimtarine e mendimtarit te shquar kinez Konfuci, i cili ka jetuar rreth 551 - 479 para lindjes se Krishtit.Ai ka qene nje nga mesuesit me te kulturuar te kohes se tij.Pasuesit nuk e shikonin Konfucin si profet fetar,si njeri te derguar te Perendise,por si "me te mencurin e burrave te mencur".

    Konfuci kishte gjithnje ne qender te vemendjes problemet, vuajtjet dhe shqetesimet e njerezve ne mjediset e gjera shoqerore ku jetonteMirepo,menjanimin e individit nga shoqeia,Konfuci predikonte se shpetimi personal mund te arrihet duke jetuar brenda shoqerise ne perputhje me parimet specifike te sjelljes morale.Keshtu,konfucianizmi ka qene lidhur pandashmerimisht me kulturen tradicionale kineze.
    Konfucianizmi bazohet ne nj perfytyrim disi origjinal te humanizmit,qe quhet xhen.Ne praktike kjo nenkupton qe interesi vetjak te jete dytesor ne raport me pershtatjen ndaj rendit shoqeror ekzistues.Gjithashtu,brenda familjes njerezit duhet ta ndertojne jeten e tyre duke u bazuar ne virtytet e besnikerise,te respektit e te perkujdesit per te tjeret,sidomos per te moshuarit.
    Sipas perfytyrimeve te kesaj feje,besnikeria personale ndihmon krijimin e nje familjeje te forte e te qendrueshme, e cila sherben si baze per nje shoqeri te shendetshme e harmonike.
    Ndryshe nga shume sisteme te tjera kulturore,kultura kineze tradicionalisht nuk ka pasur te zhvilluara perfytyrimet per dukurite e mbinatyrshme.EDhe konfucianizmi nuk ka nje koncept te qarte per te shenjten.

    Per rrjedhoje,konfucianizmi me shume eshte trajtuar si nje drejtim i historise se filozofise,te kultures e te menyres se jeteses te shoqerise kineze sesa si fe.Vete KOnfuci studiohet me shume si filozof i shquar i Kines se lashte.

    Budizmi dhe Konfucianizmi quhen edhe fe etike,pasi u kushtojne vemendje te vecante problemeve morale te sjelljes.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Tema tė Ngjashme

  1. Kryepeshkopi Anastas zgjidhet president i Kėshillit Botėror tė Kishave
    Nga Kryeplaku nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-09-2006, 02:09
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 15:23
  3. RTSH i dėnoi shqiptarėt me mostransmetim tė Kampionatit botėror tė futbollit
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-07-2006, 15:36
  4. Shqiperia ne Festivalin Boteror te Teatrit Eksperimental
    Nga Fiori nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-08-2002, 12:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •